LAJMET NGA BOTA

  • Agjencia Federale e Punës angazhohet për më shumë punëtorë të huaj

    30 Nentor, 2022

    Andrea Nahles drejtuese e Agjencisë Federale të PunësAgjencia Federale e Punës në Gjermani pohon, se ekonomia dhe kompanitë e mesme mbështesin ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e tjera. Ekonomia nuk mund të funksionojë në formën e tanishme pa punëtorët shtesë.

     

    Shefja e Agjencisë Federale të Punë, Andrea Nahles, bën thirrje për më shumë emigracion në Gjermani. “Për shkak të ...

  • Indonezi, fushata e imunizimit ndaj poliomielitit goditet nga dezinformatat mbi sëmundjen

    30 Nentor, 2022

    poliomielitShfaqja e disa rasteve me poliomielit ka nxitur një fushatë të re imunizimi në Indonezi, një vend ku rreth 10 vite më parë, sëmundja ngjitëse u deklarua e zhdukur. Por fushata po ndesh në probleme kryesisht në një provincë konservatore, dhe autoritetet fajësojnë për këtë dezinformimin e përhapur se vaksina bie ndesh me besimet fetare.

     

    Shumë fëmijë, shoqëruar nga prindërit ...

  • NATO forcon mbrojtjen në të gjithë Evropën

    29 Nentor, 2022

    sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens StoltenbergMinistrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen për dy ditë me radhë në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, duke filluar nga dita e martë. Ata pritet të zotohen për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën kundër agresionit rus.

     

    Në një konferencë shtypi të hënën, pas një takimi me Presidentin e Rumanisë Klaus Iohannis, sekretari i ...

  • Gjenerali iranian pranon: në protesta kanë vdekur 300 persona

    29 Nentor, 2022

    Gjeneral iranian Amir Ali HajizadehGjeneral iranian Amir Ali Hajizadeh ka pranuar se më shumë se 300 persona janë vrarë gjatë trazirave mbarëkombëtare në Iran. Ky përbën rastin e parë në dy muaj kur flitet zyrtarish mbi numrin e viktimave.

     

    Gjeneral Hajizadeh, komandant i divizionit të hapësirës ajrore pranë Gardës Revolucionare, citohej nga një faqe interneti me lidhje me gardën, të ...

  • Gëzuar 28 Nëntorin!

    28 Nentor, 2022

    flamuri

    Më 28 nëntor 1443 i madhi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës.

    Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

    Gëzuar e për Shumë Vjet Festën e Flamurit!

    Gëzuar festën e pavarësisë!

  • Parlamenti Europian kërkon reformimin e procesit të vendimarrjes për anëtarësimin

    25 Nentor, 2022

    PEParlamenti Evropian i rekomandon Bashkimit Evropian “të shfuqizojë kërkesën për të vendosur unanimisht lidhur me progresin e vendeve individuale në procesin e anëtarësimit.”

     

    Në deklaratën për shtyp pas përfundimit të punimeve të sesionit plenar më 23.11. kushtuar strategjisë së re të zgjerimit, theksohet që Parlamenti Evropian i rekomandoi BE, “reformimin e procesit të vendimmarrjes për anëtarësim dhe avancimin e negociatave të ...

  • Sulme kundër Sirisë dhe Irakut: Çfarë kërkon Turqia?

    24 Nentor, 2022

    Avion luftarak i Forcës Ajrore të TurqisëPas sulmeve ajrore ndaj pozicioneve kurde në Siri e Irak, presidenti turk Erdogan, thotë se nuk e përjashton mundësinë e një ofensive tokësore. Milicët kurdë deklarojnë se do të hakmerren. Gjendja është e tensionuar.

     

    Zhvillimin e një ofensive të madhe ajrore kundër pozicioneve kurde në Siri dhe Irak, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e ...

  • Parlamenti Evropian e shpall Rusinë shtet sponsor të terrorizmit

    23 Nentor, 2022

    PEParlamenti Evropian të mërkurën miratoi një rezolutë që thotë se Rusia është shtet që sponsorizon terrorizmin, duke e arsyetuar votimin me sulmet ushtarake të Moskës ndaj objektivave civile si infrastruktura energjetike, spitalet, shkollat dhe vendstrehimet shkelin ligjin ndërkombëtar.

     

    Masa është kryesisht simbolike, pasi Bashkimi Evropian nuk ka një kuadër ligjor për ta mbështetur atë. Në të njëjtën kohë, blloku tashmë ...

  • Moska i bën thirrje Ankarasë të tregojë përmbajtje në Siri

    23 Nentor, 2022

    Sulmet ajrore turkePas sulmeve ajrore turke kundër pozicioneve kurde në Siri, Moska i bëri thirrje Ankarasë të heqë dorë nga “përdorimi i tepruar i forcës”. Ministria e Brendshme gjermane Faeser paralajmëroi për përshkallëzim të situatës.

     

    Përballë ofensivës së re ushtarake të Turqisë në Siri dhe Irak, Rusia i ka kërkuar Ankarasë të tregojë përmbajtje. “Ne shpresojmë të jemi në gjendje ...

  • Ukrainë: Shpërthime rreth centralit bërthamor në Zaporizhia

    21 Nentor, 2022

    Centrali bërthamor në Zaporizhia është centrali më i madh bërthamor i EvropësPërreth dhe në territorin e centralit më të madh bërthamor ukrainas në Zaporizhia pati sërish shpërthime të forta. Dëmet e shkaktuara nuk ndikojnë ndaj sigurisë bërthamore.

    Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në centralin bërthamor ukrainas në Zaporizhia ka pasur gjatë fundjavës disa shpërthime të forta. Ekspertët e ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"