Të rinjtë kënaqin De Biasin. Fitore në Luksemburg, golat nga Sadiku dhe Cikalleshi

luksemburg shqiperiLojtarët rezervë dhe të rinjtë që duan të jenë pjesë e kuqezinjve në Euro 2016 i kthejnë buzëqeshjen trajnerit De Biasi në Luksemburg. Kuqezinjtë tanë fituan 2-0 ndaj modestëve të drejtuar nga Luk Holtz në një stadium ku kishte më shumë tifozë kuqezi sesa vendas.

Edhe pse me një formacion të rinovuar, kuqezinjtë dominuan lojën gjatë 45 minutave të para, qarkulluan topin në mesfushë dhe rrezikuan disa herë portën kundërshtare me Gashin dhe Cikalleshin, por pa asnjë rezultat.

Nga ana tjetër, vendasit, edhe pse shfrytëzuan çdo mundësi kundërsulmi, nuk arritën të shënonin, pavarësisht se kapën disa herë në befasi mbrojtjen tonë.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Cikalleshi u pengua nga portieri Joubert, i cili i hoqi nga këmbët mundësinë e golit, ndërkohë që vetë ai doli me të kuq.

Duke shfrytëzuar epërsinë numerike dhe futjen në fushë të disa lojtarëve të rinj, Shqipëria ishte më agresive në pjesën e dytë.

Në fillim Sadiku dhe më pas Cikalleshi shënuan dy herë në portën kundërshtare, duke shpërblyer përpjekjet e kuqezinjve që hakmerren pas asaj humbjeje 2-1 rreth 5 vjet më parë.

20 minuta në këtë takim ishin edhe për Rashicën që luan për herë të parë me kombëtaren.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>