• Lohrer: Nuk është reale që në dhjetor të pritet heqja e vetos bullgare

    18 Nentor, 2021

    mkDaniel Lohrer nga partia bullgare, “Ne vazhdojmë ndryshimin”, ka thënë se nuk është reale të pritet që deri më 14 dhjetor do të ketë marrëveshje me Shkupin për çështjet kontestuese dhe heqje të vetos bullgare për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

    Partia, “Ne vazhdojmë ndryshimin”, ka dalë e para në zgjedhjet e mbajtura ...

  • Carovska: Mësimi vijon me prezencë fizike

    17 Nentor, 2021

    CarovskaMinistrja e Arsimit, Milla Carovska e vlerëson gjendjen stabile me virusin korona në të gjitha shkollat.

    Prandaj, Carovska tha se procesi mësimor do të vazhdoj të realizohet sipas skenarit të parë, mësim me prezencë fizike. Duke shtuar se nxënësit janë të sigurtë në shkollë, ministrja e Arsimit tha se për çdo ndryshim të mundshëm do të koordinohen me Komisionin për ...

  • Maqedonia e V. me masa të reja kundër COVID-19

    16 Nentor, 2021

    maskaMaqedonia e Veriut ka shtrënguar masat për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit, pas rritjes së rasteve me të infektuar dhe viktima në dy muajt e fundit.

    Sipas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të miratuar më 16 nëntor me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, nëpër të gjitha hapësirat e mbyllura, si objektet e gastronomisë, restorante e qendra tregtare nuk ...

  • Maqedonia e Veriut merr sinjale pozitive nga Bullgaria

    15 Nentor, 2021

    eu so tebeMaqedonia e Veriut shprehu gatishmërinë për të vazhduar dialogun me Bullgarinë, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që po e mbajnë peng nisjen e bisedimeve të anëtarësimit midis Shkupit dhe Bashkimit Evropian.

    Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, bëri këtë zotim një ditë pasi Bullgaria mbajti zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

    Partia fituese në Bullgari “Ne vazhdojmë ndryshimin” ka thënë se do të ...

  • Shkup: Çështja e shumicës parlamentare mbetet e hapur

    15 Nentor, 2021

    ParlamentiNë Maqedoninë e Veriut vazhdojnë debatet mes pozitës dhe opozitës mbi çështjen e shumicës parlamentare. Ndonëse kryeministri deklaroi dorëheqjen (13.11) paralmenti votoi pro qeverisë aktuale të drejtuar nga Zaev.

    Qytetarët janë lodhur nga numërimi i deputetëve, ata duan të numërojnë ligje e reforma cilësore.Me dështimin e votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë kanë filluar angazhimet për të siguruar shumicë parlamentare, ...

  • Çka pas dështimit të mocionit të mosbesimit?

    12 Nentor, 2021

    TalatQeveria e Maqedonisë së Veriut i ka mbijetuar nismës së opozitës për mocionin e mosbesimit. Kjo pasoi mungesën e 61 votave të deputetëve të opozitës për të siguruar së pari kuorimin për hapjen e debatit, dhe pastaj edhe votimin e mocionit të mosbesimit.

    Derisa e gjithë opozita ishte e bindur në sigurimin e votave, deputeti Kastriot Rexhepi nga radhët e subjektit ...

  • Kastrioti i Besës së Zaevit nuk shkoi te Besa e Mickovskit.

    11 Nentor, 2021

    Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, sot në seancën për mocionin e mosbesimit të qeverisë, tentoi ta rrëzojë Qeverinë e Kryeministrit Zoran Zaev, por u ndërpre po me kërkesë të VMRO-së, meqë u mungoi një deputet.

    Ishte deputeti i Besës së LSDM-së të Zaevit – Kastriot Rexhepi që nuk shkoi te Besa e VMRO-së së Mickovskit!

    Në faqen e tij në Facebook Kastriot Rexhepi i Besës së Zaevit, me simbolet e BE – RSM ...

  • Kryeministri maqedonas Zaev ndryshon qëndrim për dorëheqjen

    10 Nentor, 2021

    Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka ndryshuar qëndrimin lidhur me dorëheqjen e parlajmëruar, teksa thotë se nuk e dorëzon atë për shkak të rrezikut të shkuarjes së vendit drejt destabilizimit. Por, parlamenti po përgatitet për mocionin e mosbesimit ndaj tij të ngritur nga opozita. Opozita thotë se i ka 61 votat e nevojshme për ta rrëzuar atë nga pushteti.

    Kryeministri maqedonas Zoran Zaev pas një takimi ...

  • Zaev shtyn dorëheqjen nga posti i kryeministrit

    10 Nentor, 2021

    ZaevZoran Zaev ka shtyrë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe i kryetarit të Lidhjes Social Demokrate (LSDM).

    Zaevi kishte paraqitur dorëheqjen më 31 tetor për shkak të humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet lokale.

    Ai dorëheqjen nuk e kishte dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa mbrëmjen e 9 nëntorit, organet më të larta të ...

  • Maqedonia e Veriut shpall krizë energjetike

    9 Nentor, 2021

    Termocentrali me qymyeMaqedonia e Veriut shpalli të martën krizë energjetike, e cila do të zgjasë 30 ditë.

    Qeveria tha se shpallja e gjendjes së krizës është për të injektuar mjete te kompanitë energjetike dhe për të rritur likuiditetin e tyre.

    Vendimi i Qeverisë nuk parashikon masa kufizuese për qytetarët, por nga janari çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet për rreth ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"