* ShABLONET QË DUHET THYER*
Në propagandimin mediatik, 24 orë me radhë, dominojnë subjektet garuese me plotë para, që në dekada i “njohim” mirë. Se si u votuan dhe u përjetuan nga populli fitoret e tyre në këto tri dekadat, ( zi e më zi), dihen më. Nuk dihet, por shpresohet, se elektorati në zgjedhjet e 17 tetorit do dinë peshën e votës së tyre dhe do votojnë më esull se deri tani.
Në zgjedhjet e deritanishme, subjektet konkuruese, garuan dhe premtuan sipërherë, të njëjtat gjëra (refren i mërzitshëm):
Qytet pasqyrë pa bërllog e qen endacak, pa gropa nëpër rrugë, me ujë 24 orë, me çerdhe, shkolla pallate të kulturës, objekte dhe terrene sportive…
Pra, siç shihet, menya e kuzhinave partiake, ngeli po ajo, joshëse vetëm për vesh. Menjëfjalë, s’ka dhe s’do ketë risi. Kuptohet, nëse sërisht do “hamë” (votojmë) të njëjtën gjellë si gjerë tani, të vjellurat s’do na ndalen edhe katër vite tjera. Do ngelim me shpresën, se pas katër viteve, “helbete” menya do ndërron. Kjo do i përngjanë gajretit, “prit gomarë se d’ot dalë barë”.
Konkluzat e OJQ,”NISMA ’68 “, mbështeten në faktet e argumentuara në 30 vitet e shkuara. Si shoqatë ajo vepron në Tetovë por, përcjellë edhe komunat tjera shqiptare, në shtetin e “përbashkët” të RMV. Deri tani, të gjithë komunat shqiptare me ose padashje, sipërhere të mashtruar, kanë ngrënë dhe vjellë të njëjtat gjellëra të reklamuara bukur para zgjedhjeve. Koha është për të thënë, mjaftë më!
* NË TETOVË DO KETË R I S I *
Në Tetovë po, do ketë risi. Të vjetrit, konkuruesit komod të deritanishëm, do kenë edhe dy subjekte në garë, që do ua prishin hesapet të deritanishmëve. Ato janë:
-Iniciativa qytetare rinore,”MË MIRË PËR TETOVËN” dhe subjekti politik shqiptarë, “PËR SHTET DHE DREJTËSI”
E para, garon mençurisht vetëm për listën e këshilltarëve, kurse e dyta, si subjekt politik, konkuron për kryetarë të Tetovës.
Për “Më mirë për Tetovën” kemi shkruajtur se:
Janë bija e bijtë tanë me moshë mesatare 32/33 vjeçar/e; të gjithë kanë arsimim profesional të lartë, të dëshmuar në profesionet e tyre; kanë edukatë dhe kulturë të lartë qytetare; shumica prej tyre kanë qenë pjesë aktive e çdo lëvizje qytetare për cilësi më të mirë të jetesës…Lista e këshilltarëve të, “Më mirë për Tetovën” (shih foton), dëshmon atë që më lartë cekëm për ta. Votuesit tetovarë i ofrohet mundësia të çlirohet nga putrat e gjertanishme gulfatëse…
Risia e dytë, subjekti partiak,”PËR SHTET DHE DREJTËSI” paraqet suprizën e shumëpritur në këto tri dekada, tetovarin me kërthizë të pandarë nga vendlindja e tij, Tetova. Ai është,
Dr. AFRIM IBRAHIM-FANDA.
Se kush është Afrim Fanda, tetovarët këtë e dinë. Mjafton të përmendim babanë e tij, mësuesin e popullit, të burgosurin politik në Goli Otok, themeluesin edhe aktivistin e SHKA “BESA” (gjatë Luftës së Dytë Botërore) dhe SHKA,”XH. ZEQIRI” që vepron edhe sot, do bindemi, se i biri zbaton amanetin e babait…
“Dardha bie nën dardhë”, thotë populli. Edhe Afrimi bashkë me vëllaun më të madh, Fatmirin (jeton në SHBA) njësoj si babai i tyre Nijaziu, për veprimtaritë kombëtare të tyre në ilegalitet, si student, burgosen dhe vuajnë shumë vite burg. Golgotën e përjetuar famijen FANDA kurë nuk e mposhti. Të tre vëllezërit Fanda (më i vogli, Vasfiu), me arsimime më të larta profesionale, me sjellje dhe kulturë qytetare, me shpirtra që frymojnë për Tetovën, janë dhe duhet të jenë shëmbëlltyrë për gjeneratat që do vijnë pas, për një Tetovë në rritje gjithmonë më e mirë…
Dhe në fund:
T E T O V A R Ë, urdhëroni e zgjidhni në mes premtimeve joshëse, por 30 vite boshe, dhe atyre që nuk premtojnë ëndrra por, mund, sakrificë të pakursyer, për Tetovën dhe bashkëqytetarët e tyre, për rikthimin e fizionomisë për mburrje qytetit, dhe rikthimit të dinjitetit të humbur të tetovarëve.