Lionel Messi jo vetëm se është lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Ai mund edhe të shërbejë si shembull për shumë futbollistë me origjinë shqiptare.
Valon Behrami në një intervistë së fundmi tha se ai ndihet zvicëran dhe se ashtu duhet të bëjnë të gjithë ata që u rritën si futbollistë në shtetin helvetik.
Kjo deklaratë u prit nga një furi polemikash prej tifozëve shqiptarë.
Por, një shembull jo vetëm për talentin e futbollit, por edhe për atë se si dashurohet atdheu dhe vendi nga vjen, pa dyshim se është Lionel Messi, transmeton Telegrafi.
Edhe pse i ka fituar të gjitha trofet e mundshme me klubin, Lionel Messi këtë nuk e ka bërë me Argjentinën. Ai ishte afër, por nuk e bëri.
E kishte mundësinë që të luante për Spanjën dhe të fitonte edhe këtë trofe. Por, ai nuk e bëri.
“E dija se Spanja po më kërkonte. Ata më kanë bërë një ofertë të parrefuzuesshme. Por, unë e dua kulturën time, vendin tim. Unë kam jetuar atje për 12 vjet dhe pjesën tjetër në spanjë, kam mundur të shpallem edhe kampion bote me Spanjën”.
“Por, këtë dua ta bëj me vendin tim. Ndonjëherë ndihem xheloz për bashklojtarët e mi të Barcelonës që e kanë Kupën e Botës, por dashuria ime e parë është Argjentina”.
“Unë e di se mund ta fitojmë Kupën e Botës. Ne do ta bëjmë këtë për popullin tonë”, u shpreh Messi në një intervistë kohë më parë.
Fjalët janë të tepërta për të përshkruar madhështinë dhe shembullin që reprezenton ky lojtar i madh. /Telegrafi/