“Shumë pranë Greqisë dhe Italisë, Shqipëria po bëhet një nga vendet më tërheqëse për pushime në Evropë”, shkruan Ella Glover në të përditshmen britanike “Metro”. Ende i pacënuar, ky vend ballkanik me 2,8 milionë banorë është një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë.
Me plazhe verbuese, peizazhe të bukura, kuzhinë të larmishme dhe vendas miqësorë, Shqipëria është e ngjashme me Greqinë vetëm se këtu çmimet nuk janë të larta dhe vendi nuk është prekur ende nga turizmi masiv.
Rivierën Shqiptare me plazhe të mrekullueshme që industria e udhëtimeve (dhe TikTok) i kanë cilësuar si ‘Maldivet e Evropës’.
Në përgjithësi, popullariteti i Rivierës Shqiptare ka ardhur duke u rritur, pjesërisht falë statusit të saj si një destinacion i ardhshëm për muzikë dhe festivale.
Jugu i Shqipërisë ka një klimë mesdhetare, me verë të ngrohtë dhe dimër të ftohtë e me shi. Koha më e mirë për të vizituar vendin është gjatë muajve të verës, nga qershori deri në shtator, kur temperatura arrin 30°C dhe uji është i përsosur për të notuar citon gazeta britanike Metro.
rtsh