Plazhe, gjire sekrete dhe fshatra me shpirt të lashtë, kështjella me pamje nga deti, vende arkeologjike të fshehura në pyje dhe mikpritje nga banorët, këto janë gjërat që mund të gjeni në Shqipëri sipas të përditshmen italiane “Vanity Fair Italia”.
Pushimi në Shqipëri është një udhëtim pas në kohë ku mund të humbisni mes rrënojave antike, të pushoni në plazhe idilike dhe t’i kushtoni disa orë vizitave kulturore pa hequr dorë nga argëtimi. Nuk është rastësi që si Lonely Planet ashtu edhe Neë York Times e kanë përfshirë në renditjen e vendeve që duhet të vizitohet. Toka e Shqiponjave është destinacioni i ri i modës në Mesdhe .
“Shqipëria është një vend me dimensione të vogla, por gjeografikisht shumë i larmishëm. Nga Alpet veriore deri te plazhet përgjatë bregdetit jugor, duke kaluar nëpër qytetet e artit, fshatrat, lagunat, liqenet dhe zonat arkeologjike, është një destinacion udhëtimi i aftë për të kënaqur nevojat e çdo vizitori. Pa harruar që territorin tonë e përshkon lumi Vjosa, rrjedha e fundit e egër ujore në Evropë, një habitat vendimtar në ruajtjen e shumë llojeve të kafshëve dhe bimëve, i cili sapo është shpallur park kombëtar me përkushtim të qeverisë për mbrojtjen e zonë”, deklaroi Mirela Kumbaro , ministre shqiptare e Turizmit në Forumin FESTA në Tiranë , konferenca e parë ndërkombëtare për turizmin e zhvilluar në Ballkan, në fillim të prillit.
Të dhënat për turizmin në Shqipëri janë pozitive: këtë e vërtetojnë edhe investimet e rëndësishme në sektorin e hotelerisë (ndër të gjitha zinxhirët Marriott dhe Meliá që kanë inauguruar strukturat e tyre në vend) dhe rritja e lidhjeve ajrore nga e gjithë Evropa me kryeqyteti Tirana, i cili Vitin e kaluar u zgjodh Kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe këtë vit Kryeqyteti Sportiv Evropian . Turistët e huaj në vitin 2022 ishin 7.5 milionë dhe këtë vit sipas statistikave do të ketë edhe më shumë. Një shifër shumë e rëndësishme nëse marrim parasysh numrin e banorëve të kombit të Adriatikut (2.8 milionë sipas regjistrimit të fundit).
Mes plazheve, qyteteve dhe aventurave, ja çfarë nuk duhet humbur gjatë një udhëtimi në jug të Shqipërisë.
Plazhet dhe vendet arkeologjike
Pak kilometra larg kryeqytetit Tiranë, Durrësi është një nga qendrat më të vjetra të banuara në Ballkan – me vende të rëndësishme arkeologjike, një amfiteatër të madh në zemër të qytetit, i cili në kohët e lashta strehonte deri në 20 000 njerëz.Durrësi është i rrethuar nga plazhe të njohura gjatë sezonit veror, si Golemi – me plazhe me rërë të imët dhe hapësira me pyje pishe, ideale për familjet që udhëtojnë me fëmijë të vegjël – dhe Kepi i Rodonit, në veri, një kep shkëmbor me plazhe të egra dhe shkurre mesdhetare.Ideale për t’u zbuluar në fillim të verës, kur turistët janë të paktë dhe klima është ende e butë! Duke shkuar në jug, Vlora është pikënisja për të zbuluar bukuritë e bregdetit jugor shqiptar.
Qyteti ofron një ndërthurje plazhesh dhe pikash kulturore me interes, duke përfshirë Manastirin e Zvërnecit, lagunën e populluar nga kolonitë e flamingove migratore, Kalaja e Kaninës – qendra historike e restauruar së fundmi, Gadishulli i Karaburunit dhe Parku Kombëtar Detar i Ishullit të Sazanit – ish zonë ushtarake tashmë e hapur për publikun, me disa nga plazhet më të bukura në vend, shpella që janë kthyer në habitat të fokave mesdhetare dhe natyrë të pacënuar. Pa harruar Radhimën, në jug të qytetit, me plazhet e shumta ku relaksi është kryefjala.
Riviera
Ajo që lidh Qafën malore të Llogorasë, në jug të Vlorës, me Ksamilin, vendndodhja e fundit shqiptare përpara kufirit grek, është pjesa më magjepsëse e bregdetit në Shqipëri. Një zonë e karakterizuar nga male, plazhe si në kartolina, fshatra prej guri, manastire, kanione dhe kështjella me pamje nga deti.
Fshatrat si Dhërmi, Vuno dhe Qeparo, me shtëpi tradicionale, kisha të vogla të bardha me kupola blu – janë secili më i bukur se tjetri. Nga Kalaja e Himarës mund të shijoni pamjet më magjepsëse përgjatë bregdetit, ndërsa Saranda është destinacioni i paharrueshëm për ata që kërkojnë jetë të gjallë nate.
Parku Arkeologjik I Butrintit
Pas Ksamilit, Parku Arkeologjik i Butrintit është vendi më i rëndësishëm historik në Shqipëri, me mbetje arkeologjike që datojnë nga epoka ilire deri në mesjetë – i themeluar, sipas Virgjilit, nga Trojani Helenus, i biri i mbretit Priam, i cili u zhvendos në perëndim pas rënies së Trojës. Rruga, brenda një pylli të harlisur, është e pasur me mbetje arkeologjike, ndër të cilat spikasin teatri romak, bazilika që daton në shekullin e VI, pagëzimorja e hershme e krishterë, porta e luanëve dhe kalaja veneciane, ku ndodhet një muze në të cilin tregohet historia e qytetit antik. Nga këtu pamja e lagunës përreth të lë pa fjalë. Një vend për t’u admiruar me gjithë shkëlqimin e tij. Me qetësi. Pa turma. Një ëndërr!
rtsh