Spitali Onkologjik partneritet me spitalin izraelit/ Rama: Stafi t’i lërë mënjanë emocionet fëmijërore, ata s’janë këtu për para

RamaSpitali Onkologjik, QSUNT do të bashkëpunojë me Sheba Medical Center, në Izrael, një nga ekselencat botërore të mjekësisë që nga sot është zyrtarisht partneri strategjik i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

 

Një pjesë e mjekëve që punojnë në Tel Aviv do të jenë në spitalin onkologjik.

Ai nuk i kurseu këshillat drejt stafit shqiptar, duke thënë se “duhet t’i lërë mënjanë emocionet fëmijërore kush jam unë e kush je ti, por të angazhohen profesionalisht. Stafi izraelit s’janë këtu për të përfituar as para, pas reputacion, as favor nga Shqipëria”.

Rama: Me garancinë që na jep një partneritet strategjik me një nga qendrat më të shquara të ekselencës në botë, spitalin prestigjoz të izraelit i cili është i rankuar i 9-i në klasifikimin e përgjithshëm të spitaleve të të gjithë botës, jam shumë opitimist. ky nuk është një partneritet formal apo shkëmbim rastësor eksperience por aleancë.

Krah për krah me mjekët do të krijojmë një sinergji që do e bëjë në këtë periudhë disa vjeçare që në qendrat spitalore 2030 një shëmbëlltyre eksperiencë për Shqipërinë dhe rajonin, i jam shumë mirënjohës presidentit izraelit i cili gjatë vizitës në tiranë u tregua i gatshëm të na vendoste këtë kontakt,

Stafi të lërë mënjanë emocionet fëmijërore kush jam unë e kush je ti, por të angazhohen profesionalisht. Një skuadër e cila siç doli në pah hyrë në përçarje shumë shqetësuese. Stafi izraelit s’janë këtu për të përfituar as para, pas reputacion, as favor nga Shqipëria.

Sa të mësojnë shqipen këta do na duhet një ndërmjetës, gjuhën e kanë të vështirë për ta mësuar ne, deri atëherë do na duhet ndihma e ambasadores, faleminderit për durimin dhe vëmendjen, më e mira është e gjitha përpara për qendrën spitale universitare.

tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>