Edhe një udhëtare mbrëmë u testua për coronavirus në Shkup, rezultatet dolën negative

koronavirusMbrëmë vonë në Klinikën Infektive u bë testi i tretë i një rasti të dyshimtë me coronavirus.

Pacientja e cila kishte arritur nga Milano dhe ishte sjell në Klinikën Infektive doli me rezultatet negative, domethënë nuk ishte e infektuar me coronavirus, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Rezultatet e pacientes që u testua për coronavirus në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup janë negative.

Ne po monitorojmë situatën, veprojmë në përputhje me protokollet e OBSH-së dhe vazhdojmë të informojmë rregullisht opinionin”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>