Kancelari austriak Sebastian Kurz viziton Ballkanin

KurzKancelari austriak, Sebastian Kurz viziton të hënën Beogradin, ndërsa të martën qëndron në Kosovë, ku priten takime me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Të hënën (05.11) kancelari austriak, Sebastian Kurz viziton Beogradin, ku ai takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren, Ana Brnabic. Një ndër temat kryesore të bisedimeve si në Boegrad edhe në Prishtinë është konflikti mes dy vendeve dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve përmes procesit të dialogut. Temë tjetër është edhe afrimi i këtyre vendeve me BE. Serbia kërkon hapjen e kapitujve të tjerë të negociatave që të çojë sa më shpejt përpara procesin e anëtarësimit. Në mbrëmje Sebastian Kurz shkon drejt Prishtinës.

Në Prishtinë kancelari austrik të martën fillimisht pritet për një vizitë tek trupat austriake të KFOR-it, sipas mediave austriake. Priten takime me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj. Edhe në Prishtinë do të luajë rol qendror vazhdimi i dialogut për zgjidhjen e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës. Për Kosovën që pret liberalizimin e vizave me BE, vizita e kancelarit austriak, Sebastian Kurz ka rëndësi të veçantë, pasi Austria mban aktualisht presidencën e radhës në BE.

la(sn,orf)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>