Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3948 teste dhe u regjistruan 1272 raste të reja të Covid-19 edhe ate në:
- Shkup – 619(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
- Manastir – 75(me 91.983 banorë)
- Prilep – 65(me 75.132 banorë)
- Kumanovë – 61(me 109.228 banorë)
- Tetovë – 50(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
- Kavadarci – 40(me 38.741 banorë)
- Veles –39(me 54.384 banorë)
- Ohër- 34(51.591 banorë)
- Shtip – 32(me 43.625 banorë)
- Strugë – 23(me 65.801 banorë)
- Strumica – 23(me 57.175 banorë)
- Koçani –22(me 37.758 banorë)
- Kërçovë – 21(me 56.937 banorë)
- Berovë – 21(me 12.813 banorë)
- Gostivar – 19(111.252 banorë)
- Negotinë – 18(me 19.327 banorë)
- Kriva Pallanka – 17(me 20.820 banorë)
- Gjevgjeli – 15(me 22.706 banorë)
- Vallandovë – 11(me 11.773 banorë)
- Resnjë –10(me 16.313 banorë)
- Radovish – 9(me 29.100 banorë)
- Probishtip – 8(me 15.085 banorë)
- Sveti Nikollë – 8(me 17.683 banorë)
- Vinicë – 8(me 19.391 banorë)
- Delçevë –5(me 17.713 banorë)
- Demir Kapi – 4(me 4.039 banorë)
- Pehçevë – 4(me 5.517 banorë)
- Kratovë – 4(me 9.376 banorë)
- Makedonska Kamenica – 2(me 7.524 banorë)
- Demir Hisar – 2(me 8.177 banorë)
- Bogdanci– 2(me 8.178 banorë)
- Krushevë – 1(me 9.418 banorë)
Janë raportuar gjithsej 33 persona që kanë ndërruar jetë, si vijon: 12 nga Shkupi (34, 45, 59, 62, 65, 72, 73, 75, 78, 79, 80 dhe 84), nga 2 pacientë nga Prilep (65 dhe 85), nga Kumanova (68 dhe 69), nga Tetova (68 dhe 74 ), nga Velesi (68 dhe 78 ), Ohri (49 dhe 83), Kërçovë (73 dhe 80) dhe nga Vinica (59 dhe 84), dhe nga 1 është raportuar nga Kavadarci ( 79 vjeç), Manastiri (41 vjeç), Strumicë (49), Negotinë (61), Kriva Pallanka (84), Valandova (83) dhe Krusheva (85).
Janë regjistruar 868 pacientë të rikuperuar në: -Shkup 421-Ohri 55-Kumanova 50-Prilepi 46-Velesi 35-Kavadarci 27-Negotina dhe Gjevgjelia nga 25 -Shtipi dhe Strumica nga 20 -Manastiri 19 -Gostivari 17-Tetova dhe Struga nga 16-Kërçova 14
-Kocani dhe Radovishi nga 12-Berova 7-Kratova 5-Kriva Palanka dhe Krusheva nga 4-Resnja dhe Probishtipi nga 3 -Valandova, Sveti Nikola, Vinica, Delceva dhe Bogdanci nga 2- Demir Kapia dhe Makedonska Kamenica nga 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 620.810 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 128.511, numri i pacientëve të rikuperuar është 106.392, numri i vdekjeve është 3.749 dhe numri i rasteve aktive është 18.370.
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm, injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!
Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.
- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.