All posts by F.F.

Ziadin Sela, kryetar i Lëvizjes për reforma në PDSH

Zijadin_SelaDrejtuesi i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, u zgjodh kryetar i Lëvizjes për Reforma në PDSH. Pas Kongresit të mbajtur në Tetovë, ai paralajmëroi se fillimisht do t’i kërkojë vulat e partisë nga Menduh Thaçi dhe më pas do të vazhdojë betejën e tij për drejtimin e PDSH-së në rrugë ligjore.

Nëse nuk arrin ta realizojë këtë qëllim, Sela tha se do të formojë një subjekt tjetër politik.

“Ne duhet ta fitojmë këtë proces gjyqësor dhe nëse jo, atëherë sipas dispozitave të statusit, Kongresi detyron Kuvendin Qendror që, nëse nuk merren vulat e partisë, të nisë procedura për regjistrimin e partisë”, tha Ziadin Sela, kryetar i Lëvizjes për reforma në PDSH.

Sela tha se do të jetë i hapur për bashkëpunim me partitë opozitare, për të avancuar interesat e shqiptarëve në Maqedoni.

“Do të bëjmë çmos që të bashkojmë opozitën, të bëjmë një front dhe një bllok të madh opozitar shqiptar, në mënyrë që të arrijmë të marrin legjitimitetin nga populli, jo vetëm për t’u bërë pjesë e qeverisë pa kushte. Ky do të jetë kushti ynë në ofertën tonë, që do t’i bëjmë partive opozitare për bashkëpunim”, tha Ziadin Sela, kryetar i Lëvizjes për reforma në PDSH.

Kryesia qendrore e PDSH-së, një vit më parë përjashtoi nga partia Ziadin Selën, i cili më pas kërkoi dorëheqjen e kreut partiak dhe formoi lëvizjen për reforma. Nga ana tjetër, kreu aktual i PDSH-së, Menduh Thaci ka thënë nuk do të merret me personat e përjashtuar nga strukturat partiake.

Airbusit A320 i rrëzuar në Alpet Franceze, 150 të vdekur

Aeroplani_gjerman_i_rezuarTë 144 pasagjerët dhe 6 anëtarët e ekuipazhit në bordin e Airbusit A320 të rrëzuar në Alpet Franceze prezumohen të vdekur, e pohuar kjo nga vetë Presidenti Francois Hollande pas deklaratave të ngjashme nga zyrtarë të aviacionit francez dhe të policisë.

Tragjedi ajrore në FrancëRrëzohet avioni gjermanLajmi i tragjedisë bën xhiron e botësDiagrama e lartësisë dhe shpejtësisë së avionit të tragjedisë“Rrethanat e aksidentit, qe ende nuk jane sqaruar plotesisht, na shtyjne te besojme se nuk ka asnje te mbijetuar. Rrezimi i avionit eshte nje tragjedi ne token tone, ndersa qasja ne zonen e aksidentit eshte teper e veshtire”, tha Hollande.

Avioni i kompanisë gjermane Germanëings, e cila operon si kontaktuese e Lufthansa-s, udhëtonte nga Barcelona drejt Duesseldorf-it. Ne 10:47 me oren lokale ai ka leshuar nje thirrje per ndihme por ndonese e konfirmon kete lajm, Ministria e Brendeshme franceze nuk jep asnje detaj tjeter.

Raportet ne media nga ana tjeter lene te kuptohet se Airbusi po fluturonte shume ulet. Sipas ‘Le Figaro’, avioni ka rene brenda 9 minutash nga 11.500 ne 2.100 metra; piloti i ka kerkuar kontrolloreve te trafikut ajror ne Marseille qe te beje nje ulje emergjence, çka do te thote se e gjithe hapesira ajrore ne rrugen e tij duhej liruar.

‘France Info’ pohon se avioni është rrezuar ne 2.000 metra lartesi, ne komunen e Méolans-Revel, nje zone e izoluar me nje terren teper te ashper malore qe veshtireson se tepermi perpjekjet e ndihmes. Lista e pasagjereve po verifikohet, por nderkohe zevendeskryeministri i Spanjes deklaroi se 45 prej tyre jane shtetas spanjolle, ndersa Hollande pohon se shumica ishin gjermane.

Sherbimi Meterologjik i Frances thote se kushtet atomsferike kane qene relativisht te mira ne momentin e aksidentit dhe se qielli ishte pothuajse krejtesisht i hapur. 400 xhandare, zjarrfikes dhe punonjes te nderhyrjes se shpejte jane mobilizuar per operacionin e ndihmes, por eshte temrresisht e veshtire te mberrihet ne vendin e aksidentit.

Sipas nje zyrtari lokal ne resorten e skive te Val d`Allos, Gilles Gravier, ne fshat rrezimi nuk eshte degjuar. Shefi ekzekutiv i Lufthans-as, Carsten Spohr, shkroi në rrjetin Twitter se “ende nuk dihet çfarë ka ndodhur”, ndërsa u shprehu ngushëllimet familjarëve të personave që ndodheshin në avion.

“Nëse frika jonë konfirmohet, kjo është një ditë e zezë për Lufthansa-n. Shpresojmë të gjejmë të mbijetuar”, shkroi ai.

Edhe kompania Airbus, tha se ende nuk dihet asgjë për shkaqet që mund të kenë çuar në rrëzimin e avionit që thuhet të ketë qenë 24 vjet i vjetër. Historia e linjes ajrore se ciles i perkiste Airbusi nis ne 1997-ten, kur njihej si Euroëings.Pikat ku ajo operon me se shumti jane aeroporti Keln Bon, ai i Shtutgartit, i Hamburgut, Tegeli ne Berlin, Duseldorfi, aeroporti i Hanoverit e aeroporti i Dortmundit.

Kancelargja gjermane Angela Merkel u shpreh thellesisht e tronditur nga ngjarja. Ajo ka komunikuar ne telefon me shefin e Elizese, Hollande dhe me kryeministrin spanjoll Mariano Rahoi, ndersa mesohet te kete anulluar te gjitha takimet qe kishte ne axhende per te ndjekur me vemendjen me te madhe zhvillimet nga Franca. (T Ch)

Shkup, ambasadori amerikan: Sistemi gjyqësor? Hahaha!

Jess_BailyAmbasadori amerikan në Shkup, Jess Baily ka zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për të shprehur vlerësimin e tij për sistemin e drejtësisë në Maqedoni. Ai ka shpërthyer në të qeshura kur gazetarët në Shkup i kanë kërkuar një vlerësim për gjyqësorin. &#8220;Hahaha! Pra, po më pyesni të komentoj sistemin gjyqësor&#8221;, iu përgjigj Baily reporterëve. Megjithatë, diplomati amerikan e vuri theksin te mungesa e besimit të qytetarëve tek institucionet gjyqësore. Ai u zotua se SHBA-të do të ndihmojnë në rritjen e këtij besimi dhe porositi se sfidat aktuale me të cilat përballet vendi kërkojnë një gjyqësor të pavarur dhe transparent. </p>
<p>&#8220;Çështja e besimit të qytetarëve te sistemi gjyqësor është diçka për të cilën duhet të vendosin vetë qytetarët e Maqedonisë. Ne jemi këtu për të ndihmuar në rritjen e besimit. Unë nuk dua të gjykoj nëse sistemi është i aftë të përballet me rastet e fundit, por sfidat me të cilat përballet Maqedonia kërkojnë një gjyqësor transparent dhe të pavarur. Këtë e dëshirojnë edhe qytetarët&#8221;, deklaroi Baily. Ndërkohë, një ditë më parë partia opozitare maqedonase, LSDM prezantoi disa audiomateriale të përgjuara, për të cilat tha se dëshmojnë se në Maqedoni sistemi gjyqësor kontrollohet tërësisht nga kryeministrit Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt. </p>
<p>Deklarata e diplomatit amerikan nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga mediat ndërkombëtare. Shumë prej komenteve shprehen se gjesti i Baily nuk ishte aspak diplomatik dhe se mund të sjellë irritimin e qytetarëve për mënyrën sesi shefi i diplomacinë e ka trajtuar këtë çështje.

Netanyahu siguron shumicën për formimin e qeverisë, të mërkurën mandatohet nga Presidenti

netanyahuBenjamin Netanyahu siguroi sot një shumicë të qartë nga e djathta mes 120 deputetëve të Parlamentit të ri për të formuar qeverinë e ardhshme izraelite, theksoi presidenca.

“Të paktën 67 parlamentarë nga 120 mbështetën kryeministrin në ikje, Benjamin Netanyahu pranë presidentit, Reuven Rivlin, me qëllim që ky i fundit ta ngarkojë për formimin e qeverisë së re”, theksoi zëdhënësi i presidencës, Jason Pearlman.

Ndaj pritet që Presidenti të ftojë të mërkurën në mbrëmje Netanyahun, në postin e kryeministrit që prej vitit 2009, për ta ngarkuar zyrtarisht për formimin e qeverisë.

Netanyahu mori mbështetjen e deputetëve të partisë së tij të djathtë (Likud), dy partive nacionaliste (Vatra hebreje, Izrael Beiteinu), dy formacioneve ultra-ortodokse (Shass dhe Lista e Bashkuar e Torah) dhe partisë së qendrës së djathtë Kulanu.

Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

historia-2300Kjo është një temë disi e rrahur në shtypin shqiptar në formën e një kërshërie, kurioziteti shkencor, por asnjëherë nuk është marrë me seriozitet nga autoritetet tona shkencore, megjithëse kemi të bëjmë me një rast unik të ekzistencës të paraardhësve tanë, ilirëve, në një cep tjetër të botës, me mijëra e mijëra kilometra larg, që mund të hedh dritë mbi historinë e tyre, por edhe mund të pasurojë historiografinë tonë. Ngaqë, ka qenë një vend i izoluar për mijëra vjet, atje janë ruajtur të gjalla tiparet popullore, gjuhësore e zakonore pellazge-ilire-arbëreshe-shqiptare.

Ekzistencën e Ilirëve në rajonin e madh gjeografik të Indokinës, në Qafiristan (sot Nuristan), një vend ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani, dhe pikërisht në atë zonë ku para disa kohësh u vra Bin Ladeni, fillimisht e ka zbuluar shkrimtari amerikan James Hilton, me veprën e titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizon). Më pas, në maj 1983, në gazetën “Lidhja” të Antonio Belushit ka shkruar Ernesto Skura shkrimin me titull “Ilirët në Afganistan”. Të njëjtën gjë ka bërë në librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, i cili dëshmon kohën e vendosjes së ilirëve në atë vend të largët.

Historia e hulumtuar deri më sot tregon se këta janë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar nga shteti i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh, rreth vitit 300 para erës sonë. Ata ngelën andej, për shkak të largësisë nuk mund të ktheheshin në atdhe, por u vendosën në atë rajon ku u detyruan të martoheshin me gra vendase. Gjuha e tyre quhet burrashka, gjuha e burrave, ndërsa gratë flisnin gjuhën tjetër. Tani kjo gjuhë përsëri quhet burrashka, por është e përzier dhe nuk shkruhet.

Karakteristikat e banorëve të Hundëzës janë të ndryshme nga ato të pakistanezëve: ata jetojnë gjatë, janë shtatlartë dhe kanë flokë gështenjë, bëjnë dhe pinë verë si askush tjetër nga zonat dhe rajonin ku jetojnë. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza (Hundë e vogël) dhe me të vërtete kjo fushë mbyllet me një hundëz midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta. Mali përballë quhet Torabora (Tu ra borë). Një mal tjetër ngjitur me luginën është i mbuluar me akullnaja, të cilat rrëshqasin me kalimin e kohës. Ky mal quhet Rakaposhi (Ra kah poshtë).

ilirians_2300Edhe pse vendi është malor, ai është shumë pjellor në prodhimin e zarzavateve, frutave e drithërave të ndryshme, si për shembull: patate, bizele, kastravecë, grurë, misër, elb, kajsi, dardhë, mollë, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj., që nuk i kultivojnë vendësit. Banorët janë bujq (arë-bërës) të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem mahnitës e madhështor tarracash dhe vaditjeje për to. Kanalet kullues, që lidhin dhe ushqejnë tarracat me ujë quhen Kulluse. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe ndihmues të njëri-tjetrit. Kryetari i Hundzës e ka titullin Mir (Më i miri). Festa më e madhe është Viti i Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët), quhet Naurosh (Na uro) dhe bie më 21 mars.

Hundëzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezët. Hundëzakët janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe. Shumica e 50 mijë hundëzakëve kanë sy të kaltër, të gjelbër ose bojë hiri dhe flokë që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fëmijë kanë edhe flokë të kuq.

Lart në male është një fis i madh që quhet Kalash dhe ngjashmëria e tyre me paraardhësit evropianë të lë me gojë hapur. Perënditë e Kalasheve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashët skalisin në portat e tyre edhe një gjë që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirë dhie (edhe Skënderbeu dy brirë dhie kishte në përkrenare). Një lule të egër me ngjyrë të verdhë, që fëmijët e mbledhin në mal apo fushë e quajnë Bisha. Burrat veshin pantallona të bardha që i quajnë Shalëvare (shalë të varura), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë Kamishë (që vishet në misht). Vallet e hundëzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë më dorë në formë rrethi. Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kërcehet vetëm nga burrat dhe valltarët vishen me rrobe me ngjyra të quajtura Kamarbunde.

Banorët e Hundëzës dhe Baltëzës e dinë origjinën e tyre të lashtë që kanë qenë ushtarë të Aleksandrit të Madh. Ata e lidhin origjinën e tyre me Greqinë, e cila ka patur më shumë kontakt me ta dhe nuk kanë shumë dijeni për Shqipërinë, gjuhën e së cilës flasin, pasi atje nuk ka shkelur asnjë këmbë shqiptari, pavarësisht se ka njëmijë e një arsye për të shkelur e për t’u ngulur mirë.

Dijetari Dr. J. M. Hoffman ka vizituar dy herë Hundëzën dhe ka nxjerrë këto konkluzione: Vendbanimi i ilirëve është aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, në pjesën e Pakistanit. Lugina ku ata jetojnë sot quhet Hundëza (Hundë e vogël). Kjo fushë mbyllet me një hundëz, rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Një vend moçalor aty quhet Balta. Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit. Vendi ku banonin ilirët më pas u quajt Kafiristan (të pafetë, qafirët), sot e quajnë Nuristan.

Ata pinë verë të përzierë me ujë, si paraardhësit e tyre. Jetojnë shumë vjet, pinë shumë ujë që rrjedh nga akullnajat, pinë çaj me rrëshirë shkëmbi (që e quajnë shëlli-rë). Nuk pinë kafe ndërsa janë shumica vegjetarianë.

Gjuha e vendit illirian Makedhonia ishte Skipja – Shqipja e Lekës së Madh, e të atit të tij, Filipit të Makedhonisë. Ishte ajo gjuha që nuk e kuptonin autorët antikë, të cilët nga mëria ekspansioniste e quanin shqipen e vjetër edhe gjuhë barbare (“Aleksandri i Madh fliste një gjuhë barbare, që nuk ishte as greke dhe as latine”). Ishte ajo shqipja e Lekës së Madh, e përcjellë gjatë pushtimeve të tij në Aleksandri, Hindi, po ashtu deri tej illerit gjërman, në rrafshin trekontinental afriko-azio-evropian. Leka i Madh nuk pushtoi vetëm ushtarakisht, por edhe kulturalisht antikitetin botëror të kohës. /Zylyftar Hoxha/Tetova News/Telegrafi/

Ndahen çmimet e Edicionit të 65 të Festivalit të Filmit në Berlin

Filmi “Taksi” i regjisorit iranian, Jafar Panahi, është fitues i “Ariut të artë” si filmi më i mirë në edicionin e 65-të të Festivalit të Filmit që u mbajt nga data 5 deri më 15 shkurt në Berlin. Një udhëtim rrugëve të Teheranit, përmes taksisë së Pahahit do të emociononte të gjithë ata që e ndoqën përmes ekranit të madh të “Posterdam Palace” në premierën ndërkombëtare. I konsideruar si regjisori disident, Jafar Panahi nuk mundi të ishte në Berlin për të marrë kupën, pasi ndodhet në arrest shtëpie. Atë e mori vajza e tij, Solmaz Panahi, e cila nuk i mbajti dot lotët. Për shkak të propagandës që filmat dhe dokumentarët e realizuar prej tij kanë ndaj regjimit, ai është arrestuar disa herë. Fryma antikonformiste ndihet në të gjithë filmat e Panahit. Por dhe pse filmat e tij vijnë nga Teherani i largët ato emocionojnë dhe në zemër të Berlinit. “Ariu i argjendtë” shkoi për filmin “El club” të regjisorit kilian, Pablo Larrain. Guatemala është vlerësuar me “Ariun e argjendtë” me filmin “Ixcanul” nga regjisori Jazro Bustamante. Regjisorja më e mirë e festivalit është vlerësuar Malgoryxata Syzumowska me filmin “Trupi”. E emocionuar, ajo tha se nuk e kishte menduar “Ariun e argjendtë” kur nisi të punonte me këtë histori. “Ariu i argjendtë” ka shkuar dhe për regjisorin Radu Jude për filmin “Aferim”. “Ariu i argjendtë” për aktoren më të mirë ka shkuar për Charlotte Rampling për interpretimin në filmin “45 vjet” nga britaniku Andrew Haigh i njohur më së shumti si regjisori i filmit “Weekend”. “45 vjet” tregon historinë e një çifti të martuar që lufton me emocionet e papritura në prag të 45-vjetorit të martesës së tyre. Me të njëjtin çmim për këtë film është vlerësuar dhe aktori tjetër protagonist Andrew Haigh. Ariu i argjendtë për skenarin më të mirë shkoi për skenaristin Patricio Guzman për filmin “El Boton de Nacar”. Guzman ftoi t’ia jepte këtë çmim e shoqja, pa të cilën nuk do të mund ta shkruante. “Ariu i argjendtë” për kamerën më të mirë shkoi për Evgeniy Privin dhe Sergez Mikhalchuk. Ndërsa “Ariu i argjendtë” për dekorin artistik shkoi për Sturla Brandth Grøvlen. “Berlinalja 2015″ mbylli siparin dje me një mbrëmje që vazhdoi deri në orët e para të ditës së sotme. Festa nuk përfundoi vetëm në hotelin ku këto ditë qëndruan yjet e kinemasë, por në çdo cep të Berlinit. Ajo çfarë u vu re në vlerësimet e këtij viti ishte triumfi i kinemave pothuajse të panjohura më parë si Guatemala, Irani ose Rumania. Gazetat gjermane sot nënvizonin këtë fakt duke shkruar se filmat e vendeve të mëdha si SHBA apo Francë po shkojnë në periferi në këtë festival. Filmi shqiptar “Virgjëreshat e betuara” përflitej në korridoret e festivalit si një kandidat i mundshëm për të rrëmbyer një “Ari të argjendtë” ndoshta për aktoren më të mirë protagoniste. Në një anketë të “Tagesspiegel” pesë gazetarët më të mirë të kulturës gjermane i jepnin dy pikë nga tri të mundshme filmit të regjisores Laura Bispuri, duke e renditur atë bri filmave që u vlerësuan me “Ari të argjendtë” gjatë ceremonisë së djeshme. (Alda Bardhyli)

“Kosovarët”, azilkërkuesit e pabazë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Vazhdojnë ikjet masive të qytetarëve nga të gjitha anët e Kosovës. Alarmante. Sikur “kosovarët” të fitonin azil do të bëheshe kjo PRECEDENT: ngjarje, rast a veprim që ka ndodhur më parë, dhe më pas nga avokatët e azilkërkuesve afrikan-aziatik, do të merreshe si mbështetje në raste të tjera të ngjashme me të. Sipas ligjeve aktuale të BE-së askush prej shqiptarëve nuk mund të fiton azil, por nëse ikja e tyre është ndonjë komplot i gatuar në kuzhinën e ndonjë anëtare të sajë, dashamirëse e Serbisë, atëherë ajo që unë do të përmendi në vazhdim do të jetë e pavlefshme. Continue reading “Kosovarët”, azilkërkuesit e pabazë

Në Maqedoni sërish bie çmimi i derivateve të naftës

Maqedoni_nafta_cmimiNë Maqedoni sërish nga mesnata do të ulen çmimet e derivateve të naftës.

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) vendosi që nga mesnata të ulen çmimet e derivateve të naftës, edhe ate për 1 denarë për benzinën, dhe 1,5 denarë për dizelin.

Çmimi i Eurosuper BS-98 do të jetë 62,5 denarë për litër. Ndërsa Eurosuper BS-95 do të jetë më lirë për 1,5 denarë për litër, edhe ate do të jetë 60,5 denarë.

Dizeli do të jetë 51 denarë për litër. Çmimi i vajit ekstra i lehtë gjithashtu ulet për 1,5 den për litër, edhe ate do të shitet për 40 denarë për litër.

Këto janë çmimet e reja të korigjuara brenda një jave dhe se Maqedonia konsiderohet si vendi me derivate më të lira në rajonin e Evropës. (INA)