“Synimi ynë, BE-ja”/ Albin Kurti: Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë më i ngushtë se kurrë! Marrëveshjet që miratohen sot…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë, duke nënvizuar rëndësinë e marrëveshjeve mes dy palëve.
Kurti tha se kjo mbledhje është më efektive, më e vërtetë dhe me e ngushtë se kurrë më parë. Ai tha se të gjitha marrëveshjet që do të miratohen sot mes dy vendeve ka për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve.
“Kjo mbledhje qeverish tingëllon më efektive dhe më të vërteta se kurrë me parë. Sot bashkëpunimi mes dy shteteve duhet ta ndezë entuziazëm. Ky bashkëpunim nuk ka qenë kurrë ka qenë kaq i ngushtë. Kur nuk ekzistojnë problemet e pazgjidhura politike, suksesi në fushat e tjera është i padiskutueshëm. Anëtarësimi në BE mbetet synimi ynë i përhershëm. Në mbledhjen e fundit arritëm disa marrëveshje, te cilat janë realizuar dhe zbatuar aktualisht. Jemi duke punuar për marrëveshjet e nënshtruara në të kaluarën. Të gjitha marrëveshjet që do miratohen sot kanë lehtësimin e jetës së qytetarëve duke ndërtuar infrastrukturën e përbashkët për zgjidhjen e problemeve. Po përmend marrëveshjen e pranimin e studentëve, apo ngritjen e grupeve të studimit. Është veti të flasim me gjuhën e rezultatit. Pritshmëritë tona janë reale. Na mbetet edhe përcaktimi i shpejtësive të zbatimit të tyre, në gjashtë muajt e ardhshëm do të kemi rezultate. Sot shqiptarët jetojnë më mirë kurdoherë. Progresin tonë duhet ta masim me vendet e zhvilluara, aty ku kanë ikur nje pjesë e mirë e qytetarëve tanë. Kjo do të jetë gjykim i historisë tonë për ne”, tha Kurti.
Top Channel
“I dashur Albin, sa herë takohemi …”, Rama në mbledhjen e dy qeverive: Këtë sezon s’ka kontrolle në kufi. Në nëntor të mbledhim 2 Kuvendet
Fjalën në mbledhjen e dy qeverive, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama zgjodhi ta nisë me batutë.
“I dashur Albin unë e hoqa këtë fjalimin e përgatitur për t’u përqëndruar në disa pika me rëndësi të vecantë dhe evidentojnë rezultate konkrete. Shprehjen e kënaqësisë për këtë moment dua ta bëj duke falenderuar përzemërsisht Albinin dhe duke ju thënë publikisht për mirë apo keq se është kënaqësi e vecantë edhe pse pak kush e beson kur e them. Kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë e qeshim jo pak.” u shpreh Rama, ndërsa u ndal të komentoje në shifra rritjen e investimeve të Kosoves në Shqipëri.
“Kur kemi nisur punën më nga afër, kemi patur një volum të shkëmbimeve tregtare 160 mln euro, sot ky volum për vitin 2021 është 433 mln euro. Kemi hyrë në zonën ky shifrat marrin seriozitet.
E dyta që dua të sjell në vëmendje është që sot në Shqipëri rezultojnë të regjistruar mbi 1 mijë subjekte nga Kosova. Investimet e Kosovës në Shqipëri, në 2017, 9 mln 130 mln euro në 2021.
E fundit që dua të sjell në vëmendje është fluksi i investimeve në vlerën më të lartë historike ka qenë 16 mln I 2018. Ndërkohë që jemi në 41 në vitin 2021.
Unë besoj se kemi munëdsi ta intensifikojmë e shtojmë volumin e investimeve. Dua t’I kujtoj ministrave të brendshëm këtu se kemi një protokoll të nënshkruar në Morinë. Në këtë sezon është e palejueshme të kemi më problem të natyrës që kemi patur deri vjet apo vitet e tjera dhe radhë pa fund për shkak të kontrolleve të makina që vijnë drejt Shqipërisë.
Sot kemi ardhur me përfaqësues të kompanisë globale për të prezantuar studimin e portit të Durrësit, që shtrihet nga Durrësi në Prishtinë, c’ka përbën një project me rëndësi strategjike. Besojmë që duke e shtyrë këtë projekt të madh të portit të ri me portin e thatë të Prishtinës, me hekurudhën e portin ushtarak bazë të NATO-s, jemi në një situatë tërësisht tjetër për 19 vjecarët e ardhshëm.” vijoi Rama.
“Zbatimi i angazhimit që morëm në takimin e shtatorit në Prishtinë me dy akademitë për enciklopedinë shqiptare, projekti albanologjik që merr udhë si vullnet i përbashkët i dy qeverive.
Është vendi i duhur për ta thënë se ka përfunduar faza e parë e punës për abetaren e unifikuar, vijon puna për zbatimin, kemi folur edhe me përfaqësuesit e popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, dhe me kryeministrin e Malit të Zi do flasim edhe në Serbi që kjo abetare të shkojë te të gjithë shqiptarët.” tha Rama.
Në kuadër të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Rama propozoi mbajtjen e dy Kuvendeve në nëntor.
“Ju propozoj që duke qenë se jemi në 110 e vjetorit e pavarësisë së Shqipërisë të kishim në nëntor të parin Kuvend të përbashkët me të dy parlamentet.
Nëse të dy kryesitë e kuvendeve bien dakort që të kemi këtë kuvend të përbashkët, japim edhe mesazhin që këto nuk janë slogane bosh. Kuvendi i përbashkuar i nëntorit, është projekt që na vlen. Puna e nisur mes dy kuvendeve dhe kryetarëve ka kaluar në nivel tjetër, sa i përket ndërveprimit dhe ndarjes se informacioneve.”- vijoi më tej Rama.
Top Channel
“Të ngjashmit e qenit fusin xixa mes meje dhe Albinit…”/ Rama nuk kursen as kritikat për Vetëvendosjen në mbledhjen mes qeverive
Kryeministri Edi Rama e ka nisur me ironi dhe batuta fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe kosovare e cila po mbahet në Prishtinë.
Rama tha me ironi se ata që komentojnë marrëdhëniet mes tij dhe homologut Albin Kurti janë “të ngjashmit e qenit në botën e njerëzve. Ai tha se për çështjet që nuk merren vesh, janë të hapur t’i ndajnë.
“Me shumë sinqeritet dhe respekt, faleminderit për këtë mundësi faleminderit dhe për ndalimin e shiut sepse ka pasur reshje që mund të prishnin problemet. Ishte një qen që lehte dhe nuk lehu më kur që jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve që kërkojnë të fusin xixat mes meje dhe homologut këtu. Ne jemi shumë të hapur dhe çështjet që nuk merremi vesh, kemi kënaqësinë t’i ndajmë duke u marr vësh të mos merremi vesh. Me të falat përkatëse për qenin, e konsideroj të hapur këtë mbledhje” , tha Rama.
Mirëpo, nuk mungoi asnjë ‘kritikë’ e vogël për logon e Vetëvendosjes, për të cilën Rma tha se qëkur ka marrë qeverinë, janë zvogëluar gërmat për kursim letre.
“Ne na lejohet të bëjmë edhe vërejtje këtu, se mbledhje pune është. Që kur vetëvendosja ka marrë qeverinë, këto gërmat këtu janë zvogëluar, besoj për kursim letre. Është fakt I njohur që VV është forcë qeverisëse shumë e kujdesshme për shpenzimet buxhetore”, shtoi Rama.
Top Channel
Ndërsa RTKlive sjell në vazhdim të gjitha marrëveshjet për të cilat të dy qeveritë janë dakorduar.
Marrëveshjet e Ministrive të Arsimit
Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi dhe zëvendësministri i Arsimit të Kosovës, Dukagjin Pupovcim, njoftuan për fillimin e zbatimit të marrëveshjes mes dy vendeve në fushën e arsimit të lartë.
Bazuar në këtë marrëveshje, në 19 universitetet shqiptare, nga Gjirokastra e deri në Mitrovicë, duke nisur nga viti i ri akademik, procesi i regjistrimit të studentëve në universitetet publike, do të bëhet në mënyrë të barabartë.
Marrëveshjet në Ministrive të Punëve të Brendshme
Ministrat e Punëve të Brendshme të Kosovës e Shqipërisë, Xhelal Sveçla e Blendi Çuçi, njoftuan për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve në kalimin e lirë të kufirit.
Ministrat nënshkruajnë protokollin për kalim –lehtësimin e kufirit të banorëve brenda brezit kufitar. Gjithashtu, këta njoftuan edhe për marrëveshjen për shkëmbime të dhënash reale për të martuarit në vendet respektive.
Marrëveshjet e Ministrive të Financave
Bashkëpunim të mirë në fushën doganore. Ka marrëveshje për ulje të burokracive në kalimin e mallrave. Do të nënshkruhet sot marrëveshje për bashkëpunim doganor.
Grupet punuese pritet të punojnë që para mbledhjes së ardhshme të dy qeverive në muajin nëntor, pritet të ketë një marrëveshje për bashkim doganor. Marrëveshje tjetër është ajo për sigurimet shoqërore.
Marrëveshje për energjinë
Mundësitë e bashkëpunimit në ndërtimin e infrastrukturës së gazit dhe TEC-it të Vlorës si dhe angazhim për diskutime teknike. U tha se synimi është që përmes marrëveshjes të përballohet kriza me energji elektrike. Kjo pë shkak se këtë vjeshtë, ministrat përkatës thanë se pritet që Evropa të ballafaqohet me probleme me gaz dhe energji, si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë. U tha se marrëveshjet janë që tepricat e rrymës të barten nga njëri vend te tjetri si dhe detaje të tjera.
Marrëveshje në bujqësi
Dy marrëveshje për bashkëpunim për fushën e zbatimit të mbështetjes së programeve dhe ajo për mbështetje teknike mes dy agjencive për sigurimin ushqimor. Marrëveshje tjetër është edhe ajo për ndarjen e të dhënave në fushën e bujqësisë sa i përket çmimeve.
Marrëveshje mes ministrive të Infrastrukturës
Marrëveshje për studimin e gjendjes së rrugëve të fshatrave të brezit kufitar dhe fshatrave që janë në zona të thella malore. Marrëveshja ka të bëjë me rregullimin e infrastrukturës së këtyre fshatrave dhe qasje më të lehtë në qytete. Ndodhë që rrugët në njërën anë ndërtohet deri afër kufirit e pjesa tjetër mbetet pa rrugë. Por kjo marrëveshje mundëson që një kompani që ndërton një rrugë në Shqipëri të ndërtojë edhe në pjesën e Kosovës apo e kundërta.
Marrëveshja për hekurudhën
Ministritë e Infrastrukturës nënshkruajnë marrëveshje për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Për studimin e fizibilitetit, Kosova do të financojë rreth 900 mijë euro e Shqipëria rreth 1 milion euro.
Marrëveshje në shëndetësi
Ministrat nënshkruajnë marrëveshje në fushën e shëndetësisë për ofrim të shërbimeve mjekësore të qytetarëve në zonat kufitare, shkëmbimin e ekspertëve e gjithashtu marrëveshje për bashkëpunim në fushën farmaceutike.
Me këtë marrëveshje, mjekët mund të punësohen në kohë të caktuara në spitalet ndërkufitare e më vonë do të shtrihet dhe në spitale të tjera.
Marrëveshje në turizëm
Platformë e përbashkët digjitale të turizmit. Platforma do të paraqesë dy vendet si cak për turizmin. Gjithashtu përveç shqiptarëve, do të jetë platformë edhe për informim të vizitorëve të huaj.
Marrëveshje për rininë
Bashkëpunim mes të rinjve në të dy vendet. Shkëmbim dokumentesh për rininë. Janë bërë bashkë të rinjtë në takime për debat dhe për të krijuar afërsi. Me marrëveshjen e re, ministritë e Rinisë zotohen për shkëmbim të të rinjve dhe projekteve për të rinjtë. Kushte më të favorshme për nxitje të të rinjve me aktivitete të përbashkëta. Me kalendarin e përbashkët të aktiviteteve, synohet përbashkimi i të rinjve.
Marrëveshje në fushën e mbrojtjes
Pas agresionit rus në Ukrainë, u tha se rajoni i Ballkanit është i brishtë. Për këtë arsye, janë intensifikuar kontaktet dhe aktivitetet e përbashkëta. Në këtë rast, u përmend edhe prezenca e Kosovës në selinë e NATO-s, krahas 55 vendeve, ku ishte në krah bashkë me vendet tjera të aleancës të mbajtur në Bruksel. Me këtë rast, dy shtetet arrijnë marrëveshje për mbrojtjen civile në kërkim shpëtim dhe ujërave territoriale.
Bashkëpunim në drejtësi
Bashkëpunimi gjyqësor mes dy vendeve të shtrihet dhe në fushën civile e tregtare dhe tashmë ka një marrëveshje të tillë mes të dy vendeve. U tha se do të ketë efekt direkt tek qytetarët. Bashkëpunimi në këtë fushë të shtrihet dhe tek njohja e licencave të avokatëve, ndërmjetësve e provimeve të jurisprudencës.
Marrëveshja për financimin e enciklopedisë shqiptare
U tha se kjo është një vepër e munguar prej shumë kohësh. Kjo është një vepër që parashikon në 11 vëllime dhe që do të përmbajë gjithë korpusin e përgjithshëm të popullit shqiptar. Do të jetë një vepër për të cilën do të angazhohen dy Akademitë e Shkencave kurse qeveritë e Kosovës e Shqipërisë do të bëjnë financimin.
Rama: Besoj se nga ky sezon në kufi nuk do të ketë më pritje
(E plotësuar: Ora: 11:50) Pas fjalës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e dy kabineteve qeveritare, foli kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Kreu i qeveris shqiptare fillimisht u ndal te disa pika që tregojnë rezultatet konkrete. Ai tha se falënderon Kurtin dhe të gjithë të pranishmit në këtë mbledhje
“Po them disa shifra domethënëse nga kur kemi filluar punën. Kemi pas 160 milionë euro shkëmbime tregtare në vitin 2017, kurse më 2021 kemi 433 milionë. E dyta sot në Shqipëri kemi 1245 biznese kosovare”, tha kryeministri, dhe përmendi se ka edhe shumë ndërmarrje të përbashkëta.
Rama tha se investimet e Kosovës në Shqipëri në vitin 2017 ishin 9 milionë, e në 2021-n 139 milionë. Sipas tij, kjo shifër është domethënëse, e mundësitë për rritjen e investimeve janë të dukshme.
“Kemi mundësi që të shtojmë volumin e investimeve edhe më tutje. Kemi një protokoll të nënshkruar më 2019 ku kemi nënshkruar qarkullimin e lirë në kufi. Besoj se kryeministri është dakord që në këtë sezon është e palejueshme të kemi probleme të natyrës që kemi pasur deri vjet, radhë të pafundme për shkak të kontrolleve një për një të makinave që vijnë drejt Shqipërisë”, tha Rama dhe shtoi se pret që të mos ketë më radhë.
Kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për projektin e Portit të Durrësit, që sipas tij, është me rëndësi strategjike, pasi ka brenda të integruar hekurudhën Durrës-Prishtinë.
“Sot më vjen shumë mirë që kemi ardhur bashkë me përfaqësues të kompanisë prestigjoze për të prezantuar studimin e portit të Durrësit, i cili faktikisht shtrihet nga Durrësi në Prishtinë me portin pritës në Durrës, dhe në portin e thatë të Prishtinës Po shikojmë për lidhjen e portit të Durrës me portin e thatë të Kosovës që përbënë një projekt të rëndësishëm”, tha Ram për të shtuar se beson që bashkërisht të ia dalin … Po shikojmë për lidhjen e portit të Durrës me portin e thatë të Kosovës që përbënë një projekt të rëndësishëm”, tha Ram për të shtuar se beson që bashkërisht të ia dalin.
“Rezultati i përbashkët duhet të jetë edhe projekti madhor i dy akademive për hartimin e Enciklopedisë Shqiptare dhe kemi projektin tjetër të përbashkët për Abetaren … Ne kemi folur edhe me përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, edhe me kryeministrin e Malit të Zi dhe do të flasim edhe me Serbinë që kjo abetare e unifikuar të shkojë tek të gjitha familjet shqiptare. Edhe në diasporë gjithashtu. Do ta kemi abetaren e unifikuar kudo që kërkohet.”.
Në mbledhjen e 8-të të përbashkët të dy qeverive, kryeministri Rama ka propozuar edhe kuvendin e parë të përbashkët në nëntor. “Në nëntor të zhvillojmë të parin Kuvend të përbashkët, ku dy parlamentet tona të mblidhen në një dhomë. Po u ra dakord të na jepet dhe mua dhe Albinit privilegji të adresojmë këtë dhomë të përbashkët të kuvendit”, tha Rama.
Kurti: Veti e këtyre mbledhjeve janë rezultatet
(E plotësuar: Ora: 11:33) Po mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Kosovës e Shqipërisë në Prishtinë. Të pranishëm janë kryeministrat Albin Kurti e Edi Rama dhe kabinetet qeveritare.
Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti i bëri një rezyme rezultateve të marrëveshjeve të të dy qeverive nga mbledhjet e mëparshme të përbashkëta.
Kurti tha se para pak ditësh, Kosova festoi çlirimin duke përkujtuar, edhe dëshmorët dhe luftëtarët nga Shqipëria dhe ndihmën e popullit shqiptar dhanë për atë të Kosovës, në kohën kur ishin refugjatë.
“Bashkëpunimi në kohë paqe duhet ta rindezë atë ndjejnë të solidaritetit dhe bashkëpunimit që kishim në kohë të luftës”, tha Kurti.
“Ky bashkëpunim nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë dhe intensiv”.
Kryeministri i Kosovës u shpreh se bashkëpunimi në të gjithë rajonin sigurohet duke i zgjidhur problemet politike të vendeve e jo që ato të mbesin në fund.“Bashkëpunimin e integrimin brenda kombit e kanë ndihmuar praktikat e njohura të BE-së. E anëtarësimi ynë në BE mbetet synim”, tha Kurti.
Ai u shpreh se kjo mbledhje mbahet gjashtë muaj pas asaj në Shqipëri.
“Janë zbatuar të gjitha ato marrëveshje përveç njërës që pritet të hyjë në fuqi së shpejti”, tha ai, duke shtuar se kështu do të veprohet dhe në vazhdim.
Megjithatë, ai rikujtoi se kështu nuk ishte më parë, kur nga 127 marrëveshje që janë nënshkruar përgjatë viteve, janë zbatuar vetëm 75 të tilla pa probleme.
“Të gjitha marrëveshjet që do të miratohen sot kanë për synim lehtësimin e jetës së qytetarëve”, theksoi Kurti në fjalën e tij.
Kryeministri Kurti tha se veti e këtyre mbledhjeve është sepse flitet me gjuhën e rezultateve.
“Proceset integruese janë të gatshme e të bazuara në praktikat më të mira botërore e sidomos atyre të BE”.
Ai shprehu besimin se gjashtë muaj më pas do të ketë rezultate të tjera.
“Shqiptarët jetojnë më mirë se kurdoherë më parë, por krahasimi me vetveten nuk është matësi më i mirë. Progresin tonë duhet matur me atë të vendeve të zhvilluara”.
Kryeministri Kurti tha se kjo mundësi historike që u është dhënë për të shërbyer, do të jetë edhe mundësi historike për ta gjykuar punën e tyre.
Gjithçka gati!
(E plotësuar: Ora: 11:08) Ka mbërritur në Prishtinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili u prit me nderime shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.Orkestra frymore e Gardës së Republikës intonoi himnet e të dy vendeve kurse pas pjesës ceremoniale, pritet që pas pak të fillojë edhe mbledhja e përbashkët e dy qeverive.
Në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.
RTK do të transmetojë drejtpërdrejt këtë ngjarje në të gjitha platformat e saj si në TV, Radio, web, facebook e youtube.
RTK