Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2558 teste dhe 199 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
- Shkup – 157(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
- Kumanovë – 6(me 109.228 banorë)
- Kavadarci – 6(me 38.741 banorë)
- Prilep – 4(me 75.132 banorë)
- Gostivar – 4(111.252 banorë)
- Dibër – 4(me 20.863 banorë)
- Kërçovë – 4(me 56.937 banorë)
- Veles –3(me 54.384 banorë)
- Shtip – 2(me 43.625 banorë)
- Kriva Pallanka – 2(me 20.820 banorë)
- Strugë – 2(me 65.801 banorë)
- Manastir – 2(me 91.983 banorë)
- Sveti Nikollë – 2(me 17.683 banorë)
- Bogdanci– 1(me 8.178 banorë)
Kanë ndërruar jetë 32 persona: 13 persona të vdekur nga Shkupi (80, 76, 75, 72, 72, 69, 69, 64, 61, 57, 55, 45, 35 vjeç), 6 persona të vdekur nga Tetova (81, 78, 77, 69, 62, 53 vjeç), 3 persona të vdekur nga Gostivari (83, 74, 68 vjeç), 2 persona të vdekur nga Velesi (72, 64 vjeç) dhe nga 1 person i vdekur nga Prilepi (80 vjeç), Kavadarci (72 vjeç), Ohri (77 vjeç), Strumica (77 vjeç), Struga (79 vjeç), Sveti Nikolla (57 vjeç), Radovishi (49 vjeç) dhe Delçeva (71 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 556 pacientë të rikuperuar.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 1.190.914 teste të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID që nga fillimi i epidemisë është 180.243, numri i pacientëve të shëruar është 159.365, numri i vdekjeve është 6.097 dhe numri i rasteve aktive është 14.781.