LAJMET NGA BOTA

  • Evropë, masa të reja kufizuese për të frenuar përhapjen e Covid-19

    16 Tetor, 2020

    MacronDhjetëra qytete evropiane janë detyruar të vendosin masa kufizuese ndërsa po përballen me një rritje të infeksioneve me koronavirus. Në rajonet e prekura njësitë e kujdesit intensiv po mbushen me shpejtësi dhe mjekët po paralajmërojnë se sistemi shëndetësor mund të mbingarkohet me afrimin e dimrit.

    Evropa aktualisht po raporton më shumë infeksione ditore sesa tre vendet të goditura më rëndë ...

  • Gjermani: Rregulla më të rrepta kundër Coronës

    15 Tetor, 2020

    MerkelQeveria federale dhe qeveritë e landeve ranë dakord për rregulla më të rrepta kundër Coronës. Ato përfshijnë edhe orë policore për qytete me numër të lartë infeksionesh.

    Pas më shumë se tetë orë diskutimesh Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve ranë dakord mbi masat për të përmbajtur përhapjen e virusit Corona.

    “Ne jemi në një fazë serioze të pandemisë” – ...

  • Studim i ri: Çfarë dimë për imunitetin ndaj Coronës

    15 Tetor, 2020

    LaboratorZyrtarisht në botë ekzistojnë pesë raste të riinfektimit të pacientëve nga Corona. Rasti i fundit është ai i dokumentuar në SHBA tek një i ri 25 vjeçar nga Nevada. A dimë tani më shumë për imunitetin ndaj SARS- CoV-2?

    Ja disa nga mësimet e nxjerra prej krizës së Coronës 2020: Ne e kemi pranuar ose të paktën jemi mësuar me ...

  • Anketat: Banorët e Evropës Perëndimore shpresojnë në fitoren e zotit Biden

    15 Tetor, 2020

    evropaSipas një sondazhi të fundit nga organizata “YouGov”, shumica e banorëve të Evropës Perëndimore preferojnë që demokrati Joe Biden të fitojë zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara. Firma kërkimore pyeti dhjetëra mijëra njerëz mbi zgjedhjet e ardhshme të 3 nëntorit. Megjithatë, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, mbështetja për Presidentin Donald Trump është më ...

  • Më shumë se 5000 infektime të reja në Gjermani

    14 Tetor, 2020

    Merkel gushtPër herë të parë nga prilli, autoritetet gjermane raportojnë më shumë se 5000 infektime të reja me Corona. Kancelarja Merkel dhe kryeministrat e landeve do të kenë mjaft për të diskutuar në takimin e tyre në Berlin.

    Sipas Institutit Robert Koch (RKI), shifra e infektimeve të reja brenda një dite ishte 5132. Kjo shifër ishte më e lartë se ...

  • Donald Trump dhe Joe Biden fushatë në shtetet kyçe

    14 Tetor, 2020

    trump bidenKjo është java e parë e kthimit të Presidentit Donald Trump në fushatën zgjedhore që nga diagnostikimi me COVID-19 dhe njoftimi nga mjekët e tij se ai nuk e transmeton më virusin. Kur kanë mbetur tre javë deri në ditën e zgjedhjeve, Donald Trump dhe kandidati demokrat për president, Joe Biden, po vizitojnë shtetet fushëbetejë që t’u japin ...

  • A është Presidenti Trump imun ndaj COVID-it?

    14 Tetor, 2020

    TrumpNë të njëjtën ditë kur Presidenti Donald Trump bëri të ditur se ishte shëruar dhe kishte fituar imunitet ndaj koronavirusit, studiuesit njoftuan se një person mund të preket dy herë nga COVID-19.

    “E kalova sëmundjen. Mjekët thonë se jam i imunizuar. Ndihem shumë i fuqishëm”, tha zoti Trump gjatë një tubimi elektoral në Florida të hënën.

    Por në një studim të ...

  • Italia pas shumë viktimash prej COVID-19 tani e lufton me sukses virusin

    13 Tetor, 2020

    MilanoItalia në valën e parë të pandemisë Corona vajtoi shumë viktima. Ndërkohë ky vend konsiderohet is modeln ë luftën kundër virusit.

    Ajo ka kaluar shumë në jetë, me moshën 108 vjeçare që ka. Fatima Negrini i ka shpëtuar gripit spanjoll, Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, dhe tani Covid-it 19. Megjithëse në valën e parë të pandemisë në Milano, ...

  • Corona: Qytetet gjermane kërkojnë ndihmën e ushtrisë

    13 Tetor, 2020

    ShtutgartBerlini, Frankfurti, Këlni. Tani edhe Shtutgarti e ka kapërcyer vlerën kritike të paralajmërimit për Coronan. Autoritetet kanë arritur në kufijtë e mundësive për gjurmimin e kontakteve, duhet të ndihmojë ushtria.

    Numri i infektimeve të reja me Corona në të gjithë vendin u rrit në mes të javës – në veçanti qytetet e mëdha po shkaktojnë shqetësim. Pas Berlinit dhe Frankfurtit ...

  • Pse lufton Azerbajxhani?

    13 Tetor, 2020

    Nagorno KarabakShtëpi të shkatërruara në Ganja, një ditë pas zjarrit të artilerisë armene, gjatë luftimeve lidhur me rajonin separatist të Nagorno-Karabakut.

    Numri gjithnjë e më i madh i viktimave si brenda ashtu edhe përreth Nagorno-Karabakut do ta bëjë më të vështirë për fuqitë e huaja të bindin Armeninë dhe Azerbajxhanin që të përmbahen, e t’i kthehen tryezës së bisedimeve, thonë të shqetësuar diplomatë dhe analistë.

    Një mijë persona, mes tyre më shumë se 60 civilë, mendohet të jenë vrarë deri më tani gjatë luftimeve të fundit mbi enklavën e shkëputur, e cila është e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por që kontrollohet nga armenët etnikë. Armëpushimi i ndërmjetësuar të shtunën nga Moska, po respektohet vetëm pjesërisht. Palët ndërluftuese po akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të tij.

    Luftimet më të ashpra të hënën duket se u zhvilluan rreth Hadrut, vetëm pak kilometra larg në jug të Stepanakert-ut, kryeqyteti i Nagorno-Karabakut. Por sulme me granata janë raportuar edhe në zona të tjera. Azerbajxhani tha se një raketë goditi të shtunën objekte të banuara në qytetin e Ganjas, duke vrarë nëntë persona. Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi hyri në fuqi armëpushimi. Armenia mohoi të kishte përgjegjësi mbi ngjarjen.

    Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev e quajti sulmin ndaj qytetit “një krim lufte” dhe një shkelje të rëndë të armëpushimit dhe u zotua për “një hakmarrje në të njëjtën shkallë” siç tha ai.

    Zyrtarët ushtarakë të Nagorno-Karabakut akuzuan forcat azerbajxhanase për sulm ndaj Stepanakert-ut dhe qytete të tjera të hënën, në shkelje të armëpushimit.

    “Këto vdekje radikalizojnë shoqëritë dhe e bëjnë situatën politike edhe më sfiduese”, thotë Laurence Broers i organizatës britanike “Chatham House”. “Mes bombardimesh të vazhdueshme, civilët e popullsisë armene të Nagorno-Karabakut dhe në vendbanimet e Azerbajxhanit rreth të ashtuquajturës ‘Linja e Kontaktit’ po përjetojnë një katastrofë humanitare”, tha ai. “krahas ndarjes, ka zënë vend hidhërimi dhe cinizmi toksik”, shtoi ai.

    Enklava malore, e cila shtrihet brenda kufijve të Azerbajxhanit, por gëzon de facto pavarësi dhe që ka një shumicë armene, nuk ka parë përplasje kaq të ashpra që nga fillimi i viteve 1990, kur rreth 30 mijë njerëz humbën jetën përpara një armëpushimi të ndërmjetësuar kryesisht nga Moska dhe mbështetur nga SHBA dhe Franca, i cili i la mosmarrëveshjet e ngrira.

    Konflikti disa dekada i gjatë është ndezur në mënyrë periodike me përleshje episodike që janë pasuar nga armëpushime të trazuara mes palëve. Këtë herë, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"