Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 727 teste dhe kemi të regjistruar 89 raste të reja të covid-19 edhe atë në Shkup 35, në Shtip 27, në Kumanovë 12, në Tetovë 7, në Koçani 4 , në Gostivar 1, në Prilep 1, Strumicë 1 dhe në Sveti Nikolle 1.
Gjatë 24 orëve u regjistruan 7 viktima, një prej tyre në klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile ndërroi jetë 1 pacient nga Tetova (54 vjeç), ndërsa 6 pacientët e tjerë: 2 prej tyre nga Shkupi të moshës 80 dhe 83 vjeç, 2 nga Kumanova të moshës 63 dhe 73 vjeç, 1 nga Struga (44 vjeç) dhe 1 nga Tetova (65 vjeç), të gjithë këta ndëruan jetë në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 17 pacientë të rikuperuar: – Prilep 12 – Veles 3 dhe Shkup 2.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2315, numri i pacientëve të rikuperuar është 1569, numri i të ndjerëve është 140 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 606.
Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 7 raste të reja, 2 viktima dhe nuk kemi asnjë të shëruar, numri i pacientëve aktiv me covid-19 është 83.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive :
• Shkup – 876, aktiv 298
• Tetovë – 217, aktive 83
• Prilep -212, aktiv 30
• Velesi – 130, aktiv 27
• Kumanova – 467, aktive 55
• Shtip-103, aktiv 68
• Struga – 84, aktive 13
• Ohër-23, aktiv 6
• Manastir –28, aktiv 3
• Gostivar-27, aktiv 7