Ulet borxhi i brendshëm

borxhi i brendshemBorxhi i brendshëm publik u ul për të dytin vit me radhë, teksa Qeveria vazhdon ta orientojë të gjithë huamarrjen në tregjet e huaja. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, borxhi i brendshëm zbriti në 36.5 përqind e Prodhimit Kombëtar nga 40.3 përqind që ishte në fund të 2014-ës.

Rënia është kompesuar me rritjen e borxhit të jashtëm në po të njëjtën masë.

Qeveria e ka orientuar huamarrjen në tregjet e huaja për dy qëllime. Së pari të ulë rrezikun e financave publike, duke zëvendësuar borxhin e brendshëm afatshkurtër me kredi afatgjata nga jashtë dhe së dyti të ushtrojë presion pozitiv mbi bankat private që të kreditojnë biznesin dhe qytetarët.

Rezultatet kanë qenë të ndryshme, pozitive për objektivin e parë, jo aq për atë të dytin. Sipas shifrave, afati mesatar i shlyerjes për borxhin e qeverisë është rritur nga 630 ditë që ishte në fund të vitit 2014 në 763 ditë aktualisht duke e lehtësuar buxhetin nga nevoja për të zëvendësuar vazhdimisht borxhin.

Por në tregun e kredive impakti ka qenë minimal. Edhe pse qeveria nuk ka marrë asnjë borxh të ri nga bankat private në dy vjet duke i lënë atyre shumë likuditete të lira, këto para nuk janë kanalizuar si kredi për biznesin vendas.

Të dhënat zyrtare tregojnë se krahasuar me vitin 2014 kredia ka rënë me 6 miliardë lekë dhe bankat në vend që fondet ti japin kredi për biznesin vendas i kanë investuar ato jashtë shtetit.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>