Realiteti virtual dhe operacionet në trurin e fëmijëve

Dr. Gary Steinberg, në Universitetin Stanford, përgatitet për të përcaktuar vendndodhjen e një aneurizmi
Dr. Gary Steinberg, në Universitetin Stanford, përgatitet për të përcaktuar vendndodhjen e një aneurizmi

Kontrollimi i trurit përmes pajisjeve të realitetit virtual tingëllon si një ide fantastiko-shkencore, por kjo është bërë realitet në Spitalin e Stanfordit për Fëmijët, falë një teknologjie të re të quajtur Teatri Kirurgjik.

Neurokirurgët e përdorin atë për të praktikuar para operacioneve të mëdha, dhe para pacientëve për të kuptuar më mirë trajtimin e tyre.

“Rreth 18 muaj më parë, Aleksi filloi të përjetonte kriza të papritura epileptike. Ne erdhëm këtu për trajtim, ai u operua nga Dr. Grant dhe ne jemi të lumtur që tani ai është shumë mirë”, tha Jorge Borbolla, babai i Aleksit.

Dr. Grant dhe kolegët e tij përdorin teknologjinë e re, Teatri Kirurgjik, për trajnim para dhe gjatë operacioneve të mëdha.

“Me të vërtetë u desh një teknologji si Teatri Kirurgjik për të bërë të mundur skanimin tredimensional të zonave operuese të pacientëve dhe studimin e tyre më të hollësishëm”, tha Dr. Gerald Grant, neurokirurg pediatrik në Spitalin e Stanfordit për Fëmjët.

Një teknik i teknologjisë Teatri Kirurgjik, punon në spital për të shndërruar skanimet e ndryshme mjekësore në një përvojë të realitetit virtual.

“Unë mund të futem në këto skanime dhe mund të ngjyros këto pjesë të plagës. Ky proces e bën shumë më të qartë imazhin”, thotë Tatiana Jansen, drejtuese e programit të realitetit virtual.

“Kjo na ndihmoi ta kuptonim më mirë se çfarë po ndodhte, ku do të vendoseshin elektrodat dhe se si dukej truri në realitet”, tha Jorge Borbolla, babai i Aleksit.

Teknologjia e realitetit virtual, po i bën operacionet reale më të lehta për fëmijët, familjet e tyre dhe mjekët.

voa

Pandemia nxit novacionet në fushën e mjekësisë

novacioneNjë pandemi shkakton fatkeqësi dhe vuajtje, por nga ana tjetër gjithashtu ushqen risi të shpejta, shpesh të nxitura nga nevoja. Një prej problemeve madhore me të cilat përballen spitalet është patja e pajisjeve mbrojtëse personale sa më të pastra për mjekët dhe infermieret. Për të tejkaluar këtë sfidë, shumë universitete dhe spitale po krijojnë me shpejtësi novacione të reja. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Lee sjell më shumë hollësi.

Armët ndriçuese dhe robotët nuk janë më trillime shkencore.Inxhinierët në Universitetin e Kalifornisë së Jugut po ndërtojnë një robot që mban një llambë speciale për të sterilizuar një zonë duke menjanuar kopjimin e viruseve. Përdorimi i robotit kufizon ekspozimin e njeriut ndaj koronavirusit ndërsa pastron hapësirat publike, sidomos tani që Shtetet e Bashkuara po hapen. Satyandra Gupta është profesor i mekanikës inxhinierike në Universitetin e Kalifornisë së Jugut.

“Autobusët, trenat, shkollat, qëndrat tregtare, konviktet, laboratoret universitare, ka nevoja të mëdha për pastrimin.”

Roboti me dritën ultravjollcë për sterilizimin, që quhet UV-C, nuk është ide origjinale. Por roboti mund të kryejë pastrime të detajuara jo vetëm me panelin ndriçues, por gjithashtu me krahun robotik dhe një llambë portative, thotë profesori Gupta.

Roboti mund të kapë një telefon, ta rrotullojë dhe dezinfektojë. Por ashtu mund të dezinfektojë tavolinën ku ishte telefoni.”

Roboti mund të kontrollohet nga distanca. Inxhinierët po përmirësojnë prototipin që të mund të përdorë shpejt dhe me siguri dritën ultravjollcë. Andrea Armani është profesore në Universitetin e Kalifornisë së Jugut.

“Rrezet ultravjollcë janë të dëmshme për njeriun dhe shkatërrojnë bakterien. Ekspozimi ndaj kësaj teknologjie është shumë toksik.”

Për këtë arsye kjo teknologji mund të luftojë me efikasitet kronavirusin brenda disa minutave.

Në një tjetër risi, profesoresha Armani dhe ekipi i saj ndërtuar këtë kuti të lehtë me rreze ultravjollcë brenda.

Pas testeve të kryera, zonja Armani mësoi se sa kohë duhet për të dëmtuar virusin bazuar në fuqinë e rrezeve ultravjollcë.

Ajo thotë se kjo pajisje mund të përdoret për pastrim dytësor pas një dezinfektuesi kimik, për të siguruar që pajisjet mbrojtëse personale të jenë sa më të pastra. Në rastin kur furnizimi me llamba me rreze ultravjollcë është i kufizuar, thotë ajo, kjo risi ofron më shumë mundësi.

“Nëse nuk gjen llambën 15 vatëshe dhe ke nevojë për një llambë 8 vatëshe, atëherë mund të bësh përllogaritjet. Pajisja të jep fleksibilitetin për tu përshtatur dhe përdorur materialet që je në gjendje të gjesh, për të ndërtuar një sistem që do të funksionojë.”

Në Teksas, sistemi prej tetë spitalesh i quajtur “Houston Methodist” po zhvillon pajisje novatore që veprojnë si mburoja për punonjësit e shëndetësisë. Kjo kabinë prej xhami sherben si mur mbrojtës për infermieren ndërsa kontrollon pacientin. Një kuti tjetër po ashtu sherben si mburojë kundër virusit gjatë procedurës së intubimit.Faisal Masud drejton qendrën e urgjencës në spitalin “Houston Methodist”.

“Bëhet fjalë për njerëzit që i vënë pacientit tubin për frymëmarrjen që lidhet me respiratorin. Kjo është detyra më e rrezikshme pasi je vetëm pak centimetra larg gojës së pacientit.”

Këto janë vetëm disa novacione të lidhura me pandeminë që po zhvillohen me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara.

Agjencia për Ushqimin dhe Ilaçet i lejon kompanitë që të aplikojnë për autorizim të përdorimit emergjent të novacioneve të tyre.Agjencia thotë se ky autorizim lejon përdorimin nga personeli mjekësor të produkteve që ende nuk janë miratuar në disa raste.

Ndërsa bizneset fillojnë të rihapen, mjekët janë të shqetësuar mbi mundësinë e një vale të dytë të virusit. Ata po ndajnë në internet modelet e krijimeve të tyre.

Punonjësit e sektorit shëndetësor thonë se ndihen të përgatitur më mirë me novacionet e tyre për çfarëdo që të sjell e ardhmja.

voa

 

Covid 19: sot 89 raste të reja, 7 të vdekur dhe 17 persona të shëruar

Ministria e ShendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 727 teste dhe kemi të regjistruar 89 raste të reja të covid-19 edhe atë në Shkup 35, në Shtip 27, në Kumanovë 12, në Tetovë 7, në Koçani 4 , në Gostivar 1, në Prilep 1, Strumicë 1  dhe në Sveti Nikolle 1.

Gjatë 24 orëve u regjistruan 7 viktima, një prej tyre në klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile ndërroi jetë 1 pacient nga Tetova (54 vjeç), ndërsa 6 pacientët e tjerë: 2 prej tyre nga Shkupi të moshës 80 dhe 83 vjeç, 2 nga Kumanova të moshës 63 dhe 73 vjeç, 1 nga Struga (44 vjeç) dhe 1 nga Tetova (65 vjeç), të gjithë këta ndëruan jetë në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 17 pacientë të rikuperuar: – Prilep 12 – Veles 3 dhe Shkup 2.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2315, numri i pacientëve të rikuperuar është 1569, numri i të ndjerëve është 140 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 606.

Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 7 raste të reja, 2 viktima dhe nuk kemi asnjë të shëruar, numri i pacientëve aktiv me covid-19 është 83.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive :
• Shkup – 876, aktiv 298

• Tetovë – 217, aktive 83

• Prilep -212, aktiv 30

• Velesi – 130, aktiv 27

• Kumanova – 467, aktive 55

• Shtip-103, aktiv 68

• Struga – 84, aktive 13

• Ohër-23, aktiv 6

• Manastir –28, aktiv 3

• Gostivar-27, aktiv 7