LAJMET NGA KOSOVA

  • Kërkojnë punë për t’i anuluar biletat e migrimit

    6 Shkurt, 2015

    Duke e parë sa alarmante është bërë muajt e fundit migrimi ilegal, institucionet e Kosovës në bashkëpunim edhe me vendet e Bashkimit Evropian po paralajmërojnë shtrëngim masash.Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vizituar të premten dy prej komunave më tepër të braktisura, Vushtrrinë dhe Ferizajn.

    Jahjaga e shoqëruar nga kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, bashkëbiseduan me qytetarët, të cilët kishin shumë shqetësime e mesazhe për presidenten.

    Ajo përpiqej të krijonte ...

  • Shtëpia në pazar: Veterani i UÇK-së synonin migrimin

    6 Shkurt, 2015

    Kur ishte rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998, 18-vjeçari Faik Zogaj nuk e kishte imagjinuar se do të vijë koha që vendin për të cilin luftoi për ta çliruar, do të kërkonte ta lëshonte në mënyrë vullnetare. Ja ku është tani ai, 16 vjet më vonë.Shtëpia e tij bashkë me truallin prej 30 ari është në pazar me një çmim shumë të ulët. E, paratë ...

  • Subotica, vend-takimi i emigrantëve me kontrabanduesit

    6 Shkurt, 2015

    Në stacionin e autobusëve në Suboticë, qytet ky në veri të Vojvodinës, çdo ditë mbërrijnë rreth dhjetë autobus me qytetarë të Kosovës, qoftë përmes linjave të rregullta apo edhe jo të rregullta. Ky qytet shtrihet afër kufirit të Serbisë dhe Hungarisë, prej nga shtetas të Kosovës ia mësyjnë migrimit ilegal. Aty para stacionit të autobusëve në Suboticë, që ndodhet 20 kilometra nga kufiri me Hungarinë, qëndrojnë grupe njerëzish, burra, gra ...

  • KS i OKB-së diskuton sot për Kosovën

    6 Shkurt, 2015

    Në raportin tremujor të sekretarit të përgjigjëm të OKB-së, Ban Ki-moon zë vend të veçantë edhe migrimi i qytetarëve nga Kosova drejt vendeve të BE-sëKëshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara debaton të premten raportin e fundit të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon, mbi zhvillimet në Kosovë.

    Në raportin që përfshin zhvillimet në periudhën nga 16 tetori 2014 deri me 15 janar 2015, sekretari i përgjithshëm u bënë thirrje autoriteteve ...

  • Qeveria e Kosovës formon komision për faljen e borxheve ndaj shtetit

    5 Shkurt, 2015

    Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës të enjten, kjo e fundit ka miratuar vendimin për themelimin e një komisioni, i cili do të shqyrtojë mundësinë për faljen e borxheve për personat fizik dhe juridik.Falja e borxheve nga Qeveria e Kosovës, do të bëhet nga ana e institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, si dhe të gjitha borxhet që i kanë qytetarët deri më 31 dhjetor të vitit 2008.

    Pas mbledhjes se qeverisë, ...

  • Vuçiq kërkon që rasti “Jabllanoviq” të diskutohet në Bruksel

    5 Shkurt, 2015

    Për pjesëmarrjen e mëtutjeshme të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës në institucione, do të vendoset pas takimit të radhës ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel më 9 shkurt.Ky ishte konkluzioni që është prezantuar pas takimit të mbajtur në Beograd, ndërmjet përfaqësuesve të Listës Serbe me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Shqyrtimi i pjesëmarrjes në institucione, pasoi vendimin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa që të largojë nga qeveria ministrin ...

  • Rruga drejt “azilit” në Bashkimin Evropian

    5 Shkurt, 2015

    Rrugëtimi i qytetarëve të Kosovës për të migruar në mënyrë jo të rregullt në vendet e Bashkimit Evropian po vazhdon.Në Ashothalom dhe Morahalom, qytete që gjenden përreth brezit kufitar ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, janë ndaluar disa qytetarë nga Kosova që kanë kaluar paligjshëm kufirin.

    Laslo Torockai, prefekt i qytetit Ashothalom, aty ku fillimisht zbarkojnë emigrantët e paligjshëm, thotë se nëse nuk ka ndonjë ndryshim në këtë trend, ekziston vetëm një mundësi.

    “Mundësia ...

  • Humbet besimi tek institucionet – Largime masive nga Kosova

    5 Shkurt, 2015

    Sociologu Artan Muhaxhiri flet në një intervistë për Deutsche Welle, për shkaqet se përse mijëra qytetarë të Kosovës po largohen nga vendi drejt vendeve perëndimore.DW: Zoti Muhaxheri, si e shpejgoni faktin e ikjes masive të qytetarëve të Kosovës që po migrojnë jilegalisht drejt vendeve të BE-së? Kemi dëgjuar arsye të ndryshme, por më e përfolura është largimi për një jetë më të mirë, si e shpjegoni këtë në aspektin social?

  • Italia konsideron se kosovarët që po ikin kanë rënë viktima të mashtruesve

    4 Shkurt, 2015

    Ambasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, konsideron se shumë kosovarë janë viktima të organizatave kriminale që u premtojnë të ardhme në vendet e BE-së.
    Sipas tij migrimi ilegal nuk është zgjidhje. Diplomati italian tha se kosovarët duhet të rrinë dhe të ndërtojnë vendin e tyre.

    Në intervistën për televizionin publik Ferrarese tha se migrimi ilegal nuk ndihmon në liberalizimin e vizave.

  • Shanset e kosovarëve për azil janë 0,0 %, thotë shefi gjerman i migracionit

    4 Shkurt, 2015

    Dr. Manfred Schmidt, president i Zyrës Federale Gjermane për Migracion dhe Refugjatë ekskluzivisht për DW shpjegon rregullat për azil në Gjermani dhe çfarë parashikon ligji për rastet e kërkesave nga shtetasit e Kosovës.Deutsche Welle: Zoti Schmidt, vetëm në dy muajt e fundit, sipas disa vlerësimeve, nga Kosova janë larguar më shumë se 30.000 kosovarë. Shumë prej tyre synojnë të vijnë në Gjermani, me shpresë se këtu do të gjejnë një ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"