Në vitin 2024, nga Velipoja në Ulqin, vetëm për dhjetë minuta

ura-bunaNë gushtin e vitit 2024, Shqipëria dhe Mali i Zi, do të jenë edhe më afër njëra-tjetrës. Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me një postim në Facebook, ka dhënë detaje lidhur me urën që pritet të ndërtohet, e cila do të lidh Ulqinin dhe Velipojën.

 

ura-buna1Ndërtimi i urës për të cilën janë pajtuar kryeministri shqiptar Edi Rama e ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do të shkurtojë distancën mes dy qyteteve nga 73 kilometra në vetëm 1 kilometër.

Ulqin VelipojeSipas të dhënave të publikuara nga Abazoviq, gjatësia e urës do të jetë 310 metra.

Ajo do të jetë 17 metra e gjerë dhe do të ketë dy korsi trafiku, secila nga 3 metra e 75 centimetër.

Gjithashtu  do të ketë trotuare nga 2 metra në secilën pjesë dhe shteg për biçikleta me gjerësi 1 metër e 25 centimetër.

Siç ka shkruar Abazoviq, ura pritet të përfundojë në gushtin e vitit  2024.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>