Përurohet “Tirana Biznes Park”, Rama: Do të ndihmojë zhvillimin urbanistik dhe punësimin

edi rama tbpNjë tjetër biznes privat i rëndësishëm gjerman nisi të operojë në Shqipëri. “Tirana Business Park” përuroi fazën e parë të këtij investimi me vlerë totale 100 milionë euro, i shtrirë në një hapësirë prej 22 hektarë, në shërbim të aktivitetit të bizneseve.

Drejtori ekzekutiv i TBP-së, Michael Ulmer, tha se sot është kulminacioni i një pune jo të lehtë nisur nga familja gjermane Lindner që në vitin 2006: “U deshën dy vite bisedime nga “Lindner Group” theksoi ai për të vendosur së investuari në Shqipëri, ku për zbatimin e projektit në ndërtimin e Tirana Business Park kanë punuar 800 persona”.

Ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, e quajti këtë investim si më të madhin që vjen nga Gjermania, pas atij të aeroportit “Nënë Tereza”: “Deri në fazën përfundimtare në vitin 2022, ky biznes do i sjellë Shqipërisë 9 000 vende pune dhe se ky është një tregues se gjërat janë duke ecur mirë”.

Në fjalën përshëndetëse, kryeministri Edi Rama deklaroi se “tani me këtë biznes duhen pak minuta nga Tirana për të shkuar në këtë copëz Gjermanie që është instaluar në Vorë”.

“Tirana Business Park është një nyje nevralgjike me potencial të madh për bizneset e rajonit. Investimet gjermane, krahas sjelljes së parave në vendin tonë dhe punësimit, mbi të gjitha sjellin kulturë pune”, tha Rama.

Në daljen e parë publike si kryetar i ardhshëm i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj e quajti këtë investim si një aset fantastik që i shtohet Tiranës.

Top Channel ka mësuar se më 8 Korrik, në ambientet e Tirana Business Park, do të mbahet një forum ekonomik me pjesëmarrjen e 200 bizneseve gjermane, ku pritet të mbajë edhe një fjalë kancelaria Angela Merkel, në kuadër të vizitës së saj 1 ditore në Tiranë.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>