LAJMET NGA KOSOVA

  • Kurti: Mustafa s’e menaxhon dot “Facebook”-un e vet, jo më Kosovën

    30 Dhjetor, 2015

    Albin-KurtiDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zgjedhur një batutë për ta përshkruar kryeministrin Isa Mustafa.

    “Kryeministri Mustafa nuk arrin ta menaxhojë as ‘Facebook’-un e vet, e lëre më ta menaxhojë Kosovën”, deklaroi ish-kreu i Vetëvendosjes në një intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së nga shtëpia e vet, ku po vuan arrestin.

    “Mustafa është shumë qesharak, po të mos ishte kaq ...

  • Arrest shtëpiak për Aida Dërgutin dhe Glauk Konjufcën

    30 Dhjetor, 2015

    Glauk AidaDeputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Aida Dërgutit dhe Glauk Konjufcës iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak deri më 14 janar 2016.

    Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes sistemit të drejtësisë që e ka kapur, po tenton ta ndalë opozitën duke përndjekur, rrahur, arrestuar e dënuar deputetët dhe aktivistët opozitarë.

    Tash edhe Gjykata Kushtetuese ka thënë që janë shkelur 23 nene ...

  • Mustafa: Nuk jap dorëheqje, opozita të jap dorëheqje nga gazi e dhuna

    30 Dhjetor, 2015

    isa mustafaKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka përjashtuar çdo mundësi që ai të jap dorëheqje pas presioneve të shtuara të opozitës.

    Në një konferencë përmbyllëse të punës së Qeverisë së Kosovës për këtë vit, Mustafa ka deklaruar se qeveria që ai drejton është e ndërtuar mbi bazën e një koalicioni të gjerë që përfaqëson shumicën në Kuvend dhe ...

  • Kosovë, raport i Institutit Demokratik

    30 Dhjetor, 2015

    parlamenti ksNë Kosovë, Instituti Demokratik tha se parlamenti ka dështuar të përmbushë punën e tij ndërsa kritikoi qeverinë për ndërhyrje në punën e parlamentit. Në një raport të këtij instituti thuhet se zhvillimet e fundit në parlament ishin të rënda dhe kanë rrezikuar funksionimin e shtetit. Qeveria dhe partitë opozitare vazhdojnë të kritikojnë njëra tjetrën për zhvillimet e fundit ...

  • Pushteti nuk mbahet me represion ndaj opozitës

    28 Dhjetor, 2015

    albin kurtiGjykata Themelore në Prishtinë sot vazhdoi masën e arrestit shtëpiak për deputetin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, deri më 17 shkurt të vitit 2016. E njëjta Gjykatë, i shqiptoi sot masën 30 ditë paraburgim koordinatorit të sekretariateve të VETËVENDOSJE!-s, Nol Nushit.

    Ky sistem i kapur i drejtësisë, është vënë në shërbim të kësaj Qeverie kriminale, e cila përmes marrëveshjeve ...

  • Kushtetuesja në Kosovë: AKS me pjesë antikushtetuese

    25 Dhjetor, 2015

    Gjykata Kushtetuese mori vendim që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të themelohet ashtu siç është parashikuar në Marrëveshjen e parë të Brukselit, e nënshkruar në prill të vitit 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    gjykataGjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, bëri të ditur se disa pjesë të marrëveshjes së fundit për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (AKS) ...

  • Opozita përkrah idenë e Jahjagës për demarkacionin

    23 Dhjetor, 2015

    opozita ksIdeja e presidentes, Atifete Jahjaga, për themelimin e një komisioni me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, të cilët do ta shqyrtonin Marrëveshjen për Demarkacionin, mbështetet nga subjektet opozitare.

    Megjithatë, ata thonë paraprakisht se Qeveria duhet të heqë dorë nga marrëveshja aktuale dhe ta shkarkojë Komisionin, që udhëhiqet nga Murat Meha.

    Në anën tjetër, analistët politikë në vend thonë se pas vlerësimit ...

  • VETËVENDOSJE: VIJË E NGUSHTË NUK DO TË THOTË VIJË E SAKTË

    22 Dhjetor, 2015

    harta demarkacioniLëvizja Vetëvendosje nuk është kundër përcaktimit të vijës kufitare me Malin e Zi por se kërkojnë që nga ky proces të mos humbas asnjëra palë .

    Për Lëvizjen Vetëvendosje deklarimet e Departamentit Amerikan të Shtetit se shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi është bërë pa gabime dhe se përputhet ngushtë me kufirin e definuar në Kushtetutën e ...

  • ​Qeveria përshëndet deklaratën e DASH-it për Demarkacionin

    22 Dhjetor, 2015

     

    PrishtinaQëndrimi i Departamentit Amerikan të Shtetit dëshmon se procesi i shënimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është kryer në përputhje me të gjitha aktet juridike.

    Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për punën verifikuese dhe përshëndet deklaratën e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me Raportin për Demarkacionin e Kufirit ndërmjet Republikës ...

  • Mali i Zi i gatshëm për rishikimin e kufirit me Kosovën

    21 Dhjetor, 2015

    demarkacioni vjeneQeveria e Malit të Zi serish ka shprehur gatishmëri për rishqyrtimin e kufirit me Kosovën, ndonëse në muajin gusht në Vjenë u nënshkrua demarkacionin.

    Këshilli Ligjvënës i Kuvendit të Malit të Zi mbështeti sot Marrëveshjen për kufirin shtetëror të Malit të Zi me Kosovën, si dhe Marrëveshjen për kufirin me Bosnjë e Hercegovinën (BeH), të cilat janë nënshkruar në ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"