Mbytet babai, nëna dhe fëmija e një familjeje nga Zeta, qytezë pranë Liqenit të Shkodrës dhe një i ri nga Podgorica, i cili u përpoq ti shpëtonte.
Familja tre anëtaresh dhe i riu u mbyten të dielën pasdite në Liqenin e Shkodrës si pasojë e përmbytjes së varkës nga stuhia e rrëmbyeshme e erës.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, varka me udhëtarë ishte drejtuar drejt pikës turistike, Manastiri i Vraninës në Liqenin e Shkodrës dhe gjatë kthimit valët e mëdha përmbyten varkën dhe udhëtarët nisen të fundosen.
Ekipet e shpëtimit menjëherë dolën në vendin e ngjarjes dhe deri më tani u gjete vetëm njëri nga trupat e mbytur, ndërkohë që po vazhdon kërkimi për gjetjen edhe të tre trupave tjerë.
voa