LAJMET NGA BOTA

  • Tidal, platformë e re muzikore online

    1 Prill, 2015

    madona

    Madonna, Rihanna, Beyonce dhe Jay Z janë mes muzikantëve të shquar që janë bashkëpronarë të Tidalit, një shërbim i ri që thuhet se është platforma e parë në pronësi të artistëve për muzikë dhe video online.

    Kanye West, Daft Punk, Alicia Keys, Jack White dhe Nicki Minaj njoftuan gjithashtu se janë bashkëpronarë të shërbimit streaming që filloi pa zhurmë në ...

  • Kush ka “hise” në luftën e Jemenit?

    31 Mars, 2015

    Jemeni është në qendër të një lufte në mes të fuqive rajonale, Iranit dhe Arabisë Saudite. Kjo po shërben si burim i frikës për një luftë më të gjërë në mes të sunitëve dhe shiitëve. Ndikimi i kësaj lufte shkon përtej kufijve të saj.

    Konflikti në Jemen është një tregim me dy pjesëmarrës

    Vendi i ka praktikisht dy liderë, ish presidentin Ali Abdullah Saleh që është shiia, i zëvendësuar nga ish ...

  • Skena e krimit dhe imazhet 3D

    31 Mars, 2015

    Policia dhe organet e hetimit shpesh varen tek rikrijimi i skenës së krimit për të kuptuar më mirë zhvillimin e ngjarjes. Një institut në Zvicër thotë se një telnologji e avancuar e realitetit virtual mund të përdoret për rindërtimin e ngjarjeve në momentin e krimit.

    Shkencëtarët në Insitutin e Mjekësisë Ligjore në Zurih të Zvicrës po krijojnë teknologji të reja që mund të ndihmojnë organet e hetimit, gjykatësit dhe avokatët që ...

  • Greqia hedh vështrimin nga Rusia

    31 Mars, 2015

    Greqia

    Greqia përpiqet ta financojë ekonominë edhe me para “jashtë BE”. Preferenca e Athinës për Moskën, sipas medieve, po sjell shqetësim në BE.

    Për të mbështetur ekonominë që lëngon të vendit, Greqia po kërkon burime financimi edhe jashtë Bashkimit Evropian. Përfaqësues të qeverisë greke ia konfirmuan këtë numrit online të së shtunës të revistës “Der Spiegel”. Greqia përpiqet të sigurojë investime ...

  • Irani i madh, Jemeni i vogël

    31 Mars, 2015

    Irani dhe Arabia Saudite përplasen në Jemen. Arabia Saudite mund të humbasë shumë dhe Irani mund të fitojë shumë. Me Jemenin Teherani do të fuste edhe një shtet tjetër në sferën e tij të influencës.

    Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, foli qartë: aksionet ushtarake saudite duhet të ndërpriten “menjëherë”, deklaroi ai pak pas sulmeve të koalicionit të drejtuar nga Riadi kundër pozicioneve të Huthi në Jemen. Ai paralajmëri ...

  • HAGË – GJNP-ja urdhëron rikthimin në burg të Shesheljit

    30 Mars, 2015

    HAGË – GJNP-ja urdhëron rikthimin në burg të Shesheljit
    HAGË, 30 mars /ATSH-AFP/ – Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (TPIY) urdhëroi sot rikthimin në burg të ultranacionalistit serb, Vojislav Sheshelj, liruar përkohësisht në muajin nëntor, pasi ai kishte deklaruar disa here se nuk do të paraqitej para Gjykatës.

    TPIY-ja urdhëroi instancën e ngarkuar me këtë çështje të anulonte menjëherë vendimin për lirimin e përkohshëm të Shesheljit dhe urdhëroi rikthimin e njësinë ...

  • Këtë vit Germanwings do të zhduket

    27 Mars, 2015

    germanwigs

    Që nga themelimi i saj në vitin 2002 shoqëria bijë e Lufthansës u kthye në shpresën e koncernit. Qëllimi: Me leverdi për të triumfuar ndaj konkurrencës. Por bilanci i suksesit u errësua nga rrëzimi i avionit në Francë.

    Realisht Germanwings u themelua si shoqëri fluturimi bijë e Euroëings AG në vitin 1997. Selia që në fillim ndodhej në Köln, ndërsa ...

  • Jeta imagjinare në planetin Mars

    27 Mars, 2015

    Mars

    Për breza të tërë, njerëzimi ka ëndërruar shkuarjen në planetin Mars për të eksploruar fqinjin më të afërt të tokës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Mike O’Sullivan njofton se ndërsa agjenci të hapësirës si NASA po planifikojnë misione me njerëz drejt planetit, disa vullnetarë në shtetin Hauai po mësojnë se si njerëzit t’i përshtaten muajve të izolimit në një ...

  • Media gjermane: Piloti ishte me depresion

    27 Mars, 2015

    Policia gjermane kontrolloi banesat e pilotit gjerman që mendohet se shkaktoi rrëzimin e avionit të linjës Germanwings në Alpet franceze duke vrarë veten dhe 149 personat e tjerë në bord. Sipas zyrës së prokurorit gjerman, piloti po merrte mjekim për probleme shëndetësore që nuk ia kishte bërë të ditura kompanisë.

    Policia kontrolloi sot dy banesat që përdorte 27 vjeçari Andreas Lubitz kur nuk ishte me shërbim: një apartament në Duseldorf dhe ...

  • Siguria kibernetike

    27 Mars, 2015

    Ndërkohë që një sulm me bombë ofron pamje dramatike për edicionet e lajmeve, çdo ditë ka aktivitete pothuajse të padukshme që mund të krijojnë shkatërrim më të madh. Ekzistojnë ndërhyrje në sistemet qeveritare dhe të korporatave private që mund të ndërpresin shërbime jetësore dhe të ndalojnë tregtinë normale.

    Kur uragani Sandy goditi zonën e qytetit të Nju Jorkut në vitin 2012, mijëra vetë mbetën pa shërbimet jetësore, si elektriciteti dhe transporti, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"