Iran-Izrael: Si shtetet bashkëpunuese u bënë armiq

iran izraelEdhe njëherë u shkallëzua në mënyrë të rrezikshme situata: Irani sulmoi Izraelin me raketa, qeveria izraelite kërcënon me kundërsulme. Ka pasur një kohë, kur të dy shtetet nuk kanë qenë armiq, përkundrazi.

Lufta në Rripin e Gazës po zhvillohet për gati një vit. Dhe nuk luftohet më vetëm në Gaza. Sulmet me raketa dhe dron ka pasur gjithashtu midis Izraelit dhe Libanit, Sirisë, Irakut dhe Jemenit prej muajsh. Në fund të korrikut u vra në Teheran kreu i jashtëm i Hamasit,  e shpallur si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera. Udhëheqja e Iranit më pas u shpreh se do të hakmarret. Të premten e kaluar u vra Hassan Nasrallah, kreu i organizatës shiite libaneze Hezbollah, një tjetër aleat kyç i Teheranit. Më parë, shpërthimi i radiomarrëseve, të ashtuquajturit pager, plagosi qindra zyrtarë të Hezbollahut dhe vrau disa të tjerë. Që atëherë, ka qenë e paqartë nëse dhe si do të përgjigjet lidershipi ushtarak i Iranit – edhe për shkak të historisë së tyre të përbashkët të mbushur me konflikte.

Kundërsulmi i Republikës Islamike erdhi të hënën në mbrëmje: Garda Revolucionare e Iranit goditi me rreth 200 raketa Izraelin. Sulmi ishte si hakmarrje për vrasjen e kreut të jashtëm të Hamasit, Ismail Haniya, Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe një gjenerali iranian, u tha televizioni shtetëror iranian.

Nga aleatë në armiq

Irani dhe Izraeli janë armiq tani prej dekadash. Teherani i mohon të drejtën e ekzistencës Izraelit dhe kërcënon “regjimin sionist” me shkatërrim. Izraeli, nga ana e tij, e konsideron Iranin armikun e tij kryesor. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Të dy vendet ishin aleate të ngushta deri në Revolucionin Islamik në Iran në vitin 1979. Irani ishte madje një nga shtetet e para që njohu shtetin e Izraelit në vitin 1948. Izraeli e shikonte Iranin si një aleat kundër shteteve arabe në konfliktin e Lindjes së Mesme. Për Teheranin, Izraeli, i mbështetur nga Uashingtoni, shihej gjithashtu si një kundërpeshë e mirëpritur politike ndaj fqinjëve të tij arabë.

Izraeli madje trajnoi ekspertë iranianë për bujqësinë, ofroi njohuri teknike dhe ndihmoi në ndërtimin dhe trajnimin e forcave të armatosura persiane. Sundimtari i atëhershëm i Iranit, Shah Mohammad Reza Pahlavi, ofroi nga ana e tij naftë, e cila nevojitej urgjentisht në zhvillimin ekonomik të Izraelit. Irani kishte komunitetin e dytë më të madh hebre jashtë Izraelit. Pas revolucionit, një pjesë më e madhe e hebrenjve u larguan nga vendi. Por ka ende më shumë se 20,000 hebrenj që jetojnë në Iran sot.

Pika e kthesës: Revolucioni Islamik

Pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran në vitin 1979 dhe ngritjes në pushtet të krahut fetar brenda revolucionarëve nën Ajatollah Ruhollah Khomeini, Teherani i anuloi të gjitha marrëveshjet me Izraelin. Ajatollah Khomeini e kritikoi vazhdimisht Izraelin për pushtimin e territoreve palestineze. Gradualisht Teherani filloi të zhvillonte një retorikë të ashpër kundër Izraelit me synimin për të fituar mbështetjen e shteteve arabe ose të paktën simpatinë e popullsisë në këto vende. Regjimi në Iran donte të rriste kështu ndikimin e tij.

Kur Izraeli ndërhyri në luftën civile libaneze në vitin 1982 dhe pushtoi jugun e vendit, Khomeini dërgoi Gardën Revolucionare iraniane në Bejrut për të mbështetur milicët shiite atje. Edhe sot e kësaj dite, milicia e Hezbollahut që u krijua në atë kohë konsiderohet si krahu i zgjatur i Teheranit në Liban.

Thellimi i konfliktit

Udhëheqësi aktual fetar i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili vendos në fund për të gjitha çështjet e vazhdoi këtë politikë. Khamenei dhe i gjithë lidershipi i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu vënë në dyshim në mënyrë të përsëritur realitetin historik të vrasjes sistematike të hebrenjve evropianë në kohën e nacionalsocializmit dhe përpiqen të relativizojnë apo madje edhe të mohojnë Holokaustin.

Për të forcuar pozicionin e tij kundër Izraelit, por edhe kundër Arabisë Saudite, Irani jo vetëm që mbështeti Hezbollahun në Liban dhe Hamasin në Gaza, por edhe ndërhyri në luftën siriane në anën e presidentit sirian Assad deri më sot, po ashtu mbështeti edhe milicët Huthi në Jemen e të ashtuquajturën lëvizje e rezistencës islame në Irak. Një arkitekt kryesor i kësaj lufte në hije ishte gjenerali i Gardës Revolucionare Quasem Soleimani, i cili u vra në një sulm me dron amerikan në fillim të vitit 2020.

Izraeli gjithashtu ka bërë pak për të lehtësuar tensionet me Iranin. Në fjalimet e tij, kryeministri Benjamin Netanyahu e krahasoi vazhdimisht Republikën Islamike me Gjermaninë naziste, e cila kërcënonte drejtpërdrejt ekzistencën e vendit të tij. Ai e përshkroi marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, e cila u negociua nga fuqitë me veto në OKB-së, si edhe Gjermania dhe Irani, si një “gabim me përmasa historike”. Sipas Netanyahut, ai do të parandalonte një bombë bërthamore iraniane “me çdo mjet”.

Izraeli ka kryer vazhdimisht akte sabotazhi kundër programit bërthamor të Iranit. Në vitin 2020, kreu i programit bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrisadeh, u vra. Atëherë gazetat angleze “The Guardian” dhe “New York Times” raportuan se të gjitha provat tregojnë për një vrasje të qëllimshme nga shërbimi sekret izraelit. Izraeli as e mohoi dhe as nuk e konfirmoi përgjegjësinë.

Narrativa e armiqësisë jo e pakontestuar

Ndryshe nga konflikti mes qeverive dëgjohen gjithmonë tone të ndryshme në mesin e popullatës ose nga shoqëria civile. “Irani duhet të shqyrtojë marrëdhëniet e tij me Izraelin sepse ato nuk janë më aktuale”, tha Faeseh Hashemi Rafsanjani në një intervistë në fund të vitit 2021. Faeseh është vajza e ish-presidentit iranian Ali Akbar Hashemi Rafsanjani dhe një ish-deputete e Parlamentit iranian. Edhe politologu i njohur Sadegh Zibakalam, i cili është kritik ndaj qeverisë, gjithashtu e kundërshton politikën e Iranit ndaj Izraelit. “Ky qëndrim e ka izoluar vendin në skenën ndërkombëtare”, thekson profesori në Universitetin e Teheranit në një intervistë për Dë në vitin 2022.

Në Izrael, gjithashtu, ka pasur rregullisht zëra që kanë shprehur solidaritet me popullin e Iranit. Për shembull, iniciativa e mediave sociale “Izraeli e do Iranin”, e cila u bë e njohur për herë të parë në vitin 2012. Në vitin 2023, një fushatë e ngjashme mbështeti iranianët që dolën në rrugë kundër regjimit në Teheran pas vrasjes së vajzës së re Mahsa Jina Amini. Së fundmi, pati një përpjekje tjetër për të ringjallur fushatën duke përdorur hashtagun #IsraelisLoveIranians.

Por në nivelin politik, që nga sulmi i organizatës terroriste të Hamasit ndaj Izraelit në tetor 2023 dhe si pasojë “luftën për shpagim” të shpallur nga Izraeli, siç e përshkroi kryeministri Netanyahu, frontet janë ngurtësuar më shumë se kurrë. Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 41,000 palestinezë janë vrarë në luftën e Gazës, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Sulmet me raketa nga Hezbollahu dhe bombardimet izraelite mbi Libanin jugor deri në kryeqytetin Bejrut kanë detyruar tashmë qindra mijëra njerëz në Izrael dhe Liban të lënë shtëpitë e tyre. Frika e një zgjerimi të luftës ishte dhe është për këtë arsye e madhe. SHBA, BE dhe Gjermania u bëjnë thirrje të gjitha palëve ndërluftuese të përfshira që të tregojnë përmbajtje.

dw

Pse Libani është një shtet kaq i brishtë?

LibaniQeveria libaneze praktikisht nuk ka asnjë ndikim në konfliktin që po zhvillohet aktualisht në territorin e saj. Edhe roli i ushtrisë është i kontestuar.

 

 

Gjatë një sesioni të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mesin e javës së kaluar në Nju Jork, kryeministri libanez Najib Mikati tha se Izraeli po zhvillon një “luftë të pistë” kundër Libanit. Izraeli është përgjegjës për përshkallëzimin e paprecedentë në Liban dhe për vrasjen e qindra civilëve brenda disa ditësh, “përfshirë të rinjtë, gratë dhe fëmijët”, tha Mikati. Për këtë, shtoi ai, shpreson në një deklaratë të përbashkët të Francës dhe SHBA-së, e cila do të merrte mbështetje ndërkombëtare dhe që do t’i jepte fund “luftës”. Izraeli, megjithatë, e hodhi poshtë këtë të martën duke nisur edhe ofensivën tokësore në Liban.

Fjalimi tregon se qeveria libaneze është kryesisht e pafuqishme në konfliktin midis Izraelit dhe Hezbollahut. Ajo nuk ka ndikim të rëndësishëm as në veprimet e Izraelit dhe as të Hezbollahut. Këto ditë dobësia kronike e qeverisë dhe shtetit libanez po demonstrohet në mënyrë dramatike.

 

Një histori e gjatë dobësie e qeverisë dhe e shtetit

Kjo dobësi ka një histori të gjatë. “Libani u themelua në fillim të shekullit të 20-të si një shtet i maronitëve të krishterë në aleancë me fuqinë mbrojtëse, Francën,” kujton Markus Schneider, kreu i Projektit Rajonal për Paqen dhe Sigurinë në Lindjen e Mesme, në zyrën përfaqësuese të Fondacioni gjerman Friedrich Ebert në Bejrut. “Problemi fillestar ishte se shteti përfshinte që në fillim zona të mëdha me popullsi jomaronite. Konfesionalizmi ishte përfundimisht një kompromis për të përfshirë grupe të tjera të popullsisë. Por kjo pengoi formimin e një identiteti dhe shteti të fortë kombëtar”.

Një strukturë e tillë konfesionale u dobësua më tej nga lufta civile libaneze që shpërtheu në vitin 1975, në të cilën tre grupet më të mëdha fetare në vend – shiitët, sunitët dhe të krishterët maronitë – u përplasën me njëri-tjetrin. Pas përfundimit të luftës në vitin 1990, Libani krijoi një sistem të ekuilibruar konfesional, i cili supozohej të harmonizonte interesat e grupeve të ndryshme fetare. “Ky sistem, megjithatë, ka bërë që këto grupe të përpiqen vazhdimisht të ndjekin interesat e tyre në kurriz të grupeve të tjera,” thotë Schneider. “Ai po vazhdon të dobësojë shtetin dhe kjo shihet, për shembull, në faktin se vendi nuk ka arritur të bjerë dakord për zgjedhjen e presidentit të shtetit që nga viti 2022.

 

Ndarja në shoqëri është e lidhur edhe me korrupsionin e përhapur. “Nëse nuk ka një shtet të fortë, i cili do të luftonte kundër forcave centrifugale brenda vendit dhe institucioneve, është e lehtë të krijohet një sistem i oligarkëve në të cilin secili lufton për interesat e veta”, përfundon Schneider.

Hezbollahu i pamëshirshëm

Përveç kësaj, vendi vuan nga Hezbollahu Shiit, një organizatë e cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA, Gjermania dhe disa shtete arabe sunite. Hezbollahu u krijua në vitin 1982 gjatë luftës civile në Liban. Që në fillim, ai mori mbështetje të konsiderueshme nga Irani, veçanërisht mbështetje ushtarake. Ekspertët që punojnë për Qendrën Wilson, e cila është e vendosur në Uashington, e kanë karakterizuar krahun e armatosur të Hezbollahut si “forca më e fuqishme ushtarake joshtetërore në Lindjen e Mesme dhe ndoshta në botë” që në vitin 2022. Është Hezbollahu që, pas fillimit të luftës në Gaza, vjeshtën e kaluar, hodhi raketa në drejtim të Izraelit – pa asnjë konsultim me pjesën tjetër të popullsisë libaneze. “Në thelb, Hezbollahu ka marrë peng politikën libaneze dhe Libanin,” thotë ekspertja e Lindjes së Mesme Kelly Petillo nga instituti në Berlin, Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, duke përshkruar kështu strategjinë bazë të paraushtarakëve shiitë.

Një ushtri e dobët

Dobësia e shtetit reflektohet edhe në pasivitetin e ushtrisë libaneze. Sidomos në jug të Libanit gjendet në dilemë: në bazë të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit, aty bashkëpunon me forcën paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, UNIFIL. Të dyja palët kanë nga 15.000 ushtarë secila. Prania e tyre lidhet me luftën e Libanit të vitit 2006: kur Izraeli mori pozicione në jug të Libanit. Nëse trupat izraelite tërhiqen një ditë, këto dy formacione ushtarake duhet së bashku të sigurojnë që njësitë e armatosura paraushtarake libaneze të mos vijnë në këto vende. Vetëm trupat e autorizuara nga qeveria libaneze duhet të jenë të pranishme në zonë. Megjithatë, Hezbollahu deri më tani nuk e ka respektuar këtë dispozitë: ai është ende i pranishëm në zonë.

Ushtria libaneze, në aspektin ushtarak, është relativisht e dobët. Sipas Indeksit Global Firepower, i cili krahason fuqinë ushtarake të ushtrive kombëtare në mbarë botën, ushtria libaneze renditet e 118-ta nga gjithsej 145 forca të armatosura. Nuk do të mund t’i bënte rezistencë serioze ushtrisë izraelite, e cila renditet e 17-ta sipas të njëjtit indeks. Po kështu, kjo forcë nuk është në gjendje të mbisundojë ushtarakisht as Hezbollahun. “Kjo mund ta çojë Libanin në luftë civile,” thotë Markus Schneider.

Problemi më i madh i ushtrisë libaneze ishte dhe është akoma – ai politik. Duke qenë se ushtria nuk është nën kontrollin e një grupi të vetëm konfesional, ajo përgjithësisht konsiderohet si një nga institucionet e pakta mbikonfesionale në vend, thotë Schneider. “Megjithatë, ushtria është e dobësuar edhe nga kriza shtetërore dhe ekonomike. Prandaj e mbështesin financiarisht, sidomos kur bëhet fjalë për pagat. Pas kësaj qëndron shqetësimi se, në rast të kolapsit të ushtrisë, mund të bjerë edhe i gjithë sistemi shtetëror libanez. Problemet politike të vendit, megjithatë nuk mund të zgjidhen me ushtrinë”.

dw

Homazh për 7-vjetorin e ndarjes nga jeta të albanologut të famshëm Robert Elsie

Robert ElsieMuzeu Historik Kombëtar pati fatin ta kishte në ambientet e tij në muajin Maj të vitit 2016 ku, në sallën UNESCO të Muzeut Kombëtar, studiuesi Robert Elsie, mes miqsh dhe të ftuarish të interesuar, prezantoi një pjesë të fondit të 450 fotografive të panjohura që Miss Edith Durham, ka bërë gjatë udhëtimeve të saj kryesisht në Shqipëri dhe Mal të Zi.

 

Robert Elsie lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër (Vancouver) të Kanadasë. Ai ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku studioi për filologjinë klasike dhe gjuhësinë dhe u diplomua më 1972. Po në atë vit, erdhi në Europë me një bursë studimesh. Robert Elsie vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universität Berlin), pastaj në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë, dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën për gjuhësi krahasimtare dhe keltologji më 1978. Pasi mësoi shqip dhe i thelloi njohuritë e tij në këtë gjuhë, Robert Elsie vendosi t’i kushtohej albanologjisë, fushë në të cilën ai më vonë do të bëhej një ndër ekspertët më të njohur. Qysh nga vitet ’90 deri ne fillim të shekullit XXI ai ka punuar me profesion të lirë si interpret i shqipes dhe ka marrë pjesë në negociata të nivelit të lartë për qeverinë gjermane, Bashkimin Europian, Kombet e Bashkuara, NATO-n, Këshillin e Europës, etj. Robert Elsie është anëtar i Shoqatës së Europës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Përmbledhje për Veprat e tij Shkencore

Në fushën e albanologjisë, Robert Elsie i është kushtuar fillimisht letërsisë shqiptare. Ndër botime të hershme të tij janë: Dictionary of Albanian Literature (Fjalor i letërsisë shqiptare), Uestport (Westport), Konektikat 1986, dhe History of Albanian Literature (Histori e letërsisë shqiptare), Boulder, Colorado 1995, në dy vëllime. Ai ka botuar gjithashtu përkthime letrare në anglisht dhe gjermanisht, siç janë për shembull në vëllimin e UNESCO-s An Elusive Eagle Soars: Anthology of Modern Albanian Poetry (Një shqiponje e arratisur fluturon: antologji e poezisë bashkëkohore shqiptare), Londër 1993; Albanian Folktales and Legends (Përralla dhe legjenda shqiptare), Tiranë 1994; veprat poetike të poetit Migjeni (1911-1938) përkthyer në anglisht në vëllimin Free Verse (Vargjet e lira), Tiranë 1991. Duke marrë parasysh gjendjen jashtëzakonisht të rëndë në Kosovë, gjendje kryesisht të panjohur në botën e jashtme, ai përpiloi antologjinë e parë të madhe me shkrime për temën e Kosovës në vëllimin 600-faqesh Kosovo: In the Heart of the Powder Keg (Kosovë: në qendrën e fuçisë së barutit), Boulder, Colorado 1997. Ai botoi gjithashtu Kanunin në gjermanisht, Der Kanun: das albanische Gewohnheitsrecht nach dem sogenannten Kanun des Lekë Dukagjini (Kanuni: E drejta zakonore shqiptare sipas të ashtuquajturit Kanuni i Lekë Dukagjinit), Pejë 2001; autor i shumë librave si dhe të artikujve të panumërt, kryesisht në fushën e albanologjisë.

Vdekja e parakohëshme e Robert Elsie nga sëmundja e rrallë e neuroneve motorike ndodhi më 2 tetor 2017.

MHK

Kaos, tensione dhe zjarr/ A do t’i ngjajë seanca e sotme asaj të së hënës? Ja çfarë pritet të ndodhë në Kuvend pas përjashtimit të deputetëve të PD nga “Etika”

kuvend-PD-zjarr-karrigetTensione pritet të ketë në seancën e sotme në Kuvend, që është planifikuar të mbahet në orën 10:00.

Ashtu si edhe të hënën, deputetët e opozitës kanë “premtuar” një seancë jo normale, aq më tepër pas vendimit të marrë ditën e djeshme nga
Këshilli i Etikës për dënimin e deputeteve të PD, në lidhje me kaosin dhe dhunën që përfundoi me djegien e karrigeve jashtë Kuvendit.Sekretariati vendosi që – kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në opozitë, Gazmend Bardhi, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Flamur Noka, dhe deputetin Bledion Nallbati – të përjashtohen për 60 ditë nga seancat plenare secili.
Ndërsa, 20 deputetë të tjerë janë përjashtuar për 40 ditë. Një deputet tjetër është përjashtuar për 10 ditë nga seancat parlamentare.

Vendim hyn në fuqi prej ditës së sotme, 3 tetor, kur do të zhvillohet seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë, tha Sekretariati i Etikës.
Vendimi për përjashtimin e tyre u mor pas kërkesës që bënë një grup deputetësh nga Partia Socialiste në pushtet menjëherë pas seancës së 30 shtatorit, e cila u shoqërua me akte dhune brenda Kuvendit jashtë tij.

Gazmend Bardhi e kundërshtoi vendimin e Etikës përmes një reagimi në rrjetet sociale.

“Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin”, shkroi Bardhi në rrjetet sociale.

Në mesin e të përjashtuarve me 40 ditë nga punimet e Kuvendit është edhe nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, i cili e ka vlerësuar vendimin si “shuarje të Kuvendit”.

“Është shenjë e degradimit të këtij Kuvendi dhe mbi të gjitha e kësaj keqqeverisjeje, që pasi ta shtron me korrupsion, të mbulon me burgosje politike. Nga e hëna fillon përballja çdo ditë e kudo”, shkroi Gjekmarkaj.

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës u shoqërua me debate, pasi një grup deputetësh të opozitës tentuan të pengonin zhvillimin e saj. Pas disa momentesh tensioni mbledhja u ndërpre dhe më pas vijoi vetëm me anëtarët e shumicës.

Kujtojmë se pas trazirave në parlament, Policia e Tiranës referoi në SPAK 23 deputetë opozitarë, me akuzat e “shkatërrimit të pronës me zjarrvënie” dhe “goditje për shkak të detyrës”.

Dënimet për 24 deputetët e PD

60 ditë jashtë Kuvendit
Gazment Bardhi
Flamur Noka
Bledjon Nallbati

40 ditë jashtë Kuvendit
Saimir Korreshi
Lefter Geshtenja
Luan Baçi
Dashnor Sula
Agron Gjekmarkaj
Dhurata Çupi
Xhelal Mziu
Ina Zhupa
Zheni Gjergji
Helidon Bushati
Lindita Metaliaj
Ramadan Lika
Asllan Dogjani
Qani Xhafa
Flamur Hoxha
Isuf Çela
Kastriot Piroli
Lodovik Hasani
Kasem Mahmutaj
Edmond Spaho

10 ditë
Edi Paloka

(BalkanWeb)

“Intelektualët” Misionarë

Intelektualët MisionarëKur pas 4 vitesh vuajtje dënimi në burgun e Idrizovës u ktheva në Tetovë, kishte nga ata që kur më shihnin duke ecur rrugës, ndalonin makinën në mes të rrugës dhe dilnin nga makina për t’më përshëndetur dhe uruar daljen nga burgu. Por kishte edhe nga ata që hapur tregonin mospërfilljen, duke e kthyer kokën nga ana tjetër. Madje një nga reagimet që më bëri përshtypje, ishte reagimi i një profesorit tim, i cili më kishte dhënë frëngjisht në gjimnaz. Më pa në sy, më njohu, dhe me një mospërfillje, madje më shumë kisha thanë urrejtje, u kthye për të vazhduar të fliste me ca të tjerë.

Pak zgjati habia ime duke i bërë pyetje vetes: “Pse kjo urrejtje? Çfarë u kisha bërë unë këtyre?” Sepse shumë shpejt u vetëdijesova për faktin se ata nuk kishin gjë me mua, personalisht. Ata në fakt urrenin atë që unë përfaqësoja si ish i burgosur politik. Ata urrenin atë që babai im Nijazi Fanda, Vehbi Lushi, te dy ish të burgosur të Goli Otokut, Mehmet Gega dy herë i burgosur në burgun e Idrizovës, kishin përcjellur tek unë dhe vëllai im Fatmiri, i cili në atë kohë ndodhej akoma në burg në Spuzh të Podgoricës – mosnënshtrimin, konsistencën në qëndrime, këmbënguljen për zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare e deri në gatishmërinë për sakrificë për këto të drejta.

Ishte kjo që urrente tek unë edhe profesori im i gjimnazit. Ai më vonë vazhdoi “karrierën” në pushtetin i cili më dënoi mua si 24 vjeçar, duke u bërë deputet, ministër, ambasador…

Kjo mu kujtua, sepse këtë profesorin tim, këto ditë e pashë të ulur në resht të parë, në promovimin e librit të Fadil Lushit Via Goli Otok!

Afrim Fanda