“Air Albania” në fokus! Kandidohet si stadiumi i vitit

Stadiumi Air AlbaniaStadiumi “Air Albania” është vendosur mes impianteve më prestigjiozë të globit për çmimin si më i miri i vitit 2019.

Projekti modern në zemër të kryeqytetit shqiptar është vendosur nga portali prestigjioz stadium DB mes 21 më të mirëve në mbarë planetin dhe për të mund të votohet në faqen zyrtare për 4 javët e ardhshme.

Tifozët në mbarë botën kanë mundësi të votojnë për projektin më të mirë duke seleksionuar 5 stadiume nga lista e 21 kandidatëve, duke i dhënë 5 yje stadiumit më të mirë, 4 atij që mendojnë si të dytin dhe kështu në rend kronologjik. Cdo yll që tifozët vendosin përbën edhe pikaverazhin në total, 15 për secilin votues.

Nuk lejohet më shumë se një votim nga një pajisje, dhe nga ajo çfarë shihet, Air Albania Stadium ka nisur të mbledhë edhe pikët e para. Mes impianteve që tërheqin më tepër interes, janë ai i Totenhemit në Londër, dhe Stadiumi kombëtar i Japonisë, i pozicionuar në Tokio.

Top Channel

Grenell: Posti në krye të zbulimit kombëtar është i përkohshëm

GrenellAmbasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell që është përzgjedhur nga Presidenti Donald Trump si Drejtori në Detyrë i Zbulimit Kombëtar, thotë sa nuk do të jetë për një kohë të gjatë në atë post.

Në një mesazh në Twitter, Ambasadori Grenell konfirmoi se po e merr postin përkohësisht dhe se “Presidenti do të njoftojë të emëruarin (jo mua) së shpejti”.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë pa një drejtor të përhershëm të zbulimit kombëtar që nga gushti 2019, kur Dan Coats dha dorëheqjen zyrtarisht, pas një sërë përplasejsh publike me Presidentin Donald Trump.

Por deri tani nuk ka pasur ndonjë koment nga Shtëpia e Bardhë lidhur me kohën kur do të shpallet një kandidaturë për drejtorin e përhershëm.

Zoti Grenell pritet të marrë detyrën si drejtor i përkohshëm, duke zëvendësuar drejtorin aktual në detyrë, Joseph Maguire, i cili në bazë të ligjit nuk mund të vazhdojë ta ushtrojë detyrën pas 12 marsit.

Presidenti Trump njoftoi për synimin e tij për të caktuar zotin Grenell të mërkurën në mbrëmje me një mesazh në Twitter.

Në një deklaratë të enjten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham lavdëroi zotin Grenell dhe vlerësoi përgatitjen e tij për rolin.

“Ai ka shumë vite përvojë pune në Komunitetin e Zbulimit në një numër pozicionesh, përfshirë si i Dërguar i Posaçëm për Negociatat Serbi-Kosovë dhe si zëdhënës i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Ai është i përkushtuar të mbajë një qëndrim jopolitik, jopartiak si kreu i Komunitetit të Zbulimit, nga i cili varet siguria jonë”, tha zonja Grisham.

Një zyrtar i adminstratës konfirmoi gjithashtu për Zërin e Amerikës se zoti Grenell do të mbajë postin e ambasadorit në Gjermani dhe do të vazhdojë të shërbejë si i dërguar i posaçëm për negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës, ndërsa drejton zbulimim kombëtar.

Ambasadori Grenell, që njihet si mbështetës besnik i Presidentit Trump, shkaktoi debate në Gjermani kur mori postin, kur tha se donte “të fuqizonte konservatorë të tjerë në gjithë Evropën, udhëheqës të tjerë”.

Pas këtyre komenteve, Ministria e Jashtme e Gjermanisë, kërkoi sqarime.

Zoti Grenell ka folur sidomos hapur në lidhje me ato që ai i quan rreziqe që paraqet biznesi me gjigantin kinez të telekomunikimit Huawei. Ai i ka bërë thirrje Gjermanisë të mos bëhet kliente e Huawei-t për shkak të dyshimeve se kompania instalon në produktet e saj pajisje përgjimi me kërkesë të Pekinit.

Disa ish-zyrtarë të zbulimit dhe disa ligjvënës me peshë thonë se zoti Grenell nuk ka përvojë të mjaftueshme në zbulim dhe përmendin refuzimin e presidentit për të emëruar një drejtor të përhershëm.

“Presidenti po ia ul rëndësinë postit, duke refuzuar të caktojë një kandidat që duhet të konfirmohet (nga Senati)”, tha James Clapper, ish-drejtor i zbulimit kombëtar gjatë administratës së Presidentit, Barack Obama.

“Nuk është gjë e mirë për vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë. Mesazhi i përgjithshëm që përçohet është që presidenti thjesht do një besnik të tij, të ulet në karrige thjesht për formë”, i tha ai Zërit të Amerikës.

Edhe nënkryetari i Komisionit të Senatit për Zbulimin, demokrati Mark Warner, e kritikoi përzgjedhjen e ambasadorit Grenell në Twitter.

“Duket se Presidenti ka zgjedhur një individ pa përvojë në zbulim në krye të komunitetit të zbulimit kombëtar, si drejtor në detyrë”, shkruante senatori Warner, duke e akuzuar më tej zotin Trump se po angazhohet në “një përpjekje për të anashkaluar autoritetin kushtetues të senatit për këshilluar dhe konfirmuar për poste kaq kritike”.

Fillimisht, pas dorëheqjes së ish-drejtorit Dan Coats pothuajse tetë muaj më parë, zoti Trump njoftoi se do të emëronte kongresmenin republikan John Ratcliffe për postin, por ai e tërhoqi emrin e vet nga shqyrtimi, pasi dolën pikëpyetje lidhur me kredencialet dhe përvojën e tij.

Kështu presidenti Trump caktoi ish-pjesëtarin e njësisë elitë Navy Seal, Joseph Maguire, që kishte shërbyer si drejtor i Qendrës për Kundërterrorizmit Kombëtar.

Ligjvënës dhe ish-zyrtarë të zbulimit e vlerësuan zotin Maguire për angazhimin e tij për të shmangur politikën.

“Mendoj se Joseph Maguire bëri aq sa mundi në rrethana të vështira për të mos lejuar korruptimin e misionit të komunitetit të zbulimit”, tha Paul Pillar, një ish-zyrtar i lartë i CIA-s, aktualisht në Universitetin Georgetown.

Por ai shpreh shqetësim lidhur me caktimin e ambasadorit Grenell.

“Grenell jo vetëm që nuk ka përvojë në zbulim, çka është një minus por është partiak. Vendosja e tij si drejtor në detyrë i Zbulimit Kombëtar, është një tregues i politizimit të komunitetit të zbulimit më shumë se kurrë më parë, nën presidencën e zotit Trump”, tha ai.

Presidenti Trump ka pasur një marrëdhënie të acaruar me komunitetin e zbulimit, pasi ky i fundit arriti në përfundimin se Rusia ndëryri në zgjedhjet presidenciale të vitin 2016.

Në disa raste, ai është përplasur hapur me shefat e agjencive të zbulimit. Në një rast në Twitter, ai i sulmoi ashpër duke i quajtur “jashtëzakonisht pasivë dhe naivë”.

voa

Mosefikasiteti i institucioneve pamundëson zbatimin e Ligjit për shqipen

Ligji për përdorimin e gjuhëve vazhdon të mos përfillet nga institucionet dhe ndërmarrjet publike, të cilat gjuhën shqipe vazhdojnë ta përdorin me gabime të shumta, si gjuhësore ashtu edhe përmbajtjesore. Rasti i fundit është me ndërmarrjen e transportit publik në Shkup, e cila disa nga udhëzimet dygjuhëshe si dhe biletat për pasagjerët, i ka publikuar me gabime të shumta. Edhe ndërmarrja e ujit, përveç emrit të saj në dy gjuhë, të gjitha të dhënat tjera në faturat e konsumatorëve i ka vetëm se në maqedonisht.

Gabimet janë regjistruar edhe në disa nga tabelat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me emrin e ri të shtetit, në të cilat vendbanimet e stacioneve policore janë me gabime në pjesën që ka të bëjë me gjuhën shqipe.

Nga Agjencia për zbatimin e gjuhës shqipe thonë se gabimet e tilla janë pasojë e moskonsultimit të saj nga institucionet dhe ndërmarrjet publike. Drejtori i agjencisë, Ylber Sela thotë se me shkrim i ka informuar të gjitha organet shtetërore se agjencia është në dispozicion të tyre për çdo përkthim që kanë nevojë.

“Ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë për përkthime të formularëve, të mbishkrimeve, vulave, memorandumeve, që t’i dërgojnë tek agjencia, qoftë përmes postës, formës elektronike apo edhe t’i sjellin direkt tek ne dhe ekipi të cilin e udhëheq brenda një afati shumë të shkurtër do t’i përkthejmë. Por, nëse institucionet kanë bërë vet përkthimin apo e kanë lekturuar, atëherë përgjegjësia bie mbi këtë institucione”, thotë Sela.

Gabimet gjuhësore janë shpeshtuar edhe në mungesë të Inspektoratit për zbatimin e gjuhës shqipe, organ ky që duhet të kontrollojë të gjitha institucionet që nuk zbatojnë Ligjin për gjuhën. Përveç drejtorit, inspektorati nuk ka ende asnjë të punësuar. Konkursi i fundit për pranimin e shtatë inspektorëve nuk do të përfundojë para zgjedhjeve të 12 prillit, por edhe më pas kësaj date, kuadri nuk do të jetë gati për punë pasi duhet t’i nënshtrohet një trajnimi nëntëmujor.

“Patjetër që duhet të ndjekin trajnimet dhe pasi vetëm pasi të përfundojnë këto trajnime, ata do të jenë të licencuar dhe atëherë do të dalin të bëjnë mbikëqyrjen inspektuese në të gjitha institucionet e Maqedonisë së Veriut”, thekson drejtori, Fatmir Iseni.

Në bazë të Ligjit për gjuhët, për çdo shkelje apo mos respektim të ligjit parashihet edhe gjoba në para, si për institucionin ashtu edhe për drejtuesin e saj.

Përveç me gabime gjuhësore, zbatimi i Ligjit për gjuhët po hasë në pengesë edhe për shkak të mungesës të fondeve, si në rastin e uniformave në polici, shëndetësi dhe shërbimin e zjarrfikësve.

“Uniformat e punonjësve të policisë, të shëndetësisë, të zjarrfikësve në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën që e flasin së paku 20 për qind të qytetarëve të Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe alfabetin e saj”, thuhet në Ligjin për gjuhët.

Në institucionet qendrore, të gjitha tabelat janë zëvendësuar me ato dygjuhëshe, ndërsa në qeveri dhe kuvend, ministrat shqiptarë, deputetët si dhe kryetari i kuvendit, përdorin gjuhën shqipe ndërsa dokumentet publikohen në dy gjuhë.

Ligjit për zbatimin e gjuhëve ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2019, por ai mund të pësojë ndryshime, bazuar në deklaratat e zyrtarëve, pasi Komisioni i Venecias, kërkoi që pjesë të ligjit duhet të rishikohet, në veçanti ato që parashikojnë zbatimin e dygjuhësisë në procedurat gjyqësore. rel

Richard Grenell, drejtor në detyrë i Zbulimit Kombëtar

Grenell RichardPresidenti Trump konfirmoi se po emëron ambasadorin amerikan në Gjermani Richard Grenell si Drejtor në detyrë të Zbulimit Kombëtar.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Zërit të Amerikës se ai do të vazhdojë të mbajë edhe postin e Ambasadorit në Gjermani. Richard Grenell është i dërguar i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë Serbi.

Presidenti e bëri njoftimin të mërkurën vonë në Twitter, pak orë pasi lajmi u bë i ditur nga disa media amerikane.

“Jam i kënaqur të njoftoj se Ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani, @RichardGrenell, do të bëhet Drejtor në Detyrë i Zbulimit Kombëtar.” “Rick (Richard Grenell) ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të,” shkruante Presidenti Trump në Twitter.

Drejtori i Zbulimit Kombëtar mbikëqyr gjithë komunitetin e inteligjencës amerikane të përbërë nga 16 agjenci dhe bashkëpunon ngushtë me drejtorin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Meqenëse do të jetë drejtor në detyrë i Zbulimit Kombëtar, Grenell nuk ka nevojë për konfirmim nga Senati.

Zoti Grenell tha sot se nuk do të jetë ai që do të emërohet nga Presidenti Trump si drejtor i përhershëm në këtë post. Presidenti, tha zoti Grenell në Twitter, do ta bëjë njoftimin për drejtorin e përhershëm së shpejti, por nuk do të emërojë atë në këtë post.

Richard Grenell ka qenë zëdhënës i SHBA në Kombet e Bashkuara në kohën e Presidentit George W. Bush. Para kësaj ka qenë komentator në shtyp dhe televizion si dhe themelues i një firme për marrëdhënie me publikun.

Ai nuk ka përvojë të drejtpërdrejtë në komunitetin e inteligjencës, por shihet si mbështetës i besnik i presidentit Trump dhe politikave të tij.

Grenell ka folur sidomos hapur në lidhje me ato që ai i quan rreziqe që paraqet biznesi me gjigantin kinez të telekomunikimit Huawei. Ai i ka bërë thirrje Gjermanisë të mos bëhet kliente e Huawei-t për shkak të dyshimeve se kompania instalon në produktet e saj pajisje përgjimi me kërkesë të Pekinit.

Grenell do të jetë anëtari i parë gay i kabinetit në historinë e SHBA.

Ai do të zëvendësojë shefin e tanishëm në detyrë të Zbulimit kombëtar Joseph Macguire i cili pasoi drejtorin e mëparshëm Dan Coats që u shkarkua korrikun e kaluar nga Presidenti.

Presidenti Trump ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me komunitetin e tij të inteligjencës pasi ky arriti në përfundimin se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2016-s dhe paralajmëroi në lidhje me kërcënimin që përbën ngrohja globale për sigurinë kombëtare.

voa

Vdes krijuesi i komandave “copy, paste”

copy pastQendra globale e teknologjisë, Silicon Valley ka njoftuar për vdekjen e Lawrence Tesler, krijuesit të komandave kompjuterike “prej, kopjo, bart” (cut, copy and paste).

Kompania Xerox ka njoftuar se ai ka vdekur në moshën 74-vjeçare.

“Krijuesi i komandave, cut/copy & paste, dhe komandave tjera ka qenë ish-hulumtues i Xeroxit”, ka thënë kompania në një postim në rrjetin social, Twitter.

“Jeta juaj është më e lehtë falë ideve të tij revolucionare. Larry ka vdekur të hënën, andaj na u bashkoni që të festojmë jetën e tij”.

Përveç Xerox, Tesler ka kontribuuar edhe në kompanitë, Amazon, Apple, Yahoo dhe të tjera.

Komanda “copy, paste” është bërë e njohur nga kompania Apple, pasi është përfshirë në softuerin e kompjuterit Lisa më 1983.

rel

Fillojnë të dalin pasagjerët e anijes së prekur nga koronavirusi

KoronavirusQindra pasagjerë kanë nisur të dalin nga një anije e cila u vendos dy javë në karantinë në një port japonez, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri që u ka marrë jetën mbi 2 mijë vetëve në Kinë.

Rreth 500 pasagjerë pritet të zbresin nga “Diamond Princess” të mërkurën në Yokohama, atje ku anija ishte ankoruar prej mbërritjes së saj më 3 shkurt. Zyrtarët japonezë të shëndetësisë i futën të 3,700 pasagjerët dhe ekuipazhin e anijes në karantinë, pasi një prej pasagjerëve që kishte zbarkuar në Hong Kong u diagnostikua se ishte prekur nga COVID-19. Por kjo nuk e ndali përhapjen e virusit pasi 542 pasagjerë rezultuan të infektuar, çka e bën atë grupin më të madh të të prekurve të konfirmuar jashtë territorit kinez.

Pekini njoftoi të mërkurën se numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 ka mbërritur në 2,004 vetë. Shumica e vdekjeve janë raportuar në provincën Hubei.

Gjashtë persona jashtë territorit kinez kanë humbur jetën si pasojë e virusit, rasti më i fundit një burrë 70-vjeçar në Hong Kong, që përbën dhe rastin e dytë të vdekjes për këtë territor. Komisioni kinez për Shëndetin raportoi të mërkurën 1,749 raste personash të prekur nga virusi, numri më i ulët deri më tani për muajin shkurt, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në Kinë në 74,000 të infektuar.

voa

Hapet qendra për njohjen e diplomave për punëtorët e huaj

Working in GermanyGjermania ka nevojë për fuqi të huaj punëtore, ndaj qeveria po përshpejton procesin e ardhjes së ekspertëve të huaj. Në Bonn është hapur një shërbim i ri që do të koordinojë procesin e njohjes së diplomave.

Ekonomia gjermane varet nga fuqia e jashtme punëtore. Qeveria federale për këtë shkak ka nisur një program për sjelljen e fuqisë së huaj punëtore dhe ekspertëve nga vendet tjera në Gjermani, nën moton – „Make it in Germany“. Ky është prioriteti nacional. “Pa ekspertë të huaj nuk mund ta mbajmë mirëqenien e tanishme. Nuk është e mundur që të presin tepër gjatë këta njerëz, duhet të punojmë për mundësinë e ardhjes së tyre“, deklaroi ministri i Punës Hubertus Heil.

Enti gjerman për statistika pohon se numri i shtetasve të gatshëm për punë në Gjermani do të zvogëlohet deri në vitin 2035 për katër deri në gjashtë milionë punëtorë. Në shumë fusha ekonomike ka mungesë të fuqisë punëtore. Sipas të dhënave të Odës gjermane për Industri dhe Tregti (DIHK), madje 56 përqind të sipërmarrjeve mendojnë se mungesa e fuqisë punëtore është për momentin problemi më i madh i tyre.

Çdo e treta sipërmarrje gjermane në vitet e kaluara ka angazhuar fuqi punëtore nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian, respektivisht nga vendet e treta. Shumë sipërmarrje gjermane për shkak të mungesës së fuqisë punëtore nuk mund të pranojnë kërkesa të reja dhe janë duke përjetur dëme të mëdha financiare.

Vendi i migrantëve

Qeveria federale i ka kuptuar më në fund kërkesat e sipërmarrjeve dhe kohët e fundit është duke punuar intensivisht për krijimin e kushteve për ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e tjera. Pas një debati të gjerë është miratuar ligji për ardhjen e fuqisë punëtore dhe në këtë mënyrë qeveria ka pranuar se Gjermania është një vend i migrantëve – dhe ate gjashtë dekada pas valës së parë të ardhjes në këtë vend të gastarbeiterëve.

Qëllimi kryesor i këtij ligji është që të lehtësojë ardhjen e punëtorëve të huaj në tregun gjerman të punës – në të gjitha fushat ekonomike. „Në parim është tërësisht e njëjtë se kush nga cili vend vjen, më e rëndësishmja është që të dëshmojë se është i gatshëm të integrohet në këtë vend, e që do të bashkëpunojë dhe të jetë pjesë e kësaj shoqërie. Nuk është me rëndësi prejardhja e personit por vetëm dëshira për t’u integruar në shoqëri“, deklaroi ministrja federale për Arsim Anja Karliczek, në një deklaratë për Deutsche Wellen.

Të hënën e kaluar ajo së bashku me kolegun e saj, ministrin për Punë Hubertus Heil, ka hapur në Bon të Gjermanisë një Qendër për njohjen e kualifikimeve (ZSBA), të arritura në vendet e tjera. Shtypi gjerman njofton se në këtë vend do të koordinohen rreth 1400 shërbime të ndryshme, të cilat do të merren me njohjen e diplomave.

Procesi i njohjes së diplomave ka qenë deri tani tepër i komplikuar dhe ka zgjatur tepër kohë, shumë më gjatë se në vendet skandinave, SHBA apo Kanada dhe shumë vende të tjera. Gjermania nuk mund t’i lejojë vetes që këto procedura të vazhdojnë dhe që në këtë mënyrë të humbë ekspertët që do të vinin këtu. Ky shërbim ka filluar punën këtë muaj me shpresë se këto procedura do të korrigjohen.

Procedura më e thjeshtë dhe e shpejtë

Gjatë një vizite në këtë Qendër, Karliczek dhe Heil kanë demonstruar se si do të duhej të dukej kjo në jetën e përditshme. Personat që janë të interesuar për punë në Gjermani duhet fillimisht të kontaktojnë Qendrën ZSBA, e cila do t’ju ndihmojë në përgatitjen e dokumentacionit të plotë që nevojitet për njohjen e kualifikimeve. Zyra mund të këshillojë në forma të ndryshme: përmes chat, me postë elektronike apo dhe me telefon. Kërkesat e personave do të shpërndahen dhe dërgohen tek institucionet e duhura në nivelin e landeve.

Por ajo që në njërën anë ndihmon Gjermaninë (me rregullat e reja për ardhje në këtë vend), në anën tjetër krijon probleme të mëdha – nga juglindja e Evropës nuk po largohen vetëm kuadrot më të kualifikuara me diploma universitare, por edhe forca sanitare, automekanikë dhe punëtorë të tjerë. Nga Kroacia, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina largohen për në Gjermani rreth 100.000 persona.

A është qeveria gjermane e vetëdijshme se çfarë do të thotë kjo për tregun e punës në këto vende? Përgjigja e Heil ishte: “Ne kemi bërë disa marrëveshje bilaterale, për shembull që të mos tërheqim sanitarët nga vendet që kanë nevojë për këtë fuqi punëtore. Megjithatë mendoj se duhet të respektohet liria e lëvizjes dhe nga organizimi i mirë mund të përfitojnë të gjitha palët. Kjo në fund forcon edhe raportet mes vendeve tona.“

Mirë për Gjermaninë, keq për Ballkanin?

Më 1 mars të këtij viti në Gjermani futet në fuqi ligji i ri për ardhjen e fuqisë punëtore. Me këtë ligj duhet të lehtësohet ardhja e fuqisë punëtore, por edhe kërkimi i fuqisë së nevojshme për punë nga vendet që nuk janë anëtare të BE. Në të ardhmen nuk do të vlejnë më rregullat sipas së cilave përparësi u jepet personave nga vendet anëtare të BE. Një nga rajonet e synuara nga punëdhënësit gjermanë është Ballkani Perëndimor. Punëtorët nga këto rajone kanë një reputacion të mirë: „Në të kaluarën kemi pasur shumë kërkesa nga Ballkani Perëndimor, që është një prej rajoneve shumë të rëndësishme për ne. Atje kemi gjetur dhe gjejmë fuqi shumë të mirë, të kualifikuar dhe ekspertë, e atje kemi edhe shumë njerëz që zotërojnë gjuhën gjermane, që është një prej përparësive të mëdha për integrim të shpejtë në punë dhe shoqëri“, thotë për DW Torsten Rolfsmeier nga Enti federal për punësim.

Motivi për shkuarje në Gjermani nuk janë vetëm rrogat më të mira, por edhe korrupsioni, mungesa e perspektivës dhe mungesa e sundimit të ligjit në vendet prej nga vijnë ata. OSBE pohon se vetëm nga Serbia në periudhën prej vitit 2000 –  2015 janë larguar 650.000 persona – gati një e dhjeta e banorëve. Situata të ngjashme kemi edhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ndër ta janë shumë të rinj, me kualifikime të larta, pas të cilëve mbetet një boshllëk i madh në tregun e punës në këto vende dhe forcohet problemi i lëvizjeve demografike. Nga ana tjetër këta persona dërgojnë remitenca në vendin e origjinës dhe kështu ndihmojnë në ruajtjen e qetësisë sociale në këto vende.

dw

Hop në karrierë për Richard Grenell

GrenellRichard Grenell, ambasadori amerikan në Berlin merr së shpejti një post të rëndësishëm në Uashington. Grenell është po ashtu i ngarkuar i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti amerikan, Donald Trumpi vlerëson besnikërinë. Nga kjo përfiton edhe Richard Grenell, ambasadori amerikan në Berlin, përkrahës i flaktë i presidentit amerikan. Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell do të jetë koordinatori i ri drejtues i shërbimit sekret në Shtëpinë e Bardhë- Këtë e bëri të ditur presidenti amerikan në twitter. “Rick e ka prezantuar vendin tonë shumë mirë dhe gëzohem që do të jetë punoj me të.”

Grenell zëvendëson në këtë post, Joseph Meguire. Grenell, anëtar i partisë republikane konsiderohet edhe mbështetës pa rezerva i presidentit Trump, dhe gjithmonë e përmend lidhjen e mirë që ka në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë kohës si ambasador në Gjermani, Grenell zuri kryetitujt e gazetave gjermane me deklarata polarizuese dhe kritikë të ashpër për politikën gjermane, gjë që është e pazakontë për një diplomat.Drejtori i shërbimeve sekrete, DNI, të cilën do ta marrë Grenell ka si detyrë të koordinojë punën e shërbimeve sekrete.

Vitin e kaluar, Grenell u emërua nga presidenti Trump si i dërguar i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi. Së fundmi në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih (14-16.02)me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan, Richard Grenell u nënshkrua të premten marrëveshja për hekurudhën dhe autostradën Serbi-Kosovë në prani të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij serb, Aleksandar Vuçiq.

la/ml/mak (dpa, rtr)

Rrugë e vështirë për një banesë, qytetarëve të Maqedonisë ju duhen 30 vjet për kulm mbi kokë

BanesaQytetarët e Maqedonisë së Veriut me nivelin aktual të pagave në shtet mund të blejnë banesë vetëm me kredi afatgjate prej 20-30 vitesh dhe me vendosjen e pronës së tyre të patundshme nën hipotekë. Këtë e mbështesin edhe analizat e Institutit hulumtues – TIM që tregojnë se vetëm një për qind e qytetarëve kanë të ardhura të mjaftueshme që të mund ti lejojnë vetes të blejnë banesë apo shtëpi vikendi. Njëherësh analizat e këtij institute tregojnë edhe standardin e ulët apo fuqinë e dobët blerëse në shtet, shkruan gazeta Koha.

“Gjysma apo 57 për qind e qytetarëve kanë mjaftueshëm të holla për ushqim dhe veshmbathje, 12 për qind nuk kanë mjete financiare të mjaftueshme as për ushqim, ndërsa 44 për qind e tyre nuk kanë edhe çka të kursejnë në banka”, tregojnë analizat e TIM.

Në ndërkohë, edhe të dhënat vetëm për vitin e kaluar të Agjencisë së Kadastrës tregojnë se vështirë se ekziston mundësi tjetër në shtet, që të blihet banesë përveç marrjes së kredisë afatgjate ku në fund do ti paguani bankës, jo vetëm kredinë pro edhe një shumë të madhe për kamatat apo normat e interesit. Të dhënat e Kadastrës tregojnë se në rritje e sipër është numri i banesave ku si garanci për kthimin e kredisë vendoset banesa.

“Në periudhën korrik deri në muajin shtator të vitit 2019 nën hipotekë është vendosur çdo e dhjeta banesë në shtet, prej të cilave çdo e katërta banesë është në Shkup. Me fjalë të tjera në fund të muajit shtator të vitit të kaluar në shtet janë regjistruar gjithsej 132.527 hipoteka ndaj banesave nga 1.084.534 banesa me fletë pronësi që përbën 12.2 për qind të fondit banesor në shtet”, tregojnë të dhënat e Kadastrës.

Njëherësh këtë rritje të pronave të vendosura si kolateral e ndjek edhe rritja e kredive banesore për shkak se një pjesë e madhe e tyre janë rrjedhojë e kredive të miratuara në banka. Rritjen e kredive nëpër banka e tregojnë edhe të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë, sipas të cilave në muajin dhjetor të viti 2017, vlera e kredive banesore ka qenë 39,535 milionë denarë për tu rritur në 51,338 milion denarë në dhjetor të vitit 2019.

Gjithashtu rritjen e madhe të kredive banesore në katër vitet e fundit e tregojnë edhe rritja e tyre për 70 për qind në këtë periudhë apo nga 30,287 milion denarë në dhjetor të vitit 2015 në 51 milion denarë në dhjetor të vitit 2019. Me fjalë të tjera janë rritur kreditë banesore në katër vitet e fundit nga afër 490 milionë euro në afër 834 milionë euro.

Përllogaritja në një nga bankat që ofrojnë kredi që në fakt më shumë shërben si orientim për shkak se kushtet dhe lartësia e kredisë varen nga më shumë faktorë , mirëpo mund të dëshmojnë koston e lartë të një kredie banesore. Për një shumë prej 30 mijë euro apo afër 1.8 milion denarë për 180 muaj të kthimit apo për 15 vite , kësti mujor do të jetë afër 14 mijë denarë. Njëherësh përllogaritja orientuese tregon se në kredinë me vlerë prej 30 mijë euro do të paguani kamatë prej afër 12 mijë euro.

Nga ana tjetër në shumicën e rasteve , kërkuesit e kredive kanë kursyer një pjesë të konsiderueshme të të hollave për kredi banesore , kanë ndihmë të familjarëve apo kanë mundësi që kredia të mbulojë vetëm një pjesë të harxhimeve për blerjen e banesës së re që blihet edhe në bashkëpunim me kompanitë e ndërtimit apo blejnë banesa të vjetra që më vonë do të rinovohet sipas thellësisë së xhepit. Nga ana tjetër, eksperti ekonomik Neritan Turkeshi, thotë se për qytetarët në vend që kanë dy paga solide nuk ekziston mundësi tjetër përveçse që për 20 apo 30 vite të paguajnë kredi ndaj bankave për të zgjidhur problemin e banimit.

“Kushtet që duhet të plotësohen ndaj bankave për të fituar kredi për banesë nuk janë të lehta duke filluar nga pjesëmarrja në kredi me një shumë fillestare, në muaj do të paguani së paku 200 euro që paraqesin një ngarkesë të madhe për buxhetin familjar, ndërsa në fund kamatat që do të paguani në mënyrë shtesë shpesh ndodh të jenë sa gjysma e kredisë që e paguani. Mirëpo për familjarët që kanë mundësi të kthejnë me rregull këstet e kredive, dhe kanë të ardhura të rregullta mujore që janë pak mbi mesataren nuk ka mundësi tjetër që të bëhen me kulm nën kokë përveçse të hyjnë në borxh në banka”, thotë profesori universitar Neritan Turkeshi.

Ai shton më tej se sërish një mundësi më e mirë për të gjithë ato që kanë mundësi është të paguajnë këstin e kredisë për çdo muaj dhe në fund do tu mbetet prona e patundshme në pronësi, sesa të paguajnë për vite me radhë qira që në fakt paraqet humbje të të hollave.

Vazhdon projekti “Blej shtëpi, blej banesë”

Shteti ka vazhduar me projektin “Blej shtëpi, blej banesë”. Kushtet për shfrytëzimin e subvencioneve janë që një metër katror të mos jetë më i shtrenjtë se 900 euro, ndërsa pagat e bashkëshortëve së bashku nuk duhet të jenë më të mëdha se 1.300 euro. Përfitimi më i madh për qytetarët është ulja e kamatave për dhënien e kredisë për strehim si subvencion, ku për modelet ku shteti subvencionon këstin e kredisë, norma e interesit u ul nga 3.95 për qind në 2.9 për qind , ndërsa për vitin e katërt dhe të pestë, norma e interesit u ul nga 4.44 në 3.9 për qind.

Me fjalë të tjera pjesëmarrja e shteti gjatë blerjes së banesës në vend se 50 mund të jetë edhe 70 për qind për të rinjtë nën 35 vjet apo maksimum 12 mijë euro. Për blerjen e shtëpisë subvencioni mund të jetë edhe 100 për qind e pjesëmarrjes apo 11 vite të subvencionimit të këstit mujor, ndërsa me këtë model në maksimum mund të fitohen 20.830 euro. Për personat mbi 35 vjeç, ndihma maksimale shtetërore për blerjen e shtëpisë mund të jetë 13.600 euro. Vitin e kaluar janë ndarë 97 kredi për banim prej 3,6 milion euro dhe një subvencion prej 1.1 milion euro. Fonde për projektin “Blej shtëpi, blej banesë” me vlerë prej dy milion euro janë parashikuar edhe në Buxhetin e vitit 2020./Koha/

1,15 miliardё euro – Dita e solidaritetit me Shqipёrinё

Together for AlbaniaAsnjёherё mё parё nuk janё mbledhur kaq fonde nё formё grantesh e kredish nё ndihmё tё Shqipёrisё si kёsaj here nё Konferencёn e Donatorёve nё Bruksel. Nё sinjal inkurajues pёr shqiptarёt, se Europa nuk i harron.

17 shkurti mund tё quhet dita e solidaritetit tё Europёs me Shqipёrinё. Asnjёherё mё parё nuk ishin bёrё bashkё kaq krerё shtetesh, ministra e pёrfaqёsues nga BE, si nё Konferencёn Ndёrkombёtare tё Donatorёve tё hёnёn nё Bruksel pёr tё mbledhur fonde pёr rimёkёmbjen e Shqipёrisё pas tёrmetit.

Solidaritet me Shqipёrinё

Konferenca “Sё bashku pёr Shqipёrinё” e organizuar nga Komisioni Europian nёn drejtimin e vetё presidentes sё KE, Ursula von der Leyen dhe presidentit tё Kёshillit tё BE, Charles Michel kishte njё synim. “Sot ёshtё dita qё tё tregojmё solidaritet ndaj shqiptarёve”, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nё fjalёn e hapjes. Populli shqiptar e di, se e ka vendin nё familjen europiane, tha ajo, duke kujtuar tёrmetin e 26 nёntorit. “Shqipёria vetёm nuk ka shpatulla ta pёrballojё kёtё barrё”, por ne jemi kёtu qё tё themi, se do t’i qёndrojmё pranё Shqipёrisё, premtoi von der Leyen.

“Jemi tё gjithё njё familje e madh europiane”, tha presidenti i Kёshillit tё BE, Charles Michel. Me kёtё konferencё, ne duam tё themi, se shqiptarёt nuk “janё fqinj tё largёt tё BE, por pjesё integrale e kontinentit tonё.”

Katёr orё konferencё – por 1,15 miliardё euro tё mbledhura nё formё grantesh dhe kredish pёr Shqipёrinё nga vende tё BE e nga bota. 400 milionë euro janë grante, pjesa tjetër kredi. Kur komisioneri i BE-sё pёr zgjerimin, Oliver Varhelyi lexoi shumёn e mbledhur, tha se kjo ishte pёrtej pritshmёrive. “Kjo ёshtё njё pёrpjekje e pёrbashkёt dhe falёndёroj tё gjithё kontribuesit.”

Fonde nga Europa dhe Ballkani

Gjermania, donatore kryesore nё Shqipёri ishte ndёr vendet e para qё i ofroi ndihmё tё menjёheshme teknike Shqipёrisё pas tёrmetit. Nё Konferencёn e Donatorёve ky vend dha njё kontribut prej 11 milionё eurosh pёr rikuperimin e dёmeve tё tёrmetit. Ministri i Jashtёm francez, Le Drian, i pranishёm nё konferencё nёnshkroi me kryeministrin, Edi Rama marrёveshjen pёr kushtet e krijimit tё Agjencisё Franceze tё Zhvillimit nё Shqipёri, njё agjenci qё do tё monitorojё e ndihmojё nё realizimin e projekteve nё vlerё 100 milionё euro.

Po ashtu Franca ofroi 60 milionё euro kredi. Ministri i Jashtёm i Italisё, Luigi di Maio bёri tё ditur, se janё identifikuar burimet financiare pёr 65 milionё euro ndihmё Shqipёrisё. Holanda ofroi 3 milionё euro, po ashtu shumё vende tё tjera europiane dhanё kontributet e tyre financiare. Peshёn mё tё madhe nё shumёn e fondeve tё mbledhura e mbajnё Banka Europiane e Investimeve, Banka Europiane pёr Zhvillim e Banka Botёrore, qё ofruan disa qindra milionё euro nё formё kredish e grantesh pёr Shqipёrinё.

Por kjo konferencё mund tё quhet edhe dita e solidaritetit fqinjёsor ballkanik. Kosova, qё dha ndihmёn e parё tё shpejtё dhe mbёrriti me forca shpёtimi brenda pak orёsh mё 26 nёntor, ofroi njё shumё ndihme prej 200.000 eurosh, krahas shumёs sё parё prej 500.000 eurosh. Kurse presidenti i Malit tё Zi, Milo Gjukanoviq, pjesёmarrёs nё konferencё bёri tё ditur se Mali i Zi do tё japё 500.000 euro ndihmё financiare. Kryeministrja serbe, Ana Brnabic premtoi nga Serbia njё grant prej 2 milionё eurosh. Premtime pёr ndihma nё forma tё ndryshme erdhёn edhe nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania e Greqia.

BE do tё jetё e pёrfshirё nё implementim

Me sa duket delegacioni shqiptar nё konferencё nuk e kishte pritur mbledhjen e njё shume tё tillё. Koordinatorja e programit kombёtar tё rindёrtimit, Milva Ekonomi, tha pёr pёr Deutsche Wellen menjёherё pas konferencёs, se “kur lexoi komisioneri shumёn, m’u mbushёn sytё me lot. Ishte njё gёzim i paparё.” Habinё nuk e fshehu as kryeministri Rama, qё tha se sot flisnim mё parё me njёri-tjetrin se si do tё ishte rezultati i konferencёs. “Thamё, nёse do tё mblidhet 40% e shumёs sё nevojshme do kthehemi pa ankth, nёse mblidhen 50% e shumёs atёherё do ndjehemi tё suksesshёm, çdo gjё pёrtej 50%, nёse do ndodhte do ishte magjike.”

Megjithatё pas gёzimit pёr mbledhjen e parave nё deklaratat e pёrfaqёsuesve tё BE mund tё lexoje edhe sinjalin paralajmёrues pёr Shqipёrinё. Paratё duhet tё shkojnё nё vendin e duhur, dhe se duhet tё sigurohet transparencё nё pёrdorimin e tyre dhe llogaridhёnie. Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi tha pёr Deutsche Wellen, se implementimi do tё jetё çelёsi. “Korrupsion nuk do tё ketё dhe nuk do tё lejojmё tё ketё. Ne do tё  jemi tё pёrfshirё nё implementim.”

dw