Grupi punues i Drejtorisë së të hyrave publike dhe ministria e Financave i analizon mundësinë se si do të kthehet tatimi mbi vlerën e shtuar, që u njoftua se do të fillojë më 1 korriku i këtij viti.
Ende nuk është zgjedhur modeli se si do të zhvillohet kjo masë ku qytetarët do mund të marrin një kthim prej 15% të taksës së vlerës së shtuar nga Drejtoria e hyrave publike. Masat duhet të nisën nga 1 korriku ndërsa qëllimi i kësaj reforme është që të motivohen qytetarët të blejnë nga vendet ku fitohet fatura fiskale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Secili qytetar do të jetë inspektor dhe do të blejë aty ku jepen fatura fiskale për të mund ta kthejë TVSh-në.
Kryeministri Zaev sot në Kavadar përsëriti edhe një herë përfitimet nga kthimi i TVSh-së. Ai gjithashtu tha se kthimi do të bëhet edhe me telefon mobili.
Shumat e kthimit do të jenë të kufizuara, që masa të jetë korrekte për të mos ndodhur që të pasurit që shpenzojnë më shumë të marrin më shumë para.
Për shumën e shpenzuar prej 10.000 denarëve, për shembull, do të kthehen 230 denarë./Telegrafi/