RRATHËT E SHEKËS

Zeqir Lushaj

Sadik Selmani -Lushaj- (1904-1986)
-Ç’ka asht Diktatura e Proletaritarit?
E pyeti një here Sadik Selmani i Grisë,
Një nënpunës (goxha) të shkolluar,
(Ndoshta–ndoshta…bash djalin e tij).
Rrapa–ç’rrapa, –ish përgjigj-ja,
Me formula gazetash,
Por hiç,
Nuk ja

Lubonja: Fjalimi i Ramës sikur i Hitlerit

Publicisti Fatos Lubonja e ka krahasuar fjalimin e Kryeministrit Edi Rama për shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri si ai i Adolf Hitlerit.Ngjarja e fundit duke përfshirë edhe fjalimin e Ramës, ma ka thelluar edhe më kontradiktën, pasi është sinjal i pastër se ky Kryeministër, që nuk duhet t’ia uronim asesi dështimin, e ka dështimin të shkruar në ballë.

Fjalimi i tij ogurzi për mua në këtë drejtim. Nga pikëpamja e gjendjes së tij psikologjike (fatmirësisht jo e pasojave) më kujtoi Hitlerin, që kur humbte luftën për fajin e tij, mallkoi popullin gjerman që nuk e meritonte një lider si ai, ka thënë Lubonja në një intervistë për MAPO.

“Fjalimi ishte një shoshë me gënjeshtra që kërkonte të mbulonte diellin e së vërtetës që e pa çdo shqiptar: e para, se ajo që ai donte të bënte ishte në dëm të Shqipërisë dhe vetëm në interest të tij e të pushtetit të tij personal e prandaj dhe e kishte mbajtur fshehur- sepse përndryshe do të na e kishte thënë me gaz që ditën e parë, siç na tha, pa u bërë ende kryeministër, se do të shkonte në luftë në Siri- dhe e dyta, se atë e detyroi të sprapset presioni i madh popullor, ku duhen future edhe njerëzit e tij, dhe jo opozita e mallkuar dhe grupe 35tike që e paskan manipuluar rininë”, ka thënë Lubonja.

Mediat: Ambasadori Selimi akuzohet për përdhunimin e 2 vajzave

PRISHTINE – Komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, është akuzuar nga Prokuroria për dhunimin seksual të dy vajzave shqiptare nga Mitrovica gjatë luftës.
Prokurori special, Mauricio Salustro, ka ngritur aktakuzë kundër Selimit, Ismet Haxhës, Nexhat Qubrelit dhe Shefki Hysenit për krime lufte kundër popullatës civile. EULEX – i nuk ka dhënë më shumë detaje por “Koha Ditore” ka mësuar identitetin e të akuzuarve. “Sot, një prokuror ndërkombëtar nga Zyra e Prokurorisë Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve në Gjykatën Themelore të Mitrovicës”, thuhet në një komunikatë të EULEX-it.

“Të pandehurit akuzohen për shkelje kriminale të krimeve të luftës ndaj popullatës civile, përfshirë këtu torturimin dhe përdhunimin e dy civilëve shqiptarë, krime këto që pretendohet të jenë kryer në Vaganicë dhe Likoc gjatë viteve 1998- 1999. Rasti po hetohet nga prokurori ndërkombëtar i Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatën në gjuhën shqipe thuhet se aktakuza ka të bëjë edhe me dhunim, por në atë anglisht dhe serbisht saktësohet se bëhet fjalë për dhunimin seksual të dy motrave nga Mitrovica.

Nexhat Qubreli, Ismet Haxha dhe Shefki Hyseni, akuzohen se i kanë arrestuar ato, i kanë torturuar dhe rrahur për t’i dërguar në Likoc tek Sylejman Selimi. Ndërsa ish-komandanti i UÇK-së akuzohet se gjatë një jave i ka dhunuar ato seksualisht.

Avokati i Selimit ka thënë se nuk është i informuar për ngritje të aktakuzës kundër klientit të tij.

(er.nu/koha/BalkanWeb)

SHPIRTRAT TANË KURRË TË MOS I PRANGOSIM!

Mona Agrigoroaiei

Në mizerjen e jetës
Në baltën e gropave,
Të burgosur në burgun e horrave,
Të rrahur nga kërbaçi i xhelateve,
Asnjëherë shpresat të mos i humbasim;
Shpirtrat tona kurrë të mos i prangosim!Në robëri ne jemi
Por, të lirë të vazhdojmë në shpirt
Dhe rrugën e çlirimit do ta çelim
Që dritarën e ribashkimit ta hapim.

Se shpirtrat e prangosura
Të humbura janë gjithmonë
Të vdekur të gjalla nëpër varr
Që i kaplojnë shejtanin e marr’!

Ndërsa shpirtrat e lira janë lule
Që me aromën e vet të kaplojnë
Sado e keqe është nata
Ambjentin me parfum lirie e rrethojnë.

Duke marrë pjesë dje në një konferencë lidhur me edukimin, që vinte theks mbi metodat që duhet t’i përdorë profesorin në klasë duke marrë parasysh tipet e ndryshme të personalitetit dhe metodat e ndryshme të mesimit të nxenesve, ligjeruesi i ftuar na tha një rrefim real lidhur me një matematikan francez, i burgosur në Rusi në kohën e Napoleonit, që ka jetuar mbi 18 vjet në kushte të rënda të punës së detyrueshme në kripore. Me gjithë tmerrin e përjetuar, shpirti i tij ka mbetur i lirë dhe ajo ka qene periudha më e frytshme e jetës së tij profesionale, kur ka themeluar një fushë e re në gjeometri.
Dhe, me zë të rreptë, ligjeruesi ka kumbuar:

Të mos prangosemi kurrë shpirtin tonë!

Kjo thënie e tij më la përshtypje të madhe dhe më ka frymëzuar të shkruaj këtë shkrim.
Në jetojmë në robëri akoma.
Është një burg ku shqiptarët përjetojnë një mijë të zeza dhe një qind mijë të keqija mund të numërojnë.
Shqiptarëve, në rradhe të parë, sidomos atyre nën pushtim dhe kolonizim serbo-sllavo-maqedonas u mungon siguria fizike. Nxenësit shqiptar akoma rrihen në sgqipërinë lindore nën IRJM nga pushtuesit e kolonizatorët sllavo-maqedonas huliganë me bekimin e qeverisë së serbofilit Gruevski. Në Kosovën Lindore, nxenësit shqiptarë terrorizohen nga inspektorët serbë që kanë ardhur të konfiskojnë librat shqip.
Siç shihet, pushtuesit duan që gjeneravave të vogla në veçanti t’u burgosin shpirtrat, t’u shkatërrojnë jetën duke i shëndrruar në frikacakë të paaftë të sulmojnë e të reagojnë ndaj kolonizatorëve sllavë.
Nëse populli shqiptar humbet lirinë e shpirtit tonë, ai është si në sketerrë, të fundosur nën kazanin me katran të nxehtë, është si i vdekur i gjallë, si zombi që nuk din çka të bëjë dhe ku të shkojë.
Përmes sintagmës “shpirt i prangosur”, unë përcaktoj një shpirt servil, i lidhur me zinxhirë të hekurt nga pushtuesi, një shpirt që ka humbur vullnetin të fluturojë lirshëm në komshtin e madh të Atdheut, që ka humbur përkushtimin, vetmohimin dhe kreativitetin e nevojshëm për të gietur zfjidhjet për çlirimin e ribashkimin e Shqipërisë
Shpirtra të prangosura kanë pranga të rënda të servilizmit, karrierizmit, kolaboracionizmit, bashpunimit me pushtuesit dhe me agjenturat e tyre antishqiptare
Përkundrazi, shpirtrat e lira janë shpirtra revolucionarësh, qeë kanë flakë e pasuar IDEALET E LARTA të çlirimit dhe ribashkimit.
Një shoqeri nuk mund të rritet e përforcohet pa pasur në themelet e saja ideale të larta si LIRIA.
Shkenctarët që kanë studiuar miligonat kanë zbuluar se ata janë një qytetërim gati i përkryet. “Shtëpia” fole e tyre është një kompleks i ndërlikuar dhomash ku kultivojnë këpurdhra dhe dhoma ku lejojnë mbeturinat të treten. Kështu ata krijojnë një sistem të ngrohjes-ftohjes së “shtëpisë” së tyre. Duhet theksuar se miligonat janë “budallaqe individualisht”, por kanë një inteligjencë kolektive shumë të theksuar.
Shtrohet pyetja: çka i mungon shpqërisë shqiptare të veprojë njësoj si një koloni milingonash drejt çlirimit të përbashket dhe shpëtimit nga robëria?
Nuk them se duhet të ndrydhim individualitetin e çdo personi, por them se duhet pajtetër të bëjmë sidomos politikanët shqipfolës me shpirt të prangosur të heqin dorë nga mendimi ditë-natë për barkun e tyre të tradshë dhe më pak për të mirën e “folesë” sonë të përbashkët, KOMBIT DHE ATDHEUT. Nga ana tjetër, në frymë të diskutimit të mësiperm, duhet ne të mbetemi me shpirt të lirë dhe të mos devijojmë kurrë nga rruga e drejtë.
Dhe, jo në fund të fundit, dueht të ushqejmë gjeneratat e reja të tanishme dhe ata të palindura ende me frymën e REVOLUCIONIT (LUFTËS) PËR LIRI DHE RIBASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR.
Pra, të mos prangosim kurrë shpirtin tonë!

Rumani, 12.nëntor 2013

KA MBETË EDHE NJË COPË “SHQIPNI”…QË KA NEVOJË PER TYM…

Nga Fritz RADOVANI
Plot 100 vjetë janë ba që me 13 Qershor 1913, i Madhi At Gjergj Fishta vendosi në kompanjelin e Kishës së Fretenëve të Gjuhadolit të Shkodres, jo ma të vogel se kater meter të madh Flamurin e Gjergj Kastriotit, me Shqipen dykrenare mbi shtroje të lame me Gjakun e Atdhetarëve Shqiptarë, që dhanë jeten per Liri dhe Shqipni të Pavarun…Kur malazezët gjuenin me top nga të kater anët Shkodren, u gjet një tradhëtar që ua shiti per pare pothuej krejt Veriun, e ky katil, kje me emnin Esad Pashë Toptani…
Shko një Esad, e eja një tjeter si ai…Po bahen 100 vjet, që historia persëritet…
Tragjedia që shkatrroi Shqipninë me kulm e temel filloi me Enver Hoxhen në 1941, dhe sot po vazhdon me pasuesit e pandreqshëm të atij sistemi perbindsh!
Atëherë, kur gjithë Europa Lindore po thente pllakat e hekurta të “Murit Berlinit” per me u bashkue me Europën e shumdishrueme…dhe me u rikthye në gjiun e vet…bash Shqipnia… Ah Shqipnia, e shkretë!.. Me 2 Dhjetor 1992, angazhohet në një tjeter pakt…të menduem nga tradhëtari Ramiz Alia, e “pakti” ishte “Konferenca Islamike”!
Pa kalue dy javë që Erdogan i Turqisë e ndinë veten në Prizren, si në “Turqi…” dhe mbarë Populli Shqiptar i të gjitha trojeve “ngritët në kambë”, vjen edhe një tjeter “sihariq” nga agjensitë europjane se, Belgjika, Norvegjia apo Shqipnia, në njenin nga këta shtete… po diskutohet “shkatrrimi i armëve kimike të Sirisë”.
Flitet (e ku asht za, nuk asht pa gja!), se Shtetet e Bashkueme t’ Amerikës, kanë pasë kontakte me qeveritarë shqiptarë per këte çeshtje. Sigurisht, idea e tyne ka një bazë mbi të cilen asht ndertue kjo perpjekje e amerikanëve, per me ardhë me “shkatrrue” atë sasi të konsiderueshme armësh në Shqipni. Gatishmënia me pritë të burgosunit nga Guantanamo, apo “210 vllaznit e gjakut e t’ armëve” nga Irani, tregojnë se “shqiptarët”, kanë dhanë prova para Botës se janë të aftë me “strehu, gostitë e sigurue” kedo përveç, Shqiptarëve, që ma shumë se 1.500.000 Shqiptarë, janë shpërnda nder të gjitha vendet e skutat e kontinentëve, vetem per me sigurue “buken” dhe qetsinë shpirtnore…
E verteta asht se Shqiptarët ka 100 vjet që japin prova se janë t’ aftë jo vetem me shkatrrue armët kimike, po edhe depot e armëve të veta…si në vitin 1997, e po kje se e lypë nevoja, ata per me i ba nder Sirisë, shkatrrojnë edhe Shtetin Shqiptar… Mjafton që:
Mos të harrojmë kurrë porosinë e Ramiz Alisë: “Ne komunistët reformatorë,do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronaret e ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe njerëzit tanë. Me këtë strategji,brenda dy-tre legjislaturash, do të arrjmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cilado të na përjetësoi në pushtetin politik të së ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim vetë… Shqipërinë do ta gëzojme Ne dhe fëmijët tanë.
Mjerë Ata që do të guxojnë të na dalin përpara e të na kundërvihen.
Përveç aleatëve ideologjikë, nëse do të jetë nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha… Për këte jeni të garantuar sot e përgjithmonë… në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht yni.”
***
Fitimi i “disa shqiptarëve”, nuk ka me kenë i vogel! Janë disa “vullnetarë” që po luftojnë perkrah “vllezërve të vet” në Siri… Këta ua çojnë prap sirianëve dhe ata, i sjellin prap në Shqipni…Këta ço… E ata bjeri prap… “Ma mirë kështu, se me gomone…”
E sa mund të paguhen këta qeveritarë me shkatrrue Shqipninë dhe t’ ardhmen e Popullit Shqiptar që asht Rinia…me shkatrrimin e ambjentit dhe me pasojat katastrofike, që sjellë pasiguria e armëve kimike në Shqipninë e mbrapambetun të Europës?
Po cili qeveritarë, po mendon per Popullin, Rininë e Shtetin…tash 100 vjetë?
“Po mbushin xhepat…” e… “Shqiptarët” do t’ ua ndertojnë maozoleumet e tyne!
Lexues të nderuem!
Ju lutem mos e harroni porosinë e Nanës Tereza, në vitin 1997 në Rinas:
“O Zot hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”…

Melbourne, Nandor 2013.

Sot përfundon fushata e partive politike

Pas një muaj fushatë elektorale, sot të gjitha partitë politike kanë ditën e fundit që do të mund t’i bindin qytetarët për t’i votuar, kurse nesër është heshtja parazgjedhore. Rregullsia e zgjedhjeve të 3 nëntorit vlerësohet e një rëndësie jetike, pasi vetëm si të tilla do ta ndihmojnë vazhdimin e përparimit të Kosovës drejt rrugës evropiane, megjithatë prokuroria deri tash ka filluar hetimin për 10 persona të cilët dyshohen se kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin për Zgjedhjet lokale.Këto zgjedhje për herë të parë në Kosovë mbahen edhe në pjesën veriore të Mitrovicës, ndërkohë do të monitorohen nga një numër i madh i vëzhguesve vendor e ndërkombëtar. Përgatitjet për zgjedhjet i ka bërë edhe Policia e Kosovës, pjesëtarët e të cilës do të jenë nëpër të gjitha pikat e votimit.

Në bazë të Ligjit për Zgjedhje Lokale, elektorati do të zgjedhë anëtarët e kuvendeve komunale dhe kryetarët e komunave në tërë komunat e Kosovës. Sipas Ligjit për Zgjedhjet, Kreu II, neni 7, pika 7.1, secila komunë do të jetë zonë zgjedhore e veçantë. Njëkohësisht, do të mbahet kuota gjinore prej 30% për deputetet e kuvendeve komunale.

Për këto zgjedhje, do të përdoren Listat e Hapura. Në zgjedhjet për Kuvende Komunale, votuesi voton për një (1) Subjekt Politik të certifikuar, dhe mund të votojë për një (1) kandidat nga lista e Kandidatëve të këtij subjekti politik. Nëse në fletëvotim janë shënuar më shumë se një (1) kandidat, vetëm vota për subjektin politik llogaritet.

Përveç tjerash, për zgjedhjet për kryetarë të komunave, mund të paraqitet nevoja për një raund të Dytë të zgjedhjeve, nëse një kandidat nuk fiton shumicën e votave gjatë raundit të parë, e që nënkupton, 50%+1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë, në pajtim me nenin 9.6 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës.

Votuesit që jetojnë jashtë Kosovës, kanë mundësi të votojnë përmes operacionit të votimit me Postë.

Lista Përfundimtare e Votuesve për vitin 2013, përmban 1. 779. 357 emra të votuesve të ndarë në tridhjetë e tetë (38) komuna, me një rritje prej 191 103 apo 11.72% në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Numri i Qendrave të Votimit (QV) është 798 (52 qendra të reja të votimit nga ato që kanë qenë në zgjedhjet e kaluara), ndërsa numri i vendvotimeve është 2366, me një rritje prej 86 vendvotimeve apo 3.77% nga zgjedhjet e kaluara.

Gjithashtu Lista e Votuesve jashtë Kosovës – 2013, përmban të gjithë votuesit të regjistruar suksesshëm. Numri i përgjithshëm i votuesve jashtë Kosovës është 8 383. Në krahasim me zgjedhjet e kaluara janë 6743 votues më shumë, që janë regjistruar për të votuar përmes postës. (rtk)