Dita e parë e dialogut politik për reformën në drejtësi është mbyllur me 4 kompromise të rëndësishme politike.
Në mbrëmje, palët arritën të bien dakord për vendosjen dhe rishikimin e kritereve për anëtarët e Tribunalit Disiplinor, i cili është konceptuar si organi përgjegjës që merr masa ndaj të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Duke qenë se shumica e anëtarëve të Tribunalit janë vetë gjyqtarë, u pranua shqetësimi i Partisë Demokratike se ky organ është në konflikt interesi dhe nuk jep llogari askund për vendimmarrjet disiplinore.
Ekspertët janë ngarkuar të propozojnë modele për të zgjidhur këtë çështje, për të eliminuar edhe rrezikun e sjelljes si korporatë të Tribunalit.
Kompromisi tjetër i mbrëmjes lidhej me një tërheqje të Partisë Demokratike nga mosnjohja e Gjykatës së Lartë Administrative.
Palët kanë rënë dakord që kriteret të percaktohen në Kushtetutë dhe të vendosen rregulla të qarta për të minimizuar përfshirjen nga jashtë sistemit të drejtësisë.
/ Top Channel