IKShPK: prej 4082 mostrave kemi 489 raste pozitive, 8 të vdekur dhe 745 të shëruar!

kujdesGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.082 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 489 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 246 raste, Mitrovicë 26 raste, Kamenicë 24 raste, Ferizaj 23 raste, Pejë 22 raste, Gjilan 17 raste, Drenas 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Skenderaj 15 raste, Gjakovë 14 raste, Lipjan 12 raste, Obiliq 11 raste, Shtime 9 raste, Prizren 8 raste, Malishevë 6 raste, Podujevë 6 raste, Kaçanik 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Viti 3 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Graçanicë, Rahovec dhe Suharekë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (78, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (74 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (73 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 745 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 78.702 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.020.
Numri total i rasteve pozitive është 94.656 raste nga 451.922 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.934 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 4555 testeve, kemi 1259 raste të reja, 45 viktima dhe 751 persona të shëruar

E MarteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 4555 teste dhe u regjistruan 1259 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 562 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Manastir – 97 (me 91.983 banorë)
  • Kumanovë – 83 (me 109.228 banorë)
  • Veles –51 (me  54.384 banorë)
  • Strumica – 48 (me 57.175 banorë)
  • Kavadarci – 47 (me 38.741 banorë)
  • Ohër- 42 (51.591 banorë)
  • Prilep – 40 (me 75.132 banorë)
  • Tetovë – 38 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Gostivar – 34 (111.252 banorë)
  • Gjevgjeli – 28 (me 22.706 banorë)
  • Kërçovë – 26 (me 56.937 banorë)
  • Shtip – 22 (me 43.625 banorë)
  • Radovish – 17 (me 29.100 banorë)
  • Vallandovë – 14(me  11.773 banorë)
  • Sveti Nikollë – 14 (me 17.683 banorë)
  • Berovë – 13 (me 12.813 banorë)
  • Koçani –13 (me 37.758 banorë)
  • Resnjë –13(me 16.313 banorë)
  • Kriva Pallanka – 11 (me  20.820 banorë)
  • Probishtip – 8 (me 15.085 banorë)
  • Negotinë – 7 (me  19.327 banorë)
  • Strugë – 5 (me 65.801 banorë)
  • Delçevë –5 (me 17.713 banorë)
  • Makedonski Brod – 5 (me  6.166 banorë)
  • Krushevë – 4 (me 9.418 banorë)
  • Bogdanci– 4 (me 8.178 banorë)
  • Demir Kapi – 3 (me  4.039 banorë)
  • Demir Hisar –2 (me 8.177 banorë)
  • Vinicë – 1 (me 19.391 banorë)
  • Kratovë – 1 (me 9.376 banorë)
  • Pehçevë – 1 (me 5.517 banorë)

Janë raportuar gjithsej 45 persona që kanë ndërruar jetë: 20 nga Shkupi (89, 85, 84, 83, 81, 81, 77, 76, 76, 76, 73,71, 69, 68 67, 66, 62, 61, 59, 32 vjeç ), 4 nga Manastiri (81, 62, 61, 60 vjeç), nga 2 pacientë nga Velesi (69 dhe 56 vjeç), Gostivari (77 dhe 63 vjeç), Ohri (84 dhe 70 vjeç), Strumica (73 dhe 67 vjeç), Koçanë (86 dhe 74 vjeç) dhe Gjevgjeli (74 dhe 64 vjeç), nga një pacient nga Kumanova (78 vjeç), Kavadarci (61 vjeç), Shtipi (61 vjeç), Kërçova (73 vjeç), Sveti Nikollë (71 vjeç), Resnje (77 vjeç), Dibra (75 vjeç), Probishtip (74 vjeç), dhe Vinica (69 vjeç)

Janë rregjistruar 751 pacientë të rikuperuar në:
-Shkup 213-Ohër 82-Prilep 57-Tetovë 40-Veles 38-Manastir 36-Kumanovë 33-Kavadarci 31-Strumicë 27-Gostivar 23-Koçani 22-Shtip dhe Negotinë nga 20- Gjevgjeli 14- Dibër dhe Demir Kapija nga12-Radovish 11-Sveti Nikollë dhe Vinicë nga 8-Kërçovë, Berovë dhe Probishtipi nga 7-Resnje dhe Vallandovë nga 6-Kriva Pallankë 4
-Makedonski Brod 2-Krushevë, Bogdancë, Kratovë, Pehçevë dhe Makedonska Kamenica nga 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 647,559 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me COVID-19  që nga fillimi i epidemisë është 136,426, numri i pacientëve të rikuperuar është 111,139, numri i të vdekurve është 4,022 dhe numri i rasteve aktive është 21,265.
Kufizimi i levizjesKujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Mbyllen lokalet e gastronomisë dhe kufizohet qarkullimi i qytetarëve

qeveriaQeveria e Kosovës miratoi të hënën masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Këto masa, për dy javët e ardhshme ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente.

Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill.

Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë, nga data 7 prill deri më datë 18 prill.

Në qendrat e hapura tregtare lejohet aktiviteti duke i respektuar masat dhe rekomandimet për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19.

Arsyetimi i Qeverisë për masat

Në arsyetimin e Qeverisë së Kosovës për masat e reja thuhet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka testuar me 147 mostra pozitive me koronavirus, për detektimin të variantit britanik të koronavirusit dhe atij të Afrikës Jugore.

Këto mostra, thuhet se ishin pranuar nga të gjitha rajonet e Kosovës dhe të cilat kishin rezultuar pozitive në SARS-CoV-2 gjatë ditëve të fundit.

Nga numri total i mostrave të testuara, 97.27 për qind e tyre ishin me variantin britanik dhe asnjë me variantin e Afrikës së Jugut.

Prandaj kjo situatë, ku varianti britanik është më së shumti i përhapur, sipas Qeverisë kërkon që të minimizohet sa më shumë ekspozimi ndaj COVID-19 dhe të ngadalësohet përhapja e tij, në mënyrë që kapacitetet e shërbimit spitalor të jenë të përballueshme dhe të menaxhueshme.

Mësimi online

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar (nga data 12 prill deri me 18 prill), dhe të gjitha institucionet publike dhe private universitare nga data (7 prill deri me datë 18 prill) obligohen që të organizojnë online të gjitha aktivitetet mësimore.

Ndërkaq, institucionet parashkollore vazhdojnë aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër COVID-19.

Konviktet dhe mensat, me masat e reja, pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill 2021.

Ndalohet grumbullimi i njerëzve mbi 10 persona

Me masat e reja ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme).

Për qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me rrezik të lartë, sipas listës zyrtare të Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit, në të kundërtën duhet të vetizolohen për shtatë ditë.

Përpjekje të mëdha për sigurim të vaksinave

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë të ditur në një konferencë për media se janë duke negociuar me kompanitë prodhuese për blerjen e vaksinave, por për shkak të konfidencialitetit, derisa të nënshkruhet kontrata nuk do t’i bëjnë publike detajet tjera.

“Natyrisht që nuk presim vetëm nga donacionet. Janë diku rreth 50 milionë euro të siguruara nga Qeveria e Kosovës për blerjen e këtyre vaksinave. Është një proces i negocimit shumë serioz për sigurimin e këtyre vaksinave me kompanitë prodhuese”, tha Vitia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndërkaq ka theksuar se Kosova po përballet me një situatë të rënduar me COVID-19, dhe masat e reja janë të domosdoshme.

“Trendi është shumë i keq, 16.7 për qind. Të keni parasysh që prej afër gjysmë milioni testeve që janë bërë ka dalë më shumë se çdo i pesti është pozitiv kur është testuar. Në njërën anë po përpiqemi për vaksina sa më shumë, dhe në anën tjetër maska, higjiena, distanca ajrosja”, tha Kurti.

Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit më 29 mars.

Ku po përhapet COVID-19 në Kosovë?

Në bazë të hulumtimit epidemiologjik të rasteve me COVID-19 dhe gjurmimit të kontakteve, nga IKSHPK, si ngjarje potencialisht super-shpërndarëse të infeksionit janë identifikuar: gastronomia, institucionet publike, puna në zyre/vende të përbashkëta, qendrat tregtare, shkollat, grumbullimet e personave, me theks të veçantë rastet e vdekjes dhe ahengjet e ndryshme.

Kundërshtohet mbyllja

Asociacioni i Komunave të Kosovës një ditë më parë është deklaruar kundër mbylljes dyjavore.

Drejtori ekzekutiv i këtij Asociacioni, Sazan Ibrahimi i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se nuk kanë qenë të ftuar në takimin mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe komunave ku është diskutuar për masat e reja kundër COVID-19.

Kryetarët e komunave kanë vlerësuar se duhet të respektohen masat aktuale me rigorozitet, të rritet numri i aktiviteteve inspektuese, të rritet angazhimi dhe përkushtimi i policisë.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se çdo vendim që nuk konsultohet me komunat, me odat ekonomike dhe akterët tjerë, e kthen Kosovën prapa.

“Shëndeti i qytetarëve ruhet duke respektuar masat me përpikëri të IKSHPK-së dhe me inspektim rigoroz. Mos e bankrotoni shtetin”, ka shkruar Tahiri.

Edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se vendimmarrja për izolim, qoftë edhe të pjesshëm, pa strategji të vlerësimit dhe harmonizimit të gjithmbarshëm, do ta thellojë përkeqësimin e gjendjes.

“Mbikëqyrja rigoroze e masave është mundësi pozitive për uljen e numrit të infeksionit si dhe rasteve spitalore, por kjo nuk bëhet nga kolltuku e as nga takimet virtuale, por me përfshirje energjike të të gjitha kapaciteteve nacionale, ekspertët, grupet e interesit, donatorët, qytetarët dhe përkrahjen e parezervë të Qeverisë”, ka shkruar Zemaj.

Mbyllja është kundërshtuar edhe nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës. Kjo shoqatë tha se e kundërshton një mbyllje të tillë, për shkak të gjendjes financiare në të cilën janë këto biznese.

Ndërkaq, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që asnjë kufizim apo mbyllje totale e bizneseve të mos bëhet pa përkrahje paraprake financiare.

Papunësia në Kosovë e cila sipas shifrave zyrtare para pandemisë ka qenë rreth 30 për qind, sipas shoqatave ekonomike është rritur.

Sipas të dhënave të Aleancës Kosovare të Biznesit gjatë kohës së pandemisë deri në fund të vitit të kaluar, mbi 50 mijë qytetarë kanë humbur vendin e punës dhe kanë falimentuar rreth 20 mijë biznese të sektorëve të ndryshëm.

Bizneset në vazhdimësi janë ankuar se Qeveria e Kosovës ka ndihmuar shumë pak biznesin që të kalojë krizën financiare që iu ka shkaktuar pandemia COVID-19 .

Deri më tani Qeveria e Kosovës ka shpërndarë për sektorin privat vetëm 22 milionë euro. Kjo shpërndarje është bërë nga fondi 222 milionë eurosh, fond ky në kuadër të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Gjatë periudhës së fundit në Kosovë ka pasur rritje të numrit të vdekjeve dhe rasteve të reja me koronavirusin e ri.

Prej 13 marsit të vitit të kaluar, kur janë raportuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 94,167 të infektuar.

Prej tyre 1,926 kanë vdekur.

Kosova shtrëngon masat kundër COVID-19

AmbulancaQeveria e Kosovës miratoi të hënën masa të reja për frenimin e përhapjes së koronavirusit, në një periudhë të shtimit të numrit të të prekurve dhe atyre që kanë humbur jetën nga pasojat e infektimeve.

Me vendim të qeverisë ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22;00 deri në orën 05:00. Kafenetë dhe restorantet duhet të pezullojnë veprimtarinë e tyre nga 7 deri më 18 prill. Po ashtu gjatë kësaj periudhë ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve thelbësore siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë.

Mësimi për nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme si dhe universitetet do të organizohet ‘online’.

Qeveria tha se ndalohen të gjitha grumbullimet të më shumë se 10 personave, ndërsa ata që hyjnë në Kosovë duhet të kenë më vete testin jo më të vjetër se 72 orë për COVID-19.

Sipas autoriteteve janë kryer 147 teste tek personat e prekur pë të gjetur nëse ka prani të varianteve britanike apo afrikano-jugore të koronavirusit dhe nga ky numër te 97 për qind është vërtetuar varianti britanik.

Kryeministri Albin Kurti tha se në dy javët e fundit vendi po përballet me një trend të frikshëm të rritjes së rasteve të reja por edhe të personave që po humbin jetën nga virusi COVID-19.

“Ky trendi rritës i rasteve të detektuar dhe konfirmuar e ka tejkaluar së fundmi edhe kulmin e 2 dhjetorit të vitit të kaluar. Andaj me qëllim që të minimizojmë ekspozimin ndaj COVID-19, të ngadalësojmë përhapjen e virusit ashtu që kapacitetet shëndetësore të shëndetit publik të mos përmbyten përtej limiteve të tyre, me qëllim të ruajtjes së shëndetit mendor dhe fizikë të qytetarëve dhe duke pasur parasysh ta mbajmë aq sa është e mundur aktivitetin ekonomik të hapur ne e kemi marr këtë vendim që është përgatitur nga ministria e shëndetësisë”, tha ai.

Që nga marsi i vitit të kaluar Kosova ka konfirmuar 94 mijë e 167 raste të të prekurve 1 mijë e 926 viktima të infektimeve me COVID-19.

Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 11 të vdekur dhe 512 të infektuar.

voa

Ministria e Shëndetësisë: 3056 testime, 348 raste të reja, 9 humbje jete dhe 669 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 3056 testimeve , 348 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 91 raste në Tiranë, 36 në Fier, 26 në Vlorë, nga 24 raste në Shkodër, Librazhd, 17 në Korçë, 14 në Lushnje, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 9 raste në Devoll, Berat, 7 në Durrës, nga 6 raste në Mat, Dimal, 5 në Kamëz, nga 4 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 3 raste në Kurbin, Kuçovë, Skrapar, Patos, Libohovë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Mirditë, Tropojë, Përmet, Sarandë, Belsh, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Kavajë, Vau i Dejës, Bulqizë, Shijak, Poliçan.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të mosharve 49 – 84 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 669 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,842 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 262 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (4 Prill 2021)
Raste të reja ditore 348
Të shëruar në 24 orë 669
Të shtruar në spitale 262
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 3056

Testime totale 570,627
Raste pozitive 126,531
Raste të shëruara 93,842
Raste Aktive 30,424
Humbje jete 2265

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21350
Fier 2573
Durrës 1249
Gjirokastër 1252
Shkodër 1130
Vlorë 846
Korçë 795
Kukës 362
Dibër 330
Elbasan 325
Lezhë 175
Berat 37

IKShPK: prej 4718 mostrave kemi 512 raste pozitive, 11 të vdekur dhe 524 të shëruar!

IKSHPKGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.718 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 512 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 185 raste, Gjakovë 39 raste, Ferizaj 37 raste, Gjilan 37 raste, Pejë 37 raste, Mitrovicë 25 raste, Podujevë 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Kamenicë 13 raste, Kaçanik 12 raste, Prizren 9 raste, Vushtrri 9 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 8 raste, Drenas 7 raste, Malishevë 7 raste, Lipjan 6 raste, Viti 6 raste, Klinë 5 raste, Suharekë 5 raste, Rahovec 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Graçanicë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (71, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 76 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (54 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (79 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 524 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.957 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.284.
Numri total i rasteve pozitive është 94.167 raste nga 447.840 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.926 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 1431 testeve, kemi 301 raste të reja, 37 viktima dhe 1091 persona të shëruar

E heneGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1431 teste dhe u regjistruan 301 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 174(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kavadarci – 17(me 38.741 banorë)
  • Veles –16(me  54.384 banorë)
  • Prilep – 14(me 75.132 banorë)
  • Shtip – 11(me 43.625 banorë)
  • Kumanovë – 11(me 109.228 banorë)
  • Tetovë – 11(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Gostivar – 8(111.252 banorë)
  • Ohër- 7(51.591 banorë)
  • Strugë – 6(me 65.801 banorë)
  • Koçani –5(me 37.758 banorë)
  • Kërçovë – 4(me 56.937 banorë)
  • Vinicë – 3(me 19.391 banorë)
  • Negotinë – 2(me  19.327 banorë)
  • Berovë – 2(me 12.813 banorë)
  • Delçevë –2(me 17.713 banorë)
  • Sveti Nikollë – 2(me 17.683 banorë)
  • Gjevgjeli – 1(me 22.706 banorë)
  • Manastir – 1(me 91.983 banorë)
  • Strumica – 1(me 57.175 banorë)
  • Kriva Pallanka – 1(me  20.820 banorë)
  • Dibër – 1 (me 20.863 banorë)
  • Demir Kapi – 1(me  4.039 banorë)

Janë raportuar gjithsej 37 raste të vdekjes: 9 nga Shkupi (74, 81, 47, 60, 69, 76, 79, 77, 61), 6 nga Prilepi (42, 58, 72, 74, 75 dhe 56), nga 3 nga Tetova (65, 59 dhe 57), dhe Gjevgjelia (73 , 65 dhe 56 ), – nga 2 nga Kumanova (90 dhe 67 ), Kavadarci (85 e 57 ), Strumica (73 e 62 ) dhe Vinica ( 79 dhe 62 ) dhe – nga 1 nga Manastiri (59), Ohri (82), Kërçova (37), Negotina (64), Sveti Nikolla (79), Kriva Pallanka (73) dhe Dibra (43).

Janë regjistruar 1091 pacientë të rikuperuar në: -Shkup 429-Ohri 107-Prilep 74-Veles 42-Kumanova 40-Shtipi dhe Struga nga 37 -Manastiri 36-Kavadarci 34-Gostivari 29-Gjevgjelia 26-Kriva Pallanka 24-Tetova 23-Strumica 17-Negotina 13-Kocani dhe Delçeva nga 12 -Berova, Probishtip dhe Bogdanci nga 11-Valandova 10 -Radovish 8 – Dibër dhe Krushevë nga 7-Kërçovë 6-Sveti Nikole dhe Demir Kapija nga 5 -Resnja 4 -Vinica, Kratova dhe Pehçeva nga 3 – Demir Hisar dhe Makedonski Brodi nga 2-Makedonska Kamenica 1.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 643.004 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me COVID-19  që nga fillimi i epidemisë është 135.167, numri i pacientëve të rikuperuar është 110.388, numri i vdekjeve është 3.977dhe numri i rasteve aktive është 20.802. 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Vjosa Osmani – Presidentja e re e Kosovës

VjosaMerr fund në Kosovë drama politike rreth presidentes duke shmangur kështu zgjedhjet e reja. Vjosa Osmani arriti të zgjidhet Presidente e Kosovës me mandat pesë vjeҫar në raundin e tretë.

Pas një drame politike disa ditore, më në fund lëvizja Vetëvendosja në pushtet me ndihmën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, arriti t’i sigurojë votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Vjosa Osmanin Presidente të Republikës së Kosovës. Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi për deputete me listën Vetëvendosja, për zgjedhjen e saj Presidente në kuvendin e Kosovës mori 71 vota, nga 82 deputetë sa morën pjesë në votim.

Presidente në raundin e tretë

Për zgjedhjen e presidentes u zhvilluan tri raunde votimi. Në dy raundet e para të votimit zonja Osmani, nuk e mori numrin e mjafueshëm prej 2/3 të votave por, në raundin e tretë në bazë Kushtetutës, nevojiteshin të paktën 61 vota, duke bërë kështu të sigurohej numri i mjaftueshëm i votave për ta bërë Vjosa Osmanin Presidente të Kosovës.

Seanca për zgjedhjen e Presidentit filloi të shtunën vonë për t’u ndërprerë rreth mesnatës për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm që kërkohej prej 2/3 e votave të deputetëve nga 120 sa i ka kuvendi i Kosovës. Seanca vazhdoi një ditë pas, vetëm atëherë pasi Vetëvendosja siguroi numrin e mjaftueshëm të votave për Presidenten. Ishin dy deputetë të pakicave jo serbe, ata që e siguruan kuorumin mbi 80 deputetë në sallë për t’ia mundësuar zonjës Osmani që në raundin e tretë të zgjidhet Presidente e Kosovës.

PDK e AAK me kritika të ashpra

Tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe lista Srpska, nuk morën pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit. Udhëheqësi i PDK-së, Enver Hoxhaj para se partia e tij ta lëshojë seancën, tha se “kryeministri i Kosovës Albin Kurti po e emëron Vjosa Osmanin në pozitën e Presidentes për të pasur kontroll absolut mbi institucione të rëndësishme” duke shtuar se edhe Vjosa Osmani nuk është figurë unifikuese. “Dje e kishim një dramë, e cila ishte dramë e turpit, ishte kërcënim, shantazh për zgjedhje nëse Kuvendi i Kosovës nuk do ta votonte Presidenten. Ishte përpjekje për ta ngulfatur demokracinë në Kosovë. Sot, këtë seancë edhe pse zgjedhja e Presidentit duhet të ishte ditë feste, është kjo seancë e poshtërimit, sepse Vjosa Osmani nuk po zgjidhet presidente, por z.Kurti po e emëron zonjën Osmani presidente për të pasur një kontroll absolut mbi shërbimet si polici, ushtri atë inteligjent e mbi ambasada”, tha Enver Hoxhaj. Edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se partia e tij është “kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit.

Ashpërsim i situatës për shkak të ligjit zgjedhor

Dy netë më parë qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, tentoi që ta miratojë një ligj për zgjedhjet e përgjithshme, pa konsultim me partitë politike opozitare, por nuk arriti t’i sigurojë votat e mjaftueshme. Partitë opozitare e quajtën “shantazh të Kurtit ndaj opozitës”, përpjekjen për miratim ligji pa konsultim me partitë e tjera. Kjo përpjekje e Kurtit përplasi fort pozitën dhe opozitën duke rrezikuar kështu mos-zgjedhjen e presidentit që do të mund të përfundonte edhe  zgjedhje të reja. Lidhja Demokratike e Kosovës kishte premtuar se do të merr pjesë në zgjedhjen e Presidentes, por, tentimi i Kurtit për ligjin për zgjedhjet, pa njoftim paraprak, bëri që LDK të tërhiqet nga premtimi i saj, duke rrezikuar kuorumin për zonjën Osmani dhe që vendi do të shkonte automatikisht në zgjedhje. Albin Kurti u detyrua që ta tërheqë prapa ligjin për zgjedhjet, në mënyrë që LDK të qëndrojë në seancën për zgjedhjen e Presidentit.

Që prej datës 5 nëntor të vitit të shkuar, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i presidentit i cili akuzua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë u mbajtën me 14 shkurt, ndërsa me 22 mars u konstitua Kuvendi dhe në të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin, kryetar i Vetëvendosje. Qeveria e tij u mbështet nga 67 deputetë, ndonëse vetë Kurti nuk kishte garuar në zgjedhje sepse kishte probleme me ligjin. Por në listë të Vetëvendosjes ishte Vjosa Osmani, që në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi për deputete, pas ndarjes nga partia e saj Lidhja Demokratike e Kosovës. Edhe gjatë zgjedhjeve, Vjosa Osmani deklaronte se ajo është kandidate për Presidente e Kosovës. Vjosa Osmani, me votat e deputetëve të kuvendit tanimë u zgjodh Presidente e Kosovës me mandat pesë vjecar. Vjosa Osmani, është 39 vjecare nënë e dy fëmijëve. Vjosa Osmani, është presidentja e dytë grua e zgjedhur në Kosovë, pas Atifete Jahjagës.

dw

Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës

VjosaGruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare Vjosa Osmani nga Lista Guxo, pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend, është zgjedhur presidente e shtetit të Kosovës.

Në raundin e tretë të votimit për president në Kuvend, ku morën pjesë 82 deputetë, ka marrë 71 votat e nevojshme, 11 vota ishin të pavlefshme.

Dje, për shkak të mungesës së kuorumit në votim, Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin e vendit. Në garë për president, Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Vjosa Osmani. Ndërkaq, kundër kandidati i saj është Nasuf Bejta.

Lista Serbe, Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bojkotuan votimin.

Raundi i parë i votimit u përsërit tri herë, pasi në votim nuk morën pjesë 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve, numër ky i nevojshëm për t’u konsideruar i konsumuar raundi i parë i votimit. Në këto dy votime morën pjesë 78, përkatësisht 79 deputetë. Edhe raundi i dytë sot ka dështuar për shkak se Vjosa Osmani nuk mori 80 votat e nevojshme.

Ndryshe, që prej 5 nëntorit 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje, pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit mori mbi 300 mijë vota, duke u bërë kështu personi më i votuar në Kosovën e pasluftës.

Kush është Vjosa Osmani?

Vjosa Osmani, u lind më 17 maj të vitit 1982 në Mitrovicë. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë, ndërsa me profesion është juriste e doktoruar në shkollën e Drejtësisë të Pittsburgut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më 25 mars të vitit 2020, Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një mocioni mosbesimi rrëzoi qeverinë e zotit Kurti. Zonja Osmani doli kundër mocionit dhe në qershor Lidhja Demokratike e largoi atë nga të gjitha funksionet partiake.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, zonja Osmani, e cila kandidoi në listën e lëvizjes Vetëvendosje, u bë personi më i votuar në Kosovë duke siguruar më shumë se 300 mijë vota. Ajo ishte kandidate për postin e presidentes në kuadër të marrëveshjes së nismës së saj Guxo me lëvizjen Vetëvendosje.

Vjosa Osmani do të mbajë postin e presidentit të Kosovës për pesë vjet aq sa e përcakton Kushtetuta e Kosovës. Kjo është hera e dytë që në postin e presidentes zgjidhet një grua. Në vitin 2011 në këtë post që zgjedhur zonja Atifete Jahjaga e cila u pasua nga ish presidenti Hashim Thaçi.

Ajo është zgjedhur deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës në katër mandate, duke u bërë gruaja më e votuar në histori të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë si dhe politikania e dytë më e votuar në zgjedhjet parlamentare. Në mandatet e kaluara, ajo ka udhëhequr Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, Komisionin për Integrime Evropiane dhe ka qenë Nënkryetare e Komisionit për Reformë Kushtetuese.

Më 3 shkurt 2020, Vjosa Osmani u zgjodh kryetarja e parë grua e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ndërsa në 5 nëntor 2020, ajo ishte Presidente në detyrë e Republikës së Kosovës.

Gjatë viteve 2006-2010, Vjosa Osmani ka shërbyer si Shefe e Stafit të presidentit Sejdiu dhe Këshilltare e Lartë për çështje Ligjore dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Ajo ka përfaqësuar Presidentin në Komisionin për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ka qenë anëtare e ekipit përfaqësues të Republikës së Kosovës në rastin para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Flet gjuhën angleze, turke, serbokroate dhe komunikon në spanjisht.

Ministria e Shëndetësisë: 3056 testime, 348 raste të reja, 9 humbje jete dhe 669 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 3056 testimeve 348 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 91 raste në Tiranë, 36 në Fier, 26 në Vlorë, nga 24 raste në Shkodër, Librazhd, 17 në Korçë, 14 në Lushnje, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 9 raste në Devoll, Berat, 7 në Durrës, nga 6 raste në Mat, Dimal, 5 në Kamëz, nga 4 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 3 raste në Kurbin, Kuçovë, Skrapar, Patos, Libohovë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Mirditë, Tropojë, Përmet, Sarandë, Belsh, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Kavajë, Vau i Dejës, Bulqizë, Shijak, Poliçan.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të mosharve 49 – 84 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 669 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,842 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 262 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (4 Prill 2021)
Raste të reja ditore 348
Të shëruar në 24 orë 669
Të shtruar në spitale 262
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 3056

Testime totale 570,627
Raste pozitive 126,531
Raste të shëruara 93,842
Raste Aktive 30,424
Humbje jete 2265

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21350
Fier 2573
Durrës 1249
Gjirokastër 1252
Shkodër 1130
Vlorë 846
Korçë 795
Kukës 362
Dibër 330
Elbasan 325
Lezhë 175
Berat 37