IKShPK: prej 5010 mostrave kemi 975 raste pozitive, 12 të vdekur dhe 893 të shëruar!

IKSHPKGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.010 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 975 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 328 raste, Ferizaj 120 raste, Gjilan 78 raste, Mitrovicë 66 raste, Prizren 44 raste, Podujevë 42 raste, Gjakovë 37 raste, Pejë 37 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Viti 32 raste, Lipjan 20 raste, Kaçanik 18 raste, Vushtrri 16 raste, Drenas 15 raste, Obiliq 15 raste, Skenderaj 12 raste, Suharekë 12 raste, Deçan 8 raste, Klinë 8 raste, Rahovec 8 raste, Kllokot 6 raste, Istog 4 raste, Kamenicë 4 raste, Shtime 3 raste, Graçanicë 2 raste, Malishevë 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Shtërpcë dhe Zubin-Potok.
Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (90, 81 vjeç), Ferizaj 1 rast (92 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (71 vjeç), Kamenicë 1 rast (62 vjeç), Kaçanik 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (81 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 893 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 75.647 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.874.
Numri total i rasteve pozitive është 91.405 raste nga 430.860 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.884 raste të vdekjes.
Të nderuar qytetarë!
Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 975 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 328 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 12 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.
Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.
Andaj rekomandojmë edhe një herë:
1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke reduktuar edhe kohën e punës gjatë ditës.
IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprenë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.
IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.
Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.
Qytetarë të nderuar,
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:
Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!
Mbani në mend:
FYTYRA E MBULUAR ME MASKË!
DUART E PASTRA! DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2899 testime, 349 raste të reja, 6 humbje jete dhe 604 të shëruar

tabela 1 prillMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 2899 testimeve 349 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 81 raste në Tiranë, 25 raste në Shkodër, 22 raste në Korçë, 15 raste në Berat, 14 raste në Durrës, 13 raste në Fier, 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, 11 raste në Tropojë, 10 raste në Lezhë, Vlorë, 9 raste Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, 7 raste në Krujë, Kurbin, Elbasan, Ura Vajgurore, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Kamëz, Libohovë, 4 raste në Librazhd, Cërrik, 3 raste në Mallakastër, Malësi e Madhe, Kuçovë, Vorë, 2 raste në Mat, Delvinë, Selenicë, Prrenjas, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Gramsh.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, të mosharve 66 – 84 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,875 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 279 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (1 Prill 2021)
Raste të reja ditore 349
Të shëruar në 24 orë 604
Të shtruar në spitale 279
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2899

Testime totale 561,820
Raste pozitive 125,506
Raste të shëruara 91,875
Raste Aktive 31,390
Humbje jete 2241

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21928
Fier 2554
Durrës 1283
Gjirokastër 1247
Shkodër 1198
Vlorë 965
Korçë 758
Elbasan 360
Lezhë 331
Kukës 359
Dibër 325
Berat 82

Pfizer, BioNTech ofrojnë të dhëna të reja për efikasitetin e vaksinës

Pfizer vaccine scannedKompanitë Pfizer dhe BioNTech thanë të enjten se vaksina e tyre për koronavirusin është rreth 91% e efektshme në parandalimin e sëmundjes, duke cituar të dhëna të reja nga provat që përfshinin pjesëmarrës të imunizuar në një periudhë që zgjatej deri në 6 muaj.

Vaksina ishte gjithashtu 100% e efektshme në parandalimin e sëmundjes midis pjesëmarrësve në Afrikën e Jugut, ku një variant i ri i quajtur B1351 është dominues, megjithëse numri i këtyre pjesëmarrësve ishte relativisht i vogël.

Ndonëse shkalla e re e përgjithshme e efikasitetit prej 91.3% është më e ulët se 95% e raportuar fillimisht në nëntor për provat me 44,000 pjesëmarrës, që nga ajo kohë në botë janë përhapur një numër variantesh të reja të koronavirusit.

Shefi ekzekutiv i Pfizerit Albert Bourla tha se rezultatet e reja, që përfshijnë të dhëna për më shumë se 12,000 njerëz të vaksinuar plotësisht për të paktën gjashtë muaj, u japin mundësi dy firmave prodhuese që t’ia paraqesin vaksinën për miratim të plotë entit rregullator të SHBA.

Aktualisht vaksina është e autorizuar për përdorim emergjent nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe e Barnave.

Të dhënat e reja “ofrojnë rezultatet e para klinike që një vaksinë mund të mbrojë njerëzit në mënyrë efektive nga variantet që qarkullojnë aktualisht, një faktor me rëndësi të madhe për të arritur imunitetin e tufës dhe për t’i dhënë fund kësaj pandemie për popullatën globale”, tha në një deklaratë Ugur Sahin, drejtor ekzekutiv i kompanisë BioNTech.

Ekspertët shqetësohen se variante të reja të COVID-19 nga Afrika e Jugut dhe Brazili mund të jenë rezistente ndaj vaksinave ekzistuese. Më shumë se 300 raste me variantin e Afrikës së Jugut janë zbuluar në mëse 25 shtete amerikane, sipas zyrtarëve.

voa

CDC: COVID-i, shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në SHBA për vitin 2020

covid-19Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftuan të mërkurën se COVID-19 ishte shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2020, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend me gati 16%, krahasuar me vitin e kaluar.

Gjatë një konference për shtyp të ekipit të Shtëpisë së Bardhë që menaxhon reagimin kundër COVID-19-s, drejtoresha e CDC-së Rochelle Walensky u tha gazetarëve se pandemia u rendit vitin e kaluar pas sëmundjeve të zemrës dhe kancerin, duke llogaritur rreth 378,000 viktima, ose 11% të të gjitha vdekjeve në vend.

Zonja Walensky tha se vdekjet nga COVID-19 ishin më të lartat mes hispanikëve dhe se vdekjet mes grupeve të pakicave etnike e racore ishin më shumë se dyfishi i nivelit të vdekjeve mes të bardhë johispanikë.

Po të mërkurën, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) Emer Cooke tha se organizata që ajo drejton, nuk ka gjetur asnjë provë shkencore për të mbështetur vendimet për kufizime në përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s.

Në një konferencë shtypi të zhvilluar virtualish ajo tha se i qëndron deklaratës së bërë gati dy javë më parë se përfitimet nga vaksina janë më të mëdha sesa rreziqet.

Komentet vijnë një ditë pasi Gjermania njoftoi se po kufizonte vaksinën tek moshat nga 60 vjeç e lart për shkak të shqetësimeve se mund të shkaktojë mpiksje gjaku.

Autoritetet shëndetësore federale dhe shtetërore përmendën gati mbi 30 raste të mpiksjes së gjakut të martën, përfshirë nëntë vdekje. Rregullatori shëndetësor i vendit, instituti Paul Ehrlich, tha se të gjitha, përveç dy rasteve, përfshinin gra të moshave nga 20 deri në 63 vjeç.

Kanadaja, Franca dhe Spanja kanë marrë vendime të ngjashme në lidhje me vaksinën e AstraZenecas.

voa