LAJMET NGA BOTA

  • Gjermani:Ekspertët sugjerojnë 400 miliardë euro për mbrojtje

    4 Mars, 2025

    MerzNë sfondin e situatës së tensionuar botërore shtrohet çështja për forcimin e mbrojtjes dhe si rrjedhojë rritjen e shpenzimeve. Ky diskutim po rrit presionin në bisedimet paraprake për krijimin e koalicionit qeverisës.

     

    Gjermania ndodhet aktualisht në kulmin e përpjekjeve për krijimin e qeverisë dhe koha nuk pret. CDU/CSU dhe SPD po vazhdojnë bisedimet paraprake. Këto raunde janë fokusuar tek çështjet financiare që ndër ...

  • Presidenti Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën

    4 Mars, 2025

    Trump UkrainaShtëpia e Bardhë tha të hënën vonë se Presidenti Donald Trump ka vendosur të pezullojë ndihmën për Ukrainën.

     

    “Presidenti ka qenë i qartë se ai është i përqendruar te paqja”, i tha Zërit të Amerikës një zyrtar i lartë i administratës në një deklaratë të dërguar nëpërmjet postës elektronike. “Ne kemi nevojë që partnerët tanë të jenë të përkushtuar ...

  • Hyjnë në fuqi tarifat amerikane për mallrat nga Kanadaja dhe Meksika

    4 Mars, 2025

    TrumpShtetet e Bashkuara vendosën të martën tarifa të reja prej 25% për eksportet nga Meksika dhe Kanadaja, duke injoruar provat se vendet fqinje kufizuan migrimin e paligjshëm dhe rrjedhën e drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, siç kishte kërkuar Presidenti Donald Trump.

    Udhëheqësi amerikan njoftoi për herë të parë tarifat një muaj më parë dhe i pezulloi ato shpejt, ...

  • Sulmohen qytetarët me automjet në Mannheim

    3 Mars, 2025

    MannheimTë hënën u fut një makinë në mesin e qytetarëve që festonin karnavalet në Mannheim. Si pasojë të paktën dy persona kanë vdekur, ndërsa ka dhe shumë të plagosur. Arrestohet një person i dyshuar.

     

    Pas sulmit me automjet në Mannheim të hënën (03.03.) me dy të vdekur dhe disa të plagosur, policia ka arrestuar shoferin e dyshuar. Bëhet fjalë për një ...

  • Von der Leyen njofton planin “Riarmatimi i Evropës”

    3 Mars, 2025

    Von der LayenPresidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi sot një plan, që ajo e quajti “Rarmatimi i Evropës”, të cilin ajo do ta paraqesë në takimin e udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Evropian këtë javë. Komentet e saj pasojnë përpjekjet në rritje të Bashkimit Evropian për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë. Njoftimi shkaktoi një rritje të ...

  • Londër: Formohet “Koalicioni i Të Vullnetshmëve”

    3 Mars, 2025

    europaBritania Madhe dhe Franca duan të avancojnë në arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Vende të tjera janë të gatshme t’i bashkohen një “koalicionit të të vullnetshmëve”, tha kryeministri britanik Starmer.

    Në takimin e mbështetësve të Ukrainës në Londër, një numër vendesh njoftuan, sipas kryeministrit britanik Keir Starmer, se do të marrin pjesë në një “koalicion të të vullnetshmëve”.

    Vetë Starmeri njoftoi pas ...

  • Presidenti Trump: Zelensky duhet të jetë më mirënjohës ndaj mbështetjes amerikane

    3 Mars, 2025

    trumpPresidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se do të japë një përditësim mbi marrëveshjen e mineraleve me Ukrainën të martën në mbrëmje, duke iu referuar fjalimit të tij para Kongresit, i pari që nga marrja zyrtarisht e detyrës.

     

    Presidenti Trump tha gjithashtu se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy duhet të jetë më mirënjohës ndaj mbështetjes së Uashingtonit për vendin e ...

  • Ndikimi i prirjeve politike tek blerësit e makinave Tesla

    3 Mars, 2025

    teslaKompania e prodhimit të makinave Tesla, e drejtuar nga Elon Musk, duhet të raportojë çdo vit për investitorët rreth zhvillimeve që mund të ndikojnë negativisht tek kompania si p.sh. paditë e kushtueshme për bateritë që kanë marrë zjarr, apo mundësia e ndonjë pandemie tjetër.

     

    Në raportin e fundit të kompanisë nuk përmendet përfshirja e plotë e zotit Musk në politikën ...

  • Starmer: Evropa duhet të marrë përgjegjësinë për të mbrojtur veten

    3 Mars, 2025

    Udhëheqësit europianë në takimin e nivelit të lartë në LondërKryeministri britanik, Keir Starmer, thotë se Evropa duhet të marrë përgjegjësitë për të mbrojtur veten ndërsa udhëheqësit botërorë u takuan në Londër për të bashkërenduar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

    Britania organizoi takimin e nivelit të lartë të dielën për të shprehur mbështetjen për Presidentin Volodymyr ...

  • Tarifat ndaj Kinës, Apple do të investojë 500 miliardë dollarë në SHBA

    3 Mars, 2025

    AppleGjigandi i teknologjisë, Apple njoftoi planet për investime në ekonominë amerikane që kapin shifrën e 500 miliardë dollarëve gjatë katër viteve të ardhshme. Investimi, që do të krijojë 20,000 vende të reja pune, sugjeron mbështetjen e kompanisë për politikat e qeverisë amerikane për punësimin dhe investimet në vend. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn nga qyteti ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"