Mbesa e Berishës, Canës: A ke shku me lujt futboll, a me rrah njerëz!

Rubrika e satirës në gazetën Tema e quajtur “Antena brenda familjes’, përmes satirës ka prezantuar një përgjigje të supermbeses së Sali Berishës, për kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, u shpreh i dëshpëruar nga reagimi i Supermbesës për mënyrën si kapiteni i ekipit kombëtar mbrojti shokët e vet nga huliganët që hynë në fushë. Ai tha se “më lëndoi komenti i Supermbesës”. Pas kësaj, Supermbesa reagoi duke i kthyer këtë përgjigje Canës.

Plz, lexova atë intv tuj në i gazetë cop cop, lene mo ça gazete. Unë se lexoj hiç i herë, po më thanë friendsat në FB se më qeke lëndu.

Se kuptoj një herë pse qeke lëndu. Ca të keqe kam thënë unë, pse të kam thën që ke shku aty me lujt e jo me me rrah nejrëz? Plz kjo është e tepërt.

I herë unë skam fol për ty personalisht po për të gjihë që u rrahët aty kot si gomerë. Pse mo ça o futblli, ndeshje boksi? Dhe përse u rrahët, se një katnar kuksian u valviti një balon me një poster qesharak. Këto janë gjona qesharake, që vetëm shqiptarët i bëjn. Pvk, desha me thënë se i keni rënë gjoksit që keni mbrojt Flamurin. Ai nuk ishte Flamur fare dhe e keni gabim, tregoni injorancën tuj.

E dyta, skeni pse rrihni qyetarë serb. Hajd mo normal me u nxeh me ndonjë futbollist, po ca kishit me qytetarët serb që hynë në fushë. Ata hynë, le të dilnin, ca pune kishit ju se kuptova? Plus që ti je fotografu keq duke e rrah. Se kuptoj si mund të jesh kapiten. Ty s’të ka caktu njeri kapiten boksi, po kapiten futbolli. Plsz këto gjëra duhet të marrin fund. Plus kësaj nuk ma ndin fare se sa do dal ndeshja. Unë dhe ndeshjen se kam pa fare, se kam qenë në kafe, po pash në FB këto fotot Me thënë të drejtën, turp i madh.

E treta se kuptoj ca kërkoni nga UEFA. Ajo është tregu e padrejt që s’të ka dënu ty mos me e prek më fushën e blert. Ke shku ke rraf një serb aty e të duket vetja hero. Ky është racizëm dhe duhet të dënohesh dhe pik. As më plas ca thonë shqiptarët Dhe gjyshi që bën sikur është i nxef ja do puna që flet ashtu. Po mua sma ndin se sjam poltikane. Edhe babi deri në Këshill Kombëtar është. Po eci më lart, flasim.

Desha të them dhe nji gjo që më ka bo përshtypje. Këto femrat mendjelehta që thonë Lorik martohu me mu”. Kjo është modë katunaresh. Ti iherë je i martum me italiane dhe duhet ti thush që je i martum, mos me bo si cun i bukur. Pastaj ca do ndodhte sikur unë nga inati ti thosha Ivanit “Ivan martohu me mu” se ju njësoj ini, të dy për të rraf kini hy në fushë. Ndaj këto gjona duhen bë me qetësi dhe jo me patriotizëm koti katunarësh.

Më fal që e zgjata, se kam një defekt në piano po më duket nuk rregullohet dhe do ta hedh këtë të blej një tjetër. Këtu i kap lirë. 180 mij euro ëshët një firmato. Aty në Shqipëri të gjitha fallco mo, si puna e patriotizmit tuj. Kaq kisha. Plz më mirkupto, nuk e kam personale. E kam me kombëtaren.”/Marre nga rubrika “Antena Brenda Familjes”, gazeta Tema

Shqiptarët e Turqisë dhe “Turqitë” e Kosovës

Nga XHAVIT BISLIMIKonstantinopoli (Stambolli) dhe një pjesë e mirë e Turqisë (kryesisht evropiane…) ishte banuar në vijimësi nga Pellazgët-ilirët-arbërit-shqiptarët. Themelues i qytetit Konstantinopol (Stamboll) ishte vet Perandori Konstantin, i cili ishte ilir, i lindur në Nish, në vitin 274 të erës sonë. Edhe pas ardhjes së turqve-osmanllinjve në Turqinë e sotme, popullsia ilire-shqiptare kishte ruajtur në masë të madhe identitetin e saj gjuhësor e kulturor. Por, sic dihet, një numër i madh i shqiptarëve, që edhe sot jetojnë në Turqi, janë me prejardhje nga Iliria-Shqipëria dhe janë vendosur aty kryesisht gjatë shek XX. Këta shqiptarë janë shpërngulur nga tokat e tyre në Iliri-Shqipëri dhe janë degdisur në Anadoll me marrëveshjet famëkqia midis mbretërisë serbo-kroato-sllovene dhe Turqisë republikane! Ato marrëveshje antishqiptare, të kakrakterit fashist, janë zbatuar edhe pas Lufts së Dytë Botërore nga Jugo-Serbia e Tito-Rankovicit dhe nga Turqia moderne e themeluar nga shqiptari, Mustafa Kemali-Ataturku!! Pra, nuk është e rastit që edhe Turqia moderne u themelua nga një stërnip i Perandorit Konstantin, nga Mustafa Kemali-Ataturku, bir i një babai dhe i një nëne shqiptare. Angazhimi dhe përpjekjet e Serbisë për realizimin e planeve fashiste për shfarosjen e shqiptarëve kishin shpopulluar fshatra, qytete dhe krahina të tëra, të cilat po sllavizoheshin…! Tragjeditë që përjetuan shqiptarët e shpërngulur me dhunë e terror shtetëror janë të njohura. Këto tragjedi janë dokumentuar nga historianë dhe studjuesë shqiptarë e të huaj në botime e libra të shumtë.

I dhimbshëm ishte edhe “ndryshimi” i identitetit të tyre kombëtar (me letra, dokumente…), duke i “shndërruar” shqiptarët në turqelinj….!! Histori e njohur… Por, është interesant se një pjesë e mirë e shqiptarëve i qëndruan dhe po u qëndrojnë edhe sot politikave dhe trysnive të llojllojshme të shtetit turk për asimilimin e tyre. Sot, edhe sipas të dhënave turke, llogaritet se në Turqi janë rreth 17 milionë shqiptarë. Një pjesë e tyre e kanë humbur edhe gjuhën, por e ndjejnë veten me prejardhje shqiptare… Kjo popullsi milionshe shqiptare edhe sot e kësaj dite nuk gëzon asnjë të drejtë kombëtare, gjuhësore apo kulturore në shtetin turk…!! Për arsyet që dihen (kryesisht pozita dhe rrethanat e rënda të Shqipërisë dhe të shqiptarëve të pushtuar në Iliri-Ballkan…), shteti shqiptar dhe shqiptarët e Ilirisë nuk patën forcën e nevojshme për ta ngritur këtë cështje deri më sot…!!

HISTORI INTERESANTE

Shumë shqiptarë të shpërngulur në Turqi, pas clirimit të Kosovës, po vijnë ta vizitojnë vendin e etërve dhe gjyshërve të tyre. Para një kohe paskan ardhur dy shqiptarë (vëllezër…) me prejardhje nga Prizreni në vizitë, sepse këtë e kishin porosi (amanet) nga gjyshi dhe i ati i tyre… Sapo kishin mbrritur në Prizren kishin pyetur për lagjen ku banonte farefisi i gjyshit. Shkojnë në njërën prej familjeve të farefisit dhe u tregojnë se kush ishin dhe nga vinin. Shumë shpejt ishte mbledhur farefisi dhe nisin e llafosin… Dy vëllezërit e flisnin shqipen rrjedhshëm dhe po mburreshin se kishin ruajtur identitetin e tyre kombëtar shqiptar… Mirëpo, për habinë e tyre, këta njerëz, të cilët gjyshi i këtyre shqiptarëve nga Turqia i kishte lënë shqiptarë kur ishte detyruar të shpërngulej nga atdheu i tij, tashmë ishin « turqizuar » dhe po thonin me mburrje: « ne jemi turq”…!! Madje, edhe nisën t’i “akuzonin” kushërinjt nga Turqia për krenarinë e tyre shqiptare…!! Kjo i kishte hidhëruar dhe lënduar pa masë shqiptarët nga Turqia. Megjithatë, ata kishin pyetur për lidhjet farefisnore në vendbanime dhe qytete tjera. Pasi kishin marrë vesh se ku i kishin dajallarët, hallat, tezet, nipat, mbesat… kishin vazhduar me vizitat e tyre në këto familje farefisnore. Pak a shumë e njëjta “histori” ishte përsëritur edhe në Mamushë, Miresh e Gjilan, ku kishin njerëzit e të atit dhe të gjyshit të tyre!! Mysafirët nga Turqia flisnin shqip dhe mburreshin se kishin mbetur shqiptarë (kishin ruajtur gjuhën, kombin, kulturën kombëtare shqiptare…), ndërsa farefisi i tyre në Mamushë, Gjilan e Miresh “mburreshin” se ishin bërë “turq”, se ishin “turqizuar”!!

KOMBËSINË TURKE NË KOSOVË E KRIJOI BEOGRADI

“Turqizimi” i shqiptarëve dhe krijimi i “kombësisë turke” në Kosovë ishte bërë sipas planeve dhe projekteve të Beogradit dhe të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë për qëllime shoviniste dhe fashiste ndaj shqiptarëve dhe tokave të tyre të pushtuara! Politika të njëjta u ndoqën edhe në krahinat shqiptare që ishin përfshirë në Republikën e Maqedonisë sllave (e krijuar kryesisht në tokat e pushtuara të Shqipërisë)! Krahas ndjekjes, dhunës, terrorit dhe masakrave, pushteti sllavomaqedonas kishte intensifikuar edhe trysninë për shkombëtarizimin e shqiptarëve, të cilët i detyronte të deklaroheshin « turq » (ata të besimit islam) dhe « maqedonë » (ata të besimit ortodoks) ! Me qëllim të shkombëtarizimit të shqiptarëve u hapën edhe shkolla turke e maqedone për fëmijët shqiptarë !

Ndërsa në Kosovën e atëherëshme, vendimin për krijimin e “kombësisë turke”, nën presionin dhe me kërkesën e Beogradit, e kishte marrë Këshilli Popullor Krahinor i Kosovës më 20 mars 1951, i cili ishte me shumicë serbo-malazeze. (Këshilli populluer i Krahinës Autonome të Kosovë-Metohisë, Prishtinë 1955, f. 564-565)! Ashtu sic ishin krijuar kombet artificiale « greke » dhe « maqedone » nga arvanitasit-shqiptarët, nga shqiptarët e Kosovës u krijua kombësia « turke » me një vendim politik dhe për qëllime shoviniste e fashiste, për shkombëtarizimin, shpërnguljen dhe shfarosjen e shqiptarëve! Ky VENDIM politik-fashist u “pranua” nga një numër i mirë i shqiptarëve, të cilët nuk mundën t’i rezistonin vullnetit, zullumit, terrorit dhe masakrave të shovinizmit serb dhe të ideologëve të tij, binomit, Tito-Rankovic, për zhbërjen-shfarosjen e shqiptarëve të pushtuar nga Jugoserbia…!!

Të shohim pak cfarë dëshmojnë shifrat-statistikat e kohës… Në vitin 1948, në Kosovë ishin 1315 banorë të deklaruar turq, ndërsa në vitin 1953 (pas VENDIMIT fashist…) ishin 34 583 banorë që u deklaruan turq !! Rritja artificiale e kësaj « kombësie turke », në dëm të shqiptarëve, ishte galopante edhe në Republikën e Maqedonisë. Në vitin 1948 në Maqedoni ishin 95.940 banorë turq (numër i fryrë…), ndërsa në vitin 1953 nga zyrtarët jugosllavë u regjistruan 203.000 banorë turq !! E njëjta gjë edhe në Luginën e Preshevës. Nga 523 veta të regjistruar turq në vitin 1948 numri ishte rritur në 19.555 turq në këto komuna shqiptare në vitin 1953!! Ndërsa numri i shqiptarëve në Jugoserbi kishte mbetur pothuajse i njëjtë ! Vetëm 3.814 shqiptarë ishin më shumë nga viti 1948 në vitin 1953!! (Të dhënat janë marrë nga libri E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Tiranë 1990) « Turqizimi » i shqiptarëve (në letra-dokumente…) vetëm gjatë pesë viteve ishte i përmasave të mëdha dhe kërcënues për qenien shqiptare në tokat e pushtuara të Shqipërisë nga Jugoserbia ! Krahas këtyre politikave fashiste shkombëtarizuese vazhdonte edhe shpërngulja e madhe me dhunë, terror e masakra të ndërmarra nga shteti jugoserb.

Shqiptarët e “turqizuar”, që edhe sot mbajnë mbiemra të pastër shqiptarë, si : Luma, Krasniqi, Bytyqi, Berisha, Kryeziu, Kastrati etj., për të përfituar nga kushtetuta e Ahtisarit dhe nga qeveria megalomane turke, po shtiren si “turq” edhe pas clirimit të Kosovës nga cizmja serbe…!! Qeveria e Kosovës (klasa e mjerë politike shqiptare…), për t’i qëndruar besnike projektit antishqiptar të një Kosove multienike-artificiale (jo shqiptare !!) dhe për të ruajtur « trashëgiminë » serbo-jugosllave me kombësitë politike, të krijuara për qëllime shoviniste e fashiste antishqiptare…, edhe në Mamushën qind për qind shqiptare krijuan një komunë “turke”…!! Prandaj, është koha që dy shtetet shqiptare, R. e Shqipërisë dhe R. e Kosovës, t’i rishikojnë marrëdhëniet me Qeverinë turke, me theks të vecanët, pozitën dhe të drejtat e miliona shqiptarëve në Republikën e Turqisë. Ka ardhur koha që shteti turk ta njoh kombësinë shqiptare në Turqi dhe t’ia garantojë të gjitha të drejtatë kombëtare, qytetare, politike dhe demokratike me Kushtetutën e Republikës. Ndërsa vëllezërit tanë të « turqizuar » në kohëra të vështira dhe dramatike të përmbahen nga ambicjet e tyre për pozita e përfitime që ua « garanton » kushtetuta e Ahtisarit dhe Qeveria turke e të (ri)bashkohen me kombin dhe gjakun e tyre… Dy qeveritë shqiptare, ajo e Tiranës dhe kjo e Prishtinës duhet të kërkojnë nga Qeveria turke që t’i denoncojë dhe dënoj traktatet për shpërnguljen-shfarosjen e shqiptarëve me mbretërinë serbo-kroato-sllovene dhe me Jugoserbinë e Tito-Rankovicit.

Buxheti 2015, rriten të ardhurat

Qeveria synon të mbledhë 43 miliardë lekë të ardhura më shumë vitin e ardhshëm përmes mirëadministrimit dhe rritjes së taksave mbi qytetarët dhe biznesin. Top Channel publikon draftin paraprak të buxhetit 2015, tashmë i përgatitur dhe që së shpejti pritet të miratohet në Qeveri. Sipas tij, të ardhurat totale rriten nga 367.9 miliardë lekë këtë vit në 410.9 miliardë vitin e ardhshëm. Sipas Qeverisë, pjesa më e madhe e kësaj rritje, rreth dy të tretat vijë nga lufta ndaj evazionit, ndërsa 13 deri në 15 miliardë lekë do të jenë rritje direkte e taksave.

Por ku qytetarët do të paguajnë më shumë? Sipas draftit, janë katër zëra taksash ato që sjellin pjesën dërrmuese të shtesës. Së pari Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, ku Qeveria synon të mbledhë rreth 9.5 miliardë lekë më shumë se këtë vit nga administrimi dhe lufta ndaj evazionit dhe informalitetit. Të ardhurat nga akciza dhe tatimi mbi të ardhurat personale do të rriten me nga 7 miliardë lekë secila. Ndërsa ato nga taksat kombëtare me mbi 8.5 miliardë lekë. Akcizat, taksat kombëtare, dhe tatimi mbi të ardhurat personale, janë taksa që vitin tjetër pritet të rriten në disa zëra si tek cigaret, qiratë apo karburantet përmes taksës së qarkullimit.

Këto janë ndryshimet në të ardhurat. Në krahun e shpenzimeve, rritja do të jetë më e përmbajtur. Sipas draftit shpenzimet totale shkojnë në 469.9 miliardë lekë nga 456.4 miliardë që janë këtë vit. Thuajse e gjithë kjo rritje shkon tek shpenzimet korrente dhe vecanërisht tek pagesat për interesat e borxhit që rëndohen me rreth 13 miliardë lekë. Ndërsa investimet, zëri më produktiv i shpenzimeve qeveritare do vijojnë të tkurren sërish ndonëse me vetëm 1.5 miliardë lekë.

Nis ulja e borxhit

Drafti paraprak i buxhetit tregon se përballë angazhimit të shpallur për uljen e borxhit, vitin tjetër politika fiskale hyn në një raund të fortë konsolidimi. Deficiti buxhetor ulet nga 6.4 për qind e Prodhimit Kombëtar që është këtë vit në 4 për qind vitin e ardhshëm. Kjo do të thotë se në 2015, hapsira e Qeverisë për të marrë borxh ngushtohet me 2.3 për qind ndaj Prodhimit Kombëtar. Por si do të kompensohet ky korrektim? Shifrat tregojnë se pjesa dërrmuese, vjen nga krahu i të ardhurave. Përkatësisht Qeveria angazhohet që vitin tjetër t’i rrisë të ardhurat me 1.5 për qind ndaj Prodhimit Kombëtar, ndërsa shpenzimet konsolidojnë pjesën e mbetur prej 0.8 për qind.

Por kjo politikë ngre dy pyetje? Së pari objektivi për të mbledhur 43 miliardë lekë më shumë të ardhura duket ambicioz, aq më tepër kur pjesa më e madhe e tij synohet nga lufta ndaj informalitetit. Qeveria ka nisur se fundi disa aksione kunder evazionit dhe informalitetit, por përballë këtij plani mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i Fondit Monetar, i cili zakonisht ka një qëndrim me te rezervuar ndaj programeve optimiste.Se dyti, përtej opinionit të fondit pyetja tjetër lidhet me efektet që ky korrektim i fortë mund të ketë në rritjen ekonomike. Ajo çka shifrat tregojnë është se përballë detyrimit për të ulur borxhin, vitin tjetër kontributi sektorit publik në rritjen ekonomike do të jetë me i ulet se viti qe po leme pas. Tashmë mbetet për t’u parë se a do të mundet sektori privat të rritet mjaftueshëm për të kompensuar këtë efekt, por edhe për të gjeneruar përshpejtimin e rritjes ekonomike, të cilën Qeveria e parashikon 3.3 për qind vitin e ardhshëm.
/ Top Channel

Miratohen 2 kandidaturat për KLD. Rrëzohen dekretet e Nishanit, përçahet shumica

Me votim të fshehtë, gjatë seancës plenare në Kuvend u miratuan sot dy kandidaturat për anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë nderkohe qe me votim te hapur u rrezuan dy dekretet e Presidentit per anetaret e Gjyates se Larte. Por gjatë votimit të dekreteve disa deputetë të LSI votuan ‘pro’ kandidaturave, ndryshe nga sa ishte qëndrimi i shumicës.Dy anëtarët e rinj te KLD-së do jenë Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta. Shtylla dhe Kosota, do të mbajnë kështu postet e Elvis Cefës dhe Lulzim Lelçajt, të cilët u shkarkuan për shkak të disa shkeljeve të raportuara, e më pas verifikuar nga ana e Komisionit Hetimor Parlamentar të ngritur për KLD-në.

Maxhoranca ka rrëzuar me votim të hapur dy dekretet e Presidentit Bujar Nishani për në Gjykatën e Lartë, por gjatë votimit disa deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim votuan ‘pro’ kandidaturave, ndryshe nga sa ishte qëndrimi i shumicës. Kandidatura e Elona Stavrit mori 3 vota pro, të Spartak Brahos, Aqif Rakipit dhe Shkëlqim Selamit, 73 kundër të shumcës dhe 3 abstenim të Bujar Kllogjrit, Luan Ramës dhe Vangjel Dules.

Kuvendi nisi seancën plenare të radhës rreth ores 10:50 me diskutimin e projektligjit “Për njoftimin dhe konsultimin publik” per ti perfunduar rreth ores 14:45 minuta. Edhe punimet e sotme në Kuvend u zhvilluan pa pranine e opozites.

RRËZOHEN DEKRETET E PRESIDENTIT NISHANI PËR ANËTARËT E GJYKATËS SË LARTË
Ora 14:40- Maxhoranca ka rrëzuar me votim të hapur dy dekretet e Presidentit Bujar Nishani për në Gjykatën e Lartë. Kuvendi rrëzoi sot dy dekretet e presidentit Bujar Nishani për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Me 73 vota kundër, 3 pro dhe 3 abstenim deputetët e maxhorancës rrëzuan dekretin e Nishanit për emërimin anëtare së Gjykatës së Lartë të Elona Stavrit. Ndërkohë me 67 vota kundër, 7 pro dhe 1 abstenim u rrëzua edhe dekreti për emërimin e anëtar të Gjykatës së Lartë të Sokol Ngresit.

Por gjatë votimit disa deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim votuan pro kandidaturave, ndryshe nga sa ishte qëndrimi i maxhorancës. Kandidatura e Elona Stavrit mori 3 vota pro, të Spartak Brahos, Aqif Rakipit dhe Shkëlqim Selamit, 73 kundër të shumcës dhe 3 abstenim të Bujar Kllogjrit, Luan Ramës dhe Vangjel Dules.

Ndërsa dekreti i Sokol Ngresit, 7 vota pro të Spartak Brahos, Luan Duzhës, Bujar Kllogjrit, Aqif Rakipit, Luan Ramës dhe Shkëlqim Selamit; 67 kundër të maxhorancës dhe 1 abstenim të Vangjel Dules.

Në këtë mënyrë kreu i shtetit do të nisë konsultimet nga e para për të dekretuar tre kandidatë të tjerë për në Gjykatën e Lartë.

Elona Stavri 3 pro 73 kundër 3 abstenim

Spartak Braho Pro

Bujar Kllogjri Abstenim

Aqif Rakipi Pro

Luan Rama Abstenim

Shkëlqim Selami Pro

Vangjel Dule Abstenim

Sokol Ngresi 6 pro 67 kundër 1 abstenim

Spartal Braho Pro

Luan Duzha Pro

Vangjel Dule Abstenim

Bujar Kllogjri Pro

Aqif Rakipi (I PDIU) Pro

Luan Rama Pro

Shkëlqim Selami Pro

KUVENDI MIRATON KANDIDATURAT E DY ANËTARËVE TË RINJ TË KLD-SË
Ora 14: 18- Kuvendi miratoi kandidaturën e Albana Shtylla, për pozicionin e anëtares së KLD-së, me votim të fshehtë, duke marrë kështu 77 vota pro, 2 kundër.

Ndërkohë, u miratua dhe kandidatura e kandidatit tjetër, Vangjel Kosta, me 71 vota pro, 7 kundër, 1 abstenim.

ANËTARËT E KOMISIONIT TE KONKURRENCES, MIRATOHET VETËM NJË KANDIDATURË
Ora 14: 15- Miratohet vendimi për anetar te Komisionit te Konkurences me 66 vota pro dhe 9 kundër, 3 abstenim. Eduart Ypi eshte votuar per anetar te Komisionit te Konkurences.

Zgjedhja e Ypit si anëtar të komisionit të Konkurrencës është bërë me votim të fshehtë, me 66 vota pro, 9 vota jo dhe 3 abstenim. Ndërkohë, kandidatura e Armand Afezoill nuk u miratua, duke marrë kështu 12 vota pro, 63 kundër dhe 4 abstenim.

VASILI: ÇDO DITË PËRBALLEMI ME PROBLEMIN E URGJENCAVE
Ora 13: 25- Duke u ndalur tek diskutimi mbi projektligjin “Për shërbimin e urgjencës mjekësore”, kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili solli në vëmendje problematikat e urgjencave. “Urgjenca, rrethane kritike për shëndetin. Çdo ditë përballemi me problemin e urgjencave. Sistemi i shëndetësisë është zelli dhe dëshira, që kalon mbi sistemin”-tha Vasili.

OPERACIONI KUNDER VJEDHJES SE ENERGJISE, RAMA: JA ARSYET PSE NUK E NISËM MË HERËT
Ora 13:20- Më tej kryeministri sqroi edhe arsyet se përse operacioni nis tani dhe jo më herët. Sipas tij arsyeja themelore është se kompania CEZ ishte në një konflikt ligjor dhe kompania vërtet kishte mbetur në duart e shtetit por nuk ishte kompania e shtetit.

“Dua ta falënderoj kryetarin e grupit se me çka trajtoi më solli në vëmendje dy element që nuk i preka në fjalën time dhe na ndihmoi që të shpjegojmë për njerëzit edhe mbani këta elementë sepse desinformimi është shumë i madh edhe nga ana tjetër edhe përpjekja për të nxitur pakënaqësinë te njerëzit nga ata që kishin përgjegjësinë të administronin këtë pasuri kombëtare është e pa ndashme. Thënë këto do doja të thoja pse ky operacion që nuk është aksion por operacion filloi tani, pse nuk filloi menjëherë një vit më parë apo 6 muaj më parë. Për një arsye themelore dhe disa arsye dytësore. Arsyeja themelore është se kompania ishte në një konflikt ligjor dhe kompania vërtet kishte mbetur në duart e shtetit por nuk ishte kompania e shtetit. Ishte një kompani private, e privatizuar ashtu siç ishte privatizuar, dhe besoj nuk është pa vlerë të kujtohet se në atë kohë qartësisht e thamë me plot gojë që do ishte privatizim i dështuar dhe nuk do sillte përmirësim pore përkeqësim.

Kur kompania u privatizua me argumentet se një kompani private do ishte e pa ndikuar nga politika dhe lidhjet klanore do ishte shumë më efikase në lidhjen e pa ligjshme do ishte shumë më e garantuar në procesin e bërjes së investimeve dhe më e lirë nga pikëpamja e hapësirës së veprimit për të manovruar si një aktor në treg dhe jo si një degë elektorale e partisë në pushtet këto nuk u vërtetuan u vërtetua e kundërta. kompania shkoi në 45 % humbje. Nuk bëri investimet që kishte marrë përsipër, la pas një rrjet më të amortizuar se ai që kishte gjetur. Kompania nuk i shpëtoi ndikimit politik por u fut në një marrëdhënie perverse me pushtetin duke ndërtuar së bashku një skemë korrupsioni politik dhe financiar. Nxjerrja jashtë e kompanisë në mënyrë të dhunshme, ne e gjetëm kompaninë në konflikt ligjor që na bënte të pa mundur investimet, asnjë lloj mbështetje nga organizma dhe institucione financiare, dhe na bënte të pa mundur nxjerrjen e gjithë kësaj strukture jashtë ndikimeve politike e klanore.

Edhe ajo që kryetari i grupit e cilësoi si shifër rënia e konsiderueshme e humbjeve është rezultat i miradministrimit të kompanisë. Ka një rënie të vazhdueshme, ka rritje të arkëtimeve dhe besueshmërisë. Kush ka ndjekur shifrat e njerëzve të akuzuar për vjedhje të energjisë mund ta verifikojë fare lehtë se operacioni nuk ka filluar tani si një hap i parë por është përshkallëzim i një procesi të nisur që ditën e parë që është marrë kompania në administrim. Ky Kuvend miratoi një ndryshim në Kodin Penal që e propozuam ne, bazuar tek fakti që konstatuam që ndëshkueshmëria e atyre që çoheshin para drejtësisë për vjedhje të energjisë ishte zero. Duke përfituar nga hapësira që linte Kodi Penal dhe duke i përdorur ato për korrupsion. Mbi 600 mijë lidhje të paligjshme, dhe asnjë i dënuar. Nuk e kam numrin e saktë të atyre që kanë shkuar në prokurori dhe janë shumë.

Kodi Penal që ne miratuam dhe hyri në fuqi në 19 gusht saktëson që kush vjedh energjinë ka 3 vjet burg. Gjykatësit para hajdutëve rrinin si lypësat te Stacioni i Trenit dhe shtrinin dorën e prisnin monedhën që të linin hajdutin të lirë. Operacioni ka filluar në kohën e duhur dhe nuk do mbarojë në fund të vitit, do jetë konstant dhe një proces që do e shoqërojë kompaninë deri kur çështja e vjedhjes së energjisë mos jetë një çështje kombëtare. Sot ne ngremë njësinë operacionale speciale në varësi të drejtpërdrejtë të Ministrisë së energjisë, është një njësi jo policësh por inxhinierësh dhe eklektriçistësh që do ketë mision ndjekjen dhe kapjen e lidhjeve të pa ligjshme dhe manipulimeve në matësat e energjisë”- sqaroi Rama.

RUÇI-MINISTRAVE: SILLENI SI KRYEMINISTRA, ADMINISTRONI SISTEMIN QË KENI NË VARËSI
Ora 12: 45- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, theksoi se e mbështeste vizionin e kryeministrit Rama për aksionin kudër vjedhjes së energjisë elektrike. Por “kritikoi’ ministrat e kabinetit qeveritar Rama se ata duhet të marrin të gjitha përgjegjësitë që i takon.

“Do përshëndes alarmin që ka dhënë kryeministri për problemin e administrimit të sistemit energjetik, dhe do e mbështesja për vizionin në këtë sektor. Duam si grup parlamentar që sistemi të votohet. Duam që qytetarët shqiptarë të kenë drita dhe kostoja e energjisë elektrike të përballohet dhe nga të gjithë konsumatorët, me qëllim që jo 50 për qind e konsumatorëve të përballonin koston, dhe pjesa tjetër ta vjedhin atë. Pra, në këtë këndvështrim, Grupi i PS është në mbështetje të kësaj reformë dhe këtij vizioni. Ashtu sikurse do e votojmë se çdo të sjellë qeveria në funksion të këtij vizioni.”-tha Ruçi.

Me tej Ruçi iu drejtua të gjithë ministrave që morën fjalën në Kuvend, duke theksuar se nuk duhet të hiqen si kryeministri. Pasi sipas tij, fjalimet e tyre dukeshin të tilla.

“Zoti ministra nuk duhet të hiqeni si kryeministër. Qeverisja nuk bëhet me aksion, por me qeverisje çdo ditë. Janë dy mijë e 200 e 52 elektricistë që ka sistemi ça mendoni se këto lidhje të jashtëligjshme që si kanë bërë këta?? Absolutisht që këta i kanë bërë. Po fusni konsumatorët brena, po lini hajdutët jashtë. Keni mbi 600 e ca faturistë, sikur nga një në ditë, do kishim 600 e ca deponime. Ne do kërkojmë llogari për këto tregues.”- Duke iu drejtuar ministrit Tahiri, Ruçi theksoi se aksioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike, nuk bëhet vetëm me polici, por çdo ditë. “Kur vini këtu duhet të përgjigjeni si ministër për administrimin e sistemit që keni në varësi. (I drejtohet Tahirit)Nuk luftohet krimi me aksione policie, por çdo ditë. Nuk mendoj se ka krim më të madh se ato 150 milion eurot e dëmeve.”-tha Ruçi.

RAMA: DUHEN 5 VJET QË TË KTHEJMË SISTEMIN ENERGJITIK NË BURIM FITIMI
Ora 12:00-Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do lejojë që informaliteti të vendosë poshtë cdo sektor të vendit, ndërsa garantoi se qeveria e ka një strategji të qartë zhvillimi të vendit dhe po e vë në jetë.
Rama u përqëndrua te sektori energjetik duke garantuar dhe njëherë se heqja e fashës 300 kilovat nuk do të ndikojë në ekonominë e shtresave në nevojë.
“Kompensim përmes shtresave në nevojë, ata që nuk kanë mundur t’u shpëtojnë dhimbjeve të padrejtësisë kanë qenë më të dobëtit. Heqja e fashës nuk do ndikojë tek konsumatori. Ne do rrisim pensionet, ndihmën ekonomike, cdo familje me ndihmë ekonomike do ketë rrije, cdo person më aftësi të kufizuar doket rritje të pagës dhe askush nuk do ndjejë asgjë ndaj fashës mbrojtëse që në fakt ka qenë fasha mbrojtëse e grabitjes që shkojnë ndërhyjnë kastile që të mbeten nën 300 kv dhe nuk e tejkalojnë”.

Kryeministri Edi Rama tha në Parlament se qeverisë i duhen pesë vite që ta kthejë sistemin energjetik nga një gropë që vetëm thith para në një sistem që nxjerr fitime.

Duke folur për aksionin e ndërmarrë së fundmi për arrestimin e personave që vjedhjen energjinë elektrike ai u shpreh se “Na duhen pesë vite që të kalojmë nga një fazë ku subvencionojmë me borxhe mbajtjen në këmbë të sistemit. Humbasim cdo vit mundësinë për të ndërtuar qindra kilometra rrugë, gjashtë spitale, humbasim cdo vit një shumë të barabartë me atë që paguhen për gjithë personat në nevojë. Do kalojmë në një fazë tjetër të historisë së ëktij vendi kur të kalojmë nga humbjet te fitimet, të na voijnë jo vetëm paratë mbraopsht por edhe të ardhura shtesë për të finanvuar nevojat e mëdha. Kjo është ambicia jonë”.

Sipas kreut të ekzekutivit “Ne kemi gjetur një Shqipëri informale dhe kurora me gjemba e këtij informaliteti që torturon njerëzit dhe nuk e lë këtë vend të ngrejë kokë është pikërisht grabitja në bashkëpunim e eneergjisë elektrike dhe krijimi cdo vit i një grope që thellohet vit pas viti duke e lënë Shqioërinë si të vetmin vend në europë që nuk ngjan me asnjë në europë. Këtë turp ne do t’ia lëmë atyre që e meritojnë ta mbajnë, por do t’ia heqim Shqipërisë dhe do ta bëjmë atë të ngrejë kokë. Këtë gropë jo vetëm do ta mbyllim por këtë pasuri të jashtëzakonshme kombëtare që është pasuria në burime energjie do ta kthejmë nga një litar në qafë që rrezikon të mbysë vendin në një burim të mirë”.

Duke ironizuar gjendjen në të cilën qeveria e shkuar e kishte lënë vendin, ku sipas tij “tymi i qofteve hyn në dritaren e dhomës së gjumit’, Rama deklaroi se do ti jepet fund vjedhjes së energjisë, pasi sipas tij “jemi hajdutë të vetvetes’.

“Kur të mbarojë festa, mbytuni të gjithë po të doni se Lala Gjoni e ka mbaruar festën dhe po tregon përralla. Ky nuk është modeli ynë, pasi nuk kemi ardhur për këtë në qeveri. Me çdo kosto do bëjmë modernizim të shtetit. Duhet tu garantojmë të gjithëve se mbaroi epoka e shkuar. Ne nuk jemi në atë kohë që u mori shumë kohë Shqipërisë. Zhvillimit që i jemi dhënë si të marrë në këto 20 vjet, ka qenë i paimagjinueshëm. Ndërto këtu apo atje, ja se çfarë vjen pas. Jemi në kohë, pasi së pari kemi një strategji, dhe vazhdojmë të përfitojmë nga e shkuara, duke lexuar me shumë vëmendje gjithë volumin e trashë dhe nuk do bëjmë atë që kanë bërë paraardhësit tanë. Ne kemi ardhur këtu për të ndërtuar, jo duke bërë shpikje, por duke kuptuar nga e shkuara, por duke parë nga ajo e ardhme e integrimit evropian. Integrimi evropian nuk janë ato ligje që miratojmë ne, por këto reforma që e mundësojnë rrugën gjithë shqiptarëve, dhe jo atyre që ulen në kafe dhe shajnë këdo që kalon nga pas. Integrimi evropian është vendosja në binarët e ligjit e gjithë mënyrës funksionale që. Nuk mund të vazhdojë më Shqipëria e tymit të qoftë që është afër dritares së dhomës së gjumit.”-tha Rama.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se me prishjen e ndërtimeve në kryeqytet dhe më gjerë, se po rritet numri i të papunëve, Rama theksoi se “është për të ardhur keq që flasin, pasi në këtë rast minimalisht duhet të heshtnin’.

“Kush thotë se ne po dëmtojmë biznesin apo po mbyllim vende punë, të kujtojnë kur sa shumë u varfërua Tiranë, kur u futën në rrugën e formalitetit. Është për të ardhur keq, që ata që cilët minimalisht duhet të heshtnin, për të mos thënë se duhet ti vinte zor duke dalë përpara dhe thonë “se ju mbron lala, mos paguani drita’. Gjeja më e thjesht do ishte që në rast se ato ngrehina që i nxjerrin në televizor se këto ngrehina do ishin selektive, do duhet të çonin aty fardomën dhe të prishnin objektin, dhe të bënim aty deklaratën. Jo vetëm që kanë zënë he kanë lejuar të zihen shumë hapësira, ja kanë ngarkuar popullit shqiptarë. Për gjithë ato hipoteka nuk mund të bëhen prishje, se duhen shpronësimet. Bëmë shpronësime tek Universiteti i Tiranës ku çibanët e vegjël u bënë të mëdhenj. Siç bëmë shpronësimet për gjithë trasenë e Lungomares së Vlorës, apo në Lezhë.

Fatkeqësia kombëtare nuk janë ndërtimet e atyre që nuk kanë mundësi tjetër, që skano si të marrin titujt e pronësisë, por janë ato për qëllime për biznes, për përfitime. Shikoni hyrjen për në plazhin e Durrësit. Aty ka një magazinë drush, që i është ngjitur Rotondos në Durrës, dhe ajo sot duhet shpronësuar, pasi ndryshe shkon në gjyq. Kjo është historia që ne kemi trashëguar, dhe duam të mbyllim. Në këtë vend nuk ndodh ndryshimi në marrëdhënie me pasurinë, që zoti ia ka fal shqiptarëve; energjia. jemi vendi i dytë në Evropa, pas Norvegjisë për fuqi energjetike. Ne jemi shëmbëlltyra më e papranushëme në sytë e kujtdo që hedh sytë për të parë se çfarë po ndodh me këtë pasuri. Pasi jemi hajdutë të vetvetes. Jemi pjesë e një shumice që ka vendosur ti jap fund vjedhjes së vetvetes, Shifrat e arkëtimeve tregojnë se ndryshimi do jetë i madh dhe i qëndrueshëm. Ditën e hënë do firmosim mbështetjen masive për sektorin e energjetikës. Mbështetje që nuk i ishte dhënë asnjëherë që nga koha e “Lala Gjonit’. Le të thonë ca të duan, dhe mendojnë ca të duam. Por ne s’do lejojmë më që Shqipëria të lëngoi më.”-shtoi Rama.

AKSIONI KUNDËR VJEDHJES SË ENERGJISË, TAHIRI: S’KA TË PAPREKSHËM. TË LUFTOJMË INFORMALITETIN MASIV
Ora 11: 50- Nga foltorja e Kuvendit, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri deklaroi se në kuadër të aksionit të nisur vetëm pak ditë më parë është bërë e mundur arrestimi i 115 konsumatorëve dhe mbi 5 punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Tahiri theksoi se duhet të çrrënjoset kultura e pandeshkueshmerisë dhe se nuk ka të paprekshëm para ligjit.

“Doja të thoja dy fjalë për atë që s’do preferoja ta quaja operacion, por një marrëdhënie të re me ligjin, dhe luftën për të çrrënjosur kulturën e të paprekshmit. Nuk duhet keqkuptuar si betejë e kryeministrit apo qeverisë dhe mazhorancës, me disa njerëz që janë mësuar të vjedhin energjinë. Kjo është beteja e njerëzve të ndershëm. Në dy ditë, policia e shtetit në bashkëpunim me OSHEE ka arrestuar 115 shtetas dhe mbi 5 punonjës të OSHEE dhe dhjetra të tjerë janë nën hetim, për të njëjtin motiv “vjedhjen e energjisë elektrike”.”-tha Tahiri.

Më tej Tahiri shtoi se numri i të arrestuarve deri tani është i vogël, krahasuar me fenomenin e shtrirë gjerësisht të vjedhjes së energjisë elektrike.

“Këto shifra janë të pamjaftueshme me situatën në terren. Përtej shifrave të raportuara, në Shqipëri, numri i kriminalitetit është më i lartë. Kjo sigurisht ka të bëjë me informalitetin që në 20 e ca kusur vitesh, është dallimi i informalitet masiv. Dhe vjen një moment që duhet të vendosësh se në cilën botë do të bësh pjesë, në botën e qytetarëve të ndershëm, apo atyre që e “thyejnë’ ligjin, që është bota informale. Një tjetër çështje është barazia para ligjit. Nuk di të ketë plagë më të mëdha sesa barazia para ligjit, Kjo praktikë duhet të marrë fund njëherë e mirë, jo vetëm nga aksionet e policisë së Shtetit. Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi penale para ligjit. Këtë kohë kemi adresuar fortë atë që quhet përmasa kriminale. Unë nuk besoj se këto vepra penale ndikojnë vetëm në mjedisin në sensin më të ngushtë të fjalës. Këtu flas për energjinë elektrike, ndërtimet pa leje, dhe cenohet e ardhmja e fëmijëve tanë. Askush nga ne nuk do donte që fëmijët tanë të jetojnë në një vend të betonizuar.”-shtoi Tahiri.

HEQJA E FASHËS, VELIAJ: KOMPENSIM KESH RRETH 1 MILIONË QYTETARË
Ora 11:45-Rreth një milionë qytetarë do përfitojnë kompensim kesh pas heqjes së fashës 300 kë për energjinë. Deklarata u bë nga ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj. “Në këtë vendim prioritet ka qenë si do ndikojë kjo fushatë si do sigurohemi që nuk prekim më të dobëtit dhe të kenë mundësi të kompensohen nga heqja e fashës. Nga kalkulimi do përfitojnë kompensim kesh rreth një milion qytetarë rimbursim nga heqja e fashës. Kjo faturë sa një e dhjeta e faturës së abuzimit që ndodh sot. Kursejmë 150 milionë dollarë dhe paguajmë një të dhjetën që rimburson deri në qindarkën e fundit shtresat në nevojë”- u shpreh Veliaj.

VJEDHJA E ENERGJISË, GJIKNURI: BETEJA KA NISUR TË JAPË REZULTAT, MARRËVESHJA ME CEZ E DOMOSDOSHME
Ora11:40- Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri theksoi se beteja për të luftuar vjedhësit e energjisë elektrike ka filluar të janë rezultat. Edhe një herë Gjiknuri bëri me dije se nga vjedhja e energjisë dëmi llogaritet 150 milionë lekë në vit. Më tej ai theksoi se operacioni nuk u bë më parë pasi nuk ishin krijuar kushtet e duhura. “Rezultat spektakolar bashkëpunimi mes forcave të rendit dhe OSHEE. Beteja kundër vjedhësve të energjisë ka filluar të japë rezultat. Opozita ka dalë dhe thotë shtet policor. Po a ka betejë më të rëndësishme se ajo e njerëzve të ndershëm? Ka pyetje pse nuk u bë më parë. Duhej baza e nevojshme ligjore për ta kthyer vetpër penale vjedhjen e energjisë. Kishim masa më emergjente për të marrë siç ishte stabilizimi i sektorit si dhe mbyllja e marrëveshjes me CEZ . Marrëveshja me CEZ ishte e domosdoshme. Qe ajo marrëdhënie flirti mes qeverisë dhe CEZ që e çuan vendin në këtë pikë. Zgjidhja e konfliktit ishte zgjidhja më e mirë. Sistemi elektroenergjitik ka nevojë për investime”- u shpreh Gjiknuri.

Më tej ai theksoi se nga operacioni nuk do preken njerëzit në nevojë por bizneset. Duke përmendur rastin e ish Drejtorit të Qytetit Studenti Bujar Borovina, Gjiknuri theksoi se ky i fundit në një vilë tre katesh kishte tre lidhje të paligjshme dhe pretendonte se mbrohej nga fasha 300 kw.

“Bujar Borovina ish Drejtor i Qytetit Qtudent me vilë tre katërshe, me tre lidhje të paligjshme dhe thotë paguaj fashën. Është spekulim me punën e çmimit. Megjithëse i rritën kostost sistemit opozita thonë mbaheni sistemin e ngritur nga ne që abuzimi të vazhdojë. Nuk do preket asnjë familje në nevojë nga ristrukturimi i çmimit të energjisë elektrike që vendoset nga Enti Rregullator”- theksoi Gjiknuri.
Me tej Gjiknuri shtoi se rreth 50 për qind të nevojave për energji i mbulon Kaskada e Drinit, por pjesa tjetër mbulohet nga importi. Duke u ndalur tek aksioni i ndërmarrë nga Policia e Shtetit dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike,

Gjiknuri i bëri thirrje të gjithë konsumatorëve të energjisë elektrike të bashkëpunojnë që ti jepet fund fenomenit të vjedhjes së energjisë elektrike.

“Ne po japim një shembull të rëndësishëm, pasi po bëjmë investime. Por investimi nuk mund të lulëzoi në një vend ku abuzohet me energjinë. Shqipëria ka nevojë për sektorin energjetik. Kasakda e Drinit mbulon 50 për qind të nevoja, 50 për qind e tjetra importohen. Si mund ta bëjmë këtë gjë, duke kthyer sistemin likuid. Sa garanci mund të jap Shqipëria?! Dha garanci dhe Saliu, por si e la këtë sektor?! Këto masa dhe terapi është e nevojshme ta sjellin sistemin në shinat e ligjit dhe të njerëzve që janë të gatshëm që të kuptojnë barrën që kemi. Por ata nuk do na kuptojnë kurrë si personazhe të tilla që vjedhin në mes të Tiranës, (si rasti i Bujar Brovinës). Energjinë nuk po e vjedhin për bukën e gojës, por për më shumë para. Kjo i shërben barazisë dhe e gjitha kjo do ketë një fitues në fund: konsumatorin shqiptar dhe më pas disa vitesh, ky sektor të kthehet në sektor fitimprurës. Ndaj qytetarët duhet të mbështesin aksionin e Policisë së Shtetit.”-bëri të ditur Gjinkuri.

RUCI: JENI MINISTRA PREJ 1 VITI, MESONI!
Ora 11:25-Kreu i Grupit Parlamentar Garmoz Ruçi ka kerkuar qe ministrat te respektojne rregulloren e Kuvendit per sa i përket radhës së fjalës ne seancë. Pas fjalës se ministres së Inovacionit Milena Harito gjatë diskutimit të projektligjit ” Për njoftimin dhe konsultimin publik” Ruçi u shpreh se fjala duhet te ishte marre në fillim sipas rregullores dhe procedurave parlamentare.

“E ndoqa me shumë vëmendje zonjën ministre e përgezoj për çka paraqiti nuk kam asnjë vërejtje për të ishte ekselente shumë argumentuese dhe bindëse. Por dua ti kujtoj ministres juve që drejtoni seancën dhe gjithë ministrave; Fjala që paraqitët do të kishte vend ta kishit marrë në fillim sipas rregullores dhe procedurave parlamentare. Pasi mbyllet diskutimi dhe pasi flasin përfaqësuesit e grupve paralamentare nuk keni me te drejte ta merrni fjalën. Pasi mbyllet diskutimi dhe pasi flasin perfaqesuesit e grupve paralamentare nuk keni me te drejte ta merrni fjalen. Neqoftese do ta merrni fjalen pas mbylljes se diskutimit, kerkoni qe te hapet diskutimi nga e para.

E ndoqa me vemendje, thashe se s’kam asnje verejtje, por skishit asnje te re per ta hapur diskutimin nga e para kur ishte mbyllur diskutimi. Prandaj keto jane proceduara dhe praktikat parlamentare. Keni një vit ministre i mesoni dhe me parlamentin te jeni korrekt heren tjeter”- u shpreh Ruçi.

HARITO: LIGJI PËR KONSULTIMIN PUBLIK AMBICIOZ DHE RISI PËR QEVERINË
Ora 11:30-Teksa ka diskutuar mbi projektligjin “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, Ministrja e Inovacionit, Milena Harito theksoi se tashmë ky vendim është gati dhe se janë bërë të gjitha konsultimet me shoqërinë civile.

“U realizuan konsultime me grupe të ndryshme të interesit dhe gjithëpërfshirje. Shoqatat e të drejtat e njeriut kanë bërë propozimet e tyre. Ky projektligj u vendos në faqen zyrtare të ministrisë dhe më pas iu shpërnda dhe 600 shoqatave. Ne kemi nisur të aplikojmë paraprakisht procesin. Shqipëria do renditet shumë mirë sa i takon rolit të publikut, por s’dua të them se jemi pas Gjermanisë”-tha Harito.

RENDI I DITËS
1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 23.10.2014.
2. Projektligji “Për njoftimin dhe konsultimin publik.”
3. Projektligji “Për shërbimin e urgjencës mjekësore”.
4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe i përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe UNIKREDIT BANK AUSTRIA AG, për financimin e projektit të sistemit të
ujërave të zeza të Bilishtit, “Kontratë me çelësa në dorë-Loti 1″.
5. Projektligji “Për ratifikimin e ndryshimit nr.2 të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjëre dhe të qëndrueshme”.
6. Projektvendim “Për procedurën paraprake të përzgjedhjes së dy anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.
7. Dekrete të Presidentit nr.8539 dhe nr. 8540, datë 16.04.2014 “Për propozimin e anëtarit të Komisionit të Konkurrencës”.
8. Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil”.
9. Projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të znj. Albana Shtylla”.
10.Projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të z.Vangjel Kosta”.
11.Projektvendim “Për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive”.
12.Dekret nr.8682, datë 18.08.2014 “Për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë të z. Sokol Ngresi”.
13. Dekret nr. 8683, datë 18.08.2014 “Për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë të znj.Elona Stavri (Toro)”.
14. Miratimi i Kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit (31 tetor – 21 nëntor
2014).
15. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

(d.b/ed.me/a.n/BalkanWeb)

Kthimi i pronave në Shqipëri: teknologjia ndihmon zgjidhjen

Deri tani institucionet kanë punuar secili me harta të ndryshme dhe harta digjitale do të shmangë konfliktet dhe mbivendosjet e pronave.Digjitalizimi i hartave dhe dokumentave pronësorë po zgjidh më në fund problemet e pronave të mbartura në 23 vite në Shqipëri. Ekspertët besojnë që sfida kryesore është unifikimi i të dhënave mbi pronat, në mënyrë që gjithë institucionet të punojnë me të njëjtat dokumenta. Brenda këtij viti u futën në një rrjet digjital 35 zyra vendore të regjistrimit të pronave, të cilat skanuan dokumentat dhe i ofrojnë atë në kohë reale. Kryeregjistruesi i pronave Ilirian Muho thotë se deri tani institucionet kanë punuar me harta të ndryshme dhe harta digjitale do të shmangë konfliktet dhe mbivendosjet e pronave.

Qeveria ka premtuar t’i japë fund zvarritjeve me kthimin e pronave dhe konfliket që shumë shpesh bëhen gjyqe ndërkombëtare. Agjencia e kthimit dhe kompensimit të pronave, sipas drejtoreshës Sonila Qato, po mbyll përfundimisht vonesat me kthimin e pronave fizike dhe kompensimin për një pjesë tjetër. Bashkë me regjistrin digjital të pronave u hartua dhe lista e pronarëve pretendues dhe një hartë tjetër me vlerën e tokës.

Agjencia e legalizimit dhe urbanizimit të zonave informale ndesh vështirësi të tjera me përplasjen e disa pretenduesve të pronave. Gjatë dekadës së fundit, ndërtimet e paligjshme në zonat me pronarë as nuk legalizoheshin dhe as i merrte pronari. Ndërsa tani, thotë drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame, është gjetur një zgjidhje me mirëkuptim midis palëve në disa dhjetëra raste të suksesshme.

Moskthimi i pronave dhe grabitja e tyre nga spekullantët është një nga shkeljet më të rënda të të drejtave njerëzore gjatë tranzicionit në Shqipëri. Pronat që duhej të ishin njohur dhe kthyer qysh në ditët e para të demokracisë, aktualisht po prodhojnë mijëra procese gjyqësore të dështuara në Shqipëri dhe qindra procese të tjera gjyqësore në Strasburg, ku pronarët fitojnë të drejtën e tyre. Labirinti ku janë futur këto çështje po sjell prej dy dekadash konflikte të dhunshme dhe kosto të rëndë për qytetarët, shoqërinë dhe shtetin shqiptar. (voa)

Marin MEMA Shqiperia Tjeter

Diçka me ka çudiur me shume se gjithçka… Politika shqiptare ne Maqedoni ka reaguar dhe eshte friksuar me shume se kushdo per emisionin mbi Reken e eperme. Reagimet e deputeteve dhe disa njerezve prane tyre jane te dhimbshme vertete. Me shume jane friksuar ata sesa shtetaret maqedonas. Sepse ne fakt pergjegjes te vertete jane politikanet shqiptare…E kjo flet me shume se gjithçka… Kur duhet te ishin ne front per te punuar per kete komunitet u drodhen dhe u hodhen per te mbrojtur pozicionin e tyre. Zoterinj politikane raportin nuk e keni me emisionin, as me mua, por me shqiptaret qe ju kane dhene voten qe ju tu garantoni me shume te drejta, me shume punesim, me shume shkollim, me shume infrastrukture, me shume mbeshtetje, nje sherbim shendetesor me te denje , nje jete me te mire ….

Mua personalisht nuk me intereson asnje nga partite shqiptare por e ritheksoj me intereson qe keto parti te punojne ne interes te shqiptareve e jo te xhepave te tyre. Nuk me intereson rivaliteti mes flamureve sepse flamuret jane lecka ndersa shqiptaret jane frymarrje dhe shikime qe presin nga ju, jane femije qe vertisin doçkat, jane nena te pamundura, jane baballare papune, jane gjysher e gjyshe !!! Cdo dite do te punoj per ta I pelqen apo jo politikes tuaj !! (Marin MEMA)

Hill: Si u dogj ambasada amerikane në Shkup në 25 marsin e 1999

Ambasadori amerikan Christopher Hill në librin e tij autobiografik një pjesë i’a ka kushtuar misionit të tij si ambasador në Shkup dhe sidomos ngjarjes së djegies së ambasadës amerikane në 25 marsin e 1999.Ja se si e përshkruan ngjarjen tmerruese, ambasadori Hill në librin “Jeta në linjat e betejës të diplomacisë amerikane”.

“Në ditën e sulmit dhe djegies së ambasadës më 25 mars 1999, nuk kishte pasur paraprakisht asnjë shenjë se po përgaditeshin protesta, përveç se një grupi të vogël të studentëve që këndonin këngën Give Peace a Chance para ambasadës dhe se ata nuk më njohën mua si ambasador derisa po parakaloja përskaj tyre në shëtitjen time të mëngjesit. Ndërkohë Shkupi ishte i mbushur nga makinat jeep të portokallta të misionit të OSBE, të cilat ishin kthyer nga Kosova dhe se ishin koncentruar rreth hotelit Aleksandar Palace në Shkup, edhe ate në afërsi të ambasadës.

Deri në orët e pasdites grupi i vogël i studentëve janë tërhequr, ndërsa ata u zëvendësuan nga një grup më i madh që nuk ishte i interesuar për të kënduar, por për të gjuajtur vezë nga rrethojat e ambasadës. Bashkë me vezët fluturonin edhe gurë. Problemi kryesor ishte se Qeveria e Maqedonisë nuk kishte siguruar prani të shtuar policore. Autobusë me demonstrues po ndalonin dhe zbarkonin përskaj hotelit “Aleksandar Palace”, dhe kur shikonin praninë e shtuar policore, ata ktheheshin prapa dhe shkonin drejt bulevardit Ilinden në drejtim të Ambasadës.

Rreth orës 17.15, dritaret filluan të thyheshin nga fuqia e gurëve, ndërsa për mungesën e pranisë së policisë, zyrtari i sigurisë Charls Stouncifer, që ishte përgjegjës për të thirrë prani të shtuar policore, rekomandoi që të përgaditen hapësirat e sigurisë në bodrumin e ambasadës, për shkak se ishte vetëm çështje kohe hyrja e demonstruesve në ambasadë.

Urdhërova të gjithë të punësuarit që të shkojnë në bodrum, duke siguruar dhe kontrolluar edhe personalisht të gjitha dhomat, për të mos harruar dik. Ka pasur rreth 42 veta, më shumë staf vendor. Deri në këtë kohë, porta hyrëse ishte rrëzuar dhe se turmat ishin në oborrin e ambasadës. Skena ishte tmerruese, demonstruesit po digjnin makinat tona. Shikoja një demonstrues, jo shumë i ri, me një maskë në kokë, se si me gurë po godiste xhamin e makinës, derisa e theu, dhe më pas ndezi një koktej molotovi dhe e hodhi në pjesën e prapme të makinës. Unë pasi pashë këtë skenë i fundit bashkë me përkthyesin Bix Aliu hyra në bunker.

Ky bunker ishte i përbërë nga disa hapësira të mbrojtura me një derë çeliku, dhe se prej aty kishim lidhje direkte me Departamentin Amerikan të Shtetit, nga ku ata po e ndiqnin situatën dhe dramën e krijuar. Ne ishim të lidhur edhe me një të punësuar të sigurisë, i cili përmes një lidhje telefonike mobile na informonte se çfarë po ndodhte jashtë, pasi që ai zyrtar ishte përzier me grupin e demonstruesve.

Ne përmes një lidhje të tretë po kërkonim intervenimin e policisë së Maqedonisë, ndërsa në lidhjen e katërt ishin bisedimet me gjeneralin Vesli Klark, i cili me kërkesë të sekretares amerikane Medlin Olbrajt kishte përgaditur një njësi prej 75 marinsave amerikan nga baza Petrovec e Shkupit, për të ndërhyrë në rastin e nevojshëm.

Hill më tej përshkruan se si të punësuarit Philip Reeker dhe Tina Kaidanov po tentonin që të mbajnë moralin e kolegëve, të cilët ishin të shqetësuar dhe me nerva. Në bodrum, përveç të punësuarve ishte edhe Klara, njëra nga vajzat e mija, por edhe gazetarja Biljana Sekulovska, gazetare e televizionit A1 me një kameraman, të cilët kishin mbërritur në ambasadë disa orë më parë për një intervistë.

Problemi kryesor dhe shqetësues në bunker ishte mungesa e ajrit dhe se çfarë mund të ndodhte nëse do të digjej tërë objekti që ishte mbi ta. Në rast të djegies së hapësirës mbi ta dhe do të ngeleshin pa ajër, ata do të mund të shfrytëzonin një tunel që i çonte drejt parkingut, pikërisht në vendin ku po digjeshin makinat e tyre ng demonstruesit.

Shqetësimi më i madh ishte rreth orës 18, kur demonstruesit kishin shkulur një shtyllë dhe se e përdornin ate për të hapur derën e përparme hyrëse e njohur si “mesjetarja’. Por 15 minuta më pas zyrtari nga jashtë ka informuar se policia ka ndërhyrë dhe se po i ndiqte demonstruesit nga oborri i ambasadës.

Unë informova gjeneralin Klark për këtë. Ai më tregoi se edhe njësiti i tij për intervenim të shpejtë, ishte afër ambasadës, dhe se kanë informacione se policia kishte hyrë. Unë i thash se jemi të gatshëm për të dal nga bunkeri.

Gjenerali Benc Kredok, përgjegjës për forcat amerikane për ndërhyrje në Kosovë, ndërmori kontrollin e sigurisë dhe urdhëroi vendosjen e telave me gjemba në hyrje dhe muret e ambasadës, derisa marinsat ishin përreth ambasadës.

Pas kësaj pyeta njërin nga marinsat se cilat janë urdhërat e tyre dhe se ai më ktheu se në rast se disa demonstrues do të ndërhyjnë, ne do ti arrestojmë dhe do tia dorëzojmë autoriteteve vendore, por në rast se ndodhë ndonjë grup më i madh, atëherë do të pasojnë të shtëna paralajmëruese në ajër, por nëse edhe kjo nuk respektohet atëherë më ktheu se “nuk do të donim që ata të bënin atë”.

Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi që ambasada të mbetet e hapur, ashtu si ambasadat e tjera, që përballeshin me demonstrata për shkak të sulmeve ndaj Jugosllavisë. Detyra jonë ishte që të shlyhen grafitet rreth mureve të ambasadës, të ngritej flamuri i ri amerikan dhe të përcillet porosia se SHBA mbetet e pranishme në Maqedoni.

Misioni për Kosovën dhe diplomacia në Ballkan

Në këtë libër pashmangshëm një pjesë qendrore bën fjalë për angazhimet e tij për dhe rreth Kosovës, që kapin një periudhë pothuajse një dekadë.

Ambasadori Christopher Hill, aktualisht dekan i Shkollës Josef Korbel të Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin e Denverit, ish ndërmjetësues amerikan në konferencën mbi Kosovën në Rambouillet të Francës, ka botuar një libër autobiografik në të cilin përshkruan jetën “në vijën e parë të diplomcisë amerikane,’ ku pashmangshëm në një pjesë qendrore e saj bën fjalë për angazhimet e tij për dhe rreth Kosovës, që kapin një periudhë pothuajse një dekadë.

Diplomati Hill angazhimin e tij në Ballkan e nisë me përgatitjen e (ri)hapjes së Ambasadës Amerikane në Tiranë, për t’u emëruar më pas ambasador amerikan në Maqedoni, që atëbotë në vitet e 90-ta merrej drejtpërdrejt edhe me Kosovën, për të vazhduar si i dërguari i Washingtonit për çështjen e Kosovës dhe përfundimisht më vonë edhe ndërmjetësuesi amerikan në konferencën mbi Kosovën në Rambouillet, konferencë që i hapi përfundimisht rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Takimin e tij të parë me ushtarët e UÇK-së ambasadori Hill e përshkruan të ketë ndodhur në një postbllok në rrugën për në Kijevë, “fshatin më të rrezikshëm në Evropë,’ siç e kishte përshkruar ambasadori Richard Holbrooke, për të konstatuar që me 1998 se çfarëdolloj bisedimesh për të ardhmen e Kosovës duhej të përfshinin në ekipin e gjerë negociator kosovar “edhe djelmoshat me armë.’

Në “shuttle’ diplomacinë e tij ambasadori Hill flet për gjendjen dhe përditësimet e dokumenteve negociuese që 35 do t’i emërtonte si “Plani Hill,” në të cilat punonin juristët e Departmentit të Shtetit, dokumente që i ofroheshin palës serbe dhe asaj shqiptare e që vazhdimisht i rrisnin të drejtat e shqiptarëve dhe të Kosovës.

“Palët erdhën në Rambouillet më 6 shkurt… ndërsa Hobroooke deklaronte në Herald Tribune se bisedimet kishin një shans 50-50 për sukses,” shkruan Hill. I thash, e di ku e bazon mossuksesin, po ku po e bazon 50 përqindëshin e suksesit? Sapo filluam (konferencën) e pash një shans për sukses, e ajo që na duhej ishte “pranimi i dokumentit nga shqiptarët dhe refuzimi nga serbët.’ Kështu edhe ndodhi dhe më në fund Aleanca Ushtarake Perëndimore e NATO-së do të fillonte sulmet 78 ditëshe që përfundimisht larguan forcat serbe dhe vendosën administrimin e përkohshëm ndërkombëtar në Kosovë. (N.P/INA)

Energjia, Tahiri: Nisim nga sipërmarrësit, aksioni në çdo cep të Shqipërisë

Aksioni kundër vjedhjes së energjisë do të vazhdojë në çdo cep të Shqipërisë. Këtë fakt e bëri të ditur vetë Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. Gjatë inspektimit të një operacioni pranë zonës së “Petro Ninit” në kryeqytet, Tahiri deklaroi para 35ve se aksioni do përfundoi deri në evidentimin e rastit të fundit të vjedhjes së energjisë. Më tej Tahiri shtoi se “Shqipëria nuk është më mall pa zot’.

“Operacioni i ndërprerjes dhe identifikimi i atyre që vjedhin energjinë elektrike është i suksesshëm. Do vijojmë në çdo cep të Shqipërisë për të prerë çdo mundësi të vjedhjes dhe të çojmë para përgjegjësisë penale ata që vjedhin dhe ata që ndihmojnë. Këta janë punonjësit e nga ana tjetër duke shkaktuar një dëm të madh, që është dhe vjedhja e energjisë elektrike. Ky është një operacion që do vijojë, kryesisht siç e kemi nisur nga sipërmarrësit. Rasti pas meje, është sipërmarrësi që e vjedh. Kjo është mënyra jonë për t’i dhënë fund Shqipërisë informale, dhe ti garantojmë që ky mall nuk është mall pa zot”-tha Tahiri.

Duke u ndalur tek një tjetër problem, siç është fakti nëse ka kapacitet të mjaftueshëm nëpër burgje për të gjithë ata që kapen duke vjedhur energji, Tahiri theksoi se “e rëndësishme është që të shqetësohemi të gjithë për një alarm publik’,siç është vjedhja e energjisë, me një dëm prej 150 million eurosh.

“E kam dëgjuar merakun se a ka kapacitet Policia e Shtetit për të bërë këtë operacion, këtë merak se a ka vend në burgje?! E rëndësishme është që të shqetësohemi të gjithë për një alarm public, për këtë vjedhje dhe kostot që sipas përllogaritjet shkojnë në 150 milion euro, që do të thotë se është shembull më i mirë që të gjithë të venë para ligjit. Në momentin kur ti japim fund vjedhjes së energjisë eklektike, do i japim fund këtij operacioni.”-bëri të ditur Tahiri.
(ed.me/BalkanWeb)

Rama: Ngjitemi 40 vende në klasifikimin e BB, Basha: Kurajo prej të mbyturi

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot raportin e Bankës Botërore mbi lehtësinë e të bërit biznes në Shqipëri.Lajm i mirë për kë do Shqipërinë e punës dhe sipërmarrjes: Ngjitemi 40 vende në klasifikimin e Bankës Botërore për kushtet e bërjes biznes, shkruan kryeministri në Facebook.

BASHA: DEKLARATAT E RAMËS, KURAJO PREJ TË MBYTURI
“Gënjeshtra të pacipa të Ramës për raportin e Bankës Botërore mbi klimën e biznesit në vend. Përvetëson reformat tona që i sulmoi si opozitë, hesht për dështimet e tij si qeveri. Kurajo prej të mbyturi”, shkruan ai

Më tej Basha është shprehur se, “90% e qytetarëve luftojnë çdo ditë për bukën e gojës, 1 në 3 shqiptarë i zhytur ne borxh për konsumin e përditshëm, mbi 10 mijë biznese në prag falimentimi, papunësia në shifra alarmante. Rritje çmimesh, taksash dhe gjobash, dhunë policore, arbitraritet dhe paligjshmëri. Këto janë “arritjet” e Rama-Metës. Paradën e sukseseve imagjinare nuk e ha askush. Vendi rënkon, gjeli këndon majë plehut”.

RAPORTI
Në raportin e botuar dje mbi lehtësinë e të bërit biznes, Banka Botërore theksoi se në Shqipëri ky tregues është përmirësuar me 6.3 pikë, ndërsa në Kosovë me 1.8 pikë. Raporti vjetor, mbi praktikat më të mira për klimën e biznesit, arrin në përfundimin se gjatë vitit të kaluar, qeveritë në shkallë globale vazhduan të vënë në zbatim reforma të gjera për të përmirësuar sistemin rregullator në ndihmë të klimës për biznes.

Raporti thekson se ekonomitë që arrijnë përmirësim si në procedurat rregullatore, ashtu edhe në forcimin e institucioneve që mbështesin tregtinë, biznesin dhe sipërmarrjen e hapur, mundësojnë rritje dhe zhvillim më të fuqishëm.

(ma.ar/BalkanWeb)

Ndeshja Serbi-Shqipëri, Ministria e Jashtme, raport “sekret” në Kuvend

Ministria e Punëve të Jashtme dorëzoi dje në Kuvend një material të detajuar lidhur me hapat që janë marrë nga Tirana zyrtare për çështjet që pasuan incidentin e Beogradit, ditën që u zhvillua ndeshja Serbi-Shqipëri.Lajmi u pohua dje nga kryetarja e Komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë, Arta Dade. Kësisoj vetëm pak javë para zhvillimit të vizitës zyrtare të kryeministrit Rama në Beograd, çështja e marrëdhënieve të tensionuara me Serbinë shndërrohet edhe në një objekt të punës së veprimtarisë parlamentare. Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare” burime zyrtare pranë MPJ-së pohuan se materiali voluminoz i dorëzuar pranë Kuvendit nuk mund të bëhet publik për 35t për shkak se konsiderohet si “korrenspondencë e mbyllur mes dy institucioneve”.

Ndërkohë në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Politikën e Jashtme drejtori për Çështjet e Rajonit në MPJ, Bashkim Rama, informoi deputetët lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë. Përsa i përket incidentit të ndodhur dy ditë më parë në Fushë-Kosovë, Rama tha se “sipas informacionit që kemi nga policia e Kosovës, dy persona të panjohur kanë kaluar pranë një klubi në pronësi të një qytetari serb dhe kanë hedhur shishe me lëndë djegëse. Këta persona nuk janë evidentuar ende, por dyshohet se mund te jenë shtetas shqiptarë. Mendohet se janë reagime lidhur me ngjarjet e 14 tetorit”, – sqaroi drejtori për Çështjet e Rajonit në MPJ.

Sakaq, Rama bëri dhe një ekspoze të çështjeve politike në Kosovë, ku vuri theksin se Kosova ka nevojë për një qeveri gjithëpërfshirëse, jo qeveri me ndasi. Po dje Komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi një seancë informimi me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Marrëdhënieve Dypalëshe, në Ministrinë e Punëve të Jashtme mbi programin, përparësitë dhe veprimtaritë e Qeverisë Shqiptare, në kuadrin e SEECP, në kuadër të marrjes së Kryesisë së SEECP-it nga ana e Shqipërisë. Më pas mbledhja vijoi me një prezantim të Koordinatorit Kombëtar për Nismën dhe Bashkëpunimin e Evropës Juglindore, Gjergji Mura, mbi programin e Kryesisë së SEECP-it nga ana e Shqipërisë. Në këtë nisëm do të marrin pjesë 13 vende anëtare, ku dhe Kosova do të jetë pjesëtare me të drejta dhe detyrime të barabarta. Kjo nismë, u shpreh Mura, “ka një rëndësi të veçantë diplomatike dhe politike, duke synuar afirmimin e rolit të vendit dhe politikës sonë të jashtme në rajon dhe më gjerë”. Gjatë fjalës së tij, Mura sqaroi gjithashtu se “do të zhvillohen 40-të aktivitete, 13 prej tyre me krerë shtetesh, takime të kryetarëve të parlamenteve, tre takime të ministrave të Jashtëm. Gjithashtu dhe Kuvendi i Shqipërisë, shoqëria civile, biznesi, bota akademike, do të zhvillojnë disa aktivitete për të shtrirë këtë bashkëpunim në të gjitha fushat”, – u shpreh ai.
(ed.me/BalkanWeb)