Vettingu, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin

vetinguGjykata Kushtetuese e publikoi një muaj pas vendimmarrjes zbardhjen e vendimit që rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen antikushtetues të ligjit të Vettingut.

Publikimi i vendimit i hap rrugën botimit të tij në Fletoren Zyrtare dhe hyrjen në fuqi të ligjit në fillim të shkurtit. Por, megjithëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese rrëzon të 13 pikat e opozitës, interpretimi kushtetues u njeh organeve të Vettingut autoritet të plotë në vendimarrje gjatë vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas opozitës, ky autoritet është vënë në dyshim nga ligji, i cili ia merr kompetencat organeve të Vettingut dhe ia jep disa organeve ekzistuese, Inspektoratit të Pasurive apo Drejtorisë së Kontrollit të Figurës. Në rastin e kontrollit të pasurisë, Gjykata Kushtetuese vlerëson se kompetencat e Inspektoriatit nuk bien ndesh me organet e rivlerësimit dhe nuk e cënojnë në thelb atë.

Gjykata Kushtetuese nuk bën të njëjtin interpretim për Drejtorinë që bën kontrollin e figurës. Në mënyrë që procesi i rivlerësimit të mos kompromentohet duke u kontrolluar nga pushteti ekzekutiv, gjykata vlerëson se në grupet e punës për kontrollin e figurës duhet të marrë pjesë edhe një përfaqësues nga organi i Vettingut.

Me interpretimine vet, Gjykata Kushtetuese ka ndaluar strukturat ekzistuese të kontrollit të pasurisë, figurës dhe vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që të funksionojnë pa u ngritur më parë organet e Vettingut. Sipas Gjykatës Kushtetuese, këto institucione nuk mund ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre jashtë mbikëqyrjes dhe kontrollit të organeve të Vettingut.

Gjykata vlerëson se vetëm duke përmbushur këtë kërkesë, do të mund të garantohet respektimi i parimit të ndarjes së pushteteve dhe do të parandalohet ushtrimi i kompetencave ligjore në mënyrë të pakontrolluar nga ana e organeve ekzistuese.

Kjo do të thotë se edhe pse ligji do të hyjë në fuqi në fillim të shkurtit, Inspektoriati i Pasurive dhe Drejtoria e Kontrollit të Figurës, nuk mund të kryejnë asnjë veprim pa u ngritur më parë organet e Vettingut, që në rastin më të mirë, pritet të miratohen nga Parlamenti në kulmin e fushatës elektorale.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>