Vettingu në dorë të Inës, ish-kryeprokurorja miratohet nga Komisionet

shorti-vetingMarrëveshja Rama-Basha e dha rezultatin e pare konkret për funksionimin e vettingut, me procesin e votimit te 7 anëtarëve të kolegjit të Apelimit dhe dy zëvendësuesve të tyre.

Kolegji i Apelimit është organi më i lartë që do të ketë vendimin final për pastërtinë e gjykatësve dhe prokurorëve, pra dritën e kuqe apo jeshile për qëndrimin e tyre në sistemin e drejtësisë.

Mes emrave të zgjedhur, bie në sy ai i ish kryeprokurores Ina Rama, e cila rikthehet në sistemin e drejtësisë, tanimë, jo për të hetuar apo për të gjykuar, por për të vendosur së cili gjyqtar dhe prokuror do të përjashtohet nga sistemi.

Rezultati i votimit, megjithëse i fshehtë, ishte i paralajmëruar për Ina Ramën, Sokol Çomon dhe Albana Shtyllën si zgjedhje e socalistëve.

Tre të tjerët janë miratuar si propozim i demokratëve. Ndërkohë, anëtari i 7, Rezarta Schutz, u zgjodh me short. Ajo është një juriste e vlerësuar nga të dyja palët dhe si e tillë u votua me konsensus disa ditë më parë që të futej në garë, duke e nxjerrë nga lista e kandidatëve që nuk plotësonin kriteret.

Procesi i votimit, siç ka ndodhur me çdo hap të rëndësishëm që ka të bëjë me Vettingun, u monitorua nga ambasadoret Donald Lu dhe Romana Vllahutin, të cilët pritet të jenë edhe në përmbylljen e votimit të enjten, kur 12 deputetë të mazhorancës dhe opozitës të zgjedhin 12 anëtarët e komisionit të pavarur të kualifikimit, që është shkalla e parë vendimmarrëse e Vettingut.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>