Vetingu brenda gushtit. Mblidhet Komisioni, “konsensus” paraprak

VetinguKomisioni i Reformës në Drejtësi është vënë në garë me kohën për projektligjin e Vetingut. Dhe ndryshe nga sa është vepruar deri tani, Komisioni ka rënë dakord që ekspertët e të gjitha palëve të punojnë së bashku për të patur një draft të pakontestuar.

“U prezantuan komentet e ekspertëve ndërkombëtarë dhe do të ulen këto ditë ekspertët për të gjetur versionin përfundimtar të hartimeve. Është proces hartimi legjislativ dhe besoj se do të mbyllet shpejt”, u shpreh Bylykbashi.

Në Komision ekspertët ndërkombëtarë nuk paraqitën një material të shkruar dhe, megjithëse janë shprehur për përfshirjen e vërejtjeve të opozitës, mbetet i paqartë opinioni i tyre për  rolin e Inspektoratit të Pasurisë në verifikimin e pasurive gjatë Vetingut apo të drejtorisë qeveritare që kontrollon integritetin e figurës së gjyqtarit dhe prokurorit.

“Përfaqësuesi i BE-së deklaroi se të gjitha opinionet që ai shprehu për vërejtjet që kanë shprehur kolegët e opozitës, ishin qëndrime të Komisionit të BE-së. Ne kërkuam që të diskutohen me ekspertët dhe ata të na sjellin një material të përmbledhur për ato që u ra dakord dhe për ato që nuk u ra dakord”, tha Majko.

Të gjitha përpjekjet po bëhen që projektligji të miratohet brenda 30 gushtit. Kryetari i Kuvendit thotë se ka vullnet nga të gjitha palët dhe se duhet të ruhet fryma e konsensusit për të shmangur kontestimet në Gjykatën Kushtetuese apo në Komisionin e Venecias.

“Është shumë herët që të paragjykojmë. Unë mendoj se duhet të jemi të qetë dhe të shohim dallimet në çdo rast. Absolutisht që opinionet e Brukselit janë shumë të rëndësishme”, u shpreh kreu i Kuvendit, Meta.

Anëtarëve të komisionit u janë shpërndarë edhe 2 ligje të tjera, ai i Prokurorisë së posaçme antikorrupsion dhe i organeve të qeverisjes së drejtësisë, ku bën këshilli i emërimeve. Palët synojnë që edhe këto dy ligje të miratohen brenda muajit gusht.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>