LAJMET NGA KOSOVA

  • Lugina proteston për librin në gjuhen shqipe

    25 Nentor, 2015

    protesta presheveProtestat për librin shqip në Luginën e Preshevës, të cilat filluar në Preshevë, do të vazhdojnë edhe në Bujanoc.
    Ky është njoftimi që ka dhënë Këshilli studentor i Luginës së Preshevës.

    Marshi paqësor i studentëve dhe nxënësve të Luginës së Preshevës në Bujanoc, do të mbahet sot me motot “Dua Abetaren time” dhe “Duam librin shqip”.

    Marshi protestues do të ...

  • Barazia para sprejit lotsjellës

    24 Nentor, 2015

    Albin KurtiGazi lotsjellës i cili plaste në një sallë me rreth 150 njerëz ikte për më pak se gjysmë ore, ndërsa instalimi i ‘Zajednicës’ do t’iu mbetet dy milionë njerëzve për dekada të tëra. Më mirë ta bllokojmë përkohësisht Kuvendin me gaz lotsjellës sesa të na bllokohet përjetësisht Republika me ‘Zajednicën’ e Serbisë.

    Duke iu falenderuar opozitës së bashkuar, gazi ...

  • Opozita e bashkuar i dorëzoi Presidentes peticionin e 205.254 qytetarëve

    24 Nentor, 2015

    Opozitës së Bashkuar drejtuesit e grupeve parlamentare, deputetët Glauk Konjufca, Pal Lekaj e Valdete Bajrami i dorëzuan Presidentes së Republikës së Kosovës Peticionin kundër Marrëveshjeve të nënshkruara me 25 dhe 26 gusht nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Ky peticion iu dorëzua Presidente së Republikë në cilësinë e kryetares së shtetit që sipas kushtetutës garanton unitetin, funksionimin kushtetues dhe drejton politikën e jashtme të Kosovës.

    Ky peticion u fillua nga subjektet ...

  • Kandiq e befasuar me lejimin e hyrjes së Dikoviqit në Kosovë

    23 Nentor, 2015

    KandicKandiq ka shtruar pyetjen se si është e mundur që komandanti i KFOR- it nuk i përcjell vendimet dhe qëndrimet e Qeverisë së Kosovës Drejtoresha e Fondit për të Drejtën humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, është shprehur e befasuar se si KFOR e ka lejuar hyrjen në Kosovë të kryeshefit të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq, kur dihet se Dikoviq akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë (që ndërlidhen me rastin “Rudnicë).

    Kandiq në një intervistë për RTV Dukagjinin, ka shtruar pyetjen se si është e mundur që komandanti i KFOR-it nuk i përcjell vendimet dhe qëndrimet e Qeverisë së Kosovës, përmes të cilave i ndalohet Dikoviqit hyrja në territorin e Kosovës.

    “Mendoj se kjo është gjë mjaft e keqe, meqë dëshmon se KFOR-i me gjasë nuk është sa duhet i informuar për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës në raport me disa zyrtarë të lartë të Serbisë, të cilët që janë nën dyshime publike për përgjegjësi dhe pjesëmarrje në kryerjen e krimeve të luftës të njësiteve që kanë komanduar”, ka thënë ajo.

    Sipas Kandiqit, Qeveria e Kosovës do të duhej të vendoste se a do t’i lejojë KFOR-it që të udhëheq politikë të pavarur apo do t’i përmbahet vendimeve të ekzekutivit kosovar, kur janë në pyetje interesat e larta si drejtësia dhe veprat e liga të kryera.

    Ndryshe, ajo tha se nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj Dikoviqit, ndërkohë që Prokuroria për krime lufte në Beograd vazhdon hetimet, në bazë të padisë penale që Fondi për shkelje të nderit dhe reputacionit bëri ndaj tij.

    Kandiq thotë se qeveria e Kosovës duhet të mbroj të drejtën e familjeve të viktimave dhe të ketë përgjigje edhe në disa pyetje.

    Këto deklarata të Kandiq-it pasuan pas qëndrimit të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, gjeneralit Lubisha Dikoviq në Prishtinë, për të nënshkruar marrëveshjen mbi procedurat operative pas relaksimit të plotë të Zonës së Sigurisë Ajrore me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Guglielmo Luigi Miglietta.

    Kjo zonë (25 kilometra) ka qenë e përcaktuar me Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake të 2 gushtit 1999 dhe shtrihej përgjatë kufirit të Kosovës dhe Serbisë. (rtk)

  • Hapësira e lartë ajrore i takon Republikës së Kosovës

    23 Nentor, 2015

    Sot në Prishtinë Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta dhe Komandanti famëkeq i Ushtrisë së Serbisë Ljubisha Dikoviq nënshkruan marrëveshjen mbi procedurat e përkohshme operative pasi që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s autorizoi relaksimin e plotë të Zonës së Sigurisë Ajrore. Kjo zonë (25 km) ka qenë e përcaktuar me Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake të 2 gushtit 1999 dhe shtrihej përgjatë kufirit të Kosovës dhe Serbisë.

    Në njoftimin e sotëm zyrtar të KFOR-it kufiri shtetëror Kosovë-Serbi cilësohet ...

  • Ymeri: ‘Zajednica’ dhe Demarkacioni kërcënojnë Kosovën

    21 Nentor, 2015

    visar-ymeriKreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, ripërsërit qëndrimin e opozitës në lidhje me dy marrëveshjet e qeverisë për Asociacionin dhe Demarkacionin.

    Ymeri thotë se opozita është e palëkundur në qëndrimet e saj deri në anulimin e dy marrëveshjeve, të cilat i cilëson si kërcënim për shtetin dhe territorin e Kosovës.

    Kreu i “Vetëvendosjes” shton se maxhoranca në pushtet ka krijuar një ...

  • Shansi ynë i fundit në hapin e tyre të parafundit

    21 Nentor, 2015

    albin kurtiNë teori përmenden posaçërisht dy modele kushtetuese në një rregullim shtetëror demokratik. I pari është modeli i drejtësisë që nënkupton si bazë të drejtat e qytetarëve që do të duhej t’i sigurojnë ata nga sulmet dhe abuzimet e shtetit. Kurse, i dyti, është ai i konsensusit: ndarja e pushtetit, zgjidhja federale, ideja e Lijphartit për ‘demokracinë konsensuale’ që ...

  • NATO-ja heq kufizimet në hapësirën ajrore të Serbisë

    21 Nentor, 2015

    Stoltenberg+ VucicSekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten në Beograd se NATO-ja hoqi kufizimet në hapësirën ajrore të Serbisë të vendosura në vitin 1999. Ai e bëri publik këtë vendim pas takimit me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë një vizitë që po i bën Beogradit.

    Në qershor të vitit 1999, NATO-ja dhe autoritetet e Beogradit nënshkruan një ...

  • OKB, përplasen Serbia me Kosovën

    20 Nentor, 2015

    dacic vloraBeogradi dhe Prishtina shkëmbyen akuza të ashpra në debatin e zakonshëm për Kosovën të zhvilluar të enjten pasdite në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork.

    Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç dhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, u përplasën sidomos rreth çështjes së kandidaturës së Kosovës për t’u pranuar në UNESCO, një votim që ...

  • Reagon Kuinti – dënon dhunën, mbështesin Policinë e Kosovës

    19 Nentor, 2015

    veura digjet prishtineAmbasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dënojnë përdorimin e vazhdueshëm të dhunës për arritjen e qëllimeve politike.

    Këto ambasada të akredituara në Kosovë, bëjnë thirrje për respektimin e sundimit të ligjit, procedurave demokratike dhe normave ndërkombëtare.

    “Dhuna politike është e papranueshme dhe dëmton interesat e qytetarëve të Kosovës dhe pozitën ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"