Përveç, harrjeve mushkonja Tigër është një tjetër problem për pushuesit në Divjakë. Ndonëse dezinsektimi është kryer dhe vazhdon, ai kryhet vetëm në zonën e plazhit dhe jo në të gjithë Divjakën
“Ne dezinsektojmë në një sipërfaqe të reduktuar vetëm 15 ha dhe jo në të gjithë parkun”, shprehet një nga përgjegjësit.
Në një raport të detajuar të Ministrisë së Shëndetësisë mbi dezinsektimin në zonën e Divjakës theksohet se në programin e dezinsektimit janë përcaktuar vetëm 15 ha nga 5000 ha që është e gjithë sipërfaqja e zonës së plazhit.
Për këtë sipërfaqe do të duhej që dezinsektimi të bëhej me helikopter nga lart për shkak të dendësisë së pyllit, por kjo nuk lejohet për të mos dëmtuar speciet e shumta që gjenden në ketë zonë, përfshirë edhe Pelikanin Kaçurrel.
Në të është vendosur të përdoret vetëm lëndë biologjike dhe jo insekticide dhe dezinsektimi të kryhet nga toka, vetëm nëpër puseta apo pellgje me ujë të ndenjur si dhe në zonat ku ka banorë.
Por në raport theksohet gjithashtu se programi i kontrollit biologjik të larvave të mushkonjave nga Ministria e Shëndetësisë mundëson një sipërfaqe të kufizuar për shkak të një buxheti të caktuar.
/ Top Channel