Gazsjellësi TAP është mundësia e vetme për të risjellë në jetë termo-centralin e Vlorës. Investimi prej 95 mln eurosh, kryer një dekadë më parë rezultoi i dështuar për shkak të kostos së lartë të prodhimit të energjisë me naftë.
Por ende pa përfunduar studimi i fizibilitetit për të kthyer teknologjinë e TEC-it nga nafta në gaz, qeveria shqiptare thotë se do të japë operimin dhe mirëmbajtjen tek privati.
“Kemi synimin që të gjejmë një operator privat përmes partneritetit public privat të marrë përsipër vënien në punë riparimin investimin e nevojshëm për konvertimin me gaz megjithëse turbinate punojnë edhe me naftë edhe me gaz”, thotë ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.
Aktualisht qeveria shqiptare gjendet në Arbitrazh Ndërkombëtar me kompaninë ndërtuese italiane, lidhur me atë se kush duhet të kryejë riparimin e një defekti në impiantin e ftohjes së termo-centralit.
/ Top Channel