Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë 19 marrëveshje bashkëpunimi

Rama KurtiMarrëveshje ndërqeveritare Kosovë-Shqipëri u arritën ndër të tjera në fushën e arsimit, të doganave, të energjisë, të bujqësisë, të infrastrukturës rrugore dhe transportit, të shëndetësisë dhe të drejtësisë.

 

19 marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë pritet t’ua lehtësojnë jetën qytetarëve në të dyja vendet. Në një mbledhje të përbashket të dy qeverive që u zhvillua në Prishtinë të dyja palët ranë dakord për memorandumet ndërqeveritare në fushën e arsimit, të doganave, të energjisë, rë bujqësisë, të infrastrukturës rrugore, të transportit, të shëndetësisë, të mbrojtjes dhe të drejtësisë.

Në sektorin e arsimit u ra dakord që studentët nga të dy vendet të konkurrojnë në vijim të sudimeve në 19 universitete të të dyja shteteve, në kushte të barabarta. Po ashtu palët u pajtuan që të punojnë drejt lehtësimit të plotë të lëvizjes së lirë mes dy shteteve dhe më pas për të krijuar një platformë të përbashkët digjitale për promovimin e turizmit të të dyja vendeve.

 

Port “i thatë” në Prishtinë

Në sektorin e transportit u arrit marrëveshje për fillimin e studimit të fizibilitetit që i hap rrugë ndërtimit të linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë. Në marrëveshjet që u nënshkruan ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë u përfshi edhe çështja që kalimi i kufirit nga të dyja anët të bëhet pa regjistrim nga organet kufitare në ditët e festave zyrtare dhe fundjavave gjatë gjithë verës.

 

Në mbledhjen e dy qeverive u paraqit edhe projekti i lidhjes së portit të ri tregtar në Porto Romano dhe linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë me një të ashtuquajtur port “të thatë” në Prishtinë, që u vlerësua si rrugë shumë e rëndësishme për shkëmbimin tregtar edhe për rajonin e Ballkanit.

 

Dallime të theksuara për nismën “Ballkani i Hapur”

Në konferencën e përbashkët të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Kosovës, Albin Kurti, kishte dallime të theksuara sa i përket nismës “Ballkani i Hapur” apo siҫ njihet “Open Balkan”. Kjo nismë u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë.

“Në këtë pikë kemi këndvështrime të ndryshme, ky nuk është sekret, por këto këndvështrime nuk na pengojnë që në marrëdhëniet dypalëshe ne të vazhdojmë të ecim përpara. Ashtu sikundër dëshiroj të theksoj që porosia ime për qeverinë që drejtoj është që çdo gjë që ne jetësojmë në Ballkanin e Hapur duhet ta jetësojmë edhe me Kosovën”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri Kurti nuk deshi të thotë asgjë të re dhe të ndryshojë nga qëndrimi i tij, Kurti është deklaruar hapur kundër “Open Balkan”.  “Marrëdhëniet tona dypalëshe janë të shkëlqyeshme dhe vëllazërore dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues midis njëri-tjetrit. Prandaj edhe mbledhja është midis Kosovës dhe Shqipërisë që t’i forcojmë të dy shtetet tona në funksion të qytetarëve tanë, për interesin, dëshirat dhe nevojat e tyre. Ndërkaq çështja e ngritur është e një dimensioni tjetër, pra jo dypalëshe dhe jo midis Kosovës dhe Shqipërisë, e për atë nuk kam asgjë të re për t’ju thënë”, tha kryeministri Kurti.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me qeverinë aktuale në Kosovë është arritur shkalla më e lartë e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara deri tani.

“Volumi tregtar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës kur ne filluam këtë bashkëpunim të afërt ka qenë 136 milionë euro, një volum qesharak. Sot jemi në 433 milionë euro, që nuk është ende volumi që ne kemi ambicien të arrijmë, e kemi deklaruar që dëshirojmë të shkojmë në një miliardë, por është një volum që nuk mund ta quash më të papërfillshëm”, tha Rama.

Mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri që kësaj radhe u mbajt në Prishtinë është e teta me radhë ndërmjet dy vendeve. Po ashtu u ra dakord që të zhvillohet edhe një mbledhje e përbashkët e dy parlamenteve në muajin nëntor, kur Shqipëria shënon 110 vjetorin e pavarësisë së saj.

dw

Shkupi në pritje të vendimit të Sofjes për veton

mk bg euKomisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Bullgarisë të mërkurën pritet të diskutojë për propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut, ku më pas do të dihet nëse do të hiqet ose jo vetoja bullgare për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Sipas agjencisë bullgare të lajmeve, BGNES, në këtë mbledhje do të prezantohet “qëndrimi i Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë për procesverbalin e takimit të përbashkët në përputhje me nenin 12 të Marrëveshjes me Republikën e Maqedonisë së Veriut nga viti 2017, si dhe një paketë dokumentesh të Presidencës me Këshillin e BE-së lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian”.

Propozimi francez, zyrtarisht nuk është publikuar as në Sofje e as në Shkup, por bazuar në mediat bullgare dhe prononcimet jozyrtare në të dyja vendet, propozimi përmban të gjitha kërkesat bullgare, përveç gjuhës maqedonase.

Sipas asaj që kanë publikuar mediat në Sofje, Shkupi duhet të konfirmojë para OKB-së se nuk ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë, se do ta përfshijë pakicën bullgare në Kushtetutë, do t’i rehabilitojë viktimat nga komunizmi jugosllav, nga reprezaljet në territorin e saj për shkak të përkatësisë së tyre etnike bullgare, harmonizimin e teksteve shkollore në përputhje me punën e komisioneve të historisë, heqjen e të gjitha tabelave që përhapin gjuhën e urrejtjes ndaj bullgarëve dhe Bullgarisë, ndërsa dy vendet do të dërgojnë qëndrime të njëanshme lidhur me pozicionet e tyre për gjuhën maqedonase.

Presidenti bullgar, Rumen Radev, tha të hënën se propozimi është i pranueshëm, mirëpo duhet të finalizohet.

“Qeveria duhet të jetë institucioni që duhet të përgatisë vendimin dhe të miratohet nga Kuvendi, dhe jo e kundërta, propozimi të diskutohet në Komisionin e Politikës së Jashtme. Konsideroj se propozimi i presidencës franceze është më i mirë dhe më i drejti deri tani”, deklaroi Radev.

Mocioni i mosbesimit

Por, mbledhja e Komisionit për propozimin francez mbetet nën hijen e debatit parlamentar për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Kiril Petkov, të iniciuar nga opozitar bullgare për çështjet ekonomike, por edhe për kontestin me Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Petkov tha se është optimist se Qeveria do t’i mbijetojë mocionit. Në votimin që pritet të bëhet të mërkurën, nga 240 deputetë, Petkov duhet të sigurojë votat e 121 deputetëve.

Ndërkohë, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha të martën se vetoja bullgare duhet të hiqet pasi, sipas tij, zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor garanton paqe dhe stabilitet.

“Ne kemi dëshmuar se jemi partner i besueshëm dhe se jemi të përkushtuar për dialog për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme që do të zhbllokonte procesin e bisedimeve dhe integrimin evropian. Zgjerimi i BE-së me Maqedoninë e Veriut nuk është vetëm çështje e zgjerimit, por është edhe çështje gjeostrategjike dhe politike – si për ne, ashtu edhe për tërë rajonin”, tha Kovaçevski, pa dhënë detaje lidhur me përmbajtjen e propozimit francez.

Ndryshe nga Qeveria, opozita maqedonase që drejtohet nga VMRO DPMNE-ja ka thënë se nuk do të pranonte ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve aty, por edhe marrëveshjen në tërësi e vlerëson “të dëmshme për interesat kombëtare maqedonase”.

Maqedonia e Veriut që nga nëntori i vitit 2020 nuk mund të nisë bisedimet me BE-në për shkak të vetos bullgare.

Bullgaria e ka bllokuar procesin e integrimeve për Maqedoninë e Veriut për shkak të kontestit ndërmjet dy vendeve për çështjen e gjuhës dhe së kaluarës historike.

Dy vendet në vitin 2017 kishin nënshkruar një marrëveshje për fqinjësi të mirë, por në vend të ngritjes së raporteve, kjo marrëveshje ka hapur temat, të cilat mes dy vendeve janë aktuale që nga periudha e para Luftës së Dytë Botërore.

rel

MPJ e Bullgarisë: Dokumentet për Maqedoninë e Veriut nuk kanë shenjë për sekret

MK BGDokumentet për negociata në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk ka shenjë për sekret dhe janë shkruar në evidencën publike të Asamblesë Parlamentare dhe të Këshillit ministror të Bullgarisë, kumtoi sot shërbimi për shtyp bullgari i MPJ-së.

 

Siç njofton, kumtesa e MPJ-së bullgare paraqet reagim ndaj thirrjes që partisë qeveritare “Vazhdojmë me ndryshime” të kryeministrit Kirill Petkov deri te shefja e diplomacisë Teodora Gençovska “për të hequr shenjën për sekret nga dokumentet e lidhura me RMV-në”.

“Dokumentet kanë numrat pasues: hyrje № КВП – 47-253-05-71 / 20.06.2022; dalje № 01-00-233 / 20.06.2022; hyrje № КВП – 47-253-05-72 / 20.06.2022; dalje № 01-00-233 / 17.06.2022; hyrje № 04.06-781 / 20.06.2022; dalje № 29.01.9 / 20.06.2022. Kështu janë dorëzuar, dokumentet e sipër përmendura që janë të qasshme për shqyrtim të të gjithë deputetëve nga 47. Asambleja Kombëtare e Republikës së Bullgarisë”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.

Thirrja e partisë në pushtet “Vazhdojmë me ndryshime” vjen në kohën kur në Parlamentin bullgar vazhdon debati pas nismës për mocionin e mosbesimit të Qeverisë së Petkovit, prej të cilës u tërhoq partia “Ka një popull të tillë” nga radhët e të cilës vjen Gençovska.

Gjatë debatit të sotëm pas nismën, bashkëpartiaku i Gençovskës, deputeti Toçko Jordanov e kualifikoi Petkovin si “tradhtarë kombëtarë” dhe e akuzoi që së bashku me këshilltarët e tij gjatë gjithë kohës kanë punuar “kundër interesit kombëtarë të Bullgarisë në lidhje me Maqedoninë e Veriut”.

Kërkesat bullgare ndaj Maqedonisë shkaktojnë debat, Jordanov: Petkov po punon kundër interesit shtetëror

Kiril Petkov“Kërkesat e Bullgarisë ndaj Maqedonisë nuk përmbajnë asnjë shenjë sekrete pasi të gjitha janë të regjistruara në evidencën publike të Kuvendit të Bullgarisë”, kështu pohuan sot nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë, pas akuzave të opozitës bullgare se kryeministri Kiril Petkov po mundohet ti ndihmoj Maqedonisë më largimin e vetos, ani pse kërkesat bullgare mund të mbeten peng nga Kuvendi i Maqedonisë.

 

“Dokumentet negociouse mes Bullgarisë dhe Maqedonisë nuk janë të klasifikuara dhe janë të regjistruara në evidencën publike të Kuvendit Kombëtar dhe Këshillit të Ministrave të Bullgarisë”, njoftuan nga MPJ e Bullgarisë.

Kjo deklaratë vjen pikërisht në kohën kur në Kuvendin e Bullgarisë po debatohet për iniciativën për votëbesimin e Qeverisë së Petkovit, nga e cila partia u tërhoq partia “Ka një popull të tillë” (ITN) nga radhët e të cilit vjen Gençovska.

Gjatë debatit të sotëm për iniciativën, bashkëpartiaku i Gençovska-s, deputeti Toçko Jordanov, e cilësoi Petkovin si “tradhtar kombëtar” dhe e akuzoi atë se punon me këshilltarët e tij “kundër interesit kombëtar të Bullgarisë në Maqedoni”.

“Unë do ta përmend një shembull ku kam marrë pjesë. Njëra është kur më tha Petkovi: “Duhet të bëjmë diçka për çështjen e gjuhës me Maqedoninë, sepse maqedonasit e duan”! Më duhej ta ndaloja dhe të thoja që Bullgaria nuk e pranon pakicën bullgare. Dhe kjo është është shënuar në procesverbalin e Këshillit të Ministrave, sepse ka qenë takim zyrtar”, tha Jordanov në fjalimin nga foltorja e Kuvendit.

Petkov sot para mediave u shpreh optimist se qeveria e tij nuk bie, sepse populli bullgar kërkon një zgjidhje me Maqedoninë pavarësisht veprimeve politike të opozitës.

Të gjitha marrëveshjet e dakorduara Kosovë-Shqipëri

Rama Kurti

“Synimi ynë, BE-ja”/ Albin Kurti: Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë më i ngushtë se kurrë! Marrëveshjet që miratohen sot…

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë, duke nënvizuar rëndësinë e marrëveshjeve mes dy palëve.

Kurti tha se kjo mbledhje është më efektive, më e vërtetë dhe me e ngushtë se kurrë më parë. Ai tha se të gjitha marrëveshjet që do të miratohen sot mes dy vendeve ka për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve.

Kjo mbledhje qeverish tingëllon më efektive dhe më të vërteta se kurrë me parë. Sot bashkëpunimi mes dy shteteve duhet ta ndezë entuziazëm. Ky bashkëpunim nuk ka qenë kurrë ka qenë kaq i ngushtë. Kur nuk ekzistojnë problemet e pazgjidhura politike, suksesi në fushat e tjera është i padiskutueshëm. Anëtarësimi në BE mbetet synimi ynë i përhershëm. Në mbledhjen e  fundit arritëm disa marrëveshje, te cilat janë realizuar dhe zbatuar aktualisht. Jemi duke punuar për marrëveshjet e nënshtruara në të kaluarën. Të gjitha marrëveshjet që do miratohen sot kanë lehtësimin e jetës së qytetarëve duke ndërtuar infrastrukturën e përbashkët për zgjidhjen e problemeve. Po përmend marrëveshjen e pranimin e studentëve, apo ngritjen e grupeve të studimit. Është veti të flasim me gjuhën e rezultatit. Pritshmëritë tona janë reale. Na mbetet edhe përcaktimi i shpejtësive të zbatimit të tyre, në gjashtë muajt e ardhshëm do të kemi rezultate. Sot shqiptarët jetojnë më mirë kurdoherë. Progresin tonë duhet ta masim me vendet e zhvilluara, aty ku kanë ikur nje pjesë e mirë e qytetarëve tanë. Kjo do të jetë gjykim i historisë tonë për ne”, tha Kurti.

Top Channel

 

“I dashur Albin, sa herë takohemi …”, Rama në mbledhjen e dy qeverive: Këtë sezon s’ka kontrolle në kufi. Në nëntor të mbledhim 2 Kuvendet

 

Fjalën në mbledhjen e dy qeverive, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama zgjodhi ta nisë me batutë.

“I dashur Albin unë e hoqa këtë fjalimin e përgatitur për t’u përqëndruar në disa pika me rëndësi të vecantë dhe evidentojnë rezultate konkrete. Shprehjen e kënaqësisë për këtë moment dua ta bëj duke falenderuar përzemërsisht Albinin dhe duke ju thënë publikisht për mirë apo keq se është kënaqësi e vecantë edhe pse pak kush e beson kur e them. Kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë e qeshim jo pak.” u shpreh Rama, ndërsa u ndal të komentoje në shifra rritjen e investimeve të Kosoves në Shqipëri.

“Kur kemi nisur punën më nga afër, kemi patur një volum të shkëmbimeve tregtare 160 mln euro, sot ky volum për vitin 2021 është 433 mln euro. Kemi hyrë në zonën ky shifrat marrin seriozitet.

E dyta që dua të sjell në vëmendje është që sot në Shqipëri rezultojnë të regjistruar mbi 1 mijë subjekte nga Kosova. Investimet e Kosovës në Shqipëri, në 2017, 9 mln 130 mln euro në 2021.

E fundit që dua të sjell në vëmendje është fluksi i investimeve në vlerën më të lartë historike ka qenë 16 mln I 2018. Ndërkohë që jemi në 41 në vitin 2021.

Unë besoj se kemi munëdsi ta intensifikojmë e shtojmë volumin e investimeve. Dua t’I kujtoj ministrave të brendshëm këtu se kemi një protokoll të nënshkruar në Morinë. Në këtë sezon është e palejueshme të kemi më problem të natyrës që kemi patur deri vjet apo vitet e tjera dhe radhë pa fund për shkak të kontrolleve të makina që vijnë drejt Shqipërisë.

Sot kemi ardhur me përfaqësues të kompanisë globale për të prezantuar studimin e portit të Durrësit, që shtrihet nga Durrësi në Prishtinë, c’ka përbën një project me rëndësi strategjike. Besojmë që duke e shtyrë këtë projekt të madh të portit të ri me portin e thatë të Prishtinës, me hekurudhën e portin ushtarak bazë të NATO-s, jemi në një situatë tërësisht tjetër për 19 vjecarët e ardhshëm.” vijoi Rama.

“Zbatimi i angazhimit që morëm në takimin e shtatorit në Prishtinë me dy akademitë për enciklopedinë shqiptare, projekti albanologjik që merr udhë si vullnet i përbashkët i dy qeverive.

Është vendi i duhur për ta thënë se ka përfunduar faza e parë e punës për abetaren e unifikuar, vijon puna për zbatimin, kemi folur edhe me përfaqësuesit e popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, dhe me kryeministrin e Malit të Zi do flasim edhe në Serbi që kjo abetare të shkojë te të gjithë shqiptarët.” tha Rama.

Në kuadër të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Rama propozoi mbajtjen e dy Kuvendeve në nëntor.

“Ju propozoj që duke qenë se jemi në 110 e vjetorit e pavarësisë së Shqipërisë të kishim në nëntor të parin Kuvend të përbashkët me të dy parlamentet.

Nëse të dy kryesitë e kuvendeve bien dakort që të kemi këtë kuvend të përbashkët, japim edhe mesazhin që këto nuk janë slogane bosh. Kuvendi  i përbashkuar i nëntorit, është projekt që na vlen. Puna e nisur mes dy kuvendeve dhe kryetarëve ka kaluar në nivel tjetër, sa i përket ndërveprimit dhe ndarjes se informacioneve.”- vijoi më tej Rama.

Top Channel

“Të ngjashmit e qenit fusin xixa mes meje dhe Albinit…”/ Rama nuk kursen as kritikat për Vetëvendosjen në mbledhjen mes qeverive

 

Kryeministri Edi Rama e ka nisur me ironi dhe batuta fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe kosovare e cila po mbahet në Prishtinë.

Rama tha me ironi se ata që komentojnë marrëdhëniet mes tij dhe homologut Albin Kurti janë “të ngjashmit e qenit në botën e njerëzve. Ai tha se për çështjet që nuk merren vesh, janë të hapur t’i ndajnë.

Me shumë sinqeritet dhe respekt, faleminderit për këtë mundësi faleminderit dhe për ndalimin e shiut sepse ka pasur reshje që mund të prishnin problemet. Ishte një qen që lehte dhe nuk lehu më kur që jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve që kërkojnë të fusin xixat mes meje dhe homologut këtu. Ne jemi shumë të hapur dhe çështjet që nuk merremi vesh, kemi kënaqësinë t’i ndajmë duke u marr vësh të mos merremi vesh. Me të falat përkatëse për qenin, e konsideroj të hapur këtë mbledhje” , tha Rama.

Mirëpo, nuk mungoi asnjë ‘kritikë’ e vogël për logon e Vetëvendosjes, për të cilën Rma tha se qëkur ka marrë qeverinë, janë zvogëluar gërmat për kursim letre.

Ne na lejohet të bëjmë edhe vërejtje këtu, se mbledhje pune është. Që kur vetëvendosja ka marrë qeverinë, këto gërmat këtu janë zvogëluar, besoj për kursim letre. Është fakt I njohur që VV është forcë qeverisëse shumë e kujdesshme për shpenzimet buxhetore”, shtoi Rama.

Top Channel

Ndërsa RTKlive sjell në vazhdim të gjitha marrëveshjet për të cilat të dy qeveritë janë dakorduar.

 

Marrëveshjet e Ministrive të Arsimit

Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi dhe zëvendësministri i Arsimit të Kosovës, Dukagjin Pupovcim, njoftuan për fillimin e zbatimit të marrëveshjes mes dy vendeve në fushën e arsimit të lartë.

Bazuar në këtë marrëveshje, në 19 universitetet shqiptare, nga Gjirokastra e deri në Mitrovicë, duke nisur nga viti i ri akademik, procesi i regjistrimit të studentëve në universitetet publike, do të bëhet në mënyrë të barabartë.

 

Marrëveshjet në Ministrive të Punëve të Brendshme

Ministrat e Punëve të Brendshme të Kosovës e Shqipërisë, Xhelal Sveçla e Blendi Çuçi, njoftuan për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve në kalimin e lirë të kufirit.

Ministrat nënshkruajnë protokollin për kalim –lehtësimin e kufirit të banorëve brenda brezit kufitar.  Gjithashtu, këta njoftuan edhe për marrëveshjen për shkëmbime të dhënash reale për të martuarit në vendet respektive.

 

Marrëveshjet e Ministrive të Financave

Bashkëpunim të mirë në fushën doganore. Ka marrëveshje për ulje të burokracive në kalimin e mallrave. Do të nënshkruhet sot marrëveshje për bashkëpunim doganor.

Grupet punuese pritet të punojnë që para mbledhjes së ardhshme të dy qeverive në muajin nëntor, pritet të ketë një marrëveshje për bashkim doganor.  Marrëveshje tjetër është ajo për sigurimet shoqërore.

 

Marrëveshje për energjinë

Mundësitë e bashkëpunimit në ndërtimin e infrastrukturës së gazit dhe TEC-it të Vlorës si dhe angazhim për diskutime teknike. U tha se synimi është që përmes marrëveshjes të përballohet kriza me energji elektrike.  Kjo pë shkak se këtë vjeshtë, ministrat përkatës thanë se pritet që Evropa të ballafaqohet me probleme me gaz dhe energji, si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë. U tha se marrëveshjet janë  që tepricat e rrymës të barten nga njëri vend te tjetri si dhe detaje të tjera.

 

Marrëveshje në bujqësi

Dy marrëveshje për bashkëpunim për fushën e zbatimit të mbështetjes së programeve dhe ajo për mbështetje teknike mes dy agjencive për sigurimin ushqimor. Marrëveshje tjetër është edhe ajo për ndarjen e të dhënave në fushën e bujqësisë sa i përket çmimeve.

 

Marrëveshje mes ministrive të Infrastrukturës

Marrëveshje për studimin e gjendjes së rrugëve të fshatrave të brezit kufitar dhe fshatrave që janë në zona të thella malore. Marrëveshja ka të bëjë me rregullimin e infrastrukturës së këtyre fshatrave dhe qasje më të lehtë në qytete. Ndodhë që rrugët në njërën anë ndërtohet deri afër kufirit e pjesa tjetër mbetet pa rrugë. Por kjo marrëveshje mundëson që një kompani që ndërton një rrugë në Shqipëri të ndërtojë edhe në pjesën e Kosovës apo e kundërta.

 

Marrëveshja për hekurudhën

Ministritë e Infrastrukturës nënshkruajnë marrëveshje për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Për studimin e fizibilitetit, Kosova do të financojë rreth 900 mijë euro e Shqipëria rreth 1 milion euro.

 

Marrëveshje në shëndetësi

Ministrat nënshkruajnë marrëveshje në fushën e shëndetësisë për ofrim të shërbimeve mjekësore të qytetarëve në zonat kufitare, shkëmbimin e  ekspertëve e gjithashtu marrëveshje për bashkëpunim në fushën farmaceutike.

Me këtë marrëveshje, mjekët mund të punësohen në kohë të caktuara në spitalet ndërkufitare e më vonë do të shtrihet dhe në spitale të tjera.

 

Marrëveshje në turizëm

Platformë e përbashkët digjitale të turizmit.  Platforma do të paraqesë dy vendet si cak për turizmin. Gjithashtu përveç shqiptarëve, do të jetë platformë edhe për informim të vizitorëve të huaj.

 

Marrëveshje për rininë

Bashkëpunim mes të rinjve në të dy vendet. Shkëmbim dokumentesh për rininë. Janë bërë bashkë të rinjtë në takime për debat dhe për të krijuar afërsi. Me marrëveshjen e re, ministritë e Rinisë zotohen për shkëmbim të të rinjve dhe projekteve për të rinjtë. Kushte më të favorshme për nxitje të të rinjve me aktivitete të përbashkëta. Me kalendarin e përbashkët të aktiviteteve, synohet përbashkimi i të rinjve.

 

Marrëveshje në fushën e mbrojtjes

Pas agresionit rus në Ukrainë, u tha se rajoni i Ballkanit është i brishtë. Për këtë arsye, janë intensifikuar  kontaktet dhe aktivitetet e përbashkëta. Në këtë rast, u përmend edhe prezenca e Kosovës në selinë e NATO-s, krahas 55 vendeve, ku ishte në krah bashkë me vendet tjera të aleancës të mbajtur në Bruksel. Me këtë rast, dy shtetet arrijnë marrëveshje për mbrojtjen civile në kërkim shpëtim dhe ujërave territoriale.

 

Bashkëpunim në drejtësi

Bashkëpunimi gjyqësor mes dy vendeve të shtrihet dhe në fushën civile e tregtare dhe tashmë ka një marrëveshje të tillë mes të dy vendeve. U tha se do të ketë efekt direkt tek qytetarët. Bashkëpunimi në këtë fushë të shtrihet dhe tek njohja e licencave të avokatëve,  ndërmjetësve e provimeve të jurisprudencës.

 

Marrëveshja për financimin e enciklopedisë shqiptare

U tha se kjo është një vepër e munguar prej shumë kohësh. Kjo është një vepër që parashikon në 11 vëllime dhe që do të përmbajë gjithë korpusin e përgjithshëm të popullit shqiptar. Do të jetë një vepër për të cilën do të angazhohen dy Akademitë e Shkencave kurse qeveritë e Kosovës e Shqipërisë do të bëjnë financimin.

 

Rama: Besoj se nga ky sezon në kufi nuk do të ketë më pritje

(E plotësuar: Ora: 11:50) Pas fjalës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e dy kabineteve qeveritare, foli kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Kreu i qeveris shqiptare fillimisht u ndal te disa pika që tregojnë rezultatet konkrete. Ai tha se falënderon Kurtin  dhe të gjithë të pranishmit në këtë mbledhje

“Po them disa shifra domethënëse nga kur kemi filluar punën. Kemi pas 160 milionë euro shkëmbime tregtare në vitin 2017, kurse më 2021 kemi 433 milionë. E dyta sot në Shqipëri kemi 1245 biznese kosovare”, tha kryeministri, dhe përmendi se ka edhe shumë ndërmarrje të përbashkëta.

Rama tha se investimet e Kosovës në Shqipëri në vitin 2017 ishin 9 milionë, e në 2021-n 139 milionë. Sipas tij, kjo shifër është domethënëse, e mundësitë për rritjen e investimeve janë të dukshme.

“Kemi mundësi që të shtojmë volumin e investimeve edhe më tutje. Kemi një protokoll të nënshkruar më 2019 ku kemi nënshkruar qarkullimin e lirë në kufi. Besoj se kryeministri është dakord që në këtë sezon është e palejueshme të kemi probleme të natyrës që kemi pasur deri vjet, radhë të pafundme për shkak të kontrolleve një për një të makinave që vijnë drejt Shqipërisë”, tha Rama dhe shtoi se pret që të mos ketë më radhë.

Kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për projektin e Portit të Durrësit, që sipas tij, është me rëndësi strategjike, pasi ka brenda të integruar hekurudhën Durrës-Prishtinë.

“Sot më vjen shumë mirë që kemi ardhur bashkë me përfaqësues të kompanisë prestigjoze për të prezantuar studimin e portit të Durrësit, i cili faktikisht shtrihet nga Durrësi në Prishtinë me portin pritës në Durrës, dhe në portin e thatë të Prishtinës Po shikojmë për lidhjen e portit të Durrës me portin e thatë të Kosovës që përbënë një projekt të rëndësishëm”, tha Ram për të shtuar se beson që bashkërisht të ia dalin … Po shikojmë për lidhjen e portit të Durrës me portin e thatë të Kosovës që përbënë një projekt të rëndësishëm”, tha Ram për të shtuar se beson që bashkërisht të ia dalin.

“Rezultati i përbashkët  duhet të jetë edhe projekti madhor i dy akademive për hartimin e Enciklopedisë Shqiptare dhe kemi projektin tjetër të përbashkët për Abetaren … Ne kemi folur edhe me përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, edhe me kryeministrin e Malit të Zi dhe do të flasim edhe me Serbinë që kjo abetare e unifikuar të shkojë tek të gjitha familjet shqiptare. Edhe në diasporë gjithashtu. Do ta kemi abetaren e unifikuar kudo që kërkohet.”.

Në mbledhjen e 8-të të përbashkët të dy qeverive, kryeministri Rama ka propozuar edhe kuvendin e parë të përbashkët në nëntor. “Në nëntor të zhvillojmë të parin Kuvend të përbashkët, ku dy parlamentet tona të mblidhen në një dhomë. Po u ra dakord të na jepet dhe mua dhe Albinit privilegji të adresojmë këtë dhomë të përbashkët të kuvendit”, tha Rama.

 

Kurti: Veti e këtyre mbledhjeve janë rezultatet

(E plotësuar: Ora: 11:33) Po mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Kosovës e Shqipërisë në Prishtinë. Të pranishëm janë kryeministrat Albin Kurti e Edi Rama dhe kabinetet qeveritare.

Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti i bëri një rezyme rezultateve të marrëveshjeve të të dy qeverive nga mbledhjet e mëparshme të përbashkëta.

Kurti tha se para pak ditësh, Kosova festoi çlirimin duke përkujtuar, edhe dëshmorët dhe luftëtarët nga Shqipëria dhe ndihmën e popullit shqiptar dhanë për atë të Kosovës, në kohën kur ishin refugjatë.

“Bashkëpunimi në kohë paqe duhet ta rindezë atë ndjejnë të solidaritetit dhe bashkëpunimit që kishim në kohë të luftës”, tha Kurti.

“Ky bashkëpunim nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë dhe intensiv”.

Kryeministri i Kosovës u shpreh se bashkëpunimi në të gjithë rajonin sigurohet duke i zgjidhur problemet politike të vendeve e jo që ato të mbesin në fund.“Bashkëpunimin e integrimin brenda kombit e kanë ndihmuar praktikat e njohura të BE-së. E anëtarësimi ynë në BE mbetet synim”, tha Kurti.

Ai u shpreh se kjo mbledhje mbahet gjashtë muaj pas asaj në Shqipëri.

“Janë zbatuar të gjitha ato marrëveshje përveç njërës që pritet të hyjë në fuqi së shpejti”, tha ai, duke shtuar se kështu do të veprohet dhe në vazhdim.

Megjithatë, ai rikujtoi se kështu nuk ishte më parë, kur nga 127 marrëveshje që janë nënshkruar përgjatë viteve,  janë zbatuar vetëm 75 të tilla  pa probleme.

“Të gjitha marrëveshjet që do të miratohen sot kanë për synim lehtësimin e jetës së qytetarëve”, theksoi Kurti në fjalën e tij.

Kryeministri Kurti tha se veti e këtyre mbledhjeve është sepse  flitet me gjuhën e rezultateve.

“Proceset integruese janë të gatshme e të bazuara në praktikat më të mira botërore e sidomos atyre të BE”.

Ai shprehu besimin se gjashtë  muaj më pas do të ketë rezultate të tjera.

“Shqiptarët jetojnë më mirë se kurdoherë më parë, por krahasimi me vetveten nuk është matësi më i mirë. Progresin tonë duhet matur  me atë të vendeve të zhvilluara”.

Kryeministri Kurti tha se kjo mundësi historike që u është dhënë për të shërbyer, do të jetë edhe mundësi historike për ta  gjykuar punën e tyre.

 

Gjithçka gati!

(E plotësuar: Ora: 11:08) Ka mbërritur në Prishtinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili u prit me nderime shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.Orkestra frymore e  Gardës së Republikës intonoi himnet e të dy vendeve kurse pas pjesës ceremoniale, pritet që pas pak të fillojë edhe mbledhja e përbashkët e dy qeverive.

Në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.

RTK do të transmetojë drejtpërdrejt këtë ngjarje në të gjitha platformat e saj si në TV, Radio, web, facebook e youtube.

RTK

Sunny Hill Festival mbahet në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022 si dhe në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

SH Prishtine SH TiraneFestivali “Sunny Hill”, megjithatë do të mbahet edhe në Prishtinë. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, së bashku me Komunën e Prishtinës dolën me një komunikatë të përbashkët për të njoftuar se festivali “Sunny Hill” do të mbahet edhe në Prishtinë.

 

Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit edhe sivjet në Prishtinë.

Institucionet qendrore dhe lokale bashkërisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm.

Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë.

Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht edhe në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

Në Prishtinë, Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.

Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë.

Edhe Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj shkroi: ‘Sunny Hill Festival – Edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë! A jeni gati për një super verë elektrizuese në të dyja kryeqytetet shqiptare? Jam shumë i lumtur që edicioni special i këtij viti i “Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Prishtinë në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, kurse në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht. Një super lajm për të gjithë! BASHKË!’

Sot takimi mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri, çfarë pritet të ndodhë (axhenda)

Albin EdiDitën e sotme, do të zhvillohet në Prishtinë mbledhja e qeverisë së Kosovës me qeverinë e Shqipërisë.

 

Ky takim mes dy qeverive do të drejtohet nga dy kryeministrat Rama dhe Kurti, ku do të ketë nënshkrim të disa marrëveshjeve. Mbledhja pritet të nisë në orën 11:15 dhe në fund të saj të dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për shtyp.

Axhenda:

10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
Vendi: Hotel Garden, Prishtinë

11:00 Mbërritja e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri
Fjalë e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
Fjalë e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore
dhe marrëveshjet për nënshkrim
12:20 Prezantim me pjesëmarrjen e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës
së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të
përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano,
integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.
Prezantimi bëhet nga z. Eric SMIT, Drejtor, Royal Haskoning DHV

12:30 Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i
Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës
së Shqipërisë

Top Channel

Scholz: Negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë tani

ScholzDhënia e pritshme e statusit kandidat për Ukrainën në BE ka bërë që kancelari gjerman, Scholz të kërkojë reforma në BE. Scholz ka kërkuar lëvizje në drejtim të hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

 

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka kërkuar reforma në BE në mënyrë që të lehtësohen pranimet e anëtarëve të rinj në Bashkimin Europian. Jo vetëm kandidatët për një anëtarësim duhet të përgatiten, edhe BE vetë duhet të përgatitet për zgjerimin e unionit, tha politikani socialdemokrat në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa.

 

Scholz do të lehtësojë anëtarësimet në BE me reforma

“Për këtë duhet që BE të modernizojë strukturat dhe proceset vendimmarrëse. Jo gjithmonë do mund të vendosen mbi parimin unanim të gjitha ato vendime që duhen marrë sot unanimisht.” Scholz tha se do të flasë për këtë në samitin e BE në fund të qershorit. Në këtë samit krerët e shteteve dhe qeverive të BE trajtojnë kërkesat për anëtarësim të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Komisioni Europian ka rekomanduar së fundmi që Ukraina dhe Moldavia të marrin statusin kandidat.Edhe Scholz u shpreh qartë për këtë në qëndrimin e tij në Kiev bashkë me presidentin Macron dhe kryeministrin italian, Mario Draghi.

Scholz i bëri thirrje BE që vendimin për statusin kandidat të Ukrainës ta marrë “në frymën e unitetit”. “E qartë është, që rruga për në BE nuk do të jetë e lehtë, por se duhen përmbushur shumë kritere nga secili kandidat që do ta marrë këtë rrugë”, theksoi Scholz. “Kjo prek shtetin ligjor dhe demokracinë, por edhe të gjitha rregulloret e tjera, që kemi vendosur për njëri-tjetrin ne në Europë.”

Por vëmendja e kancelarit gjerman i drejtohet edhe Ballkanit Perëndimor, ku Scholz zhvilloi një tur vizitash së fundmi. Që më parë ai është shprehur, se duhet të jemi të drejtë me Ballkanin Perëndimor dhe të mbajmë premtimet. Në intervistë me dpa ai tha, se shpreson që nga samiti i BE javën e ardhshme të dalë edhe një impuls për vendet e Ballkanit Perëndimor, që prej dy dekadash presin për anëtarësimin në BE. “Vendeve të Ballkanit Perëndimor ne duhet t’u tregojmë se e kemi seriozisht. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i plotësojnë të gjitha kriteret për hapjen e negociatave konkrete për anëtarësimin në BE, ato duhet të fillojnë tani.”

Statusi i vendit kandidat mund të jepet vetëm me një votë unanime. Për zbutjen e këtij parimi ka prej kohësh shumë diskutime në BE. Problemi është, se edhe për reformimin e vendimit unanim duhet që të vendosin njëzëri krerët e shteteve dhe qeverive në BE. Parlamenti Europian kishte kërkuar para një jave reforma të zgjeruara të konventës europaine dhe të hiqet dorë nga parimi i vendimit unanim gati në të gjithë fushat e politikës.

 

Samiti i G7-Gipfel do duhet të forcojë bashkëpunimin dhe demokracinë

Samiti i BE është vetëm fillimi i një serie samitesh brenda një jave. Pas tij pasojnë samiti i G7-s dhe ai i NATO-s. Në samitin e G7-s, në të cilin janë bashkuar demokracitë e fuqishme ekonomike, Gjermania mban presidencën e radhës. Scholz është mikpritësi i G7-s nga 26-28 qershor në kështjellën Elmau në Bavari. Ai do të vendosë si pikërëndesë aty bashkëpunimin mes demokracive në të gjithë botën. “Një sukses i rëndësishëm do të ishte, nëse samiti shërben si pikënisja e një vështrimi të ri në botën e demokracisë.”, tha Scholz.

Kuptimi i demokracisë është i reduktuar, nëse me të lidhen vetëm demokracitë perëndimore, pra shtetet e G7-s, Gjermania, SHBA, Kanadaja, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Japonia. “Demokracitë e mëdha të fuqishme në të ardhmen janë në Azi, Afrikë, në jug të Amerikës dhe do të jenë partnerët tanë”, tha Scholz. “Duhet të kemi të gjithë globin parasysh dhe jo vetëm një vështrim të reduktuar tek Europa, Amerika Veriore dhe Japonia. Bota në 30 vitet e ardhshme do të ketë më shumë qendra pushteti. “Nëse ne ia dalim që kjo botë megjithatë bashkëpunon dhe demokracia luan një rol qendror, ky është një hap i madh përpara.”

dw

Komisioni i Venecias jep përgjigje mbi procesin e vetingut në Kosovë

AlbinMinistrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, tha të shtunën se Komisioni i Venecias i është përgjigjur pozitivisht nismave të qeverisë së vendit për reformim të sistemit të drjetësisë nëpërmjet vetingut dhe themelimit të byrosë për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme.

 

Zonja Haxhiu tha në një konferencë për media se të dy këto nisma janë mbështetur nga anëtarët e Komisionit në seancën e mbajtur të premten.

“Komisioni rekomandon fillimisht verifikimin e niveleve të larta në gjyqësor dhe në prokurori nëpërmjet një mekanizmi të jashtëm, pra niveleve si Këshili Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe kryetarët e të gjitha gjykatave dhe kryeprokurorëve të të gjitha prokurorive themelore. Pastaj do të vazhdohet me vlerësimin e rregullt të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga këshillat tashmë të verifikuar”, tha ajo.

Zonja Haxhiu tha se në projekt opinionin e Komisionit të Venecias, i cili pritet të publikohet javën që po vjen, thuhet se një reformim tërësor i sistemit të drejtësisë në Kosovë, duket se është përgjigje për problemet si mungesa e besimit, korrupsioni gjyqësor, stërzgjatja e gjykimeve, mungesa e efikasitetit të mekanizmave disiplinor, nepotizmi e së fundi edhe problemet me përzgjedhjen e kryeprokurorit të ri te shtetit.

Ndërkaq sa i takon projektligjit për byronë për verifikimin dhe kofiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, zonja Haxhiu tha se në opinionin e Komisionit të Venecias thuhet se korrupsioni është një problem serioz e sistemaik andaj lufta kundër tij duhet të rritet dhe konfiskimi civil mund të jetë i dobishëm në këtë drejtim.

“Pra Komisioni i Venecias njeh mekanizmin për konfiskim me bazë civile dhe jep sugjerime se si një mekanizëm i tillë do të duhej fuqizuar dhe i cili do të ishte kompetent për verifikimin fillestar e më pas konfiskimin përfundimtar do ta kryejë gjykata”, tha ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky është fillimi i ri për sundimin e ligjit në Kosovë dhe kthimin e besimit të qytetarëve në këtë sistem.

“Sot fillojmë me jetësimin e punës një vjeçare të ministrisë së Drejtësisë në realizimin e këtyre proceseve jetike për Kosovën, me përkrahjen e Komisionit të Venecias. Çdo gjë që kërkohet nga qeveria e Republikës së Kosovës, do t’i dërgohet kuvendit në një afar rekord, pasi që reforma në drejtësi nuk pret më e qytetari më nuk mund të durojë”, tha kryeministri Kurti.

Nisma e qeverisë së Kosovës për procesin e vetingut është përcjellur me kundërshtime nga pjesëtarë të disa organizatave joqeveritare, parti opozitare dhe diplomatë të huaj. Në raportin e fundit të progresit nga Komisioni Evropian thuhet se “rivlerësimi i plotë dhe i njëhershëm i të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet shqetësim serioz”.

Organizatat që vëzhgojnë punën e sistemit të drejtësisë, vazhdimisht bëjnë thirrje që vetingu në sistemin prokurorial dhe gjyqësor në Kosovë të bëhet me konsensus ndërmjet partive politike e institucioneve të drejtësisë dhe në bashkërendim të plotë me komunitetin ndërkombëtar.

Organizatat vendase dhe ato ndërkombëtare vazhdojnë ta paraqesin sistemin e drejtësisë në Kosovë si të brishtë, me mungesë të besimit nga ana e qytetarëve dhe të ndikuar nga politika.

Vetingu është proces që synon shqyrtimin e së kaluarës së bartësve të sistemit të drejtësisë dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar brenda sistemit gjyqësor e prokurorial të vendit.

voa

Garë e re armatimi në fushën e mjeteve ajrore pa pilot

drohnePërdorimi në shkallë të gjerë i dronëve në luftën në Ukrainë po nxit një garë të re armatimesh mes prodhuesve të sistemeve ajrore pa pilot, si dhe inxhinierëve që zhvillojnë programet operuese të komunikimit dhe mbrojtjes.

 

Kompanitë pjesëmarrëse në panairin ndërkombëtar ushtarak në Paris thonë se pilotët dhe njësitë e tyre në fushën e betejës po eksperimentojnë gjerësisht me teknologjinë e mjeteve ajrore pa pilot.

Shtimi i përdorimit të pajisjeve që bllokojnë ose ndërhyjnë në komunikimin mes dronëve dhe njësive telekomanduese po ndikon ndjeshëm tek aftësitë në fushën e betejës.

“Dronët, që kushtojnë rreth 2 mijë dollarë, dërgohen me mision për të gjetur vendndodhjen e armikut, pra objektivin, duke ofruar të dhëna në kohë reale për njësitë e artilerisë që të godasin. Pas goditjeve me artileri, dronët ofrojnë të dhëna nëse është arritur qëllimi, apo nëse nevojitet një valë tjetër goditjesh. Kjo është arsyeja pse këta dronë kaq të vegjël janë kaq të rrezikshëm në fushën e betejës”, thotë Red McClintock me firmën Droneshield.

Por teknologjia që bllokon apo manipulon sinjalet e komunikimit mes pilotëve dhe dronëve përbën një problem madhor në fushën e betejës. Është një garë midis prodhuesve të sistemeve kundër dronëve dhe prodhuesve të dronëve në përgjithësi, thotë Thomas Duroyon i cili drejton kompaninë Traak që ofron teknologji të gjurmimit të vendndodhjes dhe sensorë që përdoren në dronët luftarakë.

“Në Ukrainë kemi vënë re sfidën që paraqet bllokimi i sinjaleve të komunikimit me dronët. Nëse rrit në maksimum valët që bllokojnë sinjalin, kuptohet që bllokon edhe sinjalet për komunikimet e tjera. Prandaj është shumë e nevojshme gjetja e një ekuilibri”, thotë ai.

Por, këto pajisje që nxjerrin jashtë loje dronët, luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër qindra dronëve të vegjël, jo-ushtarakë, që në disa raste përdoren për të zbuluar vendndodhjen e armikut me qëllim goditjet preçize me artileri.

Pajisjet me teknologji të lartë për bllokimin apo hakerimin e valëve të komunikimit mes dronit dhe komandës po luajnë një rol vendimtar në fushën e betejës.

voa