72 raste të reja, 2 humbje jete dhe 38 të shëruar në 24 orët e fundit

Dr. Rovena DajaMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital apo pacientë që kanë nevojë për terapi intensive.
U drejtohemi me një lutje gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë, të vendoset detyrimisht maska në shërbim, edhe nga çdo qytetar kur është e pamundur ruajtja e distancës fizike, si e vetmja mënyrë për kufizimin e përhapjes së infeksionit.
Një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me Covid19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 374 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 72 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.
Në vendin tonë aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Të nderuar qytetarë, rastet ditore do të vazhdojnë të shfaqen në ndërmarrje biznesi, institucione, nëse ju nuk zbatoni rregullat e vendosura.
E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke vendosur maskën kur nuk ruani dot distancën, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njërëzve tuaj të dashur.
Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur.
Telefononi nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

COVID-19 – Statistika (28 Qershor 2020)
Testime totale 26292
Raste pozitive 2402
Raste të shëruara 1384
Raste Aktive 963
Humbje jete 55 (Qarku Tiranë 31, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 6, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 371
Durrës 181
Shkodër 162
Vlorë 103
Fier 48
Lezhë 33
Korçë 26
Kukës 15
Elbasan 12
Gjirokastër 7
Berat 5

Shifra rekord të Coronës në SHBA – Po tani?

varimiNë SHBA u regjistruan këtë javë më shumë se kurrë më parë raste të reja të virusit në një ditë. Në disa shtete federale po pakësohen shtretërit e spitaleve. Trumpi e zbut gjendjen, ekspertët thonë: gjendja është serioze.

Virusi i Coronës ndoshta mund të jetë më pak i pranishëm në mendjet e amerikanëve, se më parë. Diskutimet për racizmin dhe statujat e kontestuara të heronjve të jugut janë më prezente. Kjo nuk do të thotë, se pandemia ka kaluar. Të mërkurën (24.06) u regjistruan 45.557 raste të reja – këto janë më shumë diagnoza të reja në një ditë, se në pikun e pandemisë në prill.

Shqetësuese është gjendja në Arizona, Arkansas, Kaliforni, Karolinën e Veriut, atë të Jugut, Tenesi dhe Teksas, ku janë shënuar recorde të reja. Në spitalet në këto shtete federale janë të shtruar më shumë se kurrë më parë njerëz në spitale. Rritja e numrit të infeksioneve mund të lidhet me hapjen që u bë në Ditën Memoriale në fund të majit, thonë ekspertët e shëndetësisë. Në disa shtete nuk ka vend shtretërish në spitale. Në Arizona ka vetëm 12% kapacitete shtretërish, në Florida gjendja është e njëjtë, ashtu edhe në Teksas.

Teksas shkel frenat e emergjencës

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott në fund të javës u shpreh, se “rihapja” duhet të presë njëherë, dhe në spitale nuk duhet të bëhen më operacione, që nuk janë absolutisht të nevojshme. Të premten ai u shpreh: “Si e thashë edhe në fillim, nëse përqindja rritet më shumë se 10%, shteti i Teksasit duhet të marrë masa që të kufizojë përhapjen e virusit”, tha Abott.

Teksas ishte ndër vendet e para që rihapi baret, restorantet, kinematë, qendrat e blerjes etj. Disa masa kufizuese rikthehen. Baret dhe restorantet, që fitimin e marrin kryesisht nga shitja e alkoolit, duhet të mbyllin portat për mysafirët, por mund të vazhdojnë të shesin në formë furnizimi dhe të ofrojnë pije për t’u marrë me vete. Edhe firmat që ofrojnë sportet ujore, aq të preferuara në Teksas duhet të mbyllin dyert.

Teksas është shteti i parë që bën një hap mbrapa në rrugën me katër faza të rihapjes. Këtë mund ta pasojnë vende të tjera. „Përqindja aktuale e infeksioneve që po rritet sërish, tregon, se ajo që po bëjmë ne nuk funksionon”, shkruan për Deutsche Wellen, Shelley M. Payne, drejtoreshë e Qendrës LaMontagne për Sëmundjet Infektive në Universitetin e Teksasit në Austin. „Nëse i lemë të hapura dyqanet, duhet të gjejmë rrugë të tjera, se si të ruajmë sigurinë e të gjithëve.”

Trump: Rritja shpjegohet me testimet e shtuara

„Mendoj, se njerëzit nuk i durojnë dot më kufizimet, dhe nëse nuk njeh askënd, që ka COVID-19, është e lehtë…të harrosh, që njerëzit vdesin nga kjo sëmundje”, thotë biologja molekulare, Payne. Ata që janë në posicione drejtuese mund të ndihmojnë, “duke dhënë deklarata të qarta, të unifikuara për rreziqet dhe rregullat, dhe, në rast nevoje të vendosin kufizime.”

Por pikërisht ky është problemi në SHBA. Kritikët thonë, se presidenti, Donald Trump dhe guvernatorët republikanë nuk e morën seriozisht për një kohë të gjatë virusin, dhe me shqetësimin e tyre për ekonominë, i hoqën shumë herët masat kufizuese. Tani ata minimizojnë rrezikun e valës së infektimeve. Trump shkroi në twitter se numri në rritje i rasteve të virusit Corona lidhet vetëm me atë, që vendi i tij po bën shumë e më shumë teste. Rritja e numrit të të shtruarve në spitale në Austin Ekspertët e kundërshtojnë këtë si arsyen e vetme. „Që kur ne i kemi zgjeruar testimet edhe ndaj njerëzve pa simptoma, gjejmë më shumë raste. Por rritja e tyre nuk lidhet vetëm me faktin, se po bëhen më shumë testime”, thotë Payne. „Përqindja pozitive është rritur, se numri i njerëzve që shkojnë në spitale është më i lartë. Këto të dhëna të flasin për më shumë sëmundje.” Deri të premten (26.06) në SHBA ndërruan jetë nga virusi 126.000 vetë. Se sa shpejt do të rritet kjo shifër, apo nëse do të ngrihet më ngadalë, do të varet edhe nga ajo, nëse politikanët janë të gatshëm të rivendosin kufizimet, dhë nëse njerëzit do të respektojnë „distancën sociale” apo më mirë do të shijojnë netët e verës në restorante të mbushur plot.

Carla Bleiker/dw

Umberto Eco: Nëse botën do ta sundoja unë…

Umberto EcoMund të jap vetëm një përgjigje polemike, për atë që unë do të bëja nëse do të sundoja botën, për shkak se nuk ka shanse që kjo të ndodhë. Duke u plakur, kam filluar ta urrej njerëzimin, kështu që po të kisha pasur pushtet absolut, do ta lija të vazhdonte në rrugën e vet[shkatërrimit – kështu ai do të shkatërrohej dhe unë do të isha më i lumtur.

Njerëz si unë, ne jemi intelektualë – bëjmë punën tonë, shkruajmë artikuj, kemi mënyrat tona të të protestuarit, por ne s’mund ta ndryshojmë botën. Angela Merkeli bëri një deklaratë pozitive, kur nxiti popullin gjerman që të mirëpresë refugjatët sirianë. Ajo ndryshoi imazhin e popullit gjerman në të gjithë botën – ata nuk do të shihen më si SS-ët e Adolf Hitlerit. Këtë mund të bëjnë politikanët.

Të rinjtë duhen mësuar që të filtrojnë dhe të ngrejnë pikëpyetje mbi informacionin që marrin përmes Internetit, në vend se ta pranojnë atë për të vërtetë. Unë përdor Uikipedian dhe e di se mund t’i besoj asaj 99 përqind të kohës, por njerëzit kanë shkruajtur në faqen time se kam qenë i pari i 13 fëmijëve dhe se jam martuar me bijën e botuesit tim të parë. Asnjë prej këtyre nuk është e vërtetë. Kështu që, edhe kjo mund të bëhet objekt manipulimi. Një prej nipërve të mi është 15 vjeç dhe ai më thotë se shumë prej bashkëmoshatarëve të tij, u besojnë teorive konspirative që lexojnë në internet. Nuk ka kontroll cilësie – dhe ky është problem shumë i madh.

Çdo qeveri duhet të përpiqet të përmirësojë arsimin. Përpara Luftës së Parë Botërore, vetëm rreth 20% e njerëzve në Itali merrnin arsim fillor. Sot, problemi janë universitetet – rreziku është që të reduktojmë kërkesat e hyrjes, me qëllim që t’u japim më shumë njerëzve qasje në universitet, por edhe të kemi cilësi më të ulët. Ndodhi kohët e fundit në Itali dhe ishte një tragjedi. Tani tre vitet e parë të universitetit janë shumë të kollajtë – studentëve nuk u duhet të lexojnë libra më shumë se 100 faqesh. Ata që kanë pushtet duhet të kuptojnë se, që të rritesh, duhet të sfidohesh. Kur unë isha në universitet, lexoja një mijë faqe dhe nuk vdisja!

Mësimi i gjuhëve të huaja është e vetmja gjë që unë do ta bëja të detyrueshme në shkolla. Në qoftë se koncepti i Evropës ekziston, atëherë ai është i bazuar në njohuritë e ndërsjella të gjuhëve. Në dy prej vendeve më të mëdha, Francës dhe Anglisë, shumica e njerëzve duket se dinë vetëm gjuhën e tyre. Jo shumë kohë më parë, në Angli, njerëzit ishin mësuar të flisnin rrjedhshëm në gjuhën latine. Ekziston një histori e një gjenerali anglez, i dërguar në krahinën indiane të Sindh në shekullin e 19, gjatë një revolte. Për shaka, ai dërgoi një telegram në Londër në latinisht, ku shkruante “Peccavi,” që përkthehet “Kam mëkatuar.” Gjëja e mrekullueshme nuk ishte se ai mund të bënte shaka në latinisht, por se kolegët e tij në Londër e kuptuan.

Nipi im ka studiuar greqisht për dy vitet e fundit; ai mund të mos jetë në gjendje që të lexojë Homerin në origjinal, por ka zhvilluar një kuptim të qytetërimit grek. Është një pjesë e asaj që është quajtur “encyclios”, e cila do të thotë “arsim 360 gradë”, prej nga vjen edhe fjala “enciklopedi”.

Njerëzit janë kafshë fetarë. Qentë nuk janë fetarë. Është e vërtetë se ata i lehin Hënës, por kjo ndoshta nuk ndodh për shkak të fesë. Njerëzit kanë tendencën për të kërkuar arsyen e situatave të tyre. Ka një fjali të bukur, që i atribuohet GK Chestertonit: “Kur njerëzit nuk besojnë më në Zot, kjo nuk ndodh për shkak se ata nuk besojnë në asgjë; ata besojnë në çdo gjë”.

Sundimtari i botës nuk mund ta eliminojë fenë. Ju mund të jeni një ateist apo një jo-besimtar, por ju duhet të pranoni se pjesa më e madhe e njerëzve kanë nevojë për disa besime fetare.

Karl Marksi thoshte se feja është opiumi i popullit – se ajo i mban njerëzit të qetë. Por ajo mund të jetë gjithashtu kokaina e popullit. Ajo ka funksion të dyfishtë – t’u përgjigjet pyetjeve të caktuara themelore dhe ndonjëherë duke i shtyrë ato, për të luftuar jo-besimtarët. Ky është një tipar i njerëzimit, po aq sa edhe ai që i bën njerëzit të jenë të vetmet specie të aftë për të dashuruar.

Së fundi, në qoftë se unë do të isha sundimtar i botës, do të doja të detyroja njerëzit për të lexuar të gjithë librat e mi, në mënyrë që të bëhen aq të zgjuar sa unë dhe kështu të mos besonin, se ne duhet të kemi një sundimtar në këtë botë! Jam i irrituar nga kritikat pozitive, nëse ato janë pozitive për arsye të gabuara. Dhe ndonjëherë jam i prekur nga kritikat negative, sepse ata e shohin që unë kam kuptuar diçka të vërtetë. Ndonjëherë jam i irrituar nga një kritikë negative, sepse unë mendoj se është idiote, por ok, kjo është pjesë e lojës.  

Pjesë nga një intervistë e shkrimtarit, kritikut letrar, filozofit dhe profesorit Umberto Eco, dhënë për Serena Kutchinskyn e Revistës britanike Prospect , në dhjetor të vitit 2015, vetëm pak kohë përpara se të ndërronte jetë. (botuar në “Bota”). Është një përpjekje e Ecos për t’iu përgjigjur një pyetjeje të thjeshtë: Çfarë do të bënte ai, nëse do të ishte sundimtar i botës? 

Zbulimi i SHBA: Rusët kanë ofruar shpërblime për vrasje amerikanësh në Afganistan

Afghan Special Forces

FILE – Afghan Special Forces attend their graduation ceremony in Kabul, Afghanistan June 17, 2020.

Zbulimi amerikan ka arritur në përfundimin se ushtria ruse u ka ofruar shpërblime militantëve të lidhur me talebanët në Afganistan për të vrarë ushtarë amerikanë dhe forca të tjera të koalicionit, njofton gazeta New York Times, duke cituar zyrtarë të informuar mbi çështjen.

Sipas gazetës, një njësi e inteligjencës ushtarake ruse, që ka lidhje me tentativa vrasjesh në Evropë, ka ofruar shpërblime për sulme të tilla gjatë vitit të kaluar.

Ajo shkruan se militantë, ose elementë kriminalë të armatosur, të lidhur ngushtë me ta, besohet se kanë marrë një pjesë të parave të dhëna si shpërblim.

Ministria e jashtme e Rusisë reagoi, duke thënë se “Ky kazan primitiv informacioni tregon qartë aftësi të ulët intelektuale të propagandistëve në shërbimin amerikan të inteligjencës,” sipas citimeve të agjencisë së lajmeve RIA.

Shtëpia e Bardhë, CIA dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare refuzuan kërkesat e agjencisë Reuters për koment mbi shkrimin e gazetës New York Times.

Presidenti Donald Trump është informuar për këtë përfundim të arritur nga inteligjenca amerikane, njoftoi gazeta.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka autorizuar ndonjë masë ndaj Rusisë si kundërpërgjigje, shtoi ajo.

Nga 20 amerikanët e vrarë në luftime në vitin 2019, shkruan gazeta, nuk është e qartë se cilat vdekje janë nën dyshime.

Pas gati 20 vjet luftimesh me talebanët, SHBA janë duke kërkuar një mënyrë për t’u larguar nga Afganistani dhe për të arritur paqen midis qeverisë së mbështetur nga SHBA dhe grupit militant, i cili kontrollon pjesë të mëdha të vendit.

Më 29 shkurt, SHBA dhe Talibanët arritën një marrëveshje që parashikonte tërheqjen me faza të trupave amerikane.

Fuqia e trupave amerikane në Afganistan është ulur në afro 8,600 trupa, një shkurtim shumë më i madh nga sa parashikohet në një program për të cilin është rënë dakord me Talibanët.

Tërheqja e më shumë trupave është bërë pjesërisht për shkak të shqetësimeve rreth përhapjes së koronavirusit, thanë zyrtarët amerikanë dhe ata të NATO-s në fund të majit.

voa

Koronavirusi shkakton një gamë shumë më të gjerë problemesh shëndetësore

covid19

ÇIKAGO, 26 qershor – Shkencëtarët sapo kanë filluar të kuptojnë një gamë të gjerë të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga koronavirusi i ri, disa prej të cilave mund të kenë efekte të zgjatura për pacientët dhe sistemet shëndetësore për vitet në vazhdim, sipas mjekëve dhe ekspertëve të sëmundjeve infektive.

Përveç problemeve të frymëmarrjes që i bëjnë pacientët të mundohen të mbushen me frymë, virusi që shkakton sëmundjen COVID-19 sulmon shumë sisteme organesh, në disa raste duke shkaktuar dëme katastrofike.

Ne menduam se ky ishte vetëm një virus i frymëmarrjes. Rezulton se ai shkon në pankreas. Shkon në zemër. Shkon në mëlçi, tru, veshka dhe organe të tjera. Ne nuk e vlerësuam që në fillim“, tha Dr. Eric Topol, kardiolog dhe drejtor i Institutit “Scripps Research Translational” në La Jolla, Kaliforni.

Përveç shqetësimeve të frymëmarrjes, pacientët me COVID-19 mund të pësojnë çrregullime të koagulimit të gjakut që mund të çojnë në goditje dhe inflamacion ekstrem që sulmon sisteme të shumta organesh. Virusi gjithashtu mund të shkaktojë komplikacione neurologjike që variojnë nga dhimbja e kokës, marrje mendsh dhe humbjen e shijes ose nuhatjes, deri tek spazmat dhe konfuzioni.

Dhe shërimi mund të jetë i ngadaltë, i paplotë dhe i kushtueshëm, me një ndikim të madh në cilësinë e jetës.

Manifestimet e gjera dhe të shumëllojshme të COVID-19 janë disi unike, tha Dr. Sadiya Khan, një kardiologe në Northwestern Medicine në Çikago.

Me gripin, njerëzit me sëmundje ekzistuese të zemrës janë gjithashtu në rrezik më të madh për komplikacione, tha dr. Khan. Ajo që është befasuese për këtë virus janë përmasat e komplikacioneve që ndodhin jashtë mushkërive.

Dr. Khan beson se do të ketë shpenzime të mëdha për kujdesin shëndetësor dhe barrë të rëndë për individët që i kanë mbijetuar sëmundjes COVID-19.

Rehabilitim më të zgjatur për shumë njerëz

Pacientët që ishin në njësinë e kujdesit intensiv ose me respirator për javë të tëra do të duhet të kalojnë kohë të gjatë në rehabilitim për të rifituar lëvizshmërinë dhe forcën.

Mund të duhen deri në shtatë ditë për çdo një ditë që je në spital për të rikuperuar atë lloj force“, tha dr. Khan. “Është më e vështirë për moshat më të vjetra, dhe nuk mund të kthehesh kurrë në të njëjtin nivel funksioni“.

Ndërsa pjesa më e madhe e vëmendjes ka qenë në pjesën më të vogël të pacientëve që përjetojnë sëmundje të rëndë, mjekët gjithnjë e më shumë po shqyrtojnë nevojat e pacientëve të cilët nuk ishin të sëmurë sa duhet për të kërkuar shtrimin në spital, por ende po vuajnë muaj pasi u infektuan fillimisht.

Sapo kanë filluar studimet për të kuptuar efektet afatgjata të infeksionit, u tha të enjten gazetarëve në një konferencë nëpërmjet telefonit Jay Butler, zëvendësdrejtori për sëmundjet infektive në Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Dëgjojmë raporte sporadike për njerëz që kanë lodhje të vazhdueshme, gulçim“, tha Butler. “Sa kohë do të zgjasë është vështirë të thuhet“.

Ndërsa simptomat e koronavirusit zakonisht fashiten në dy ose tre javë, rreth 1 në 10 persona përjetojnë simptoma të zgjatura, shkruajti të martën në Revistën Mjekësore Britanike Dr. Helen Salisbury nga Universiteti i Oksfordit.

Dr. Salisbury tha se shumë nga pacientët e saj kanë rezultate normale nga grafitë e gjoksit dhe nuk kanë asnjë shenjë të inflamacionit, por ende nuk janë kthyer në normalitet.

Nëse më parë keni vrapuar për 5 kilometra tri herë në javë dhe tani ndjeheni pa frymë pas një ngjitjeje të vetme shkallësh, ose nëse kolliteni pa ndërprerje dhe jeni shumë të lodhur për t’u rikthyer në punë, atëherë frika se mund të mos e rifitoni kurrë shëndetin tuaj të mëparshëm është shumë e vërtetë“, shkruajti ajo.

Doktor Igor Koralnik, shef i sëmundjeve neuro-infektive në Northwestern Medicine, shqyrtoi literaturën aktuale shkencore dhe zbuloi se rreth gjysma e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 kishin komplikacione neurologjike, si marrje mendsh, ulje të gatishmërisë, vështirësi në përqëndrim, çrregullime në aromë dhe shije, spazma, goditje në tru, dobësi dhe dhimbje muskujsh.

Dr. Koralnik, zbulimet e të cilit u botuan në revistën “Annals of Neurology”, ka filluar një klinikë ambulatore për pacientët COVID-19 për të studiuar nëse këto probleme neurologjike janë të përkohshme apo të përhershme.

Dr. Kahn vëren ngjashmëri me HIV-in, virusin që shkakton sëmundjen SIDA. Pjesa më e madhe e vëmendjes fillestare ishte te vdekjet.

Në vitet e fundit, ne kemi qenë shumë të përqendruar në komplikimet kardiovaskulare të të mbijetuarve nga HIV-i“, tha dr. Kahn.

voa

Para parlamentit të Serbisë vendoset transparenti kundër krerëve të luftës së UÇK-së

UCKPara parlamentit të Serbisë në Beograd është vendosur një transparent me fytyrat e krerëve të luftës së UÇK-së dhe krerëve politikë të Kosovës.

Stema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fytyra e presidentit Hashim Thaçi, kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe fytyra e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, janë vendosur në këtë transparent derisa në fytyrat e tyre janë bërë iksa (X)

Kjo vjen pak kohë pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale ka publikuar një aktakuzë të pakonfirmuar ndaj dy ish-krerëve të UÇK-së, presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Por, në anën tjetër, edhe kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj por edhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ishin për vite me radhë të ndjekur për krime lufte nga Gjykata e Hagës dhe në fund u liruan si të pafajshëm në mungesë të provave.

kult

76 vjet nga gjenocidi grek mbi çamët

Refugjat Çam nena me foshnjenÇështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve.

Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme.

76 vjet më parë, më 27 qershor 1944, grekët nuk përzunë vetëm shqiptarët myslimanë, por edhe ato familje shqiptare ortodokse, të cilat refuzuan të asimiloheshin nga kisha greke.

Preteksti i gjithë kësaj dhune kafshërore ishte bashkëpunimi i pamëve me forcat nazi-fashiste, hipotezë kjo që është hedhur poshtë edhe nga historianët.

Historiani grek, Jorgos Margaritis, shkruan se, shqiptarët e Çamërisë u rreshtuan në Ushtrinë Çlirimtare Popullore Greke e Shqiptare në shifra rreth 3000 njerëz.

Në fillim të vitit 1944, në Qeramicë të Filatit u krijua Batalioni IV i përbashkët shqiptaro-grek “Ali Demi” me rreth 500 luftëtarë. Batalioni hyri në përbërjen e Regjimentit te XV të Ushtrisë Nacional-çlirimtare greke. Në komandën e tij ishin Spiro Shqevi, Muharrem dhe Tahir Demi, Dervish Dojaka,Vehip Hyso, Ali Shane, Kasem Demi,Izet Osmani. Hasan Minga.

Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, në Çamëri banonin rreth 40 mijë shqiptar të fesë islame. Logjika e thjeshtë na bie të mendojmë se numri i atyre që mund të kenë qenë spiunë të gjermanëve ka qenë i papërfillshëm. Ndoshta ka patur individë çamë që kanë qenë spiunë të gjermanëve, por nuk mundet të përfaqësojnë të tërë Çamërinë dhe të persekutohet një popull i tërë në emër të tyre. Tashmë e vërteta dihet përse shqiptarët e Çamërisë u përzunë nga Greqia dhe ju hoq shtetësia greke. Kjo gjë u bë për tu grabitur pronat e tyre dhe për një aneksim të Jugut të Shqipërisë në të ardhmen. Greqia pasi përzuri çamët zbatojë projektin edhe për përzënien e bullgarëve që banonin buzë kufirit. Për këtë gjë ajo shfrytëzojë luftën civile greke të 1946-1949.

Por pas viteve ’90, shqiptarët çamë e kanë rimarrë veten duke qënë të suksesshëm jo vetëm në biznese dhe tregti, por edhe në politikë. Ata kanë disa deputetë në Parlamentin e Shqipërisë dhe tashmë edhe disa kryebashkiakë apo këshilltarë bashkiakë në të gjithë vendin. / KultPlus

Refugjat Çam Kavajë Refugjat Çam Kavajë 3 Refugjat Çam Kavajë 2 Refugjat Çam 1

“Çdo shoqëri ka llojin e kriminelëve që meriton”

KenediThënie të ndritura nga emra të shquar!

“Qëllimi i personalitetit të njeriut është i përcaktuar nga përmasat e problemit, që arrin ta shtyjë atë njeri të lajthisë.”

“Para se të diagnostikoni veten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga budallenjtë.”

“Detyra për të bërë njerëzit të lumtur nuk është pjesë e planit të Krijimit.”

“Çdo gjë që ju bëni në shtrat është përsosmërisht dhe absolutisht e pranueshme. Me kusht që të dyja palët ta shijojnë.”

“Mungesa e plotë e seksit është e vetmja gjë që mund të konsiderohet si devijim seksual. Çdo gjë tjetër është vetëm çështje shijeje.”

“Në atë moment kur njeriu fillon të mendojë kuptimin dhe vlerën e jetës, atëherë mund ta konsideroni atë të çmendur.”

“Personi i parë që hodhi një fyerje në vend të një guri, ishte themeluesi i qytetërimit.

“Dashuria e përjetshme, ideale, e spastruar nga të gjitha format e urrejtjes, ekziston vetëm mes të droguarit dhe drogës tij.”

“Ne jetojmë në një kohë krejt të çuditshme, në të cilën befasohemi tek vërejmë se progresi marshon në një hap me barbarizmin.”

“Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes.”

“Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por unë jam i pafuqishëm përballë lëvdatave.”

“Ne nuk jemi kurrë aq të dobët, sa kur dashurojmë, dhe kurrë aq të palumtur e pa shpresë, se sa kur humbasim objektin e dashurisë sonë.”

“Tregues i parë i idiotësisë, është një mungesë e plotë e turpit.”

“Njerëzit janë më shumë moralë se sa mendojnë, dhe shumë më tepër amoralë sesa imagjinojnë.”

“Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë.”

“Cdo njeri normal është, në fakt, vetëm pjesërisht normal.”

“Ndonjëherë, një cigare është thjeshtë një cigare.”


“Çdo shoqëri ka llojin kriminelëve që meriton” – Robert F. Kenedi

“Kur nuk jeni i sinqertë duhet të shtirreni, duke u shtirrur përfundoni duke besuar; ky është parimi i çdo feje.” – Alberto Moravia

“Çdo njeri që e ka përkulur veten e vet, s’ka arritur asnjëherë të drejtojë të tjerët. – Mensio

“Të gjithë lindim të çmendur. Disa mbesin të tillë. – Samuel Beket

“Nuk është dashuria e vërbër, por xhelozia.” – Lorenc Darwll

“Siç dihet, puna e gjeniut është të furnizojë me ide budallenjtë 20 vjet më vonë.” – Luis Aragon

“Pasi përfundon në tufë është e kotë të lehësh:blegërini. – Anton Çehov

“Asgjë nuk është më e rrezikshme se sa një ide, kur është e vetmja që kemi. – Alen

“Sipër pianos kishte një njoftim për shtyp: “Mos qëlloni mbi pianistin. Përpiqet të japë maksimimun e vet!”. – Oskar Uajlld

“Në rastin më të mirë, dikush dhuron atë që do të pëlqente për vete, por me një cilësi dukshëm më të ulët“. – Adorno

“Shumë nga politikanët tanë në Itali janë të paaftë. Pjesa tjetër është e aftë për gjithçka”.  – Ennio Flaiano

“Nuk mund të dihet asnjëherë se çfarë kërkohet në jetë, pasi jetohet vetëm një jetë, dhe nuk mund të krahasohet me jetët e shkuara dhe as të korrigjohet me jetët e ardhshme.” – Milan Kundera

“Mirësia e vazhdueshme mund të arrijë shumë. Ashtu si dielli e shkrin akullin, mirësia bën që keqkuptimi, mosbesimi dhe armiqësia të avullojnë”. – Albert Shvajcer

“Ka prova të pakundërshtueshme se sa më i lartë niveli i vetëvlerësimit, aq më shumë gjasa ka që njeriu të trajtojë të tjerët me respekt, mirësi dhe bujari”. – Nethënill Brendën

“Transparenca, ndershmëria, kujdestaria e mirë, madje edhe humori, funksionojnë në biznes, në të gjithë kohët”. – Xhon Gerzema

“Mbani mend, nuk ka një gjë të tillë, si një akt i vogël mirësie. Secili akt mirësie shkakton një dallgë, e cila nuk ka një fund logjik”. – Skot Adams

“Ai që të ka bërë një akt mirësie, do të jetë më i gatshëm të të bëjë një tjetër, se sa ai që e keni detyruar”. – Benjamin Frenklin

“Dashuria dhe mirësia nuk shkojnë kurrë dëm. Ato gjithmonë bëjnë diferencën. Bekojnë atë që i merr dhe bekojnë edhe ty, që i jep”. – Barbara de Anxhelis

“Mirësia është gjuha që të shurdhërit mund ta dëgjojnë dhe të verbërit mund ta shohin”. – Mark Tuein

“Mirësia është më e rëndësishme se sa mençuria, dhe pranimi i kësaj është fillimi i mençurisë”. – Teodor Isak Rubin

“Mirësia njerëzore nuk ka dobësuar asnjëherë forcën apo zbutur strukturën e një populli të lirë. Një komb nuk ka pse të jetë mizor, për të qenë i fortë”. – Frenklin Delano Ruzëvelt

“Tre gjëra në jetën e njeriut janë të rëndësishme. E para është të jesh i mirë. E dyta të jesh i mirë. Dhe e treta është të jesh i mirë”. – Henri Xhejms.

KultPlus

Thënie frymëzuese nga disa prej grave më të shquara të historisë

Coco_Chanel“Nëse është ide e mirë, vazhdoni bëjeni. Është shumë më e lehtë të kërkosh falje sesa të marrësh leje”.

(Grace Hopper udhëhoqi ekipin që krijoi përpiluesin e parë kompjuterik, u bashkua me Marinën gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe programoi kompjuterin Mark I)

“Nuk ka asnjë rrugë mbretërore të shtruar me lule drejt suksesit. Dhe nëse ka, unë nuk e kam gjetur, sepse nëse kam arritur diçka në jetë, e kam arritur sepse kam qenë e gatshme të punoj shumë”.

(Madam C.J. Walker shpiku një linjë të produkteve të kujdesit të flokëve për afrikano-amerikanet në vitin 1905 dhe përfundimisht u bë një nga gratë e para amerikane si milionere e bërë vetë.

“Është një gjë e çuditshme, por problemet imagjinare janë shumë më të vështira se ato reale”.

(Një reformatore sociale e përkushtuar për mirëqenien e të sëmurëve mendorë, Dorothea Dix loboi me ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara dhe ata kanadezë, për të krijuar spitale shtetërore për të sëmurët mendorë.)

“Ndonjëherë mund të jem e gatshme të jap mësim falas, por nëse paguhem, unë kurrë nuk do të bëj punën e një burri, për më pak se paga e një burri”.

(Pasi punoi me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar gjatë vizitës në Evropë, Clara Barton loboi për një degë amerikane kur u kthye në shtëpi. Ajo themeloi Kryqin e Kuq Amerikan në vitin 1881)

“Lavdia e çdo brezi është të krijojë precedentët e vet.”

(Përveç se është gruaja e parë që argumentoi një çështje përpara Gjykatës së Lartë, Belva Lockwood kandidoi për presidente dy herë! Në fund të fundit, ligji ndalonte vetëm gratë që të votonin, jo që të merrnin vota).

“Unë kurrë nuk dyshova se të drejtat e barabarta ishin drejtimi i duhur. Shumica e reformave, shumica e problemeve janë të komplikuara, por për mua nuk ka asgjë të komplikuar në barazinë gjinore”.

(Një udhëheqëse në shtyrjen e të drejtave të votimit të grave, Alice Paul përfundimisht formoi Partinë Kombëtare të Gruas dhe u bë një figurë kryesore në miratimin e Amendamentit të 19-të).

“Puna e sotme është historia e së nesërmes dhe ne jemi krijuesit e saj.”

(Më shumë se 59 milionë gra janë bashkuar me Girl Scoutët e Amerikës që kur Juliette Gordon Low themeloi organizatën më 12 mars 1912).

“Nëse shoqëria nuk do të pranojë zhvillimin e lirë të gruas, atëherë shoqëria duhet të rimodelohet.”

(Gruaja e parë që mbaron shkollën mjekësore në Shtetet e Bashkuara – Kolegji Mjekësor i Gjenevës në Nju Jork – Dr. Elizabeth Blackwell më vonë krijoi një shkollë mjekësore veçanërisht për gratë në vitet 1860).

“Kauza e lirisë nuk është kauza e një race apo sekti, një partie apo një klase – është kauza e njerëzimit, e të drejtës së lindur të njerëzimit”.

(Në moshën 65 vjeçare, Anna Cooper u bë gruaja e katërt afrikano-amerikane që mori doktoraturë në Histori nga Universiteti i Parisit-Sorbonne në vitin 1924).

“Optimizmi është besimi që çon drejt arritjeve.”

(Helen Keller humbi shikimin dhe dëgjimin kur ishte vetëm një vjeç. Ajo u bë personi i parë i shurdhër dhe i verbër që u diplomua në Arte).

“Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje”.

(Amelia Earhart ishte një pilote amerikane, gruaja e parë që fluturoi vetëm nëpër Oqeanin Atlantik. Në vitin 1932, ajo gjithashtu u bë personi i parë që fluturoi përtej Atlantikut dy herë. Ajo u zhduk në vitin 1937).

“Akti më i guximshëm është ende që të mendosh për veten, me zë të lartë”.

(Coco Chanel është një nga emrat më të njohur në botën e modës. Ajo ndihmoi në revolucionarizimin e modës për gratë, duke e bërë të zakonshme të vishen për komoditet dhe jo vetëm elegancë).

“Pjesa më e madhe e lumturisë apo e mjerimit tonë varet nga prirjet tona dhe jo nga rrethanat”.

(Gruaja e Xhorxh Uashingtonit, Marta, ishte Zonjë e Parë para se të ishte gjë në modë; termi “Zonjë e Parë” nuk u bë i njohur deri shumë vite pas vdekjes së saj. Ndryshe nga shumë gra të tjera në fillim të shekullit të 18-të, Marta mësoi si të lexonte dhe të shkruante).

“Jeta zvogëlohet ose zgjerohet në përpjesëtim me guximin e njeriut”.

Anaïs Nin është një tjetër autore femër që kapërceu pengesat, lindur gati një shekull pas Evans / Eliot. E rritur në Francë nga prindër me prejardhje kubane, ajo përfundimisht u zhvendos në Amerikë. Atje, ajo do të fitonte lavdërime për tregimet e saj të sinqerta dhe ditarët, duke fituar çmimin “Gruaja e Vitit” të LA Times në vitin 1976. Ajo vdiq më 14 janar 1977.

Priceshë Diana

“Nëse gjen dikë që e do vërtet në jetë, atëherë kapu fort pas asaj dashurie. Nëse je mjaftueshëm me fat dhe gjen dikë që të do, po aq sa ti e do atë, atëherë duhet ta mbrosh atë dashuri”.

“Problemi më i madh në botë në ditët e sotme, është mungesa e tolerancës. Çdokush është intolerant me të tjetrët…”.

“Unë nuk dua dhurata të shtrenjta; Nuk dua të blihem me lekë. Kam gjithçka materiale që dua, por e kam edhe nevojën për të pasur për një person që të më qëndrojë pranë, që të më bëjë të ndihem e mbrojtur dhe e sigurtë”.

“Çdokush nga ne duhet ta shprehë se sa shumë përkujdesemi për njëri-tjetrin, dhe, në të njëjtën kohë, se sa shumë përkujdesemi ne për veten tonë”.

“HIV-i nuk i bën personat të rrezikshëm për t’i pasur pranë, ndaj shtrëngoja dorën atyre dhe dhuroji një përqafim. Një Zot e di se sa shumë kanë nevojë ata për këtë gjë”.

“Njerëzit mendojnë se në fund të ditës, të kesh pranë një mashkull është arritja më e madhe. Për mendimin tim, arritja më e madhe në fund të një dite është një punë e realizuar mirë”.

“Mendoj se sëmundja më e madhe, nga e cila bota ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë, është ndjesia e njerëzve se u mungon dashuria, ndaj unë e di se duhet të dhuroj dashuri për një minutë, për gjysmë ore, për një ditë, për një muaj etj. Ama unë e di se duhet të fal dashuri. Jam shumë e lumtur që e bëj këtë gjë. Unë dua ta bëj vazhdimisht këtë gjë”.

Isabell Allende

“Biblioteka banohet prej shpirtërave që dalin nga faqet e librave gjatë natës”

“Shkruaj atë që nuk duhet harruar”

“Sa më shumë jetoj, aq më e painformuar ndihem. Vetëm të rinjtë kanë një shpjegim për gjithçka”

“Pranoni fëmijët ashtu si pranojmë pemët – me mirënjohje, sepse janë një bekim – por mos kini pritshmëri apo dëshira. Nuk mund të presësh që pemët të ndryshojnë, ju i doni ashtu si janë”

“Nuk ka vdekje, bijë. Njerëzit vdesin vetëm kur ne i harrojmë”, më shpjegoi shkurt ime më, para se të ikte. “Nëse më kujton, unë do të jem me ty gjithmonë”

“Ne kemi vetëm atë që japim”

“Frika është e pashmangshme, këtë më duhet ta pranoj, por nuk mund ta lejoj që të më paralizojë”

“Nuk mund ta gjesh dikë, që nuk dëshiron të gjehet”

“Burri bën atë që mundet; gruaja bën atë që burri s’mundet ta bëjë”

“Fjalët nuk janë shumë të rëndësishme, kur dallon qëllimet”

“Ndoshta jemi në këtë botë për të kërkuar dashurinë, për ta gjetur dhe humbur, sërish e sërish. Me çdo dashuri, ne rilindim, dhe me çdo dashuri që merr fund, kemi një plagë të re. Unë jam e mbushur me plagë krenare”

“Ju jeni rrëfimtari i historisë tuaj, dhe ju mund të krijoni, ose jo, legjendën tuaj”

“Të shkruarit është një proces, një udhëtim në kujtesë dhe në shpirt”

“Kjo është për të qetësuar ndërgjegjen tonë, e dashur”, i shpjegoi ajo Blancas. “Por nuk i ndihmon të varfërit. Të varfërit nuk duan bamirësi; ata kanë nevojë për drejtësi” (Nga SHtëpia e shpirtrave)

“Nëse shkruaj diçka, kam frikë se do të ndodhë, dhe nëse dashuroj shumë, kam frikë se do ta humbas atë person; megjithatë, nuk mund të pushoj së shkruari, apo dashuruari…”

“Heshtje para se të lindësh; heshtje pasi vdes. Jeta është veçse zhurmë, në mes dy heshtjeve të padepërtueshme”. bota

“Gjeniu i turmave”, nga Charles Bukowski

Charles-BukowskiKa mjaft pabesi, urrejtje, dhunë, absurditet,
në njeriun mesatarë,
aq sa të furnizojë çdo ushtri, në çdo ditë të dhënë.

Më të zotët për vrasje, janë ata që predikojnë kundër saj
Më të zotët për urrejtje, janë ata që predikojnë dashuri
Më të zotët për luftë, janë ata që predikojnë paqe.

Ata që predikojnë Zotin, kanë nevojë për Zotin
Ata që predikojnë paqën, nuk kanë paqe
Ata që predikojnë paqe, nuk kanë dashuri.

Kujdes nga predikuesit
Kujdes nga të diturit
Kujdes nga ata që gjithmonë lexojnë libra
Kujdes nga ata që ose e urrejnë varfërinë
ose janë krenarë me të.

Kujdes nga ata që ngutën të thurrin lavde
Sepse kanë nevojë t’ua rikthesh lavdin
Kujdes nga ata që ngutën të cenzurojnë
Ata kanë frikë nga ajo që nuk e dine.

Kujdes nga ata që vazhdimisht kërkojnë turmat
vetëm, ata janë asgjë
Kujdes nga njeriu mesatarë, dhe femra mesatare
Kujdes nga dashuria e tyre, dashuria e tyre është mesatare
mesatarën kerkojnë.

Por, gjeniu gjendet në urrejtjen e tyre
Ka gjenialitet të mjaftueshëm në urrjetjën e tyre që të ju vrasë
Të vrasë këdo.

Duke mos dashur vetminë
Duke mos e kuptuar vetminë
Do jenë të gatshëm të shkatërrojnë çdo gjë
Që është ndryshe nga ata.

Duke mos qenë të aftë të krijojnë art
Nuk do e kuptojnë artin
Dështimin e vet do e konsiderojnë si krijes
Vetëm si dështim të Botës

Duke mos mundur të dashurojnë plotësisht
Do besojnë se dashuria juaj është e pa plotë
Dhe atëherë ata do urrejnë
Dhe urrejtja e tyre do jetë perfekte
Si një diamant vezullues
Si një thikë
Si një mal
Si një tiger
si kukutë

Arti i tyre më i mirë.