Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda kërkoi nga Presidenti Ilir Meta në studion e “Top Talk” që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare në lidhje me çështjen e financimeve greke.
“Nuk ka qenë vetëm Ministria e Jashtme greke që ka dhënë fonde. Edhe ministritë e tjera kanë fondet e tyre, kështu që shifra është shumë e madhe. Është folur shpesh për këto fonde, por tani ka pohime zyrtare. Ne kemi kërkuar që Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, tha Doda.
Në studion e “Top Talk”, Mesila Doda gjithashtu theksoi se qeveritë shqiptare janë të “kompleksuara” që të bisedojnë për çështjen çame.“
Komisioneri Hahn foli para dy vitesh kur ne ishim në mazhorancë dhe tha se në axhendën e bisedimeve do të flitej për detin, minoritetet dhe çështjen çame. Por, nuk u diskutua çështja çame. Ka një tendencë për ta hequr nga të gjitha axhendat. Qeveritë janë të kompleksuara për këtë çështje. Është sakrificë për të mbajtur pushtetin e ditës nga politikanët shqiptarë”, tha Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së.
Top Channel