”Maqedonia e re” është emri që diskutohet në Bruksel

greqi-maqedoni-TV Star, televizioni i afërt me pushtetin në Greqi ka publikuar një mundësi se si mund të quhet Maqedonia pas negociatave me Greqinë për kontestin e emrit.

”Maqedonia e re” është propozimi që sipas këtij televizioni ka shumë mundësi që të jetë propozimi i pranuar nga dy palët por edhe nga pala e ndërkombëtarëve.

Propozim tjetër ka qenë i negociatorit Mattheë Niemetz që Maqedonia të emërohet si Maqedonia Veriore por një propozim i tillë nuk ka gjetur mbështetje nga pala greke.

Këto ditë duhet të shihet disponimi i palëve negociuse në Bruksel. /Telegrafi/

OSBE: Shmangni blerjen e votave dhe komisionet partiake

ambasadori luOSBE i bëri sot thirrje komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore të zbatojë rekomandimet e zyrës ODIHR pas dy zgjedhjeve të fundit dhe ta mbajë këtë si qëllim kryesor në punën e vet.

Drejtuesi i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, ambasador Bernd Borchardt, i dha këto komente në një konferencë të posaçme mbi zgjedhjet shqiptare, ku morën pjesë deputetë e politikanë, diplomatë dhe ekspertë vendas e ndërkombëtarë.

“Raporti i fundit për zgjedhjet e qershorit theksoi nevojën për veprime solide për të trajtuar çështjen e blerjes së votës dhe abuzimit me burimet shtetërore, edhe me ndjekje penale. OSBE mirëpret lajmin që prokuroria ka hapur çështje për abuzimin me burimet shtetërore dhe ne i bëjmë thirrje prokurorisë të ndjekë edhe rastet e ditura të blerjes së votës” – tha ambasadori Borchardt.

Ai shtoi se besimi tek procesi zgjedhor është i rëndësishëm dhe ai nuk mund të arrihet duke futur disa masa dhe pajisje teknike. Teknologjia e votimit nuk mund të krijojnë besim dhe nuk mund të zëvendësojnë besimin te sistemi zgjedhor.

Megjithatë OSBE rekomandoi të shqyrtohet numërimin elektronik pa shumë shpenzime financiare, që të mos sulmohej lehtë nga piratët e kibernetikës, si dhe mund të kontribuonte në depolitizimin e një pjese të administratës zgjedhore.

Ambasadori amerikan, Donald Lu, deklaroi sot se në zgjedhjet e kaluara ishin probleme kryesore blerja e votës, kërcënimi i votuesve, klima e pandershme mediatike dhe keqfunksionimi i komisioneve me pjesëtarë partiakë.

“Këto probleme themelore, nuk zgjidhen me votim elektronik, (i cili ka edhe ai ndikimin e vet), por me përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it nga dy zgjedhjet e fundit”, tha ai. (voa)

AI: Ende nuk ka drejtësi për viktimat e përdhunimeve në Kosovë

AIOrganizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, thotë se afro dy dekada pasi mijëra gra dhe vajza në Kosovë u përdhunuan në mënyrë sistematike gjatë konfliktit të armatosur 1998-99, të mbijetuarat janë gati të marrin njohjen dhe kompensimin e shumëpritur për përdhunimin dhe torturën që kanë përjetuar. Megjithatë, vetëm një grusht autorësh janë dënuar për këto krime, dhe të mbijetuarat ende po luftojnë për drejtësi.

Në një raport të kësaj organizate që publikohet të mërkurën me titullin “Plagët që djegin shpirtrat tanë: Kompensimi për të mbijetuarit e përdhunimeve të kohës së luftës, por ende pa drejtësi”, shpalosen pasojat shkatërruese fizike dhe psikologjike të dhunës seksuale të pësuar nga të mbijetuarat, të cilat deri më tani janë margjinalizuar nga shoqëria dhe nuk kanë marrë mbështetje nga qeveria.

“Të mbijetuarat e dhunës së tmerrshme seksuale janë zhgënjyer prej vitesh nga bashkësia ndërkombëtare dhe qeveritë e njëpasnjëshme. Autorët kanë ikur nga ndjekja penale ndërsa të mbijetuarat janë margjinalizuar, harruar dhe u është mohuar qasja në drejtësi. Kjo po fillon të ndryshojë, por ka ende një rrugë të gjatë përpara”, citohet të ketë thënë zëvendës drejtoresha e Amnesty International për Evropën, Gauri van Gulik.

Përdhunimi dhe format e tjera të dhunës seksuale ishin të përhapura gjatë luftës në Kosovë, pasi policia serbe, paraushtarakët dhe ushtria jugosllave zhvilluan një fushatë përndjekjeje dhe dhune kundër shqiptarëve të Kosovës. Gratë dhe vajzat shqiptare iu nënshtruan përdhunimit dhe formave të tjera të dhunës seksuale që përbëjnë torturë. Pas armëpushimit, thekson Amnesty Inernational, gra dhe vajza nga komunitetet serbe dhe rome u përdhunuan, në sulme hakmarrëse nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Katër nga udhëheqësit ushtarakë dhe politikë serbë të ish-Jugosllavisë u dënuan për dhunë seksuale si një krim kundër njerëzimit nga Gjykata Ndërkombëtare për krime Lufte në ish Jugosllavi. Vetëm një autor nga Kosova, është dënuar në një gjykatë serbe dhe asnjë në Kosovë, ku pas luftës Kombet e Bashkuara dhe nga dhjetori 2008 edhe policia dhe prokurorët e Bashkimit Evropian, ishin përgjegjës për hetimin e këtyre krimeve. Sidoqoftë, hetuesit ndërkombëtarë shpesh kanë dështuar të ndjekin të dyshuarit ose të mbledhin dëshmi me zell.

Amnesty Internatioanl thotë se kjo lë një sfidë masive për prokurorët e krimeve të luftës në Kosovë, që tani po marrin përsipër përgjegjësitë nga organet ndërkombëtare. Në mungesë të fondeve, burimeve dhe mbështetjes politike, ata do të luftojnë me një ngarkesë të rasteve prej rreth 1 mijë krimeve të pazgjidhura të luftës, duke përfshirë edhe rastet e dhunës seksuale.

Organizata thekson se shumë të mbijetuara i njihnin ata që kryen krimet me emër. Një e mbijetuar u ka ofruar hetuesve të Kombeve të Bashkuara edhe një letërnjoftim i cili i kishte rënë nga xhepi i një ushtari, ndërkohë që po e përdhunonte, por ky rast kurrë nuk ka arritur në gjykata.

“Nuk kemi shpresë në drejtësi”, tha një grua për Amnesty International. “Unë isha 30 vjeç kur ndodhi, dhe tani jam gati 50 vjeç. Ndoshta do të jem e vdekur në kohën kur ta zgjidhin rastin”.

Pa asnjë mundësi reale për drejtësi për shumicën, dëmshpërblimet janë gjithnjë e më të rëndësishme. Siç i tha një grua Amnesty International: “përdhunimi është një plagë që do të djegë shpirtin tuaj ditë pas dite. Do t’ju bëjë të turpëroheni para familjes suaj, në komunitetin tuaj. Ju do ta mbani atë me vete gjithë jetën”.

Një tjetër e mbijetuar i tha Amnesty International se “për 18 vjet ne kemi jetuar me plagë të fshehura që nuk mund të shërohen, por një pension do të na ndihmojë të mbijetojmë. Do të na ndihmojë me mjekimin dhe rritjen e fëmijëve dhe së paku do të na ndihmojë të kalojmë jetën me pak respekt “.

Pas ndryshimeve ligjore në vitin 2014, një proces tashmë është vënë në funksion për të mbijetuarat që të aplikojnë për mbështetje. Prej janarit 2018 ato do të kenë të drejtën të marrin një pagë mujore prej 230 eurosh si kompensim për pasojat fizike, psikologjike, ekonomike dhe shoqërore të dhunës seksuale gjatë konfliktit në jetën e tyre.

“Kompensimi që do t’u ofrohet së shpejti të mbijetuarave të dhunës seksuale është financiarisht dhe simbolikisht i rëndësishëm, por për shumë, do të jetë shumë pak dhe tepër vonë”, tha Gauri van Gulik.

“Ata që janë përgjegjës për krimet kundër tyre duhet të sillen para drejtësisë dhe autoritetet duhet të ofrojnë kujdes adekuat shëndetësor dhe psiko-social që të mbijetuarave u duhet aq shumë për të kapërcyer traumën dhe për të rindërtuar jetën e tyre”, tha ajo.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, raportuesja e Amnesty International, Sian Jones, tërhoqi vëmendjen tek “çlirimi i viktimave nga stigma nën të cilën jetojnë ato”, duke u bërë thirrje autoriteteve që të punojnë për të siguruar një mjedis ku viktimat nuk do të druhen të kërkojnë të drejtat e tyre. (voa)

Kosovë, arrihet marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit të ri

termocentralQeveria e Kosovës tha se ka arritur marrëveshje me kompaninë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e Termocentralit të ri “Kosova e Re. Kjo u bë e ditur pas takimit të Komitetit Drejtues për Termocentralin “Kosova e Re”, gjatë të cilit u bë e ditur se marrëveshja komerciale pritet që të nënshkruhet ditët e ardhshme dhe se sipas marrëveshjes pritet të investohen mbi 1 miliardë euro.

Në komunikatën e qeverisë thuhet se “pas finalizimit, projekti do të sigurojë pavarësinë energjetike për Kosovën dhe termocentrali i ri do të prodhojë 500 megavat orë energji elektrike.

Termocentrali i ri sipas qeverisë do të fillojë të ndërtohet në vitin 2018 dhe do të jetë funksional nga viti 2023 dhe në ndërtimin e tij do të përdoret teknologjia e fundit që do të mundësojë në zvogëlimin e gazrave dhe ruajtjen e mjedisit.

Kosova llogaritet një nga vendet më rezervat më të mëdha të qymyrit linjit në botë të cilin e shfrytëzon për të prodhuar energji elektrike.

Deri në përfundimin e termocentralit të ri, vendi do të vazhdojë të përballet me vështirësi dhe të varet nga prodhimi i termocentraleve të vjetra e të mbajtura keq që nuk sigurojnë dot energji të mjaftueshme për vendin, janë të dëmshëm për mjedisin dhe detyrojnë qeverinë të investojë në importe të shtrenjta. (voa)

Shqipëri: 2017 me 10 gra të vrara si pasojë e dhunës në familje

dhuna ndaj gruasParlamenti përmes një rezolute i kërkon qeverisë masa urgjente për reduktimin e dhunës në familje. Ndërkohë ambasadorja e BE-së Vlahutin thekson, se gratë një kapacitet i jashtëzakonshëm që në Shqipëri nuk përdoret.

Ky vit në Shqipëri po mbyllet me 10 gra të vrara si pasojë e dhunës në familje. Edhe pse kjo shifër është rreth 7 përqind më e ulët se vitin e kaluar ajo mbetet shqetësuese në raport me popullsinë e vendit prej 2.9 milion banorësh, ku gjysma e saj janë gra. Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, ҫdo ditë në Shqipëri arrestohen dy meshkuj për shkak se kanë ushtruar dhunë fizike në familje dhe një në ҫdo tri gra përjeton dhunë në familje gjatë jetës së saj bashkëshortore. Në 90 përqind të vrasjeve nga krimi në familje autorët janë meshkujt. Përmasat e dhunës në familje janë edhe më të mëdha pasi pjesa më e madhe e rasteve mbetet pa u denoncuar, ngaqë viktimat e shohin dhunën si një ҫështje private dhe jo ҫështje të drejtash ku hyn shteti, shoqëria, komuniteti. Jo të gjitha viktimat ose viktimat potenciale të dhunës në familje  në Shqipëri e kanë informacionin / vetëdijen se e drejta e jetës është një e drejtë bazë e njeriut, e sanksinuar në Deklaratën Universale të Kombeve të Bashkuara dhe Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian.  Në procesin jo të lehtë të afrimit të Shqipërisë me BE-në, respektimi i kësaj të drejte përbën një tregues për vëmendjen e institucioneve  dhe shoqërisë ndaj fenomenit dhe vlerave mbi të cilat është ngritur BE.

Ambasadorja e Delegacionit të BE në Shqipëri, Romana Vlahutin, në një takim me aktivistë të shoqërisë civile për të drejtat e gruas në Shqipëri duke iu referuar situatës aktuale theksoi se “gratë përbëjnë një nga vlerat, asetet më të mira që ka Shqipëria. Ato janë një kapacitet jashtëzakonisht i madh për Shqipërinë, i cili nuk po përdoret. Përgjegjësia bie mbi shtetin. Shteti duhet të sigurojë zgjidhje sistematike për probleme sistematike.”

Rezoluta e Parlamentit: Ndryshime ligjore, rritje e faktshmërisë së mekanizmave ligjorë

Një rezolutë e Parlamentit, ku ndër 140 anëtarë të tij, 40 janë gra deputete, i kërkon shtetit të marrë përgjegjësitë e tij për të ndryshuar situatën. Kërkesat kanë një rreze të gjerë. Ato fillojnë që nga propozimet që shteti duhet të bëjë për ndryshime ligjore deri tek ngritja e infrastrukturës së munguar institucionale dhe fuqizimin e asaj egzistuese, si bazë për zbatimin efikas të kuadrit egzistues ligjor për rastet e dhunës në familje. Rezoluta i kërkon qeverisë të rishikojë masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje dhe të ndryshojë situatën, ku viktima edhe pas marrjes nga gjykatat të urdhërit të mbrojtjes lihet të bashkëjetojë në të njëjtën banesë me dhunuesin pasi mungojnë strehëzat, qëndrat sociale apo fondet që pushteti lokal t’u ofrojë apartamente me qira viktimave të dhunës dhe shmangur bashkëjetesën me dhunuesin pas denoncimit të tij. Qëndrimi në të njëjtën banesë i viktimës me dhunuesin ka rezultuar jo rrallë herë në vrasjen e gruas. Vëmendje të posaҫme rezoluta i kushton rolit të qeverisë për fuqizimin ekonomik të grave nëpërmjet skemave të mbështetjes me grante nga shteti të viktimave të dhunës për riintegrimin e tyre në shoqëri.

Milva Ekonomi: Edukimi qytetar dhe ndryshimi kulturor bazë për një shoqëri pa dhunë

Deputetja Milva Ekonomi, aktiviste e mirënjohur e shoqërisë civile për të drejtat e gruas, thotë për DW se në përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të situatës luan rol edukimi qytetar dhe ndryshimi i mendësisë patriarkale ku burri e sheh gruan si pronën e vet, mendësi që gjeneron marrdhënie të dhunshme ndaj saj. “Sistemi arsimor duhet t’i kushtojë rëndësi të dorës së parë edukimit qytetar dhe paqësor të djemve dhe vajzave; që modeli i sjelljes së tyre gjinore t’i kundërvihet modelit patriarkal që ata mund të kenë në familjet apo komunitetet e tyre. Që nga arsimi parashkollor deri në arsimin e lartë duhet nxitur ndryshimi kulturor, edukimi qytetar me parimet e barazisë gjinore, respektin reciprok dhe kundërshtimin e stereotipeve për rolin e djemve dhe vajzave në shoqëri.”

Rezoluta i kërkon qeverisë që brenda muajit janar 2018 qeveria të paraqesë propozime konkrete për ndryshime ligjore, ashpërsim të parashikimeve ligjore për amnisti apo kushte lehtësuese të rasteve të dënimit për krimin në familje dhe angazhimin e strukturave të shtetit për të ndryshuar mendësinë dhe kulturën e shoqërisë ndaj stereotipeve të dëmshme gjinore për rolin dhe vendin e gruas në familje, komunitet, shoqëri. (dw)

Exclusive / A po hetohet Tahiri në Itali? Provat që vënë në dyshim dëshminë e pafajësisë

tahiriEmri i Saimir Tahirit për herë të parë doli nga dosja e Habilajve e Prokurorisë së Katanias. Për të vërtetuar që përdorimi i emrit të tij ishte rastësor dhe i papërfshirë në hetime, ish-ministri i Brendshëm doli në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se brenda 48 orëve kishte mundur të merrte nga Prokuroria e Katanias këtë vërtetim që dëshmonte se ai nuk është person nën hetim nga italianët.

“Brenda 48 orëve me një kërkesë fare të thjeshtë, unë sigurova këtë dokument nga Prokuroria e Katanias. Ky dokument mban datën 23 dhe thotë se përsa i përket shtetasit Saimir Bashkim Tahiri, i lindur më 30 Tetor 1979, nuk rezulton sot dhe më herët deri në këtë datë, që të ketë pasur ndonjëherë procedim penal nga Prokuroria e Katanias”, deklaronte Tahiri më 24 tetor.

Top Channel për shkak të çështjes tejet të ndjeshme dhe personit që përmendej në dosje, i kërkoi Prokurorisë së Katanias sqarime të mëtejshme për rastin në fjalë. Përgjigjja nga zyra e Prokurorit të Katanias ishte se “prokurori nuk e sheh të arsyeshme të përgjigjet”. Në këtë moment kërkuam të dinim sesi mund të merrej një vërtetim i tillë.

Për këtë ne pyetëm një studio avokatie në Katania. Avokatja Carmen Gulizia na shpjegoi se një vërtetim të tillë mund ta kërkojë çdo shtetas, italian ose jo, fizikisht ose me ndërmjetësinë e një avokati italian.

Atëherë ne autorizuam avokaten Carmen Gulizia që të kërkonte një vërtetim të tillë për ne. Pasi kërkesa u dorëzua, pritëm 48 orë. Përgjigjja nuk erdhi. Përgjigjen avokatja jonë e mori pranë kancelarisë së Prokurorisë vetëm pas 7 ditësh.

U interesuam nëse vonesa kishte të bënte me ne. Por avokatja italiane na shpjegoi se një dokument i tillë nuk mund të merret për 48 orë. Edhe nëse do të ishim paraqitur vetë fiziksht pranë Prokurorisë së Katanias, afati nuk ndryshon.

Në bashkëpunim edhe me kolegët e MeridioNews iu drejtuam atëherë dy studiove të tjera në Katania përfshirë kreun e dhomës penale të Katanias, të cilët na siguruan dokumenta të tjerë, kësaj here të shtetasve italianë, të cilëve u kemi mbuluar emrat për efekt privatësie. Ajo që vumë re fillimisht është që afati i marrjes së dokumentave është për të gjithë mbi një javë pas depozitimit të kërkesës.

Në njërin prej dokumentave nuk ka firmë, por është një skan-kod shtesë në të djathtë lart. Avokatët na sqaruan se nëse dokumenti merret në mënyrë elektronike me e-mail, i vihet ky skankod shtesë. Nëse merret fizikisht, me postë apo pranë sekretarisë, ka firmë.

Përveç kësaj, dokumentat janë identikë me dokumentin tonë. Por, të krahasosh dokumentin tonë me dokumentin e paraqitur nga ish-ministri Tahiri, me sy të lirë këto 2 dokumenta janë shumë të ndryshëm, edhe në përmbajtje, por sidomos në formë. Pse?

“Dokument të tillë nuk kam parë kurrë. Jo vetëm që nuk kam parë, por nuk janë të tillë dhe mund ta shohim. Është e dukshme! mungojnë një sërë gjërash. Së pari nuk është logo e Republikës së Italisë, që duhet të jetë në çdo akt zyrtar italian. Nuk është barkodi, që është një kod që shërben për të identifikuar aktin dhe cili e ka lëshuar këtë akt. Ka një numër protokolli dhe mbi të gjitha, këtu thuhet: Nuk rezultojnë regjistrime. Duket sikur dikush e ka parë këtë dhe e ka shkruar në mënyrë pak të shpejtë, sepse ligji italian nuk thotë nëse ka apo jo regjistrime, por thotë: Nuk rezultojnë regjistrime të mundshme për t’u njoftuar. Por e përsëris, ka një dallueshmëri objektive. Mjafton që të shikoni, ky është origjinali ky është dokumenti që më keni treguar. Janë te papërputhshëm! Jo të ndryshëm, të papërputhshëm. Ky është një dokument fals. Domethënë, nuk mund ta them që është fals, është një krim i rëndë “falsifikimi i akteve publike”. Është një nga krimet më të rënda të parashikuara në kodin tonë penal”, thotë avokati, Gofrredo D’Antona.

“Absolutisht më duket një dokument jooriginal, duke marrë parasysh që dokumenti i Prokurorisë, pra ai zyrtari ka nje bar kod, ka kokën me logon, ka një kod të skanueshëm. Ky është modeli që lëshohet nga Prokuroria e Katanias. Nuk më rezulton që të ekzistojnë të tjera. Kjo vulë nuk mund te them ç’është, por nuk mund të përjashtoj që të jetë e vërtetë. Por ama nuk tregon se cili është burimi që e ka vendosur. Ka një firmë me stilolaps, por jo emrin e punonjësit të Kancelerisë që e ka lëshuar. Mirëpo, nuk është e thënë që edhe nëse ekziston një procedim penal në ngarkim, ai të shkruhet dhe të jetë pjesë e dokumentit të lëshuar, sepse në shumicën e rasteve në certifikatë shkruhet: nuk rezultojnë regjistrime të mundshme për t’u njoftuar. Çka do të thotë që një subjekt mund të jetë i hetuar për krime të rënda, por pa iu komunikuar kjo, sepse duke qenë një sekret hetimor është e natyrshme që nuk do të tregohet në një dokument që i lëshohet subjektit, që është objekt i atij hetimi”, thotë Enrico Trantino, Kryetar i Dhomës Penale të Katanias.

Pra në bazë të këtij investigimi dhe intervistave, duket që kemi të bëjmë me 2 vërtetime të ndryshme; ai i siguruar nga ne, nëpërmjet avokates Carmen Gulizia dhe ai zotit Tahiri me mangësitë e formës dhe të përmbajtjes që ka.

Top Channel siguron që vërtetimi i marrë nga ne ka dalë nga Prokuroria e Katanias, zyrtar dhe sipas afateve që parashikon procedura. A mund të thotë zoti Tahiri të njëjtën gjë për dokumentin e tij? Dhe më kryesorja, siç thotë edhe kryetari i Dhomës Penale të Katanias, edhe po të ishte një dokument origjinal, nuk vërteton në mënyrë të prerë nëse ndaj Saimir Tahirit ka apo jo ndjekje penale nga Prokuroria e Katanias.

Top Channel

Rruga Tiranë-Elbasan, mbi 300 milionë euro të hedhura dëm

tuneli elbasanNdërtimi i Autostradës Tiranë-Elbasan nisi më 29 prill të vitit 2011. Pas “Rrugës së Kombit”, ajo ishte vepra e dytë më e madhe publike që ndërtohej në historinë e Shqipërisë.

Projekti parashikonte që segmenti, që lidh kryeqytetin me Elbasanin në vetëm 31 kilometra rrugë, të shkurtonte kohën me 50 minuta për udhëtarët. Rruga parashikohej të kishte 4 korsi, 7 mbikalime dhe 4 nënkalime.

Vlera totale e investimit të segmentit, prej rreth 290 milionë dollarësh, u sigurua përmes disa donacioneve me mbështetjen e Bankës Islamike për Zhvillim.

Më 17 mars 2017, disa javë para zgjedhjeve të qershorit 2017, qeveria dërgoi në Parlament marrëveshjen e kredisë që përmbyllte plotësisht financimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Marrëveshja parashikon marrjen e një kredie tjetër prej 35 milionë e 174 mijë dollarësh amerikanë nga Banka Islamike e Zhvillimit, e cila do të përdoret për të financuar koston shtesë të dalë mbi projektin fillestar.

Fillimisht ishte parashikuar që autostrada të përfundonte brenda vitin 2014. Por, gjatë ndërtimit, projekti rezultoi me probleme për shkak të rrëshkitjes së dheut në një zonë me gjatësi 4 kilometra rreth Ibës dhe Mulletit. Kapërcimi i kostos mbi vlerën fillestare të tenderuar dhe problemet financiare të kompanisë ndërtuese e zvarritën ndërtimin e rrugës për më shumë se 3 vite.

“Fiks Fare” i dërgoi një kërkesë zyrtare Autoritetit Rrugor Shqiptar, për të mësuar nëse ARRSH-ja kishte apo jo një datë të saktë se kur do të hapej përfundimisht ky segment.

Në kërkesën e tyre, gazetarët e “Fiks Fare” kërkuan koston e projektimit, nga zona e Komunës së Parisit, deri në zonën e Bradasheshit në Elbasan. Gjithashtu kërkuan edhe koston totale të ndërtimit, të të gjitha loteve, e nëse vet ARRSH-ja ka pasur apo jo një studim për autostradën Tiranë-Elbasan, nga zona e Baldushkut.

Në përgjigjen e saj, ARRSH-ja bëri me dije se kostoja totale e projektimit të autostradës Tiranë-Elbasan, nga zona e Komunës së Parisit deri në zonën e Bradasheshit, është 160.250.000 lekë (pa TVSH). Nga Komuna e Parisit deri te “TEG”-u është 4.900.258.470 lekë, kurse segmenti TEG-Tuneli i Krrabës-Bradashesh është 313.931.742 dollarw.

ARRSH shprehet se kostoja fillestare e parashikuar gjatë fazës së projektimit për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan ka qenë 356.000.000 dollarw amerikanw.

“Fiks Fare” pyeti një inxhinier ndërtimi rrugësh, i cili është një prej autorëve të projektit për austostradën e Elbasanit, që do të kalonte nga Bradasheshi.

Xhevair Ngjeqari shprehet se, për rrugën Tiranë-Elbasan kostoja totale e ndërtimit ka shkuar rreth 400 milionë euro. Për inxhinierin Ngjeqari, projektimi ishte gabim, pasi kishte kosto të madhe. Ai tregon edhe projektin e dytë që kishte për këtë rrugë, me një kosto më të ulët, e cila shkonte në rreth 120 milionë euro.

“Ndërtimi i rrugës në këtë zonë është i gabuar. Zona ka rrëshkitje të mëdha, madje duken edhe me sy të lirë. Të gjitha kodrat rrëshkasin, gjw qw solli edhe vonesat në përfundimin e kësaj vepre”, përfundon inxhinieri. (tch)

Wolfgang Petritsch: BE-sё i duhet njё i ngarkuar i posaҁёm pёr Kosovёn

PetrietschPёr ta zgjidhur konfliktin mes Serbisё dhe Kosovёs nё bisedime nuk duhet tё ketё tema tabu, thotё pёr DW Wolfgang Petritsch. Brukseli duhet ta shohё si njё nga prioritet e veta raportin e Ballkanit Perёndimor me BE-nё.

DW: Zoti Petritsch, Ju thoni, se tani ka njё shans historik pёr ta zgjidhur ҁёshtjen e Kosovёs. Pёrse?

Wolfgang Petritsch: Unё besoj, qё presidenti serb Vuҁiq me deklarimin lidhur me Kosovёn tani vёrtetё ёshtё i gatshёm, qё tё merret me kёtё ҁёshtje dhe ta zgjidhё atё. Ështё vёrtetё njё lloj shansi historik, pёr ta zgjidhur konfliktin e fundit vlerёsohet tani nga BE-ja si shansi vёrtetё i madh.

Çfarё prisni Ju konkretisht nga Brukseli?

Duhet filluar me njё proces tё ri politik dhe tё kapёrcehet rutina, qё ka pёrfshirё ndёrkohё dialogun mes Beogradit dhe Prishtinёs. Pёr dy vitet e ardhshme fokusi duhet pёrqendruar tek zgjidhja e kёtij problemi. Kёtu ndoshta duhet tё caktohet edhe njё mandat politik me njё personalitet, qё e njeh shumё mirё kёtё rajon. E kjo duhet tё lidhet edhe me njё objektiv tё qartё, pёr ta bёrё sa mё tё afёrt zgjidhjen e kёtij problemi. Po ashtu duhet menduar, se ҁfarё ka nё kёtё mes pёr Serbinё, me ҁfarё mund tё motivohet Serbia, pёr ta zbatuar kёtё hap historik.

Ju thoni qё Brukseli duhet tё vihet nё lёvizje, por sipas mendimit tuaj ҁfarё shtrohet faktikisht nё tryezё nga kёndvёshtrimi serb, pёrveҁ njё deklarate tё Vuҁiqit?

Kёto janё procese, qё ai tashmё i ka lёnё tё nёnkuptohen: nga njёra anё vazhdimin dhe mundёsisht mbylljen e shpejtё tё dialogut mes Beogradit dhe Prishtinёs. Konkretisht bёhet fjalё pёr tё drejtat institucionale tё serbёve nё Kosovё. Hapi i dytё shumё i rёndёsishёm ёshtё dialogu brenda serbёve. Unё besoj, qё ky ёshtё njё kusht i rёndёsishёm pёrgatitjeje pёr stabilitetin e vёrtetё qё mund t’i sillte rajonit. E rёndёsishme do tё ishte, qё nё Serbi tё mos ndihen tё imponuar nga jashtё, pёr njohjen, por qё tё zhvillohet edhe njё dialog i brendshёm nё kёtё mёnyrё, pёr tё arritur nё njё zgjdhje tё pranuar nga tё dyja palёt. Problemi mё i madh natyrisht ka tё bёjё me atё, qё politika serbe mund ta kapёrcejё me vёshtirёsi, qё tё thotё, se ‘Kosova ёshtё e humbur’, gjё qё Vuҁiq de facto e ka bёrё ndёrkohё.

Por natyrisht duhet qё pёr kёtё serbёve t’u ofrohet diҁka. Kjo duhet tё pёrfshijё njё siguri tё mirё tё minoritetit etnik serb deri tek eventualisht edhe njё zgjidhje bilaterale, pёr tё cilёn tё dyja palёt – Beogradi dhe Prishtina – tё mund tё bien dakord nёse bёhet fjalё pёr shembull pёr disa korrigjime tё kufijve. Serbia ndёrkohё ka avancuar relativisht mirё me bisedimet e antarёsimit me BE-nё. Njerёzve nё Serbi duhet t’u bёhet shumё mё e qartё e u duhet thёnё, se kapёrcimi i kёtyre pengesave do tё thotё edhe, qё nё pak vjet mund tё arrihet vёrtetё antarёsimi. Kjo duhet tё ecё paralel me dialogun e brendshёm pёr ҁёshtjen e Kosovёs. Deri mё 2019, kur nё Bruksel tё ketё nisur nga puna administrata e re, duhet qё ҁёshtjet e hapura – e kёtu nё radhё tё parё bёn pjesё Kosova – tё jenё zgjidhur ose tё paktёn zgjidhja tё jetё bёrё e afёrt. Qёllimi do tё ishte, qё mё 2019 administrata e re e BE-sё tё ketё njё plan tё gatshёm pёr Ballkanin Perёndimor nё BE, plan ky qё do tё mund tё zbatohej brenda njё kohe relativisht tё shkurtёr.

Ju mendoni nё njё paketё

Kjo duhet parё. Hallka mё e dobёt nё zinxhirin e Ballkanit Perёndimor ёshtё Bosnja. Edhe kёtu duhet vёnё diҁka nё lёvizje. Por edhe pёr kёtё rast jam i mendimit, qё duhen filluar relativisht shpejt bisedime, pёrmes tё cilave tё fillojnё tё trajtohen me prioritet ato probleme specifike boshnjake, qё nuk janё zgjidhur. Kjo duhet tё mundёsojё njё antarёsim. Duhet tё jetё njё lloj gare brenda rajonit e tё shihet, se kush do tё arrijё i pari nё vijёn e finisht. Ështё e qartё pёr tё gjithё se pёr ҁfarё bёhet fjalё: nё rastin e Serbisё ёshtё fjala pёr zgjidhjen e problemit tё Kosovёs, nё ҁёshtjen e Bosnje-Hercegovinёs bёhet fjalё pёr shmangien e dyfunksionalitetit shtetёror, duke u bazuar tek Marrёveshja e Dejtonit. Sfidat janё tё qarta dhe prej tyre duhet tё pёrcaktohet procesi pёrkatёs.

Çfarё i kёshilloni Ju politikёs serbe pёr ta bёrё tё qartё kredibilitetin dhe seriozitetin kundrejt partnerёve tё tjerё tё bisedimeve? Ka njё mosbesim tё madh ndaj udhёheqjes nё Beograd veҁanёrisht lidhur me lirinё e medias, shtetin ligjor e kёshtu me radhё

Serbia padyshim ka ende shumё probleme tё mёdha, por besoj, se kjo duhet parё edhe nё kontekstin e problemit shumё mё tё madh tё pazgjidhur tё ҁёshtjes sё Kosovёs. Nga ana tjetёr Vuҁiq si nё Berlin, edhe nё kryeqytete tё tjera europiane ka krijuar njё besim tё madh, veҁanёrisht lidhur me problemin e refugjatёve nё periudhёn 2015/2016. Kёshtu ai ёshtё pozicionuar si dikush, me tё cilin vёrtetё mund tё trajtosh ҁёshtje tё vёshtira. Unё besoj, qё qeverisё serbe duhet t’i jepet paraprakisht njё bonus besimi, por pa lёnё jashtё vёmendjes faktin qё ka probleme. Unё jam megjithatё mjaft optimist, qё tё gjitha kёto ҁёshtje mund tё zgjidhen, sapo Brukseli nga njёra anё tё ketё paraqitur njё plan tё qartё kohor lidhur me antarёsimin nё BE dhe nga ana tjetёr problemet me Prishtinёn tё jenё zgjidhur.

Çfarё i rekomandoni Ju politikёs kosovare?

Kosova ёshtё politikisht njё vend mjaft i pёrҁarё. Ështё njё shtet i dobёt nё prag tё kolapsit mund tё thuash – pikёrisht krahasuar me Serbinё, qё nё pёrgjithёsi ёshtё zhvilluar shumё fort ekonomikisht. Por edhe nga Prishtina duhet kёrkuar qё tё bёjё lёshime. Detyra konsiston nё atё, qё mundёsisht shpejt t’i bёjё lёshime komunitetit serb nё Kosovё. Para disa vitesh ato kanё nёnshkruar, qё atje tё krijohet njё asosacion pёr minoritetin serb. Kjo mё nё fund duhet zbatuar. Unё besoj, qё tani e ka radhёn Prishtina pёr tё vepruar.

Si e shihni Ju aksin kohor?

Unё besoj, qё kur tё ketё nisur nga puna aministrata e re e BE-sё, pra nё vitin 2019, antarёsimi i shteteve tё Ballkanit Perёndimor  – nёse disa apo tё gjithё kjo do tё shihet – duhet tё jetё nё krye tё listёs sё prioriteteve.

Çfarё roli luan Tirana, sipas mendimit tuaj?

Kryeministri i Shqipёrisё ёshtё me sa duket i interesuar, qё tё arrihet njё zgjidhje. Ai ka njё marrёdhёnie shumё tё mirё me Vuҁiqin – kёtё unё e konsideroj shumё, shumё tё rёndёsishme, kjo ёshtё diҁka e re. Shqipёria tani nuk duhet tё angazhohet vetёm nё mёnyrё tё njёanshme pёr Kosovёn. Unё besoj, se do tё ishte njё avantazh i madh, nёse Beogradi dhe Tirana do tё mund tё binin dakord, jo duke i anashkaluar tё tjerёt, por duke vepruar si forcё motivuese. Shqipёria nё kёtё drejtim mund tё luajё njё rol tё rёndёsishёm.

Diplomati austriak, socialdemokrati Wolfgang Petritsch ka qenё nga viti 1999 deri mё 2002 pёraqёsuesi i lartё pёr Bosnje-Hercegovinё. Nё kёtё funksion ai ka drejtuar zbatimin e Marrёveshjes sё Paqes tё Dejtonit tё nёnshkruar mё 14 dhjetor 1995. Mё parё ai ka qenё ambasador austriak nё Beograd  (1997 deri 1999) dhe i ngarkuari i posaҁёm i BE-sё pёr Kosovёn. Nё kёtё funksion ai ka qenё mё 1999 edhe kryenegociatori i BE-sё nё bisedimet e paqes nё Rambouillet dhe Paris.

Ballkani Maqedoni: Nuk ka emër magjik, palët po bashkëbisedojnë

NiemitzBisedimet Shkup-Athinë me ndërmjetësimin e OKB-së zhvillohen në atmosferë pozitive, por ende pa marrëveshje. Ndërmjetësuesi i OKB-së, Niemitz: Atmosfera është e përkryer. Na duhet progres për zgjidhjen e kontestit.

Është përmirësuar klima për zgjidhjen e kontestit të emrit si te pala greke ashtu edhe te ajo maqedonase, u shpreh në Bruksel ndërmjetësuesi i OKB-së, Metthew Niemitz. Ai konfirmoi, se takimi i palëve pas tre vitesh pauzë nuk ka përfunduar me ndonjë propozim të ri dhe se nuk pritet ndonjë emër magjik, por vuri në dukje qëndrimin më pozitiv të tyre për t’i dhënë fund kontestit fqinjësor. “Atmosfera dhe dialogu mes qeverive zhvillohet pa irritime serioze. Mendoj se atmosfera është e përkryer. Na duhet progres për zgjidhjen e kontestit. Them se të dyja palët mirë e dëgjojnë njëra-tjetrën. Kanë dialog të mirë dhe i dëgjova qëndrimet e tyre konstruktive. Ka fleksibilitet të mjaftueshëm për gjetjen e një vendimi të pranueshëm për të dyja palët”, vlerësuar mediatori i OKB-së për çështjen e emrit Metthew Niemitz.

Edhe pse palët kontestuese ballafaqohen me shumë sfida, Niemitz do t’i intensifikojë negociatat në muajin janar, shkurt dhe mars.

“Fakti për vullnetin politik të zgjidhjes së këtij kontesti shumëvjeçar shihet në agjendat politike të qeverive të Shkupit dhe të Athinës, të cilat çështjen e emrit e kanë vendosur si prioritet”, thekson Niemitz.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ditë më parë ka deklaruar se ka më shumë mundësi se kurrë më parë për të gjetur një zgjidhje me Greqinë dhe se duhet gjetur një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dyja palët. Edhe kryeminsitri grek Aleksis Tsipras në Beograd ka thënë se në vitin 2018 do të ketë lëvizje pozitive në lidhje me kontestin e emrit, në qoftë se, siç thotë ai, Shkupi vendos të ndërmarrë hapa pozitiv në këtë drejtim.

A është folur për emër konkret?!

“Maqedonia e Re” është propozimi për të cilin do të bisedohet në Bruksel , kanë kumtuar disa media greke. Gjithnjë sipas tyre propozimi fillestar grek ka qenë “Maqedonia e Vardarit”, por tani ka ardhur deri te propozimi “Maqedonia e Re”, sikurse ishte në vitin 1992 në pakon e refuzuar atëherë.

Zaev hedho poshtë njoftimet e medieve për emrin e ri

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev u shpreh, se propozimi që Maqedonia të quhet “Maqedonia e re” është propozim i medieve.

“Me shumë gjasë ai emër është propozim i medieve. Ne nuk kemi arritur deri aty që të flasim për propozime në lidhje me emrin e Maqedonisë, ose për emra të rinj apo ngjashëm. Ajo çfarë do të flitet gjatë këtyre ditëve është vërtetimi i dëshirës së të dyja shteteve që thellësisht të hyjnë në zgjidhjen e problemit që Greqia e ka me emrin kushtetues tonin. Në takimet me ndërmjetësuesin Niemitz është verifikuar dëshira e të dyja palëve për zgjidhjen e kontestit”, dekalroi Zaev.

Atmosferë e volitshme për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë, se bisedimet riaktivizohen në një periudhë kur klima politike mes Maqedonisë dhe Greqisë është përmirësuar dukshëm. Bekim Kadriu ligjërues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare pret që takimet e intesifikuara të shkrinë akullin mes dy palëve.

“Në këtë fazë nuk pritet diçka më konkrete. Brenda bisedimeve mund të ketë propozime konkrete, por për publikun do të jetë një takim i zhvilluar në një atmosferë shumë pozitive. Besoj se më shumë do të flitet për metodologjinë e vazhdimit të negociatave dhe formës se si do të duhej të duket zgjidhja që pritet të ndodhë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm”, thotë Bekim Kadriu.

Analisti politik Nano Ruzhin vlerëson, se Shkupi dhe Athina janë më afër se kurrë drejt gjetjes së një zgjidhjeje të kontestit të emrit.

“Në Bruksel palët gjithsesi se janë fokusuar në çështje konkrete. Dhe përfundimisht të vendoset për një kornizë kohore që do të përfshinte muajt deri në qershor dhe detyrimet që do të ndërmarrin palët si në planin afatshkurtër, atë afatmesëm dhe afatgjatë, ngase zgjidhja e kontestit edhe pse hyn në fazën përfundimtare, nuk është e lehtë”, thotë Ruzhin.

Vazhdimi i negociatave për çështjen e emrit do të jetë më pragmatik në të ardhmen thotë analisti politik Albert Musliu. “Takimin e fundit e vlersoj si udhërëfyes ku janë konkretizuar procedurat e negociatave që do të jenë me një ritëm të përshpejtuar. Të dyja palët janë nën presion ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Në të ardhmen bisedat do të jenë konkrete dhe më pragamtike dhe do ta marrin drejtimin e duhurt”, sipas Albert Musliut.

Kontesti për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë po zgjat më shumë se dy dekada, që nga pavarësia e Maqedonisë në vitin 1991. (dw)

Meta: Kryeprokurori sipas Kushtetutës. Kompetenca e Parlamentit, por duhet konsensus

metaArta Marku, prokurore në Shkodër dhe Ferdinand Elezi, prokuror në Durrës kanë dorëzuar sot në Kuvend kandidaturat për kryeprokuror të përkohshëm.

 Ndërkohë, afati i fundit për aplikim është dita e martë 12 dhjetor. Por edhe sot, politika e ka lexuar këtë moment sipas interpretimeve të veta.

Për herë të parë në këtë debat ndërhyri edhe Presidentit i Republikës Ilir Meta, i cili deri më sot nuk kishte bërë asnjë koment për çështjen e kryeprokurorit.

“Si president unë dua të nënvizoj, derisa kemi të bëjmë me një çështje të rëndësishme të një institucioni kyç të drejtësisë, që duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj”, deklaroi Meta.

Presidenti i njeh Kuvendit kompetencën ekskluzive në emërimin e kryeprokurorit, por thekson se prokuroria është një institucion kyç i drejtësisë, ndaj bën thirrje për dialog.

“Çdo hap i njëanshëm nuk do t’i ndihmonte konsolidimit të pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së besimit të institucionet e reja të drejtësisë”, deklaroi ai.

Kryeprokurori, nuk ka dialog Rama-Basha

Mundësia e vetme për dialog që ofrojnë socialistët është në kuadrin e procedurës së nisur në Kuvend.

Gjatë mbledhjes së grupit parlanentar, kryeministri, Edi Rama, tha se socialistët kanë mundësinë dhe të drejtën ta zgjedhin me votat e tyre kryeprokuprrin e përkohshëm, por janë të hapur të bashkëpunojnë me opozitën për një emër konsensual.

“Për këtë arsye besoj se është një moment që nëse ka vullnet dhe largpamësi, ne mund ta shfrytëzojmë si pikënisjen e një procesi ndërveprimi dhe bashkëpunimi për të garantuar se Shqipëria, do të bëjnë për Shqipërinë gjithçka që kanë në dorë në funksion të çeljes së negociatave për në BE”, tha Rama.

Por, Lulzim Basha këtë të Ramës e sheh si ftesë për shkelje të Kushtetës. Basha tha se kryeprokurori në çdo rast duhet të zgjidhet me 84 vota dhe pasi të ketë kaluar procesin e vetingut.

“Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe nga asnjë parti politike me një keqbërës që dëshiron të shkelë Kushtetutën për të emëruar një prokuror që të mbyllë aferat dhe dosjet kriminale. Nëse zgjidhet Prokurori nga mazhoranca, ai (Rama) do të përballet me përgjigjen më të fuqishme politike nga opozita”, deklaroi Basha.

Pavarësisht interpretimeve të ndryshme të Kushtetutës dhe ligjit, procedura është zyrtare dhe prokurorët nisën t’i përgjigjen thirrjes të hënën. I pari që ka aplikur është Ferdinand Elezi. Më pas u konfirmua edhe aplikimi i prokurores së Shkodrës Arta Marku. Afati i fundit për aplikim është ora 18.00 e së martës.

Top Channel