LAJMET NGA KOSOVA

  • Blinken: Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE, rruga e vetme për Kosovën e Serbinë

    15 Shkurt, 2024

    Blinken KosovaSekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten në Tiranë se bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, janë rruga e duhur për përparimin e Kosovës dhe Serbisë.

     

    Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara nuk duan të shohin përsëritjen e asaj çfarë ka ndodhur në vitet e 90-ta në rajonin e Ballkanit, fillimisht në Bosnjë e pastaj edhe ...

  • Hovenier thotë se çështja e dinarit ka prekur partneritetin Kosovë-SHBA

    15 Shkurt, 2024

    HovenierAmbasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier, edhe sot në një konferencë për media, ka folur rreth deklaratës të ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit James O’Brien dhe rregullores së BQK-së, që ka ngjallur reagime të shumta për përdorim të dinarit.

     

    Ai citoi gjuhën që përdori ndihmëssekretari James O’Brien. “Jim O”brien ka folur për ...

  • “Kurti bëri gabime”, Joseph: SHBA është një mik i fortë dhe më i mirë i Kosovës

    15 Shkurt, 2024

    josephProfesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA, Edward P. Joseph, i ka bërë një analizë momentit ku ndodhet rajoni dhe marrëdhëniet e Kosovës me aleatët.

     

    Duke folur lidhur me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë –Serbi, dhe nëse ky proces ka ngecur dhe ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian nuk po e bëjnë punën siç duhet, Joseph mendon se çdo palë ka ...

  • Rama: Shqipëria qëndron pranë Kosovës nëse do të përdoren armët

    15 Shkurt, 2024

    edi-rama-ushtriaKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se vendi amë do të qëndrojë në mbrojtje të Kosovës nëse shteren opsionet diplomatike dhe fillojnë të përdoren armët.

     

    Rama në një intervistë për ATV-në ka thënë se ai lutet që opsioni i përdorimit të armëve të mos vijë në shprehje, por që, sipas tij, nëse ndodh padyshim se Shqipëria do të qëndrojë ...

  • Profesori në Johns Hopkins: Veprimet e Kurtit bëjnë që të gjithë ta harrojnë Banjskën

    14 Shkurt, 2024

    KurtiDavid Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, thotë se veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po “e ndihmojnë Serbinë” dhe “po bëjnë që të gjithë të harrojnë për Banjskën”.

     

    Kanin i referohet vendimit që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, si dhe atij për vendosjen e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe ...

  • Klingbeil: Kurti një “njeri me arsye të shëndoshë”

    13 Shkurt, 2024

    KlingbeilKryetari i SPD gjermane, Lars Klingbeil qëndroi së fundi në Ballkanin Perëndimor. Kryeministrin e Kosovës Kurti ai e cilëson si “njeri me arsye të shëndoshë”, por që duhet të hedhë hapa të mëtejshëm.

     

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), Lars Klingbeil vizitoi së fundi Ballkanin Perëndimor, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Në udhëtim ai u takua me liderët e partive socialdemokrate ...

  • O’Brien: Qeveria të tërhiqet nga vendimi për dinarin

    13 Shkurt, 2024

    OBrienNdihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien thotë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

    Në një intervistë për Shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës Arben Xhixho, zoti O’Brien thotë se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet ...

  • Policia po heton shpërndarjen e disa fletushkave në veri të Kosovës që bëjnë thirrje për rezistencë

    13 Shkurt, 2024

    MitrovicaPolicia e Kosovës tha se po heton shpërndarjen e disa fletushkave në veri të Kosovës që bëjnë thirrje për rezistencë, një ditë pas protestës së organizuar nga grupe serbësh kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa në të gatshme.

     

    Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani i tha Zërit të Amerikës ...

  • Kryeministri Kurti mori pjesë në panelin e diskutimit të organizuar nga instituti ‘’Chatham House’’

    13 Shkurt, 2024

    KurtiDje në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në panelin e diskutimit të organizuar nga instituti ‘’Chatham House’’ në të cilin ishte njëri nga folësit kyçë. Temë e diskutimit ishin sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet rajoni, përkatësisht Ballkani Perëndimor.

     

    Në fjalën e tij hyrëse, ai fillimisht foli për progresin, arritjet ...

  • Fletushkat në veri, hapet rast për `thirrje për rezistencë`

    13 Shkurt, 2024

    VeriuPolicia e Kosovës  ka bërë të ditur se ka hapur rast për thirrje për rezistencë, për fletushkat e shpërndara gjatë ditës së djeshme në veri të vendit, përmes të cilave jepeshin udhëzime se “s’i t’i kundërvihet Policisë së Kosovës dhe administratës komunale”.

     

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani konfirmoi për RTKLive se pas ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"