Gjurmëve të një shqetësimi

Një shqetësim edhe më i madh, që vjen nga një shkrirje edhe më e madhe është fakti se askush në Maqedoni, fjalën e kemi për institucionet dhe zyrtarët që paguhen për këtë punë, nuk e di saktësisht, se sa shqiptarë ndodhen aktualisht në botën e jashtme, duke filluar prej viteve 50-60, kur ishte aktuale shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi, e deri te vitet më të vonshme të migrimit ekonomik në Europë dhe në shtetet tejoqeanike. Ky shqetësim bëhet edhe më i madh, kur lexohen raportet, nëpër mediet maqedoanse, ku jepen vetëm shifra përgjithësuse, duke i futur të gjithë të mërguarit në një grafë: makedonci

Lindita SEJDIUKëtyre ditëve në shtypin maqedonas u prezentua një shqetësim, që kishte të bënte me “shkrirjen” e popullatës me prejardhje nga Maqedonia, që aktualisht ndodhet në mërgim, në Europë, Amerikë, Australi, Kanada e gjetiu. Nga burimet që i referohej ky shtyp, qoftë në instirtucionet vendore, apo në shtetet ku jetojnë e punojnë bashkëatdhetarët tanë, përvijohej një shqetësim shumë legjitim, sa i përket mundësisë që një numër i madh i njerëzve tanë të “avullohen” dhe për pasojë numri i tyre të reduktohet në përmasa drastike.

Në regjistrimet e popullisë që janë zhvilluar në shtetet e sipërpërmendura, banorët nuk e paskan të drejtën të deklarojnë prejardhjen etnike, a fetare të tyre dhe në këtë kontekst edhe shqetësimi për “shkrirjen” e mërgimtarëve tanë në totalin e popullsisë vendase, është treguar me bazë.

Por, një shqetësim edhe më i madh, që vjen nga një “shkrirje” edhe më e madhe është fakti se askush në Maqedoni, fjalën e kemi për institucionet dhe zyrtarët që paguhen për këtë punë, nuk e di saktësisht, se sa shqiptarë ndodhen aktualisht në botën e jashtme, duke filluar prej viteve 50-60, kur ishte aktuale shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi, e deri te vitet më të vonshme të migrimit ekonomik në Europë dhe në shtetet tejoqeanike.

Ky shqetësim bëhet edhe më i madh, kur lexohen raportet, nëpër mediet maqedoanse, ku jepen vetëm shifra përgjithësuse, duke i futur të gjithë të mërguarit në një grafë: “makedonci”.

Rëndësia e diasporas për zhvillimin ekonomik të një vendi është një prej elementeve më të rëndësishme të politikave zhvilllimore, që duhet t’i ketë ai shtet. Këto politika nuk ka nevojë të apostrofohen vetëm kur mbahen zgjedhjet, por ato duhet të kultivohen në kontinuitet. Në këtë kontekst ende nuk e dime, se si do të jetë epilogu i debatit për mundësinë e votimit të diasporas në zgjedhjet e ardhshme. Por, ajo që vlen të potencohet zëshëm është mungesa e një sensi të vazhdueshëm të partive shqiptare për ta absorbuar, si preokupim diasporën në shumë rrafshe të zhvillimit të viseve të banuara me shqiptarë. Nëse ne aktualisht nuk e dimë saktësisht indeksin demokgrafik të diapsorës tonë në Perëndim, atëherë vështirë e kemi të nxjerrim edhe konkluzione përcjellëse për efektet e saja në zhvillimin e vendit.

Në institucionet vendore, sidomos Ministria e Arsimit, e Ekonomisë, e Punëve të Jashtme, mungojnë digastere të posaçme që merren ekskluzivisht me diapsorën. Prandaj sot e kemi një siatuatë kaotike në pikëpmaje të mësimit plotësueës në gjuhën shqipe në diapsorë, që do të ishte kompetencë e Ministrisë së Arsimit. Por edhe ministritë tjera, sidomos ajo e Ekonomisë, janë prapa në këtë aspekt, sepse nuk janë të vogla resurset financiare, kadrovike e njerëzore të diapsorës sonë, të cilët nuk kanë një pikë referimi dhe menaxhimi për kanalizimin e tyre në nevojat dhe kërkesat e vendit, prej nga vinë ata.

Nuk na duket jonormal shqetësimi i kolegëve maqedonas për “shkrirjen” e populatës maqedonase në “detërat” e gjërë të demografisë së huaj, por ajo që është jonormale në këtë kontekst është mungesa e sensit total të politikanëve shqiptarë për ta përceptuar këtë problem në fokus të interesave nacionale të zgjedhësve dhe të afërmve të tyre, që aktualisht ndodhen në diasporë.

Përzgjidhen 5 studiot e huaja për Xhaminë e Tiranës

Sot në Tiranë u zhvillua faza e dytë e Konkursi ndërkombëtar për projektin e xhamisë së re dhe muzeut për bashkëjetesën dhe harmonin fetare në Tiranë.
Për projektin ka pasur një interes të madh për studiot e projektimit ku sot u mesua se kanë garuar 100 studio projektimi te huaja dhe janë përzgjedhur 5 prej tyre qe do të marrin pjesë në konkursin për të drejtën e ndërtimit të xhamisë së re të Tiranës. Studiot jane, “Andreas Pere Ortega Madrid”, “Architecure, studio Paris”, “Big Copenhagen”, “Serach Amsterdam” dhe “Zaha Hadid Architecht”.Kryetari i Bashkisë së Tiranës i pranishëm në përzgjedhje vlerësoi sot se 5 kompanitë e përzgjedhura nga Danimarka, Spanja, Holanda, janë 5 idetë më të mira nga 100 studio të arkitekturës nga mbarë bota që morën pjesë në konkursin që kishte shpallur Tirana. Rama gjatë prezantimit të pesë studiove, deklaroi se te perzgjedhurat janë në të njëjtin nivel.
Sipas Ramës, studioja që do të fitojë projektin ne baze te vleresimit nga nje juri dhe komuniteti do të ruajë me fanatizëm historinë e godinës së Xhamisë si dhe do të jetë simboli i bashkëjetesës fetare në Shqipëri.
“Jam i kënaqur që ftesës sonë të dërguar në mbarë botën e arkitekturës iu përgjigjën 100 studio dhe besoj së në përzgjedhjen e jurisë ndërkombëtare kemi zgjedhur të duhurën, atë studio që do tu përcjellë brezave një vepër që do tu flasë brezave që do vijnë historinë e Tiranës, për pasurinë e këtij qyteti që është harmonia dhe bashkëjetesa fetare, në harmoni brenda një trekëndëshi që do të plotësohet mes 3 komuniteteve të mëdha, ku 2 katedrale dhe nje xhami përqafojnë qëndrën e Tiranës për ti përcjellë botës një mesazh, tërësinë e komuniteteve që bashkëjetojnë në një popull me unitetin e qëllimeve të larta të të gjitha feve dhe parimeve dhe vlerave të këtyre 3 feve.”

Rama theksoi se komuniteti musliman kishte nevojë për një projekt të tillë, pasi komuniteti katolik e ka godinën e tij të re, dhe ata ortodoksë tha Rama po e finalizojnë atë. Sipas tij, tani kjo veper do te kthehet dhe ne interes te vizitoreve te huaj.
“Kemi një kryeqytet të shek të ri, të një komuniteti që vuan mungesën e kësaj hapësire të besimit fetar. Mungesën e kësaj xhamie të re që ne jemi të bindur që falë këtyre arkitekteve të ketë praninë e të gjithë vizitorëve. Do të kemi besim se kjo arkitekturë bashkëkohore, do te bëjë që vizitorët të nisen drejte Tiranës për të parë këto vepra” tha Rama”.

Projekti për xhaminë e re do t’u japi mundësinë besimtarëve mysliman që të kryejnë ritet fetare normalisht dhe jo në rrugë siç i kryejnë sot e kësaj dite. Ndërsa muzeu i bashkëjetesës fetare do të jetë i pari i llojit të vet për vendin tonë.

PROJEKTI
Sipas të dhënave teknike, xhamia do të ketë lartësi të njëjtë me Pallatin e Kulturës. Minareja mund ta kalojë këtë lartësi maksimale, por duhet të mbetet më e ulët se minareja e Xhamisë së Et’hem Beut dhe se Kulla e Sahatit.

Në veri dhe lindje të saj nuk do të ketë ndërtesa ngjitur, ndërsa në perëndim do të jetë një ndërtesë me të njëjtën lartësi.
Në veri xhamia do të ketë përballë hotelin “Tirana International”. Në jug të xhamisë do të jenë një varg kullash me lartësi katër kate dhe kulla parashikuar të ndërtohet në vendndodhjen aktuale të Teqes së Helvetinjve.
Xhamia e re do të ketë një sipërfaqe totale ndërtimi prej 17 135 m2 brenda një trualli prej 2930 m2 dhe arrin t’u shërbejë mbi 2500 besimtarëve. Janë 9 nivele, 4 tokësore dhe 5 nëntokësore, që janë të parapara në gjithë këtë hapësirë.
Elementët kryesorë të xhamisë do të jenë holli i faljes, biblioteka, salla shumë funksionale, salla e mbledhjeve, mjediset e shërbimit dhe parkimi nëntokësor. (d.b/BalkanWeb)

Rezolutë Hillari Klintonit për të ndihmuar çështjen shqiptare

Gjendja politike pas trazirave në Shqipëri edhe më tej është e tensionuar. Diaspora Shqiptare e Amerikës, (Illinois) thotë se është duke ndjekur me vëmendje të veçantë dhe me shqetësim të madh gjendjen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e më gjerë.Sipas tyre, subjektet kryesore politike nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për tejkalimin e tensioneve dhe të rivalitetit të ndërsjellë politik. “E gjithë kjo traumë politike e ka rënduar gjendjen e përgjithshme në Atdhe, me pasoja të izolimit ndërkombëtar dhe të proceseve të filluara me BE-në dhe me raportet me SHBA”, ka vlerësuar Diaspora Shqiptare e Amerikës, njofton korrespodentin i agjencisë së lajmeve INA në Nju Jork.

Për këtë qëllim, shoqatat dhe organizatat Shqiptare në Illinois dhe Winsconsin kordinuan një të aktivitet përbashkët për organizimin e një tryeze të rrumbullakët tematike të shtunën, në Qendrën e Kulturore Shqiptare në Çikago. Për këtë nismë kombëtare të SH.SH.A, Diasporës Shqiptaro-Amerikane (A.A.D) dhe Organizatës Shqiptaro-Amerikane Çamëria (A.A.O.C) për situatat në Atdhe morën pjesë dhjetra përfaqësues nga të gjitha trevat etnike shqiptare, njofton INA.

Në këtë tryezë, Diaspora tha fjalën e vet me zërin racional dhe të asnjëanshëm: SHQIPËRIA NUK VRITET DHE NUK I PREHET UDHA E DEMOKRACISË! Atdheu na thërret që në këto çaste aktuale të jemi të bashkuar.

Pas shumë bisedimeve dhe sugjerimeve nga të gjithë përfaqësuesit, në fund të kësaj mbledhjeje të veçantë është vendosur dhe u përgatitur një rezolutë e cila iu drejtua Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton dhe duke iu lutur Departamentit të Shtetit dhe Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të përdorin mekanizmat diplomatike për të qetësuar situatën e krijuar në Shqipëri. (INA)

TEKSTI I REZOLUTËS
Diaspora Shqiptare e Amerikës ka një histori të gjatë të avancimi dhe ruajtjeje të paqes dhe demokracisë në Ballkan.
Ne dënojmë korrupsionin, dhunën dhe kriminalitetin në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, duke theksuar mbrojtjen e institucioneve shtetërore.
Ne dënojmë shprehjet e fundit nacionaliste të përfaqësuesve diplomatik grek në Shqipëri dhe greko-amerikanin, përkatësisht z. Nicholas Gatzoyianis që përpiqen të prishin ekuilibrin paqësor, duke rritur tensionet etnike, në rajonin e Ballkanit.
Ne jemi të shqetësuar me gjendjen e shqiptarëve nga rajoni i Çamërisë në Greqinë veriore të cilët po përballen me presione politike dhe ekonomike nga shteti grek që u mohon atyre të drejtën e gjuhës, pronës dhe lirinë e fjalës.
Diaspora Shqiptare e Amerikës mbështet vazhdimisht institucionet Euro-Atlantike, përkrah zhvillimet demokratike në rrafsh global të normave të përgjithshme demokratike, duke përdorur një fjalor konstruktiv dhe pozitiv.
Prandaj, ne jemi të bindur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Departamenti i Shtetit do të përdorë fuqitë diplomatike për të ndihmuar shqiptarët në këtë drejtim.
Komiteti i Posaçëm
Albanian American Diaspora
Xhavit Limani
Iliaz Kadriu
Skënder Karaçica
Ilir Ademi
Rasim Bebo
Dalan Luzaj