Zëdhënësi i qeverisë greke: Në këtë datë do të hapen kufijtë me Shqipërinë!

vendkalimi kufitarLajmi i shumëpritur për hapjen e kufijve të Greqisë me Shqipërinë është komunikuar nga vetë zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas në konferencën e zakonshme të shtypit që jep çdo fillim jave.

Sipas tij, Greqia duke bërë hapin vendimtar për rikthimin në normalitet do të hapë 41  porta hyrjeje të saj për turistë nga mbarë bota.

Konkretisht sa u përket kufijve tokësorë, zëdhënësi i qeverisë ka sqaruar se prej datës 1 korrik hapen shtatë pikat kufitare me fqinjët. Madje ai ka komunikuar edhe doganat përkatëse që janë dy pika me Shqipërinë, një me Maqedoninë e Veriut, dy me Turqinë dhe dy me Bullgarinë.

“Njëkohësisht hapen gjithë pikat kufitare tokësore të Evzonit (Maqedonia e Veriut) , Kakavijës, Kapshticës (Shqipëri), Promahonës, Nimfeos (Bullgari), Kastanjës dhe Kipousit (Turqi)”, u shpreh Stelios Petsas, zëdhënës i qeverisë.

Sa u përket protokolleve shëndetësore, do të përdoret procesi i njëjtë që ka hyrë në fuqi edhe në aeroportet apo portet e vendit. Do të ketë një ekip mjekësor, i cili do të kryejë teste të rastësishme te një përqindje e vogël e personave që hyjnë në tokën greke dhe vetëm këta të fundit do të plotësojnë një formular ku do të japin adresën ku do të shkojnë dhe një numër telefoni, për t’u kontaktuar nga organet mjekësore vetëm në rast se dalin pozitivë pas një ose dy ditësh.

Pjesa tjetër e udhëtarëve do të hyjë në Greqi ashtu si edhe më parë.

Qeveria greke shpreson të shpëtojë dëmin e madh që ka shkaktuar pandemia te motori i saj kryesor i ekonomisë, që është turizmi. Sidomos Greqia e veriut pret çdo vit nga 10-12 mln turistë nga kufijtë e saj tokësorë me shtete ballkanike, si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Rumania Bullgaria etj. Ndërkohë hapen edhe gjithë aeroportet periferike të vendit, ndërsa prej 1 korrikut gjithë portet e vendit do të presin anije turistike nga shtetet e tjera .

Ndërkohë thuhet se do të jenë gjatë gjithë kësaj periudhe në gatishmëri ekipe të posçame mjekësore, spitalet dhe klinika, ndërsa gjithë bizneset turistike do të kontrollohen rreptazi për zbatimin e protokolleve të caktuara.

Duke përfituar nga numri i ulët i rasteve me koronavirus është bërë me dije orët e fundit se te disa prej agjencive më të mëdha turistike në Gjermani dhe Britani është rritur kërkesa e pronotimeve në Greqi në mbi 270%. 

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>