Takime intensive të reporterëve të Venecias

reporteret e veneciasReporterët e Venecias vijuan këtë të premte takimet me aktorët e reformës në drejtësi. Rreth mesditës, ata janë takuar me ekspertët e nivelit të lartë, ndërkohë që rreth orës 15:00, pritet të takojnë edhe bashkëkryetarin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për këtë reformë, Fatmir Xhafajn.

Reporterët pritet të dalin në një konferencë për mediat në orën 19:00 të pasdites së të premtes, për të dhënë më shumë detaje në lidhje me draftin e reformës dhe qëndrimin e palëve.

Një ditë më parë, ekspertët e Venecias janë takuar fillimisht  me ekspertët e Nivelit të Lartë të grupit të punës për të diskutuar me ta draftin e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese, në funksion të draft-opinionit të miratuar nga vetë Komisioni i Venecias më 19 dhjetor 2015. Ekspertët e Nivelit të Lartë, hartues të projektit të ndryshimeve kushtetuese, kanë prezantuar projektin dhe ndryshimet e bëra prej tyre në reflektim të raportit paraprak të Komisionit të Venecias të muajit dhjetor.

Po dje, gjashtë ekspertët e Venecias kanë pasur edhe një drekë pune me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, ndërkohë që pasdite u takuan me ministrin e Drejtësisë si dhe me përfaqësuesit politikë dhe grupin e ekspertëve të opozitës.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>