Papunësia sfidë, arsye e largimit të të rinjve nga Shqipëria

Ekspertët: për një kohë të gjatë rinisë më shumë i është dhënë ofertë universitare, që vetëm e ka maskuar papunësinë ndër vite. Por formatet e formimit të tyre kanë qenë të vjetëruara dhe të pakërkuara nga tregu.

papunsiaElona, është një 24 vjeçare që jeton prej 5 viteve bashkë me famijen e saj në Tiranë. Ka mbaruar shkollën e lartë për gjuhën angleze dhe ende nuk ka nisur një punë stabël. Ka punuar për tre muaj në një call-center, është angazhuar më herët me kohë të pjesshme me përkthime në një projekt të huaj mbi kreditimin e bujqësisë, ndërkohë që prej rreth 6 muajsh është në kërkim të një vendi pune. “Kam kryer kursin e plotë të kompjuterit, kam njohuri shumë të mira në frëngjisht dhe italisht dhe nuk po arrij të gjej dot punë. Kam bërë 14 aplikime deri më tani dhe vetëm 2 prej tyre më kanë treguar se jam në listë pritjeje, por të them të drejtën mendoj se ma kanë thënë për kortezi dhe nuk kam shpresë. Kurse të tjerat as që më dhanë një përgjigje”.

Elona nuk është e vetme me problemet e saj të punësimit. Jo vetëm në Tiranë, por në çdo zonë të vendit papunësia në rradhët e të rinjve mbetet ende shqetësuese. Kjo bie dhe më shumë në sy dhe jep një impakt shumë negativ në një vend si Shqipëria me një moshë të re mesatare, krahasuar me shumicën e shteteve të tjera të kontinentit. Këtë e ka konstatuar dhe një studim i publikuar këto ditë nga Komisioni Europian, ku evidentohet se niveli i papunësisë në grupmoshën 15-29 vjeç është 32.2%. Kuptohet që sa më shumë të lëvizësh nga zonat urbane në ato rurale të Shqipërisë kjo kuotë është edhe më e madhe.

Punëkërkues pa profesion dhe vetëm me arsim 9-vjeçar

Para disa ditësh në Tiranë u hap një panair pune, një akord i përsëritur prej dy vitesh mes Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Bashkisë së kryeqytetit dhe Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë. Kjo hapësirë interaktive për shpalljen e vendeve të lira të punës nga rreth 130 sipërmarrje në disa sektorë, u shfrytëzua nga qeveria për ta përshkruar rozë aspektin e zbutjes së papunësisë në vend. Organizatorët e panairit artikuluan, se në dispozicion të punëkërkuesve ishin rreth 8 mijë vende pune të orientuara në telekomunikacion e shërbime, industrinë përpunuese, sektorin e ndërtimit, sektorin bankar, sektorin e sigurimeve etj. Sipas kryeministrit Edi Rama në rreth tre vite të qeverisjes së të majtëve janë shumëfishuar fondet për nxitjen e punësimit, duke pasur si ambicje për vitin 2016 shtatëfishimin e numrit të të punësuarve duke e çuar numrin në 6500 vetëm nga aplikimi i programeve të nxitjes së punësimit. Sipas Ramës zyrat e punës janë të gatshme të ndërmjetësojnë në të gjithë vendin për 31 mijë vende pune.

“Ajo që është për të të ardhur keq dhe që përbën një problem shumë të madh, të trashëguar, është se 55% e punëkërkuesve të regjistruar janë pa profesion dhe janë vetëm me arsim 9-vjeçar. Ndërkohë që 40% e ofertave nga sipërmarrja janë për teknikë të mesëm dhe specialistë të lartë. Ndërsa 35% të tjera janë për zanatçinj. Pra, si mundet të akomodojmë kërkesën për punë të 55% të punëkërkuesve, që shkojnë në zyrat e punës dhe deklarojnë se nuk kanë asnjë profesion dhe kanë vetëm shkollë 9-vjeçare?!”

Sipas kreut të qeverisë orientimi drejt arsimit profesional, si një zgjidhje e duhur në planin afatmesëm e afatgjatë, që synon investimin për trajnime deri në 6 muaj për të rinjtë që profesioni, zanati apo ajo çka duhet për të përballuar një nevojë për pune, të mësohen në vendin e punës.

Krijimi i papunësisë ciklike

Prof. Kosta Barjaba, autor i dy botimeve studimore “Kurthet e papunësisë” dhe “Migrimi i varfërisë”, mendon se në Shqipëri hendeku midis papunësisë së popullsisë së rritur dhe papunësisë rinore është i thellë për shkak të disa rrethanave. Ai pëmend faktin se hapja e vendeve të punës gjatë 25 viteve të fundit ka qenë minimale, ndërkohë që dhe në periudhat me rritje ekonomike të vrullshme, kjo rritje nuk ka prodhuar vende të reja pune. Kjo rrethanë ka prodhuar papunësinë ciklike, thotë për Deutsche Welle-n prof. Kosta Barjaba.

“Sipërmarrjet shqiptare kanë pasur një stepje për të pranuar punëtorë në moshë të re, për shkak të mungesës së përvojës dhe kostove të shtuara që kërkon formimi i tyre. Gjithashtu është konstatuar edhe një asimetri mes nevojave të tregut për punëtorë të rinj dhe sektorëve ku formohej rinia. Pra, nuk është përputhur kërkesa për punëtorë me ofertën që prodhonte sistemi i formimit dhe arsimit në Shqipëri. Ne i kemi ofruar rinisë kryesisht një ofertë universitare, e cila thjesht e ka maskuar dhe spostuar papunësinë rinore disa vite. Por edhe kur kemi pasur oferta formimi, ato kanë qenë të vjetëruara dhe të pakërkuara nga tregu. Kjo ka prodhuar papunësinë strukturore. Por vajzat dhe djemtë e rinj i ka mbajtur jashtë tregut edhe dëshira për t’u punësuar në sektorin publik dhe më pak në atë privat”.

Në arsyetimin e prof. Barjabës, reduktimi i papunësisë rinore ciklike arrihet përmes orientimit të ekonomisë drejt modelit që hap vende të reja pune, sidomos ndaj shfrytëzimit të pasurive natyrore dhe avantazheve të vendit. Ndërsa për të reduktuar papunësinë strukturore, duhet të thellohet kthesa që ka nisur në modernizimin e sistemit të arsimit dhe formimit profesional, duke tërhequr në këtë “betejë” edhe sipërmarrjen.

“Sektori privat duhet të ndërgjegjësohet se investimi për formimin dhe arsimin nuk është barrë, por investim. Kjo duhet të synojë afrimin e rinisë me teknologjitë e reja, por edhe do të zgjerojë kapacitetet e tregut për të thithur fuqi punëtore të re. Ndërsa papunësia friksionale, e cila karakterizon të rinjtë me arsim modest, mund të reduktohet nëpërmjet rritjes së fuqisë së tregut të shërbimeve publike e private të punësimit”.

Partneritet ende i dobët biznes-shkollë- universitet

Edhe Vladimir Thano, sekretar i përgjithshem i organizatës “PRO~YOUTH” përmend si një nga problemet më të dukshme orientimin e të rinjve më shumë për punësim në sektorin publik, duke e konsideruar punën në administratë si koncept i sigurisë maksimale. Kjo sipas tij, i ka orientuar ata të aftësohen më shumë në fushën e shkencave shoqërore apo ekonomiko-juridike. Me këtë mendësi janë dhe familjet e tyre, thotë për Deutsche Welle-n Thano.

“Orientimi prindëror është shumë i rëndësishëm dhe i lidhur ngushtësisht me perspektivën e punësimit nesër. Shkolla gjithashtu, ato të sistemit parauniversitar duhet të forcojnë më tej jo vetëm në nivel këshillues por edhe stimules pjesëmarrjen e të rinjve në prekjen e biznesve në kominitet, orientim më të mirë të të rinjve në lidhje me pozitën gjeografike dhe ekonomike të fshatit apo qytetit, e lidhur kjo në funksion të punësimit ose vetëpunësimit. Institucionet shtetërore, organizatat e shoqërisë civile, partitë politike, por dhe mediat duhet të jenë më të sinqerta në orientimin e punësimit të sigurtë, pasi shumë të rinj sot ndodhen jo në vëndin e punës së diplomuar, por në ‘call center’. Një pjesë e madhe disponojnë diploma por puna që bëjnë në realitet është diçka tjetër e nëse ky është realiteti që pranojmë të gjithë, por nuk e themi, atëherë duhet të ndryshojmë orientim.”

Për Vladimir Thanon, lidhja biznes-shkollë- universitet është një partneritet ende i dobët dhe nuk ka programe në nivel kombëtar se si mund të sinkronohen dhe integrohen me njëri tjeterin. “Dhomat e Tregtisë gjithashtu mendoj se mund të ndihmonin në këtë proces sëbashku me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për të pasur një program shkëmbimi biznes- shkollë ose biznes- universitet”.

Arsimi profesional e nxitja e biznesit social zbusin papunësinë

Irena Topalli është menaxhere e programeve edukative pranë organizatës “Përtej Barrierave”, e fokusuar në gjithëperfshirjen sociale të të rinjve duke promovuar vlerat dhe praktikat e punës vullnetare te strukturuar dhe edukimit jo-formal të si metodologji alternative për të rritur aftësitë kyçe tek të rinjtë. Ajo vlerëson se niveli i lartë i papunësisë në rradhët e të rinjve mbetet edhe shqetësues por dhe një çështje pak e investiguar dhe e raportuar. Të pasurit e një apo disa diplomave, sot është kthyer në një lloj “statusi” mes të rinjve, shprehet ajo për Deutsche Welle-n.

“Por në realitet këto diploma universitare nuk u sigurojnë atyre aftësitë përkatëse që kërkon tregu i punës, përkundrazi rrisin presionin mes bashkëmoshatarëve. Po ashtu të rinjtë e diplomuar kryesisht shpresojnë të punojnë të profilin e tyre të studimit dhe tregohen selektiv ndaj alternativave të tjera. Në vendin tonë tashmë është kthyer në mit, fenomeni i të punuarit në shtet, ndërkohë që ky është një aparat i mbylluar ndaj shumicës së të rinjve dhe nuk përbën as zgjidhjen e problematikës. Arsimi profesional ndërkohë është i lënë pas dore dhe nga vetë të rinjtë, të cilët nuk preferojnë të bëjnë “punë të dorës së dytë” apo ato me aktivitet fizik më të lartë”.

Irena Topalli nga organizata “Përtej Barrierave” nxjerr në pah dhe një fenomen, të cilin e konsideron si shqetësues në aspektin social: ndryshimin e sistemit të vlerave të punës, të edukuara që në familje në moshë të hershme e më pas në sistemin arsimor. Për ta zbutur sadopak këtë fenomen, sipas saj duhet stimuluar angazhim edhe më i madh në punë vullnetare, praktika apo internshipe për të rinjtë, që do të ishin një reduktues i numrit të lartë të të papunëve dhe do ti jepte vlerën e merituar punës dhe çdo lloj profesioni.

“Gjithashtu arsimi profesional dhe nxitja e biznesit social si dhe aftësive të sipërmarrjes së të rinjve do të zhvillonin terrenin alternativ për të zbutur shifrat e larta të papunësisë. Në aspektin social, papunësia mes të rinjve nuk është vetëm problemi i të papunëve përkatës, por ajo është edhe problemi i familjeve të tyre dhe të shoqërisë, në përgjithësi. Dështimin për të gjetur punë çon në mos vlerësimin e kapitalit njerëzor, por edhe në rritjen e rrezikut të disa problemeve si: stresi, depresioni, dhe ulja e vetëbesimit.

Derisa problemet në tregun e punës në Shqipëri të mund të kapërcehen dhe konceptet e parashtruara në teori të bëhen realitte, kjo është shumë vonë për rin inë e sotme, që kërkon zgjidhjen me largimin nga vendi. 24 vjeçarja Elona tregon për Deutsche Welle-n se bashkë me të dashurin e saj, edhe ai pa një punë të rregullt, po planifikojnë të ikin jashtë vendit, në një vendet e BE-së. “Duhet të kishim ikur më parë, por i dashuri im ka njërin prej prindërve shumë të sëmurë dhe kjo na ka frenuar. Ndryshe këtu në Shqipëri nuk kemi shpresë se mund të punojmë dhe të jetojmë normalisht. Kështu do të mund të ndihmoj dhe familjen time me 6 vetë, që jeton me shumë vështirësi këtu në Tiranë në një banesë të vogël me qira.” (dw)

Miratohet në parim Reforma në Drejtësi

reforma drejtesiVotë në favor edhe opozita. Palët në Komisionin e Posaçëm ranë sot dakort që t’i hapin rrugë diskutimit nen për nen

Në Shqipëri Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi ka miratuar sot në parim projektin e ndryshimeve kushtetuese, të rishikuar nga ekspertët e Misionit amerikan të Ndihmës ligjore OPDAT dhe atij europian EURALIUS. Miratimi është bërë në unanimitet si nga përfaqësuesit e shumicës dhe nga ata të opozitës, duke I hapur rrugë diskutimeve nen për nen.

Gjatë ditës së djeshme përfaqësuesit e opozitës duke shprehur qëndrimin e tyre ndaj projektin e rishikuar, ishin shprehur se ishin kundër miratimit në parim në Komisionin e Posaçëm, siç kishte propozuar në mbledhjen e kaluar kryetari i Komisionit, socialisti Fatmir Xhafaj. “Propozimi i Kryetarit të Komisionit të Posacëm në mbledhjen e fundit, se nga ana jonë duhet të ndiqet procedura e votimit të draftit “në parim”, njëlloj sic bëjnë Komisionet e Përhershme Parlamentare për projektligjet, është ekstra kushtetuese/ parlamentare”, kishte nënvizuar opozita përmes nënkryetarit të Komisionit Eduard Halimi. “Komisioni i Posacëm ka për detyrë vetëm “Propozimin për miratim të një pakete të plotë projektligjesh të nevojshme për reformimin e legjislacionit, që rregullon organizimin dhe funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, përfshirë ato kushtetuese, e hartuar me kontributin dhe mbështetjen e institucioneve të sistemit të drejtësisë, ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, subjekteve të tjera të interesuara dhe opinionit publik”. Pra, qartësisht detyra jonë është hartimi i draftit që do t’i propozohet për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Shqipërisë”, nënvizonte opozita në qëndrimin e saj.

Ishte vetë zoti Halimi ai që shpjegoi sot arsyen e votimit në parim, që sipas tij “pati për synim që t’i hapë rrugë procesit të mëtejshëm me shqyrtimin e të gjitha çështjeve” dhe nuk ishte sipas tij një miratim i aspekteve politike të Reformës të cilat sic theksoi, do të ishin pjesë e diskutimeve nen për nen. Në fakt, në vlerësimin e saj për projektin e rishikuar opozita theksonte se “mbështesim në parim ndërhyrjet dhe përmirësimet e bëra nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT në draftin kushtetues, me shpresën se edhe mazhoranca ndan të njëjtin vullnet me opozitën parlamentare, për ta cuar përpara realizimin e Reformës në Drejtësi”. Sipas opozitës, projekti i rishikuar ka përfshirë përmirësime të shumta, ndërkohë që theksonte se do të diskutohen pikat për të cilat janë ofruar disa zgjidhje.

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Fatmir Xhafaj e quajti votimin e sotëm në parim “një hap të mirë përpara. Me këtë votë i hapet rruga diskutimit nen për nen të procesit, votimit në tërësi dhe shqyrtimit në seancë plenare”. Zoti Xhafaj shpjegoi se ai ka propozuar që për fazën e mëtejshme, procesi të ndahet në 6 kapituj, për të cilët do të diskutohet hap pas hapi, ndërkohë që paralelisht, u shpreh ai, këtë javë do të nisë dhe konsultimi publik për të paktën 7 ligje kryesore që janë thelbësor për vënien në zbatim të Reformës dhe ndryshimeve kushtetuese që ajo parashikon.

Vendimi i sotëm i Komisionit u përshëndet menjëherë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara. “Mbështetja unanime për këtë vendim duhet t’i japë popullit shqiptar shpresën se tani udhëheqësit politikë janë të përkushtuar ndaj miratimit të kësaj reforme. Mbështetja unanime është e pazakontë në Shqipëri dhe ne e përgëzojmë Komisionin e Posaçëm për këtë hap të rëndësishëm përpara në reformën në drejtësi, thekson deklarata e Ambasadës amerikane. (voa)

Modeli franko-gjerman referencë për qendrën shqiptaro-serbe

Gjatë kësaj fundjave Qendra e Përbashkët për Marrëdhëniet Shqipëri – Serbi zhvilloi forumin e parë zyrtar në qytetin e Durrësit. Ky projekt strategjik po vijon të mbështetet nga qeveria gjermane.

takimi sebo shqiptarI zhvilluar në një hapësirë të njohur turistike, buzë detit dhe rreth 40 km larg Tiranës, forumi i parë i Qendrës së Përbashkët për Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi nuk ishte një weekend dhe aq relaksues për pjesmarrësit dhe të ftuarit. Aktivistë nga shoqëria civile e dy shteteve, akademikë, ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare, gazetarë dhe politikanë hapën siparin e një dialogu të drejtpërdrejtë, në funksion të nxitjes së komunikimit, për rritjen e informacionit dhe ndërveprimit mes aktorëve, të cilët kanë influencë në politikë, politikëbërjen ekonomike, media, arte, kulturë, aktivitet rinor, etj., në mbështetje të ndërtimit të rrjeteve dhe partneriteteve.

Agjenda e organizatorëve kishte përfshirë dhe çështje delikate në raportet e ngarkuara mes dy shteteve, në një përpjekje konkrete për normalizimin e marrëdhënieve dhe në përmbushje të objektivit të tyre të përbashkët integrimin evropian, për të luftuar kundër keqkuptimeve dhe paragjykimeve të ndërsjella që janë aktualisht pengesa në rrugën drejt stabilizimit të një bashkëpunimi të qëndrueshëm.

Qendra e Përbashkët për Marrëdhëniet Shqipëri – Serbi është një iniciativë e muajve më parë e Institutit Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare, AIIS, në Tiranë dhe Forumit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare i Lëvizjes Europiane të Serbisë, EMinS, në Beograd , një platformë shumëplanëshe kooperimi mes dy organizatave joqeveritare partnere.

Asnjë temë nuk mund të jetë e paprekshme

Një ndër ekspertët më të mirë të çështjeve të rajonit, dr Franz-Lothar Altmann, profesor i asociuar i marrëdhënieve ndërkulturore dhe ndërkombëtare në Universitetin e Bukureshtit ishte në rolin e moderatorit të të gjitha seancave të diskutimeve në Forumin e Durrësit. Ai e vlerëson formatin interaktiv dhe të shprehjes lirshëm të opinioneve nga pjesmarrësit. Ulja në tryezë në çdo formë komunikimi është e dobishme edhe atëherë kur ka optika të ndryshme, thotë dr. Altmann për Deutsche Welle-n.

“Vlerësojeni vetë një atmosferë të tillë pune, ku njerëz në profesione dhe background-e të ndryshme janë të hapur në mendimet dhe propozimet që bëjnë. Kjo larmi është dhe në një shoqëri njerëzore, ku secili flet, argumenton, kundërshton, dëgjon me vëmendje tjetrin. Asnjë temë nuk mund të jetë e paprekshme, madje edhe atëherë kur qëndrimet janë në skaj. Nuk afrohen gjykimet, nuk ka kompromis nëse idetë dhe alternativat nuk prezantohen, nëse nuk bën durim të krahasosh argumentet dhe efektet që ka kjo apo ajo zgjidhje, kjo apo ajo qasje. Unë jam investuar që në të gjitha seancat të ketë diskutime dhe ndërhyrje realiste, konkrete, brenda temës për të cilën kemi rënë dakord, për të mos rrëshqitur në fjalime dhe predikime pafund. Forumi i Durrësit e ka plotësuar këtë standard, si një premisë se hapat e mëtejshëm në projekt do të jenë në drejtimin e duhur”.

Dr. Jelica Miniç, ish-diplomate, presidente dhe një nga themelueset e EMinS, shikon hapa përpara në raportet mes dy shteteve, sidomos nga mesazhet që kanë dhënë kohët e fundit kryeministrat Rama dhe Vuçiç dhe qeveritë respektive. Miniç në një bisedë për Deutsche Welle-n thotë se këto sinjale gatishmërie, për përmirësim të klimës së marrëdhënieve japin ndikim kapilar në dy shoqëritë, inkurajojnë bashkëpunim në të gjitha nivelet, por dhe demotivojnë dhe izolojnë individë a grupime që për shkaqe të ndryshme rezistojnë ose janë ende me mendjen nga e shkuara.

“Kontaktet e shoqërisë civile janë në një stad të përparuar. Ky aktivitet e provon këtë. Por edhe në fushën e biznesit ka lëvizje dhe hapa të dukshëm. Mbështetja politike po reflektohet përshembull në komunikimin zyrtar të dhomave të tregëtisë mes dy shteteve. Takime dhe forume të përmuajshme, për tema sektoriale, me interes të komuniteteve të biznesit dhe sipërmarrësve hapin korridore për shkëmbim potencialesh dhe investimesh. Por dhe sinkronimi me organizata rajonale dhe globale është përpjekje për thithjen e investitorëve të huaj të rëndësishëm. Nga ana tjetër, procesi i Berlinit nën kujdesin e kancelares Merkel, projektet në energjetikë, infrasrukturë etj., janë një mbështetje për gjallërimin e shkëmbimeve, për fuqizimin e industrisë turistike, për lëvizjen e lirë të shtetasve, për kulturën, për çdo fushë.”

Kontribut i Qendrës për relaksimin e marrëdhënieve ekonomike

Mon Zhubi nga Kosova, ish-gazetar që ka punuar për mediat në gjuhën serbo-kroate mendon se tryeza të tilla duhet të përçojnë mesazhe për realizëm në raportet mes shteteve në terren. Zhubi i referohet raporteve ekonomike dhe tregtare mes Tiranës dhe Beogradit, ku sipas tij, volumi i mallrave nga Serbia në Shqipëri ka ardhur duke u rritur, në një kohë që nga Shqipëria në Serbi kuotat janë minimaliste. Kjo nuk është normale, pasi duhet të ketë frymë pariteti mes shteteve, interes dhe dobi të ndërsjellë, thotë ai për Deutsche Welle-n.

“Ja, kemi dhe rastin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, ku regjistrohet një kontrast i thellë, nga njera anë janë rreth 500-600 milionë Euro volum tregtar vjetor me drejtimin nga Serbia në Kosovë, ndërsa në anën tjetër, në lëvizjen e kundërt, niveli aktual është thuajse i papërfillshëm. Dhe kur mendon se e gjitha kjo vjen nga masat administrative të ngurta dhe pengesat burokratike që kanë shpesh sfond politik dhe reminishenca nga e kaluara e afërt dhe e largët. Ja ky mendoj se do të jetë një fokus dhe një kontribut i qendrës së përbashkët për të lobuar dhe mbështetur relaksimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregëtare.”

Gjatë punimeve në forumin e Durrësit u trajtuan dhe mjaft aspekte për të cilat ka probleme mes dy vendeve, ndaj dhe Alba Çela, zëvëndësdrejtore e AIIS, shprehet se formati i aktivitetit ishte i hapur dhe për pjesmarrjen e vendimarrësve. Ata do të jenë dhe pas disa ditësh dhe në një aktivitet pasues në Beograd, thotë Çela për Deutsche Welle-n. “Kështu prezantojmë, tregojmë dhe propozojmë vullnetin dhe idetë tona të përbashkëta tek ata që marrin vendime, që mbështesin programe strategjike zhvillimi në dobi jo vetëm të dy vendeve tona, por dhe të të gjithë rajonit. Në vjeshtë kërkues nga Serbia do të qëndrojnë një muaj në Shqipëri, ndërkohë që po kështu dhe kërkuesit shqiptarë do të atashohen në Serbi. Do të ketë dhe vizita të ndërsjella mes gazetarëve dhe grupimeve rinore.”

Ndërtimi i një infrastrukture lokale, funksionale dhe të qëndrueshme

Mikëpritësi i Forumit, Dr. Albert Rakipi, drejtor AIIS thotë se Qendra ka mbështetje nga parlamentetet dhe institucionet qeveritare të të dy vendeve. Ai përmend dhe kontributin e qeverisë gjermane në konkretizimin e këtij projekti strategjik afatgjatë, ndërkohë që për komponentë të caktuar support po jep dhe Norvegjia. Ne po përpiqemi për të ndërtuar një infrastrukturë lokale, funksionale dhe të qëndrueshme, thotë dr. Rakipi për Deutsche Welle-n.

“Eshtë fakt se deri më tani inciativat për normalizimin dhe forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe kanë qenë nga jashtë dy vendeve tona. Tre vjet më parë kishte një iniciativë italiane, nga Ministria e Jashtme, për takime tripalëshe të zyrtarëve të lartë, sikundër dhe procesi i Berlinit që ka pasur të përfshirë dhe relatat mes Tiranës dhe Beogradit. Sigurisht që këto kanë qenë dhe janë të frytshme dhe të dobishme. Pala e tretë në marrëdhëniet ndërkombëtare është një praktikë e përhapur. Por ne mendojmë dhe besojmë fort se tashmë është koha për inciativa lokale, pra mes vetë shqiptarëve dhe serbëve në forcimin e marrëdhënieve mes tyre. Propozimet që vijne nga brenda janë më të efektshme. Kështu ka funksinuar dhe në marrëdhëniet franko-gjermane, është një model normalizimi dhe forcimi të raporteve që mbetet ende aktual. Modeli franko-gjerman në tejkalimin e pengesave dhe problemeve mbetet nje pikë reference dhe frymëzimi në projektin tonë strategjik për Qendrën e Përbashkët për Marrëdhëniet Shqipëri – Serbi.” (dw)

Clinton, një hap më pranë emërimit të demokratëve

clinton trumpKandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton është një hap më pranë në përpjekjet për të marrë emërimin e partisë së saj si përfaqësuese e demokratëve në zgjedhjet e nëntorit. Ajo siguroi fitore dje në zgjedhjet e zhvilluara në ishullin e Guamit, një territor amerikan në Paqësor. Si rezultat ajo merr 4 nga shtatë delegatët e ishullit, rivali i saj demokrat, Bernie Sanders merr 3. Zonja Clinton ka më shumë se 93% të delegatëve që i duhen për të marrë emërimin e partisë.

Manjati amerikan Donald Trump, i cili pritet të përfaqësojë Partinë Republikane në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, i ka intensifikuar akuzat kundër zonjës Clinton.

Gjatë një aktiviteti për fushatë në shtetin Uashington, zoti Trump bëri një seri ofezash në adresë të zonjës Clinton, duke thënë se ajo është martuar me një prej abuzuesve më të rëndë të grave në histori, një njeri që ka nëpërkëmbur një numër grash. Kjo, tha ai, e bën vetë Hillarin abuzuese të grave që ai ka lënduar, pasi ajo i qëndroi në krah të shoqit. Komentet ishin një aludim i qartë i akuzave të shumta që e shoqëruan ish-presidentin Bill Clinton për tradhëti bashkëshortore, ndër të cilat më e bujshmja, marrëdhënia me stazhieren e Shtëpisë së Bardhë Monica Lewinski.

Duket qartë se zoti Trump po përpiqet ta godasë rivalen demokrate tek mbështetja që ajo gëzon mes grave, një segment i popullatës ku Donald Trump është shumë më dobët. (voa)

Kadri Veseli zgjidhet kryetar i PDK-së

Kadri VejseliKadri Veseli, aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Zgjedhja e tij për numrin një të PDK-së, është bërë sot në Konventën e 7- të të jashtëzakonshme zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila u mbajt në Prishtinë.

Zgjedhja e kryetari të Partisë Demokratike të Kosovës është bërë me votim të hapur nga rreth 7, 000 delegatë, të cilët morën pjesë në këtë konventë.

Pas zgjedhjes së tij kryetar i PDK-së, Veseli ka thënë se PDK-ja do të vazhdojë edhe më tej me prioritet strategjike të saj, të cilat, sipas tij, janë edhe në interesin e Kosovës.

“Jam shumë falënderues nga ju sot, por në të njëjtën kohë do të jem shumë i drejtpërdrejtë dhe shumë i përgjegjshëm se bashkë me ju na presin edhe shumë punë të përbashkëta për vendin tonë, për qytetarët e vendit tonë, për Partinë Demokratike të Kosovës.”

“Do të fillojmë menjëherë të punojmë. Ku i kemi punët mirë, do të punojmë edhe më mirë. Aty ku kemi ngecje do të përmirësohemi, do t’i pranojmë gabimet dhe do të ecim përpara, në mënyrë që Partinë Demokratike të Kosovës ta forcojmë për shtetin e Kosovës, për qytetarin e Kosovës. Fitore të sigurt”, ka thënë Veseli.

Në garën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, Veseli ka qenë kandidati i vetëm.

Veseli, si kryetar i ri i PDK-së, ka pasuar kryetarin e mëparshëm të kësaj partie dhe themeluesin e saj, Hashim Thaçin, i cili kohë më parë ka hequr dorë nga funksionet partiake, pasi që nga Kuvendi i Kosovës është zgjedhur për president i vendit. (rel)

Gazsjellësi Joniano-Adriatik, lobim i vendeve të rajonit për zgjatimin e TAP

gazsjellesi TAPQeveritë e katër vendeve të rajonit po lobojnë për ndërtimin e një e degëzimi që do e shtrinte Gazsjellësin TransAdriatik deri në Kroaci. I njohur si gazsjellësi Joniano-Adriatik, projekti mblodhi në Budva ministrat e Energjisë të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjes dhe Kroacisë.

“Përfaqësues të kompanive të gazit dhe ministrive përkatëse do të krijojnë një njësi të menaxhimit të projektit, ku do të kenë palë edhe kompaninë SOCAR të Azerbajxhanit për ta promovuar këtë projekt”, deklaroi ministri shqiptar Damian Gjiknuri.

Sipas Gjinkurit, shanset e nyjes Joniano-Adriatike janë rritur me avancimin e gazsjellësit TAP.

“Mali i Zi po e përfundon masterplanin e gazit, gjithashtu edhe Shqipëria. Kroacia ka avancuar nga ana e saj e kjo do të thotë se po maturohet pak nga pak kërkesa për gaz. Shumë shpejt të gjitha vendet do të kenë sasi të dedikuara për gazin, çka e bën këtë projekt akoma më fizibël”, tha Gjiknuri.

Gazsjellësi Joniano-Adriatik do të ketë një gjatësi prej 511 km dhe investimi total i këtij projekti llogaritet në 618 milionë euro.

/ Top Channel

Londra për herë të parë me kryebashkiak mysliman

Khan falënderoi votuesit dhe u shpreh se do të jetë kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve të Londrës. Kryeqyteti britanik ndërroi kurs pas tetë vitesh me kurs konservator: Boris Johnson drejtoi si kryetar bashkie kryeqytetin britanik. Tani kandidati me origjinë pakistaneze, laburisti liberal, Sadiq Khan, e la dukshëm pas konservatorin, Zac Goldsmith. Sipas përllogaritjeve, Khan merr 56,8 % të votave, ndërsa rivali Goldsmith vetëm rreth 43% të tyre. Londra e zgjedh drejtpërdrejt kryetarin e bashkisë. Rezutati përfundimtar u publikua të premten në mbrëmje. Gjatë fushatës zgjedhore, Khan nuk e fshehu origjinën e tij e besimin e tij, por theksoi se besimi eshtë vetëm një element përbërës i tij. “Jam londindez, jam europian, jam britanik, jam anglez, jam i besimit mysliman”, theksonte Khan që ka premtuar të mbështesë më shumë ekonominë lokale. Në Angli jetojnë rreth 3 milionë myslimanë.

Laburisti Khan vjen nga familje emigrantësh, është djali i një shoferi autobusi, dhe është rritur në një apartament të fondit social. Për Londrën kandidatura e Khan nuk është e habitshme. Kryeqyteti i kolonisë botërore prej kohësh është zhvilluar në metropol multikulturor. Rivali i Khan, konservatori Goldsmith vjen nga një familje miliarderësh të një dinastije hebreje, ai është djali i një investitori bankar me famë, James Goldsmith.

Khan konsiderohej me më shumë shanse në garën elektorale, por së fundmi kundërshtarët e tij e përmendnin shpesh sfondin fetar të Khanit. Edhe kryeministri konservator, David Cameron ka pretenduar se myslimani Khan ka kontakte me ekstremistët.

Dështim i laburistëve në vend

Megjithatë suksesi i kandidatit laburist në zgjedhjet për Londrën nuk e mbulon dot dështimin e laburistëve në shkallë vendi. Partia shënon rezultate të dobta në të gjithë Anglinë. Pas numërimit të votave në zgjedhjet komunale, laburistët humbën një duzinë mandatesh në parlamentet vendore. Sipas sondazeve, shumë votues kanë kaluar në anën e partisë euroskeptike, Ukip. Ndërsa në Wales pritet që nacionalistët të hyjnë për herë të parë në parlamentin vendor.

Votuesit në Skoci

Edhe në Skoci vihet re një rënie e partisë së punëtorëve, këtu në favor të konservatorëve dhe partisë së majtë nacionale, SNP. Nacionalistët fitojnë terren. Kryeministrja e qeverisë skoceze, Nicola Sturgeon ka bërë fjalë për një “fitore historike” të partisë së saj. Por supriza kryesore pritet të vijë nga shpërndarja e roleve mes konservatorëve dhe laburistëve. Konservatorët shënojnë rritje të konsiderueshme në elektorat në disa pjesë të Skocisë, dhe bëhen ndoshta forca e dytë politike në vend. 40 milionë britanikë votuan të enjten (05.05) për parlamentet rajonalë dhe komunalë. Krahas Londrës ka pasur zgjedhje për kryetarë bashkie edhe në qytete të tjerë të mëdha britanike. (dw)

Programi që do të gjurmojë lëvizjet e dronëve

drone BeogradNjë aplikacion i ri për telefonat inteligjentë gjurmon sinjalet e dronëve pranë aeroporteve ose aktiviteteve masive. Duke mbledhur të dhënat nga personat e regjistruar, programi do të ndihmojë në parandalimin e përdorimit të dronëve për terrorizëm.

Me shtimin e sulmeve terroriste në mbarë botën, ekspertët e sigurisë po shqyrtojnë mënyra të reja për forcimin e sistemeve të sigurisë. Tashmë të gjithë mundemi të ndihmojmë në këtë përpjekje. Duke instaluar një aplikacion falas, mund të japim ndihmën tonë në ruajtjen e stadiumeve apo aeroporteve nga sulme të mundshme.

Programi DroneWatcher shfrytëzon antenën WiFi të celularit për të monitoruar sinjalet nga paisje fluturuese si dronët. Të dhënat e mbledhura nga celularët e ndryshëm u dërgohen automatikisht zyrtarëve të sigurisë.

Siç shpjegon Edward Zakrajsek, i kompanisë DeTect Global, njerëzit duhet vetëm ta instalojnë programin.

“Programi mbështetet tek të dhënat e mbledhura nga qindra njerëz njëkohësisht për të gjurmuar më mirë dronët. Kështu mundemi të përcaktojmë me saktësi vendndodhjen e dronit dhe të personit që e kontrollon, si dhe të gjurmojmë trajektoren e lëvizjes.”

Megjithëse aplikacioni është falas, kompania prodhuese do të paguhet prej organizatorëve të koncerteve, ndeshjeve dhe nga aeroportet për shfrytëzimin e të dhënave të mbledhura.

Tetorin e kaluar, avionët luftarakë turq rrëzuan një dron të paidentifikuar brenda hapësirës ajrore turke pranë kufirit sirian.

Një vit më parë, një ndeshje ndërkombëtare në Beograd, ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, u ndërpre pasi një dron me një flamur të Shqipërisë së madhe, fluturoi mbi fushë përpara se të tërhiqej nga një lojtar i skuadrës serbe.

Konsulenti britanik i sigurisë, Matthew Finn, shpjegon rrezikshmërinë që këto dronë mund të paraqesin në të ardhmen.

“Nëse kontrollon një paisje të tillë, mund ta dërgosh në zona sensitive, mund ta armatosësh, dhe mund të shkaktojë dëm të paimagjinuar në zona ku nuk mundet të hyjë një individ. Mund të futesh në një stadium futbolli, në një qendër tregtare dhe vende të tjera.”

Zoti Finn thotë se organet ligjzbatuese dhe organizatat e sigurisë duhet të planifikojnë mirë se si të përballen me këtë rrezik.

Nëse në programin DroneWatcher rregjistrohen mjaftueshëm përdorues, ai mund të jetë një hap në drejtimin e duhur. (voa)

Orhan Pamuk: Turqia e re e Erdoganit, vazhdim i të vjetrës

orhan-pamuk“Në Turqi mbizotëron frika, pushteti i mbyll gojën opozitës dhe gazetarëve. Europa duhet të ngrejë zërin”.

Pëgjithësisht jam një person që thotë “Në rregull, mund të diskutojmë, por mundësisht vetëm për tema që kanë të bëjnë me letërsinë. Mirëpo, ç’farë mund të bëj në një situatë të tillë? Tashmë është e pamundur që të flitet vetëm për letërsinë. Atëherë le të flasim për çështje që kanë të bëjnë me politikën”. Ai është nshkrimtar i përmasave bëtorërore dhe mbi të gjitha një njeri tepër kurajoz. Orhan Pamuk, tashmë 64 vjeç, fitues i çmimit Nobel në letërsi para 10 vitesh, padyshim një ndër shkrimtarët më të mirë turq, i cili në të kaluarën është kërcënuar me jetë për shkak të deklaratave të tij mbi çështje të tilla si ajo e genocidit ndaj armenëve dhe masakrave ndaj kurdëve. Në intervistën e tij për “La Repubblica” nuk shfaqet aspak i rezervuar në ato që thotë, përkundrazi tregohet mjaft i hapur dhe bën një analizë “pa dorashka” të situatës komplekse në të cilën po kalon Turqia. Autori i romanit më të fundit “Një ndjesi e pazakontë në mendjen time”, (i botuar së fundmi dhe në gjuhën italiane nga Einaudi), ai sapo ka shoqëruar në sallën e gjykatës së Stambollit, akademikun Murat Belge, një eseist dhe shkrimtar i shquar, por që për fat të keq njihet shumë pak jashtë Turqisë, autori i shumë librave dhe një nga studiuesit më të mirë mbi çështje që kanë të bëjnë me influencën e ushtrisë në jetën politike të Turqisë.

Belge akuzohet nga presidenti konservator i Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan për fyerje ndaj tij në artikujt e tij të botuar në të përditshmen turke “Taraf”. “Një akuzë e tillë është e pakuptimtë, shprehet Pamuk. Unë e njoh shumë mirë Belge. Ai është një nga studiuesit më të rëndësishëm dhe më seriozë të vendit tonë. Përveçse është një mik shumë i ngushtë i imi, kam mbi 50 vite që lexoj më ëndje artikujt e tij dhe kam mësuar shumë prej tij”.

Atëherë cilat janë akuzat e ngritura ndaj tij?

E gjitha nuk ka të bëjë fare me fyerje apo ofendim të Presidentit. Çështja është shumë më e thjeshtë. Kërkohet t’i mbyllet goja çdo zëri opozitar, opozitës politikë në vend dhe synohet të goditet liria e mendimit dhe e shprehjes. Përmes këtyre veprimeve synohet që të frikësohet publiku dhe në vend të mbizotërojë ndjenja e frikës deri në atë pikë sa askush të mos guxojë të kritikojë qeverinë.

Po ju nga se keni frikë?

Personalisht nuk i druhem asgjëje. Nuk kam aspak frikë për veten. Por, sigurisht ndihem i frikësuar për të ardhmen e vendit tim, për miqtë e mi, për turqit laikë, intelektualët e vendit tim dhe të gjithë ata që mbështesin proceset integruese të vendit tim.

Liria e mendimit dhe e shprehjes është më e vështirë dhe më e pamundur në Turqi?

Personalisht jam shumë i shqetësuar për lirinë e shtypit dhe medias. Frika sidoqoftë ndikon tek gazetarët që kritikojnë qeverinë. Ata përballen me kërcënime të vazhdueshme për largime nga puna dhe mbyllje të gazetave dhe mediave të tyre. Vitet e fundit, qeveria jonë, po humbet çdo ditë e më shumë ‘fytyrën’ e saj liberale dhe po rrëshqet drejt autoritarizmit dhe po tiranisë.

Por ju e dini që kjo tashmë i përket së kaluarës, në rastin tuaj, apo jo?

“Po, por jam lodhur duke shkuar në gjykata për të mbrojtur veten time apo miqtë e mi. Këtu (në Turqi) flitet shumë për Turqinë e re. Atëherë, dua t’i pyes, kjo është Turqia e re? Një vazhdim i asaj të vjetrës?! Një vend që dënon shkrimtarët?!”. Rastet janë të shumta dhe janë shndërruar në diçka normale në vendin tim. Gati 2 mijë persona, ndër të cilët edhe studentë, po përballen dhe akuzohen për fyerje të Presidentit dhe po përballen me këto akuza në gjykatë. Murat Belge është vetëm rasti i fundit. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me Xhengiz Chandar (Cengiz Candar), i cili rrezikon të dënohet me disa vite burg me të njëjtën akuzë. Ose siç është rasti i drejtorit të gazetës “Cumhuriyet”, Xhan Dyndar (Can Dündar), i cili botoi një artikull investigues për trafikun e armëve drejt Sirisë dhe përfshirjen e shërbimeve sekrete turke në këtë trafik. E gjitha kjo ngjan me një dallgë që rritet dhe që akush nuk mund ta ndalë dot.

Çfarë do të ndodhë më pas?

Ju lutem, mos më pyesni çfarë do të ndodhi në të ardhmen. Ajo që po ndodh tani është mjaftueshëm dëshpëruese.

Turqia dhe Europa, sapo kanë përfunduar një marrëveshje shumë të rëndësishme për liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në Europë. Ju kënaq ky fakt?

Po, jam shumë i lumtur për këtë hap të rëndësishëm për heqjen e vizave. Por, nga ana tjetër më shqetëson fakti se mund të lindin mosmarrëveshje të tjera ndërmjet një qeverie turke gjithnjë e më autoritare dhe Bashkimit Europian, sepse kjo është një marrëveshje shumë e vështirë për t’u realizuar. Duket sikur europianët nuk duan të kenë rreth tyre, apo në mesin e tyre, sirianë dhe aziatikë dhe së fundmi as kurdë apo turq. Dhe kjo nuk është aspak një ndjesi e mirë.

Sipas jush, çfarë duhet të bëjnë vendet e Bashkimit Europian?

Si fillim, duhet të mbajnë një qëndrim më serioz në raport me Turqinë, pikërisht për çështje që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut. Ata, po përpiqen me të gjitha mënyrat që të arrijnë një marrëveshje me Ankaranë për emigrantët. Shpresoj që liderët europianë, kur të shtërngojnë duart me homologët e tyre turq, t’u rikujtojnë atyre respektimin e lirisë së fjalës dhe të drejtat e jeriut. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe drejtuesit e tjerë eurpianë nuk duhet të përqendrohen vetëm tek çështja e krizës së refugjatëve sirianë, por të diskutojnë dhe të ushtrojnë presion mbi qeverinë tonë dhe për për problemin e demokracisë në vend.

Shumë mirë. Sipas jush, si po sillet Europa me krizën e refugjatëve?

Europa, përmes mureve që po ngre rreth vetes, po gërryen, shrrënjos kriteret e saj me vlerë.

Po Turqia?

Përsa i përket çështjes së menaxhimit të krizës së refugjatëve, nuk kam arsye që të kritikoj qeverinë tonë. Nuk kam arsye të fajësoj askënd në vendin tim. Për një periudhë relativisht të gjatë kohore, Ankaraja është lënë e vetme në përballimin e barrës së miliona refugjatëve të ardhur nga jashtë: ajo është e ka përballuar e vetme të gjithë këtë fluks. Sjellja e Turqisë në këtë rast meriton të gjitha lëvdatat.

http://www.repubblica.it/cultura/2016/05/05/news/orhan_pamuk_in_turchia_clima_di_paura_il_potere_mette_a_tacere_oppositori_e_giornalisti_l_europa_si_faccia_sentire_-139138653/?ref=search

Intervista/Adonis: Feja nuk jep më përgjigje për problemet, por është shkaktare e tyre. Nevoja për shkrimin nis tani…pas Auschwitz

adonisAli Ahmad Said Esber, i njohur ndërkombëtarisht si Adonis, konsiderohet si një ndër poetët më më ndikim të letërsisë moderne arabe. Vendi i tij, Siria, është sot epiqendra e krizës kryesore globale, shoqëruar me një tragjedi vrasjesh dhe shpërnguljesh të jashtëzakonshme. Përmes një interviste për Jonathan Guyer në “The New York Review of Books”, poeti në fjalë flet për atë që e cilëson si krizë e thellë identiteti tek arabët. Është një krizë e cila siç thotë ai vjen me barrën e pesëmbëdhjetë shekujve. Arabët duhet të kalojnë fazën mesjetare të shtetit fetar dhe të krijojnë shoqërinë moderne, të “qytetarit, me detyrat e të cilit vijnë edhe të drejtat”. Është një betejë sipas tij, të cilën nuk po e kuptojnë shkrimtarët arabë. “Asnjë prej tyre nuk është në burg, që do të thotë se ata nuk po thonë të vërtetën”, shprehet Adonis, duke na kujtuar edhe njëherë Golgotën, si metaforë e shpëtimit të shoqërisë së sëmurë. Aq më tepër ka vlerë ky mesazh, që s’ka pse të jetë qëllim në vetvete, kur poeti sirian jep një fakt historik që ka rëndësi: asnjë poet i madh arab nuk ka qenë njeri fetar. Feja e lidhur me shtetin është sëmundja e botës arabe, e një epoke prej 15 shekujsh në të cilën “ISIS është britma e fundit”. Por “ne duhet të mbetemi besimtarë…”, thotë poeti sirian.

Në fillim të luftës në Siri ju i shkruat një letër presidentit Bashar al-Assad. Çfarë do t’i thoshit tani atij?

Asgjë nuk ka ndryshuar. Përkundrazi, problemet janë edhe më të mëdha. Si mundet që dyzet shtete në aleancë kundër ISIS të mos jenë në gjendje të bëjnë dot gjë në dy vjet? Asgjë nuk ka për të ndryshuar derisa të mos ketë ndarje të fesë nga shteti. Nëse nuk dallojmë mes asaj që është fetare dhe asaj që është politike, kulturore, sociale, asgjë nuk do të ndryshojë dhe rënia e botës arabe do të përkeqësohet. Feja nuk është më përgjigja e problemeve, por shkaku i tyre.  Për këtë arsye duhet të ndahet. Çdo njeri i lirë beson në atë që do dhe ne duhet ta respektojmë këtë. Por që feja të jetë themeli i shoqërisë? Jo.

Kur ishte hera e fundit që e vizituat Sirinë?

Në vitin 2010.

Përpara luftës: Mund të na flisni për atmosferën e atëhershme?

Nuk e di. Dëgjoj lajmet, njësoj si Ju. Di që Siria u shkatërrua, po për çfarë? Cili është projekti?

Shiko, revolucionari duhet ta mbrojë vendin e tij. Ai lufton regjimin, por mbron institucionet. Dëgjova se tregjet e Halepit u shkatërruan tërësisht. Ishte një pasuri e paçmuar, si mundet  ta kenë shkatërruar? Revolucionari nuk i plaçkit muzeumet. Ai nuk vret një njeri pse është Kristian, Alavit, apo Druzhe. Revolucionari nuk deporton një popullsi të tërë si në rastin e Jazidive. A është ky revolucion? Pse e mbështet Perëndimi atë?

Pikëpamjet tuaja mbi Luftën siriane kanë shkaktuar kriticizëm në botën arabe.

Ju e dini që ka shumë arabë të punësuar nga revolucionarët dhe ata përherë më kritikojnë. Ata thonë se unë nuk jam pro revolucionit – revolucionit që shkatërron muzeumet.

Çfarë është revolucioni dhe kush është pro tij?

Diçka që nuk mund të thuhet…Një shkrimtar nuk mund të jetë kurrë në anën e vrasjeve. Është e pamundur, ju më kuptoni.  Por disa njerëz e duan shumë vrasjen dhe dhunën. Si mundet që një poet apo një piktor të jetë në të njëjtën llogore me një person me një rrip eksplozivi  që shkon në shkollë dhe shpërthen veten? Si? Ata janë fëmijë. Si mund t’i vrasësh ata? Ky është një monstruozitet i paimagjinueshëm. Vëllai im, nëse regjimi është tiranik, atëherë lufto regjimin. Mos lufto fëmijët dhe shkollat! Mos e shkatërro vendin! Mos vri njerëz të pafajshëm! Lufto regjimin!

Kjo është poshtëruese! T’i përkasësh kësaj bote është poshtëruese! Nuk kam hasur një gjë të ngjashme në histori; të shkatërrosh një vend të tërë – si Jemeni – vetëm për të vënë si president një budalla…

Sheh njerëz që e mbështesin.

Intelektualët. Si mund t’i luftosh ata? Ata të kritikojnë pse nuk je në krahun e tyre. Duhet të jesh një përbindësh si ata.

Si xhihdaistët ?

Jo vetëm, sepse xhihadistët janë pjesë e popullit. Njerëz që nuk dëshirojnë që kjo të njoftojë refuzimin e tyre publikisht. Keni lexuar ndonjëherë ndonjë deklaratë të vetme kundër kësaj? Ka njerëz që thonë atë që po themi ne tani: Por a keni lexuar Ju qoftë edhe një deklaratë të vetme nga një shtet arab, nga ndonjë përfaqësues i lartë i partive politike, apo nga ndonjë grup u madh kundër asaj që është bërë nga grupet xhihadiste? Ekziston një lloj pranimi. Durimi është një lloj pranimi.  Nuk pati as edhe një protestë të vetme në vendet arabe kundër asaj që po ndodhte. Cili është kuptimi i kësaj?

Ata vrasin njerëz dhe shesin gra tregjeve. Ata po shkatërrojnë muzeume, arritjet më të mëdha të njerëzimit dhe nuk ka as edhe një protestë të vetme, as edhe një deklaratë kundër.

Në librin tuaj “Violence et Islam” ju keni shkruar se ISIS përfaqëson fundin e Islamit. A do të ketë një fillim të ri?

Ju e kuptoni, ne duhet të mbetemi besimtarë. Pse? Nëse njerëzit, njerëzimit i vjen fundi, atëherë edhe botës i vjen fundi. Për sa kohë do të ketë njerëz – kjo që po them tani është se unë nuk jam vetëm. Ka shumë njerëz, në Egjipt dhe në vende të tjera, që thonë këtë që po them unë tani. Kjo është arsyeja pse duhet të mbetemi besimplotë se njeriu do të arrijë në një fazë ku ai do të gjejë zgjidhje më të mira. Kur dhe si, kjo do të përcaktohet me kohën. Por unë mund të them se arabët nuk do të përparojnë kurrë përsa kohë ata mendojnë dhe veprojnë në kontekstin e vjetëruar, fetaro-xhihadist. Nuk është e mundur. Ai përfaqëson atë që është zhdukur, ka mbaruar. ISIS është britma e fundit. Si një qiri që po mbaron, ai shuhet me një flakë të fortë.

Rilindja kërkon kohë. Shoqëria jonë, gjatë 15 shekujve që nga themelimi i shtetit të parë Islamik, nuk ka qenë në gjendje të ndërtojë një shoqëri të qytetarëve. Me detyrat e qytetarit vijnë të drejtat. Deri më tani, shoqëritë arabe janë formuar nga individë që kryejnë të njëjtat detyra, por kanë të drejta të ndryshme: kristiani nuk ka të njëjtat të drejta si myslimani p.sh. Pesëmbëdhjetë shekuj. Si mund të zgjidhim barrën e 15 shekujve në një javë, apo në dy, në një muaj apo dy? Por unë kam besim se koha do të vijë, por jashtë këtij konteksti.

A kërkon ky ndryshim një angazhim me Perëndimin? Lexoj në poemën tuaj “Dëshira  përmes hartës së Materies”(1987) për Kullën Eiffel që pluskon në detin Mesdhe dhe një bisedë që Ju shkruat mes Abu Nawas dhe Victor Hugo.ura mes arabëve dhe Perëndimit…

Lindja dhe Perëndimi janë koncepte ekonomike dhe ushtarake dhe u krijuan nga kolonializmi. Ne mund të flasim në konteskin gjeografik se ka Lindje dhe Perëndim. Kolonializmi dhe Ekonomia e shfrytëzuan këtë gjë.

Por në art nuk ka Lindje dhe Perëndim. Ju shihni pikturat e Paul Klee sesi ai u frymëzua nga Tunizia dhe Arabia Lindore. Mund të shihni pikturat e Delacroix dhe sesi ai u frymëzua nga Maroku. Kur lexon Rimbaud, konstaton se gjëja  më e mirë tek ai është se ai nuk është Perëndimor; edhe pse kishte lindur në Perëndim, ai ishte plotësisht kundër Perëndimit. Kur lexon Abu Nawas,  apo Abu Al-Ma’arri, ti nuk mund të thuash nëse ata janë Lindorë apo Perëndimorë. Krijuesit janë nga një botë, pavarësisht se nga cili vend vijnë apo ku shkojnë. Ata jetojë së bashku përtej gjeografisë, përtej gjuhës dhe nacionalizmit dhe ata i përkasin botës krijuese të njerëzimit. Në këtë kuptim nuk ka as Lindje dhe as Perëndim. Whitman për mua është njësoj si Abu Tammam. Ai është pjesë e imja dhe unë jam pjesë e tij.

Por Perëndimi ka zhvilluar institucione sociale që ju mendoni se i mungojnë botës arabe.

Problemet që përjetoi Europa u tejkaluan nga establishmenti i shoqërive të reja, tërësisht i ndarë nga kisha dhe besimi fetar. Në Mesjetë gjyqet ekleziaste ishin si xhihadistët sot. Ata vrisnin njerëzit dhe i digjnin ata. Për Perëndimi ia doli me sukses të ndante kishën nga shteti dhe të krijonte shoqëri moderne. Ne jemi akoma në këta fazë. Dhe nëse Perëndimi ishte i suksesshëm në këtë ndarje atëherë nuk ka arsye që të ndalet kjo edhe të arabët. Ne po bëjmë pikërisht këtë betejë. Do ta fitojmë atë pavarësisht të gjithave, pavarësisht politikanëve perëndimorë po ashtu, sepse politikanët perëndimorë i përçmojnë arabët dhe regjimet arabe. I përçmojnë. Perëndimi i përdor këto regjime si vegla për të ekzekutuar planet e veta.

Po si mund të arrihet një ndarje efektive mes  fesë dhe qeverisë?

Duke nisur sërish nga fillimi. Është e domosdoshme një betejë. Beteja është e pashmangshme. Nuk mund t’i bësh gjërat duke qëndruar ulur, pa bërë gjë. Duhet të përballesh, të qëndrosh dhe të luftosh. Të shkruash dhe të burgosesh. Pyes veten se përse burgjet arabe nuk janë plot me shkrimtarë. Pyes, sepse kjo do të thotë se shkrimtarët arabë nuk po e bëjnë detyrën e tyre. Ata nuk po kritikojnë, nuk po flasin për çështje të thella, çështjet e vërteta të jetës. Ata nuk po flasin për krizat e vërteta. Pra kriticizmi im që këtej shkon për shkrimtarët jo për shtetin. Duke qenë jashtë burgut, ata provojnë kështu se nuk po thonë të vërtetën. Sa kohë që librat e tyre do të ndalohen…ne mund të themi se po, kultura ka një rol.

Por a mundet që poezia të adresojë dhunën e tmerrshme, barbare që po përmbyt Sirinë? Na shkon mendja tek deklarata e Adorno për poezinë pas Auschëitz.

Kjo është të flasësh. Auschëitz ishte një fatkeqësi katastrofike, por njerëzimi ka kaluar shumë të tilla. Përkundrazi, unë besoj se shkrimi nis me bërjen e pyetjeve dhe me zbulimin e burimit të së keqes, ngado që ato vijnë. Sepse, për ta thënë me fjalët e Adorno, ai na ndalon ne nga parashtrimi i pyetjeve dhe na detyron që të pranojmë. Kjo është e gabuar. Nuk bie dakord me të. Tani nis shkrimi, Pas Auschëitz-it.

Po për sa i përket shkrimit të poezisë gjatë luftës civile siriane?

Nuk mund të krahasosh një bombë me poemën. Nuk duhet ta heqësh këtë krahasim. Çdo plumb qorr mund të ndryshojë një regjim, çfarëdo plumb i neveritshëm mund të vrasë një njeri të madh, si Kennedy p.sh. Nuk mund të bësh paralele të tilla sepse është në themel e gabuar. Poezia është si të krijosh ajrin, parfumin, si të marrësh frymë. Nuk mund të matet me standarde materialiste. Kjo është arsyeja pse poezia e përçmon luftën dhe nuk është e lidhur kurrë me të. Por kur lufta ka mbaruar, është e mundshme të meditosh për të vdekurit, gërmadhat, shkatërrimin, rrënojat. Atëherë dikush mund të shkruajë diçka, por është sërish një element i luftës.

Dimë se ISIS ka shkruar poezi, Osama bin Laden po ashtu.

Ajo nuk është poezi.  Nuk duhet të konsiderohet poezi, në mënyrë përfundimtare jo. Sepse poezia është një dukuri sociale. Kur kultura është pjesë e jetës së përditshme, çdo njeri është një poet dhe çdo njeri është novelist. Tani ka me mijëra romancierë. Por nëse mund të gjesh se kush janë të mirë për t’u lexuar, atëherë ndodhesh aty ku duhet.  Në Amerikë…ka me mijëra romane; do gjesh pesë apo gjashtë të mirë, pjesa tjetër janë plehra. E njëjat vlen edhe për arabët. Të gjithë arabët janë poetë, por 95% e tyre janë pa vlerë.

Keni shkruar së fundmi për imigracionin si një pjesë e rëndësishme e kulturës arabe. Tani përballemi me një krizë migratore në Lindjen e Mesme dhe në Europë. Mund të flisni për këtë?

E shoh imigrimin të shkaktuar nga dy gjëra:  nga fakti se nuk ka punë, ose nuk ka liri – pa punë ose pa liri. Kështru që qytetari, apo njeriu, shikon për një vend ku të punojë dhe të jetë i lirë. Dhe vendet arabe janë të varfra. Për 200 vjet ne kemi qenë të paaftë që të krijojmë një universitet të mirë apo një institucion kërkimor. Dhe ne kemi burime të mëdha. Ne i përdorim ato në armë të padobishme. Ne blejmë armë, avionë, madje edhe pilotë që të pilotojnë avionët dhe të luftojnë për ne, siç po bëjnë sauditët në Jemen.

Bota është kënetë. Ne jemi primitivë. Ne jemi akoma në Mesjetë dhe Ju po bëni pyetje të kohëve moderne. Mos u gënjeni nga makinat e huaja apo nga Universiteti Amerikan në Kajro. Ne nuk mund të prodhojmë makina. Ne nuk mund të prodhojmë as edhe një kupë kafeje.  Si qenkemi modernë atëherë? Politikanët perëndimorë po na tallin. Ju jeni intelektualë. Ju duhet t’i njhni faktet.

Në një shkrim tuaj të fundit, ju keni ngritur pyetje rreth identitetit arab. P.sh “Kush jam – kush jemi ne?”(Al-Hayat, 10 dhjetor 2015).

Është e vështirë jo vetëm për arabët. Është e vështirë për qenien njerëzore, po të flasim në përgjithësi. Sepse religjioni ka siguruar përgjigje: kristiani është kristian; hebreu është hebre; muslimani është mysliman. Secili është nën vëzhgimin e “tjetrit” , nën monitorim.  Nëse ai beson në atë që unë besoj, atëherë unë e njoh atë; dhe nëse ai nuk beson, atëherë unë nuk e njoh atë. Kjo është arsyeja pse koncepti i tjetrit në religjionet monoteiste është i papërkufizuar.

Kështu që për një person jofetar, koncepti i identitetit është kompleks. Ka sugjerimet rreth kësaj çështjejej mes arabëev sufistë.

Ju e dini që Rimbaud tha: Je est un autre. Unë – është tjetri(I is another). Sufiu arab, një mijë mijë vjet para tij tha: Tjetri jam Unë. E dini, në Islam, myslimani e trashëgon identitetin e tij, njësoj siç trashëgon shtëpinë, arat e tij, apo paratë e babait. Identiteti imponohet ndaj tij a priori. Sufiu tha, Jo, identiteti është një krijim i vazhdueshëm.

Njeriu e formëson identitetin me punën dhe ideologjinë e tij. Dhe nëse identiteti është krijim, atëherë “Unë” nuk ekziston individualisht; “Unë” ekziston me tjetrin dhe tjetri është pesë e saj. Për mua që të jem vetvetja, duhet të kaloj përmes tjetrit. Në të njëjtën mënyrë, identiteti në Sufizëm është pafundësisht i hapur.

Për sa kohë që një person është gjallë, identiteti i tij është vazhdimisht i ndryshueshëm. Nëse ai ka qenë poet, identiteti i tij nuk do të marrë fund as nëse ai vdes, sepse tekstet e tij rinovohen dhe rishikohen vazhdimisht dhe lexohen në mënyra të ndrysnme, kështu që identiteti i tij është i hapur.

Edhe në këtë kuptim gjithashtu, poezia është kundër religjionit. Nuk mund të jetë me religjionin. Dua të them se ju nuk do të gjeni një poet në historinë arabe që të ketë qenë fetar. Është e pamundur që të thuash se ky është një poet i madh dhe se ai është fetar. Nëse ai është njeri besimtar, ai do të jetë si sufiu që e quan veten besimtar dhe beson në një Zot që është tërësisht i ndryshëm nga Zoti Zyrtar Islamik – Zoti i parimeve, ligjit dhe institucionit. Kështu që pushteti i vërtetë i qenies njerëzore nuk qëndron në  dhënien e një përgjigjeje; pushteti i vërtetë qëndron në shtrimin e pyetjeve.

Shtatëdhjetë vjet më parë ju zgjodhët emrin Adonis.

Jo, unë krijova një emër për të dalë nga bota e religjionit.

Por tani emri është bërë –

Një krim!

Pse?

Është kritikuar sepse nuk është një emër arab apo mysliman. Fatkeqësisht, kultura fetare ka reduktuar të gjithë kulturën. Jeton në sipërfaqe.

Ku qëndron atëherë e ardhmja e kulturës arabe?

Ju thashë më lart, për sa kohë që do të ekzistojë dashuria dhe vdekja, arti do të jetojë. Mos u shqetësoni! Nietzche, agjitatori i mendimit modern, nuk u publikua në kohën e tij. Askush nuk e njihte. Ky është fati i artit, përherë. Shumë botohen dhe shesin miliona, por librat e tyre e kanë vendin në mbeturina.

http://www.nybooks.com/daily/2016/04/16/syria-now-writing-starts-intervi…

Përkthimi nga: ResPublica