Pesë protestuesit, të cilët më 17 Shtator morën pjesë në protestat e dhunshme pas zjarrit në Spitalin mobil në Tetovë, janë dënuar me dënime me kusht prej një viti, nëse sërish e përsërisin veprën në tri vitet e ardhshme.
Blerim Ahmedit (31) nga fsh. Tuhinë të Kërçovës, Naser Beluli (52) nga Reçica e Vogël, Xhemal Sadiki nga Veshalla e Tetovës, Veton Aliti (33) dhe Arjan Sherifi (30) të dy nga Tetova, ishin në gjykim në Gjykatën Themelore të Tetovës për veprën e kryer penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë protestave”.
“Të akuzuarit kanë pranuar fajin, kurse Gjykata ka konstatuar dënimin me burg prej një viti, nëse sërish e përsërisin veprën në tri vitet e ardhshme. Njëkohësisht, gjykata ka tërhequr masën e paraburgimit” – ka deklaruar Besnik Asani – avokati i të akuzuarit të parë Blerim Ahmedi.
KlanMacedonia