All posts by V.F.

STRASBURGU I HAP DYERT PËR TË BURGOSURIT DHE TË PERSEKUTUARIT POLITIKË SHQIPTARË

Në bazë të Konventës për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut,me seli në Strasburg,dhe në bazë të plotësimeve të fundit të kësaj Konvente (Protokoll Nr. 14, CETS Nr. 104, të cilët hynë në fuqi në 01.08.2010) të gjithë ish të burgosurit dhe të persekutuarit politik shqiptar nga R. Maqedonisë, të cilët e paditën shtetin dhe i kaluan të gjitha instancat e rregullta, sikurse që janë: Gjyqi Administrativ dhe Gjyqi i Apelit dhe të pakënaqur me aktgjykimet e gjyqeve të lartpërmendur, sipas Statutit dhe Rregullores së punës të Gjyqit Ndërkombëtar për mbrojtjen e Lirive dhe të drejtave të njeriut me seli në Strasburg e fitojnë të drejtën për të kërkuar të drejtat e veta në këtë institucion.Sipas Statutit dhe Rregullores së punës të Gjyqit ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, Aplikuesit nuk kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim nga Gjyqi i lartpërmendur. Të gjithë ish të burgosurit që i drejtohen Strasburgut, e padisin R. Maqedonisë për diskriminim. Bazë për këta padi është Neni 6,14 dhe 41 i konventës Evropiane kundër diskriminimit. Bazë e Aplikacioneve të ish të burgosurve dhe të persekutuarve politikë shqiptarë për në Strasburg është: Ligji për ç’dëmtim dhe kompensim për ish të burgosurit politik maqedonas- të gjithë ata që kanë luftuar për shtet formimin e Maqedonisë dhe të kombit maqedonas. Ligji është miratuar në Parlamentin e Maqedonisë, dhe i botuar në Gazetën Zyrtare, Nr. 61/ data 30.12.2002, po i njëjti Ligj është plotësuar në vitin 2005. Ligji për sigurim social dhe pension, Gazeta zyrtare e R Maqedonisë, Nr, 80/93, të datës 30.12.1993. Ligji për sigurim social dhe pension, saktësisht Neni 111-117, në mënyrë të thukët sqaron të drejtat e ish të burgosurve politikë maqedonas, që dalin nga ky Ligj. Me të dy ligjet e lartpërmendura, Qeveria e Maqedonisë definitivisht i ka dhënë fund zgjidhjes së problemit me ish të burgosurit politikë maqedonas,dhe është futur në kënetën e diskriminimit. Me këtë veprimtari, dhe me inferioritetin e faktorit politik shqiptar në pushtet dhe në opozitë këta 23 vjetët e fundit, problemin me zgjidhjen e statusit të ish të burgosurve politikë shqiptarë janë munduar ta shpallin inekzistent. I gjithë opinioni shqiptar e din se ky problem ekziston dhe do të zgjidhet patjetër. Mbi 20 mijë të persekutuar dhe të burgosur politik shqiptar, nuk mund të shpallen inekzistent. Besojmë se një ditë, një Ligj për lustrim do të ketë në rend të ditës të gjithë ata që penguan moszgjidhjen e statusit dhe të problemit të të burgosurve politikë shqiptarë,të mëparshëm dhe të tashëm. (sipas dhjetëra deklaratave të Avokatit të Popullit, Komitetit të Helsinkit.., të cilët deklarojnë se në Maqedoni ka të burgosur politik)
Me Aplikacionet,të cilat janë dërguar dhe po dërgohen në Strasburg, të burgosurit dhe të persekutuarit politikë shqiptarë, e padisin pushtetin për diskriminim, Neni 6, 14, 41 i Konventës. Neni 6, është i saktë kur thotë: secili ka të drejtë për gjykim korrekt. Të gjithë të persekutuarit që e paditën shtetin, u ballafaquan me kërcënime dhe shantazhe nga ana e gjykatësve përkatës. Në Shoqatë janë deponuar 48 Paditës, të cilët janë shantazhuar dhe kërcënuar, por disa edhe janë mashtruar, me të vetmin qëllim që ti tërheqin paditë. Neni 14 është shumë decid, sa i takon ndalimit i të diskriminimit. Në rastin e të persekutuarve dhe të burgosurve politikë shqiptarë ka diskriminim primitiv karshi të burgosurve maqedonas. Paditë e të burgosurve dhe të persekutuarve politikë shqiptarë, bazohen në Konventën Evropiane kundër diskriminimit, po ashtu edhe në ligjet e vendit kundër diskriminimit.
Paditë e para janë futur në procedurë pranë Gjyqit ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe kundër diskriminimit me seli në Strasburg. Jemi shumë mirënjohës institucionit të lartpërmendur, që na mundësoi që të gjithë paditësit, secili veç e veç, në Strasburg të përfaqësohen nga kryetari i Shoqatës së të burgosurve dhe të persekutuarve politikë shqiptarë (për informata më të detajuar, informata në zyrën e Shoqatës, ora 9-13). Sikurse në gjyqet e vendit, ashtu edhe në Gjyqin e Strasburgut, secili i burgosur dhe i persekutuar politik, padinë e bën individuale ( Neni 34 i Konventës). Gjyqet nuk pranojnë padi kolektive, për arsye se, Shoqata nuk ka Legjitimitet aktiv, nuk ka ekzistuar në kohën kur ka ndodhur persekutimi.
Po i informojmë të gjithë ata të persekutuar politik, të cilët e kanë kaluar Lëndën në Gjyqin Administrativ dhe në Gjyqin e Apelit, të jenë të kujdesshëm me afatet. Gjyqi i Strasburgut nuk pranon lëndë, të cilat i kanë kaluar mbi gjashtë muaj nga dita e vendimit të Gjyqit të Apelit. (Neni 35 i Konventës)
Apelojmë te të gjithë të persekutuarit politikë shqiptarë, të cilët e kanë shkelur afatin prej gjashtë muajsh për të aplikuar në Strasburg, dhe të gjithë ata që për arsye të ndryshme nuk e paditën shtetin për diskriminim, ta bëjnë këtë punë sa më parë.
Gjyqi i Strasburgut nuk kërkon kompensim material (neni 50) për procedurat që do të kryhen pranë këtij institucioni. Përpilimin dhe dërgesën e Aplikacioneve, do ta bëjë i autorizuari i Shoqatës. Dokumentacioni i kompletuar: të gjithë vendimet për largim nga puna, të gjithë vendimet e Komisioneve Disiplinore, vendimet e Gjyqeve të Punës së bashkuar, vendimet e Gjyqeve Komunal, Vendimet e Gjyqeve të Qarkut, vendimet e Gjyqeve Suprem, vendimet e Gjyqeve Kushtetues, të gjithë këta dokumente duhet të dërgohen pranë Selisë së Shoqatës, e cila ndodhet në Shkup, afër Stadiumit të ish Sllogës, tek barakat e Auto shkollës.
Duhet theksuar se, sipas Rregullores së punës të Gjyqit të Strasburgut, Aplikuesit nuk ftohen të marrin pjesë në seancat e Gjyqit të lartpërmendur. Shoqata ka bërë kërkesë ekskluzive që të përfaqësohet nga Kryetari i saj (Neni 38 i rregullores së punës së Konventës e mundëson një veprim të tillë), për arsye se është njohës i mirë i së Drejtës ndërkombëtare, dhe në veçanti i të gjitha Konventave për të drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe Konventat kundër diskriminimit. Gjyqi i Strasburgut, aplikantit i ofron satisfaksion juridik. Edhe pse sipas Rregullores së punës të Gjyqit të Strasburgut, lëndët që kanë shkelur afatin prej gjashtë muajsh nuk procedohen, përsëri sipas nenit 37, edhe pse Aplikanti i ka shkelur afatet për aplikim, ky Nen i mundëson që lënda të merret në shqyrtim, natyrisht, në rast se Gjyqi konstaton se ka shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut. Në këtë Nen, duhet të thirren të gjithë ata të persekutuar dhe të burgosur politikë shqiptar, të cilët e kanë tejkaluar afatin prej gjashtë muajsh, pas vendimit të Gjyqit të Apelit në vend. Këta individë do të duhet ta deponojnë dokumentacionin pranë Shoqatës.
Vendimet e Gjyqit ndërkombëtar për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut me seli në Strasburg, pas përfundimit të procedurës, i dorëzohen Këshillit të Ministrave të BE, të cilët janë të obliguar ta ndjekin nivelin dhe fazën e zbatimit të Vendimeve nga ana e shtetit të paditur, në këtë rast R. Maqedonisë. Në rast se pala që e humb kontestin, në këtë rast R. Maqedonisë, nuk e zbaton vendimin e Gjyqit të Strasburgut, Neni 46 Alineja 1, atëherë Këshillit të Ministrave të BE nëpërmjet të përfaqësuesve të vetë në vend, sugjeron realizimin e të drejtave, që të burgosurve dhe të persekutuarve shqiptarë iu janë mohuar.
Instanca e fundit pranë Gjyqit ndërkombëtar për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe kundër diskriminimit, është Këshilli i Lartë Gjyqësor, gjithashtu pranë të njëjtit institucion. Pranë këtij institucioni mundet të ankohet Aplikanti, në rast se nuk është i kënaqur me vendimin e Gjyqit paraprak. Vendimet e Këshillit të lartë gjyqësor janë shkalla e fundit dhe përfundimtare. Lënda e PARË nga një i burgosur politik shqiptar ka hyrë në procedurë me numër: 75426/13.
O7.02.2014 / Shoqata e të burgosurve dhe e të persekutuarve Politikë shqiptarë

UDB ISHTE NJË ORGANIZATË E FUQISHME KRIMINALE, ISHTE FUTUR NË SECILËN PORE TË JETËS SË SHQIPTARE

Agim Mehmeti, nga Shkupi, është pjesë e Komisionit Shtetëror të Maqedonisë për lustracion. Gazeta Express e ka intervistuar atë në shtëpinë e tij. Ai e ka fatin – nëse ky mund të quhet fat – që për çdo ditë t’i shoh në televizion figura të ndryshme publike shqiptare që flasin për nacionalizëm, e për bashkim trojesh shqiptare, kurse në anën tjetër ata në dosjet e tij janë thjeshtë informatorë të UDB’së. Mehmeti, tash për tash, e sheh të pamundur lustrimin në Kosovë, pasi që – siç shprehet ai – dosjet nuk ndodhen në duart e kosovarëve. Lexojeni në vazhdim interevistën e tij të plotë dhënë Gazetës Express.Express: Në çfarë faze është procesi i lustracionit në Maqedoni, çka jeni duke bërë ju?

Tash për momentin ka përfunduar punën pesë vjeçare, mandatin 5 vjeçar komisioni për lustrim.

Express: Ju që pesë vjet jeni duke u marrë…

Që pesë vjet jemi duke u marrë me këtë. Do të thotë, për fillim unë duhet me ta shpjeguar se çfarë parasheh ligji për lustrim në në Maqedoni. Ndoshta është kjo një dobësi e këtij ligji, po ligji përfshin bashkëpunëtorët të cilët dikur kanë qenë funksionarë publikë. Kështu nuk është në Bullgari, ta zëmë ligji për lustrim në Bullgari është më drastik. Ai i lustron të gjithë bashkëpunëtorët pa marrë parasysh.

Express: Të gjithë që dështojnë në lustrim duhet me u largu prej pune…

Në Bullgari, jo – te ne po – në Maqedoni po. D.m.th nëse del ka qenë bashkëpunëtor, ai nuk mundet me kry funksione publike këtu, do të thotë nëse është ministër nuk mundet me qenë më ministër.

Express: A ka të tillë që nuk e kanë kaluar këtë test?

Po ka të këtillë. Ta zëmë nuk e ka kaluar i pari, rasti më interesant ndoshta ka qenë kryetari i Gjyqit Kushtetues të Maqedonisë.

Express: Pse ka qenë informator?

Po ka qenë informator dhe ka mbërritur deri në Kryetar të Gjyqit Kushtetues, ky funksion është i barasvlershme me kryetarin e shtetit.

Express: Mirëpo krejt këtij procesi i ka parapri një ligj, është aprovuar ligji në Kuvend të Maqedonisë?

Ashtu. Do të thotë për të ardhur deri të ligji për lustracion ka pasur një debat publik më së pari dhe mandej ka pasur një iniciativë – sepse kjo është çështje politike,iniciativë, vendim politik është. Ka pasur një parti, në të vërtetë një ish ambasador, Stojan Andov, ai e ka propozu ligjin, ai e ka hartuar ligjin e ka propozuaredhe parlamenti e ka pranuar, më shumicë votash është miratuar ligji.

Express: Cili është qëndrimi i Bashkimit Europian për këtë, a e rekomandon ai këtë ligj?

Gjithsesi që e rekomandon, jo vetëm tash kohëve të fundit po dëgjoj se rekomandohet që edhe Serbia edhe Ukraina ta zbatojnë këtë ligj. Edhe pse Serbia e ka komisionin gati 7-8 vjet, por nuk funksionon.

Express: Pas pesë viteve sa mendoni që ka qenë numri i informatorëve që janë qytetarë të Maqedonisë dhe që kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete?

Është shumë i madhe numri, mirëpo po them dhe prapë do ta ceki që ne merremi vetëm me njerëzit që kanë qenë bartës të funksioneve. Ky është, ta quaj, një hendikep i yni se numrin kjo na e zvogëlon, do të thotë se ne duhet ti kërkojmë vetëm tek funksionarët.

Express: A keni farë ideja se sa ka mundur të jetë numri i tyre?

Po ide nuk kam, por kam ide p.sh prej dosjeve shqiptare që i kam lexuar, nuk ekziston dosje shqiptare që nuk e kam lexuar, që nuk e kam analizu, me rezulton se sa është numri i njerëzve që kanë dosje, dhjetëfish është numri i informatorëve.

Express: Sa dosje ka?

Po, ka – ndoshta unë kam pa 1000, për shqiptarë kam pa në arkiv, ndoshta ka të tjera në shërbimin sekret që unë nuk kam pas mundësi që t’i shoh.

Express: Kur po flisni për dosje që i ka përcjell shërbimi, ata njerëz…

Po… brenda asaj dosje për një njeri të përcjellur ke 10 bashkëpunëtorë, dikush 50 apo 90 apo 100 nëse ai ka qenë ndonjë veprimtar më interesant.

Express: Pa dyshim po duket se jeni njëri prej shqiptarëve që merrni vesh edhe keni pasur qasje dhe keni hulumtuar shumë në këtë drejtim. A interferon Kosova diku në këto dosje?

Po, gjithsesi. Do të thotë në shumë dosje unë kam hasur emra të kosovarëve, po kam hasur kryesisht veprimtarëve, njerëzit e Lëvizjes janë në dosje e anëtarëve të lëvizjes prej Maqedonisë, edhe ka shembuj që të lënë pa frymë, shumë shembuj të bukur, mirëpo ka edhe bashkëpunëtorë. Por, bashkëpunëtorët janë kryesisht me pseudonime dhe unë nuk mund ta di kush janë ata. Po ka ta zëmë raste që janë shumë interesante kur shikohen prej kësaj distance. Ta zëmë, një politikan i sotëm shqiptar, në dosjen e tij, shokët e tij kosovarë bashkë me të kanë hall diku në vitet e ’80, nuk kanë si më bërë afishe, si më i shtyp, edhe ata konstatojnë se një “shaptilograf”, i thonë asaj makines që shumëzon manualisht fletat e shtypura, ku megjithatë kanë konstatuar se në një bankë nga një qytezë të Kosovës ka “shaptilograf” dhe këta kanë hy, kanë depërtuar në bankë natën edhe e kanë vjedh shaptilografin edhe paret nuk i kanë prek. Kjo është shumë interesant dhe të njëjtit njerëz sot janë nëpër politikë edhe në Kosovë edhe në Maqedoni. Nuk e di, tash nëse kishin me hy në bankë, a do ta vidheshin shaptilografin apo paret. Po atëherë shihet se kanë pasur ideale, më të vërtetë, kanë qenë njerëz që….

Express: E jona është të bëjmë pyetje. A përmenden Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti dhe këta të tjerët?

Jo jo. Hashim Thaçi është i ri për të qenë pjesë e atyre dosjeve. Xhavit Haliti, po, gjithsesi përmendet në shumë dosje. por do të thotë si njëri i survejum. Ali Ahmeti, gjithsesi…

Express: A ka pasur në rrethin e tyre informatorë apo bashkëpunëtorë, këta kanë qenë të survejum, a ka pas në rrethin e ngushtë të tyre që kanë qenë edhe bashkëpunëtor të UDB-së?

Po ka pas, për fat të keq ka pas shokë të tyre. Po tash unë nuk mund të flas me emra…

Express: A ka të tillë, sepse është një temë që zgjon jashtëzakonisht kureshtjen e gjithsecilit sot në opinion mbahet si person me pedigre edhe i respektuar edhe në anën tjetër emri i tij është në dosje si informator?

Për fat të keq ka!

Express: A ka emra të tillë që p.sh nëse do të bëheshin publik opinioni do të shokohej?

Sigurisht, sigurisht, sigurisht ka të tillë.

Express: A ka ndonjë ndonjë rast pa emra, po mendoj që sot e kësaj dite, p.sh ata kanë vdekur edhe ata mbahen mend?

Po, po ka, se unë vet kam jetuar dhe punuar në Kosovë, i kam njohur njerëzit nëpër Kosovë, do të thotë hasen emra po në mënyrë parciale d.m.th dosjet me të cilat ne merremi këtu janë dosje kryesisht për qytetarët e Maqedonisë. Por, parcialisht ka…

Express: Cila kategori më së shumti ka bashkëpunuar me UDB-në, cila kategori shoqërore?

Për fat të keq kemi prej të gjitha shtresave, prej të gjitha kategorive ka bashkëpunëtor. Ne, fatkeqësisht bashkëpunëtorët gjithmonë i kemi kërkuar te intelektualët, po ata janë gjithkund. Fjalëpërfjalshëm në çdo shtresë hasen me qindra dhe më mijëra bashkëpunëtorë. Fatkeqësi…

Express: Cilat janë praktikat? A keni has raste që njerëzit e burgosur, ku pasi ata janë burgosur dhe kanë qenë patriot ata janë shndërruar në bashkpuntorë? A keni hasur raste ku njerëzit e burgosur mandej kanë vazhduar bashkëpunimin…

Po gjithsesi që ka. Por kjo është një gjë e njohur tek shërbimet sekrete, ato kështu kanë vepruar. Edhe unë nuk them se shumica apo të gjithë, por ka pasur raste të njerëzve që janë kthy nën hetime, mandej janë liru, mandej ose kanë qenë në burg shkurt, mandej kanë dalë si bashkëpunëtor dhe kanë filluar të bashkëpunojnë. Këso rastesh hasen nëpër dosje dhe unë i kam has, por kjo nuk do të thotë se tash ne mund ti gjeneralizojmë sepse ke njerëz që kanë qenë në burg 10-15 vjet ai nuk ka teorime qenë bashkëpunëtor sepse nuk kishin me e mbajt në burg për aq kohë.

Express: E përmendem me herët rastin që ka shkuar aq larg taktizimi që edhe janë rrahur personat që vetëm për me u krijuar opinioni…

Po ka raste të tillë ka. Tash po flas për Maqedoninë, por jo në Kosovë…Por, ky ka qenë kryesisht sistemi dhe modeli si ka vepru UDB-ja. Unë kam hasur në raste, ku më herët një njeri rrahet në burg mbahet 7-8 dhe lirohet prej burgu dhe njerëzit tash, shqiptarët konsiderojnë se ky është një njeri i pastër, e shohin të rrahur por ai në të vërtetë është bashkëpunëtor.

Express: Cilat janë rastet që të kanë shokuar më së shumti gjatë kësaj periudhe?

Me të tregu drejt me kanë lënë përshtypje të çuditshme. Me ka tmerruar rasti kur djali babën e ka spiunuar dhe ka arrit në fund edhe babën ta infiltron në shërbime sekrete. Baba ka qenë njeri dhe burrë shumë i pastër, dhe shumë i ndershëm, njeri që ka vepruar në perëndim.

Express: Në çfarë forme e ka infiltruar?

Për gjëra të kota ka hy djali edhe është bërë bashkëpunëtor. Për asgjë hiç, thjesht për një dobësi karakteri. Pa ndonjë interes madhor, d.m.th kur po flas jo për ndonjë interes material apo ndonjë si të them për ndonjë banalitet ka arritur mandej, d.m.th. me vite ka arritur ta spiunoi babën e vet, ka informuar për veprimtarinë e babës së vet dhe shokëve të babës së vet edhe shokët e babës së tij kanë qenë dhe janë të njohur për diasporën shqiptare. Kështu që, një kohë të gjatë UDB e ka pasinformacione të drejtpërdrejt prej babës së këtij djalit, të këtij bashkëpunëtorit. Mjerisht pas disa viteve djali arrin që edhe babën ta fut në rrjetin e UDB-së për fatin e keq.

Express: Prej këtij thesari të informatave a mendoni që ka pas ndonjë lëvizje shqiptare, kudo qoftë në Maqedoni, qoftë jashtë, që ka shpëtuar prej UDB-së dhe prej infiltrimit të informatorëve UDB-së?

Nuk ma merr mendja. Prej asaj që kam pa unë edhe që kam has në organizata të ndryshme dhe në të gjitha shërbimet, ata kanë arritur me infiltruar njerëzit e vet. Ndoshta kanë qenë kohërat e këtilla, po e dini si janë shqiptarët, kemi të gjithë ne shoqëri, e miqësi dhe disi shpirtmirë shumë dhe duam t’i ndihmuar njëri-tjetrit, por ti nuk e di se kënd dhe kujt po i ndihmon edhe kënd po e merr ta zëmë…

Express: Të gjitha lëvizjet ilegale…

Po të gjitha kanë pasur njerëz. Por, ka edhe raste që i kam vërtetuar edhe përmes bisedave me disa veprimtarë këtu në Maqedoni që janë, që ata në fakt për disa njerëz e kanë ditur që janë bashkëpunëtor edhe kanë luajt lojë të dyfishtë…

Express: A ka pasur edhe këso rastesh kur këta e kanë ditur që është dikush i infiltruar?

Ka pas edhe është e çuditshme se ata njerëz, që tash me thonë se e kanë ditur, kanë qenë në atë kohë të moshës 22-23 vjeçare dhe kanë qenë aq mjeshtër me i përpunuar… Por, është e qartë që dikush i ka…

Express: Por me këta, kushtimisht dinozaurët moralë të shoqërisë sonë, akademikët dhe krerët fetarë?

Unë nuk do të flas për dinozaurët ose për akademikët shqiptarë sepse nuk kam informacione për ta por mund të flas sepse kjo është publike se në Maqedoni janë lustruar dhe janë shpall bashkëpunëtor dy akademikë, janë maqedonas, jo shqiptarë- njëri prej tyre është shkrimtarë, njëri prej shkrimtarëve më të njohur maqedonë. Tre – katër shkrimtarë të tjerë që nuk janë anëtarë të Akademisë edhe ata janë lustruar edhe ata kanë qenë bashkëpunëtorë. Këtu shumë bashkëpunëtorë ka pasur në mesin e shkrimtarëve, në Shoqatën e Shkrimtarëve Maqedonas ka pasur dhe këtu dihen emrat publikisht.

Express: Këta tanët…

Të tonët nuk kam hasur në shkrimtarë bashkëpunëtorë prej kësaj kategorie, jo prej akademisë dhe këtyre të tjerëve edhe këtyre ju dihen emrat dhe janë të lustruar.

Express: Thatë që Shoqata e Shkrimtarëve ka qenë cak UDB-së për rekrutim të informatorëve?

Po ka qenë, por në atë shoqatë nuk ka pasur shumë shqiptarë se na shumë shkrimtar nuk i kemi pas, 3-4 i kemi pasur krejt.

Express: Udhëheqësit religjioz a kanë qenë cak i bashkëpunimit?

Kanë qenë, po unë tash nuk mund të flas për emra dhe as nuk kam pa, ç’është e vërteta nuk kam hasur emrin e ndonjë lideri të njohur, sepse unë i njoh rastësisht i njoh liderët fetarë këtu, por nuk kam hasur në emrin e ndonjë lideri më të njohur. Por, ka mjaft raste kur involvohen njerëz prej këtyre kategorive, edhe prej priftërinjve edhe prej hoxhallarëve.

Express: Kosova është në një pozitë të palakmueshme, vazhdimisht flitet për hapjen e dosjeve dhe ne në fakt nuk kemi dosje. Ku janë dosjet e Kosovës?

Ky është problem shumë i madh. Supozoj që janë në Beograd, unë nuk e di, nuk kam informacione…

Express: A duhet me qenë edhe në ndonjë republikë tjetër apo vetëm Beogradi?

Mendoj se qendër e UDB-së ka qenë Beogradi dhe kopjet e dosjeve sipas informatave të mija, janë dërguar në Beograd. Një kopje ka mbetur, ta zëmë në Prishtinë apo në Shkup, një kopje tjetër në Beograd, por jo nëpër Republikat e tjera. Në Zagreb po me duket ka Shërbimi Sekret i Ministrisë së Punëve të Jashtme, kanë pasur shërbimin e vet dhe aty ka qenë qendra dhe ata mund të kenë dosje të tjera jo për këto që ne po flasim. Tash kthehemi tek kjo, tek lustracioni që po aktualizohet në Kosovët. Unë nuk po e shoh mundësinë që ky proces të zhvillohet edhe të filloi në Kosovë sepse praktikisht ju s’keni asgjë dhe me çka do të lustroni si do t’ia bëni lustrimin në bazë të muhabeteve….?

Express: Por, a ka persona që kanë qenë p.sh që në Kosovë tash se fundmi ka njerëz që po dalin bashkëpunëtorë të UDB-së që e pranojnë publikisht?

Por, mirë mund ta pranojë një apo 10 vet por çka do të lustrosh sepse këtu për me e shpall dikë duhen faktet…

Express: Ata deklarohen se dinë emra kush kanë qenë…

Shikoni, nuk guxoni me i dhënë, këto janë gjëra që nuk qëndrojnë…

Express: Njëri prej tyre tha që ka anëtarë të Kuvendit të Kosovës që kanë qenë informatorë…

Shikoni, ju dikë për ta emëruar dhe për ta shpallë bashkëpunëtorë duhet të dëshmoni me fakte…

Express: A është e vështirë kjo puna që e bëni?

Po, është e vështirë sepse unë me vite të tëra, si gazetarëjam marrë me bashkëpunëtorë, me kodoshë, ne kodoshë i quajmë këto.. Mirëpo, po me vjen keq sepse tash kisha me kërkuar falje nëse në shkrimet e mija ndonjëherë kam aluduar në ndonjë njeri sepse atëherë nuk kam pasur fakte por këso muhabete, fjalë. Tash, prej kësaj pozite tash e di si mund të vërtetohet edhe mund të vërtetohet se dikush ka qenë bashkëpunëtor, vetëm me dosje dhe me fakte që i gjen në dosje, kurrsesi ndryshe. Puna e muhabeteve, puna e dëshmive gojore për mua është e papranueshme dhe mendoj që dërgon në një qorr sokakë.

Express: A është e gatshme shoqëria e jonë që edhe nëse do të kishte dosje që të lëshohej në këtë aventurë?

Mendoj se nuk është e gatshme sepse ne kryesisht kemi qejf me lustruar kafeneve dhe çajtoreve. Po flasim, për këtë dhe për atë edhe për filanin, etj. Ta zëmë, çka ka ndodh në Maqedoni. Kur kemi zbuluar ne ndonjë bashkëpunëtor me fakte mandej kanë kërcit, kanë plas muhabetet nëpër qarshi që pse atë, ai është burrë i mirë, është djalë i mirë, njeri i mirë, pse këtë tjetrin s’e kanë ashtu. Do të thotë që kanë qejf njerëzit gojarisht më i shpallë gojarisht më i shpallë spiun, por kur dalin dëshmitë atëherë tërhiqen, jo ka qenë burrë i mirë, jo ka qenë njeri i mirë, eh tash…

Express: Si e konsideroni UDB-në, a ka qenë organizatë serioze?

Ka qenë organizatë kriminale para se gjithash. Por, serioze, gjithsesi serioze, ata kanë punuar në mënyrë sistematike i kanë ndjek njerëzit dhe i kanë keqpërdorur. Do të thotë në dosje gjen keqpërdorje, keqpërdorime të tmerrshme.

Express: Çfarë natyre p.sh?

Të natyrës së veshjes së disa epiteteve njerëzve që fare s’kanë lidhje s’kanë të bëjnë këtë. Kanë shpallë njerëz që janë bashkëpunëtorë, që janë homoseksual, që janë diçka tjetër pa pas njerëzit fare këtë duke i komprometuar njerëzit.

Express: Atë e kanë bërë vetëm për opinionin sepse ata në dosjet e veta kanë fol realitetin?

Po, po në dosje ekziston realiteti, ata tregojnë ky njeri devalvohet më këtë qëllim që do të thotë se ka qenë një lloj hakmarrje.

Express: A ka pasur njerëz, a jeni befasuar për të mirë me ndonjë personalitet që nuk ka mundur me u thyer edhe pse ka pas tentativa?

Po ka pasur. Ka persona që janë më të vërtetë me kanë lënë pa tekst prej qëndrimeve që i kanë pasur. Tash unë këtu nuk dua të përmendi emra, sepse për ju nuk janë me rëndësi ata emra, por kam mbetur i befasuar siç kam mbetur i befasuar prej disa njerëzve që nuk kam prit që janë bashkëpunëtorë.

Express: Pra, ju sugjeroni që në Kosovë më mirë mos me u hap dosjet nëse gjenden?

Sipas meje, sepse është problem më së pari, sipas informacioneve të mija edhe informacione që qarkullojnë në opinion, dosjet kryesisht janë në Beograd dhe ato janë në duar të shërbimeve sekrete serbe. Ata edhe po t’i kthejnë dosjet, unë ndruaj se ata mund ta përpunojnë edhe të bëjnë retushim të ndonjë dosje më qëllime të prapështa.

Express: Mirëpo, çka ti bëhet viktimave në anën tjetër?

Ky është problemi. Të ne për fat të keq, në opinionin në Maqedoni, shumica, d.m.th, kjo kritike që është ndaj lustrimit merret me të lustruarit, me bashkëpunëtorët askush se ka gajlen e viktimës. Këtu partia në pushtet, partia shqiptare, ka iniciuar, dhe mendoj që do ti shkon në fund, që të dal me një ligj për zhdëmtimin e viktimave dhe kjo do të jetë një satisfaksion për këta njerëz, por ta shohim se a do të realizohet dhe si do të realizohet nuk e di.

Express: Kryesisht kur flasim për informatorët, cilat kanë qenë qëllimet e tyre, a kanë qenë qëllimet materiale që ata njerëz kanë bashkëpunuar, a kanë qenë qëllimet që kanë besuar në shtetin e Jugosllavisë dhe kanë deshtë me i ndihmuar atij shteti, apo çka?

Shumë është interesant ka nëpër dosje ku aty shkruan kur dikush fillon me bashkëpunuar edhe inspektori që e rekruton bashkëpunëtorin thotë se ky po bashkëpunon dhe është rekrutuar në baza ideologjike…

Express: A ka pas shqiptarë që i kanë besuar?

Po ka. Ta zëmë një shqiptarë pa “bigari hak” shkon me bashkëpunuar pa i thënë kurrkush. Pa i thënë asgjë…

Express: Pra ka të këtillë?

Po, po ka. Por, ka edhe një kategori që punon për të holla. Ka edhe kategori që shpërblehen në rritje në funksion dhe të gjitha këto ne i përcjellim në dosje. (express)

Ndahen çmimet Grammy

Dyshja franceze Daft Punkt rrëmbeu pesë trofe Grammy në Los Angeles. Me këtë çmim këtë rradhe u nderua edhe orkestra sinfonike gjermane NDR.Në ndarjet tradiconale të çmimeve Grammy në Los Angeles të SHBA-së, këngëtarja 17 vjeçare nga Zelanda e Re, Lorde mori trofeun për këngën më të mirë të vitit, “Royals”. Fituesit më të mëdhenj me katër trofe u nderua dyshja franceze pop Daft Punkt duke marrë pesë çmime, përfshirë edhe albumin e tyre më të mirë. Gjithashtu i suksesshëm ishte në këtë ceremoni edhe formacion amerikan rep Macklemore & Ryan Lewis që mori katër trofe duke përfshirë edhe kategorinë “Artisti i ri më i mirë”. Me çmimin Grammy u nderuan edhe këngëtari amerikan Justin Timberlake me tre trofe dhe muzikanti kanadez Michael Bublé. Gjithashtu orkestra sinfonike NDR së bashku me dirigjentin gjerman Christoph Eschenbach u nderuan me këtë çmim. Performanca më e mirë metal shkoi për Black Sabbath, ndërsa Led Zepelin fitoi çmimin e albumit më të mirë rock.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy në Los Angeles mbahet si më e madhja në fushën e muzikës në botë për 82 kategori. Ky çmim jepet qysh prej vitit 1959 nga shoqata e industrisë së muzikës. E veçanta në këtë ceremoni ishte edhe dueti i rapistit yll Jay-Z me të shoqen, Beyonce që hapën ceremonin e ndarjes së çmimeve . (dw)

50 vjetori i raportit mbi duhanin

Nëse ka një person puna e të cilit ka krijuar një efekt që po ndryshon botën, ai ishte Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Shëndetin Publik,. Lurther Perry. Pesëdhjetë vjet më parë këtë muaj, ai lëshoi një raport që e lidhte pirjen e duhanit me kancerin e mushkërive dhe sëmundjet e zemrës .Në një ditë të ftohtë me shi në Varrezat Kombëtare Arlington, njerëzit u mblodhën për të kujtuar dhe nderuar një njeri i cili kushtoi jetën e tij për përmirësimin e shëndetit të të tjerëve .

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Shëndetin Publik, Luther Terry, tani në varrezat e heronjve ushtarakë, lëshoi një raport në vitin 1964 se pirja e duhanit lidhet me kancerin.

“Presidenti Kennedy e caktoi atë kirurg të përgjithshëm të vendit. “

Zv/Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Shëndetin Publik, Admirali Boris Lushniak foli për arritjet e Dr Territ.

“Ajo që ndodhi 50 vjet më parë ndryshoi botën. Pesëdhjetë vjet më parë ishte një botë krejtësisht ndryshe kur është fjala për përdorimin e duhanit”

Pirja e duhanit pranohej kudo: në aeroplanë , në bare, restorante dhe në vendet e punës .

“Statistikisht , pothuajse gjysma e popullsisë së rritur amerikane pinte duhan në atë kohë”

Dhe gjysma tjetër, duke përfshirë edhe fëmijë , thithnin ajrin e mbushur me tym duhani. Kjo ishte pjesë e kulturës deri sa Dr Terry lëshoi raportin e përgatitur nga një grup shkencëtarësh.

“Dhe raporti thoshte në mënyrë të qartë: Mes përdoruesve të duhanit kanceri i mushkërive dhe sëmundjet e zemrës janë më të përhapura.” Ky lajm tronditi botën, sepse, në mënyrë të veçantë, kirurgi i përgjithshëm si përfaqësues i qeverisë amerikane , doli me një qëndrim të tillë të fortë.”

Politikat e SHBA ndryshuar gradualisht mbi këtë çështje, përfundimisht duhani ndalohet në vendet e punës dhe zona publike.

Fushatat edukative paralajmërojnë njerëzit për rreziqet e përdorimit të duhanit . Në 50 vitet e fundit, studime të shumta kanë zbuluar efekte negative shëndetësore të përdorimit të duhanit; se edhe ata që nuk pinë cigare, por marrin frymë mes tymit të duhanit të tjetrit, janë të ekspozuar ndaj rreziqeve serioze për shëndetin.

Këto studime të pasqyruara edhe në raportet e Këshilltarëve të Shtëpisë së Bardhë për Shëndetin Publik kanë ndihmuar për të ulur pirjen e duhanit në SHBA nga 43 për qind në 18 për qind, sipas Dr Lushniakut . Por, pirja e duhanit është e vështirë për t’u lënë .

“Mos harroni , pirja e duhanit nuk është vetëm zakon, por edhe varësi. Pesëdhjetë vjet nga tani, shpresoj se nuk do të na duhet të lëshojmë një raport me rastin e100- vjetorit sepse problemi do të jetë zgjidhur.”

Por puna nuk ka mbaruar. Në botë 5.5 milionë njerëz (500 mijë vetëm në SHBA) vdesin çdo vit nga sëmundje të shkaktuara nga tymi i duhanit, dhe numri i tyre pritet të rritet .

Nga 1964 e më tej, Dr Terry përkushtoi jetën e tij për t’i dhënë fund epidemisë së duhanit. (voa)

Intervistë me Albin Kurtin: Shqiptarët jetojnë “nën” Maqedoni, e jo në Maqedoni

Shqiptarët e Maqedonisë do ta mbajnë mend vitin 2013 për zgjedhjet lokale dhe për përmendoren e car Dushanit. Shqiptarët e Shqipërisë këtë vit do ta mbajnë mend më së tepërmi me zgjedhjet parlamentare dhe armët kimike siriane.
Mirëpo ajo me çka do ta mbajnë mend vitin 2013 shqiptarët e Ballkanit dhe më gjerë, është fitorja historike e kandidatit të lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë.
Lidhur me rëndësinë e kësaj fitore, për aktualitetin politik të shqiptarëve në Ballkan, me theks të veçantë të atij në Maqedoni, në numrin festiv të gazetës “Lajm” u sjellim një intervistë me liderin e lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti. Lajm: Viti 2013 përfundoi me një fitore historike të VV-së në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën. Çka do të thotë kjo fitore për funksionimin e mëtejshëm të VV-së?

Kurti: Ka shumë mundësi që ky moment është më i rëndësishëm për Lëvizjen tonë sesa ai i vitit 2010 kur vendosëm të hyjmë në institucione. Pra, 1 dhjetori i vitit 2013 me gjasë paraqet datë edhe më të rëndësishme sesa 12 qershori 2010 për VETËVENDOSJE!-n. Kalimi nga protestat e demonstratat, nga aksionet e tubimet edhe në Kuvendin e Republikës, tash shënon një avancim tjetër te subjekti ynë që përveç të gjitha këtyre edhe do të qeveris. Përgjegjësia jonë është shumë e madhe, por po aq e madhe është edhe ndjenja e përgjegjësisë te Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe qeverisja e VETËVENDOSJE!-s. Pengesat e vështirësitë do t’i shndërrojmë në sfida ku do të veprojmë me vullnet dhe sipas ligjit, me plan dhe përbrenda alternativës sonë. Organizata politike e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të jetë pranë Shpendit dhe me Shpendin në ballafaqimin me të këqijat e kryeqytetit përmes drejtësisë së qeverisjes sonë të re.

Lajm: Sa fitorja e VV-së në Prishtinë e avancon konceptin për bashkim kombëtar, që është koncepti dhe synimi kryesor i VV-së?

Kurti: Nuk janë të paktë njerëzit që thoshin se këta të VETËVENDOSJE!-s kanë të drejtë, janë më të mirët, por nuk do të fitojnë askund asnjëherë sepse nuk do t’i lënë një mori faktorësh vendorë e ndërkombëtarë. Tash që qeverisim me kryeqytetin, qytetarët kanë nisur të ndryshojnë mendje dhe janë shumë më optimistë: ndryshimet e mëdha dhe të vërteta njëmend qenkan të mundura e të realizueshme! Kudo që jemi, çka do që themi dhe çfarëdo që bëjmë, ne përfaqësojmë frymën kombëtare dhe konceptin e bashkimit kombëtar që e kemi të përshkruar, shpjeguar e arsyetuar edhe në alternativën tonë qeverisëse, në të tri shtyllat e saj: shtetin e së drejtës, shtetin zhvillimor dhe shtetin social. Prandaj, sigurisht që me këtë fitore të këtij fundviti merr hov edhe afirmimi e avancimi i afrimit, integrimit e bashkimit të shqiptarëve.

Lajm: Ku gjenden shqiptarët e Maqedonisë në konceptin e VV-së për bashkim kombëtar?

Kurti: Shqiptarët në Maqedoni kontribuuan aq shumë edhe për pavarësinë e Shqipërisë para më shumë se një shekulli, edhe për çlirimin e Kosovës para më shumë se 14 vjetësh, edhe për pavarësinë e Kosovës para më shumë se gjashtë vjetësh. Mirëpo, ata e paguan çmimin më të lartë e më të rëndë sepse mbetën edhe jashtë Shqipërisë së pavarur edhe jashtë Kosovës së pavarur. Sot, shqiptarët në Maqedoni, ndonëse jetojnë në trojet e tyre autoktone, janë të shtypur politikisht e të shfrytëzuar ekonomikisht, mbase edhe më keq sesa në kohën e Jugosllavisë. Qeveria Gruevski jo që nuk i do shqiptarët por i urren ata – ajo është nacional-shoviniste. Shqiptarët në Maqedoni duhet të organizohen dhe ta thonë fjalën e tyre. Ata janë pjesë e pandashme e kombit shqiptar dhe e bashkimit kombëtar. Bashkimi kombëtar jo vetëm që është më i madh sesa Shqipëria dhe më i madh sesa Kosova, por është më i madh edhe sesa këto të dyja marrë së bashku.

Lajm: Si e komentoni pozitën aktuale të shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe pozitën e subjektit politik shqiptar në Qeveri? Çka duhet bërë shqiptarët e këtushëm për ndonjë ndryshim pozitiv të pozitës së tyre?

Kurti: Diskriminimi i shqiptarëve është dukuri e përditshme në Maqedoni si në politikë dhe kulturë, po ashtu edhe në socio-ekonomi. Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë NË Maqedoni sa janë NËN Maqedoni. Për shqiptarët nuk ka as liri e as barazi, pra as drejtësi, sikurse për maqedonasit. Nëpër institucionet shtetërore dhe në ndërmarrjet publike shqiptarët janë të nënpërfaqësuar gjithandej. Edhe sipas regjistrimit të popullsisë që nuk ishte korrekt ndaj shqiptarëve, ata përbëjnë më shumë se çerekun e popullsisë, por vetëm çdo i dhjeti prej tyre është i inkuadruar në punë shteti. Ky kontrast është edhe më i theksuar te vendet udhëheqëse e pozitat drejtuese. Shqiptarët duhet të organizohen politikisht dhe institucionalisht për t’i mbrojtur të drejtat e tyre e për ta shprehur vullnetin e tyre. Ata duhet të jenë më aktivë dhe ta kritikojnë më shpesh e më zëshëm edhe Tiranën zyrtare edhe Prishtinën zyrtare për mbështetjen e munguar. Në anën tjetër, nuk po duket që me pjesëmarrjen e partisë politike shqiptare në Qeveri po ia vlen barra qiranë për shqiptarët. Legjitimiteti ndërkombëtar por edhe i brendshëm që po e fiton Qeveria Gruevski përmes pjesëmarrjes së partive shqiptare në qeverinë e tij, nuk po i shpaguhet popullit shqiptar. Përkundrazi.

Lajm: Shqiptarët e Maqedonisë deri tani në disa raste kanë kërkuar angazhim më të madh të Tiranës dhe Prishtinës për mbrojtjen e vlerave shqiptare këtu. Përveç gatishmërisë deklarative, deri tani duket se nuk ka pasur ndonjë angazhim konkret as nga Prishtina e as nga Tirana, në këtë drejtim. Pse ndodh kjo? Çka do të ndryshojë diçka në këtë drejtim pas fitores së VV-së në Prishtinë dhe fitores eventuale në zgjedhje parlamentare?

Kurti: Shqiptarët në Maqedoni duhet të ndihmohen e përkrahen nga Tirana dhe Prishtina zyrtare. Kjo nuk është thjesht çështje e së drejtës së Tiranës e Prishtinës zyrtare por e obligimit të tyre. Udhëheqësit politikë e zyrtarët e lartë shtetërorë në Tiranë e Prishtinë përgjithësisht nuk kanë qenë në nivel të detyrës. Shumë prej tyre kanë preokupime të tjera më të ngushta dhe shumë më pak fisnike. Lëvizja VETËVENDOSJE! është krejtësisht ndryshe. Koncepti e programi, në njërën anë, dhe përvoja e vullneti ynë, në anën tjetër, e dëshmojnë këtë. E kemi thënë edhe më herët që Prishtina ka qenë dhe është kryeqytet jo vetëm i Kosovës por i gjithë shqiptarëve që popullonin trojet e tyre stërgjyshore nën ish Jugosllavi. Kjo do të reflektohet në aspekte të ndryshme edhe me qeverisjen tonë në kryeqytet. Ndërkaq me fitoren e VETËVENDOSJE!-s, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare shqiptarët në Maqedoni do ta kenë adresën e vërtetë kombëtare në Republikën e Kosovës për nevojat dhe aspiratat e tyre.

Lajm: Me kë bashkëpunon VV në Maqedoni? Pse deri tani nuk është shënuar ndonjë bashkëpunim më I theksuar, si me sektorin civil poashtu edhe me ndonjë subjekt politik?

Kurti: Në Maqedoni nuk kemi një subjekt të veçantë me të cilin bashkëpunojmë, por kemi shumë aktivistë, politikanë, studiues e gazetarë shqiptarë me të cilët jemi në kontakte e komunikim të vazhdueshëm dhe bashkëpunojmë në aktivitete të ndryshme të përbashkëta në Prishtinë, Shkup, Tiranë, Tetovë e gjetiu. Ndonëse shqiptarët që e duan bashkimin kombëtar në përgjithësi kanë gjithfarë pengesash në jetën e punën e tyre, pa dyshim që ka vend për më shumë punë e bashkërendim.

Lajm: Pse sipas jush nuk po paraqitet në Maqedoni një lëvizje e llojit të Vetëvendosjes, e cila do ti mobilizonte shqiptarët që në mënyrë më aktive të angazhohen për të drejtat e tyre? A mund të presim së shpejti formim degës së VV-së në Maqedoni?

Kurti: Nuk e di pse nuk kemi në Maqedoni një Lëvizje politike përtej partive ekzistuese që më parë e kanë përçarë popullin sesa që e kanë emancipuar atë, mirëpo e di që VETËVENDOSJE! nuk mund të eksportohet e as importohet. Ajo duhet të lind e rritet nga vetë populli kudo, në mënyrë autentike, autoktone dhe autonome.

Lajm: Dhe për fund, çka mund të presin shqiptarët në vitin 2014? Mendoni se do të jetë një vit me zhvillime pozitive, apo do të ketë stagnim ose regres në proceset që kanë rëndësi strategjike për të gjithë shqiptarët e Ballkanit?

Kurti: Shqiptarët mund të presin zhvillime të mira në vitin 2014, nëse nuk presin. Pra, nëse angazhohen e punojnë për interesin e përgjithshëm dhe idealin kombëtar. Shansi e mundësia janë. Duhet t’i përdorim e shfrytëzojmë ato, jo për inat të dikujt tjetër, por për hir të vetes tonë. Urime e gëzuar 2014!

Shërbimi sekret amerikan dhe informacionet nga „cookies”

Nga zbulimet e Snowden-it merret vesh se agjentët e NSA-së interesohen nëse mund të gjejnë diku „thërmija biskotash” virtuale nëpër hard disk.Deri tani kompanitë e shërbimeve online kanë përdorur një program të quajtur „cookies” (biskota) , përmes të cilit vëzhgonin të gjitha klikimet e përdoruesve të tyre në internet. Nga zbulimet e Snowden-it merret vesh se edhe spiunët e NSA-së kanë filluar të interesohen tani nëse mund të gjejnë diku „thërmija biskotash” virtuale nëpër hard disk.
Shërbimi sekret amerikan NSA me sa duket, ndjek hapat e industrisë së reklamave online për të mbledhur sa më shumë të dhëna rreth përdoruesve të internetit. NSA përdor informacionet e „cookies”, të cilat i identifikojnë përdoruesit online, njofton „Washington Post”. Mënyra se si ky shërbim sekret arrin t’i kapë këto të dhënë, mbetet akoma e paqartë në dokumentet e ish-punonjësit të këtij shërbimi Edward Snowden, shkruan gazeta.

NSA përdor metodat e reklamave
„Cookies” përdoren nga shërbimet e internetit, si dhe nga rrjetet e reklamave. Regjistrat e vegjël janë të njëjtë me fletëshënimet e ruajtura në kompjuterin e përdoruesit. Me ndihmën e tyre ndër të tjera, mund të bëhen regjistrimet e të gjitha faqeve të vizituara në internet nga përdoruesit.
Këto lloj informacionesh, vlerësohen shumë nga ndërmarrjet, sepse këto u ndihmojnë ta dinë se cilat reklama janë të përshtatshme për nevojat e përdoruesve të tyre. Megjithëse nuk regjistrohen emra dhe e-mail adresa, „cookies” janë kritikuar, sepse shumë nga përdoruesit nuk e dinë se cilat faqe mbledhin informacionet rreth tyre.
Identifikim i qartë i përdoruesve
NSA i përdor këto të dhëna në mënyrë që të zbulojë më shpejt vendndodhjen e personave të caktuar. Përveç kësaj, këto informacione përdoren për të vëzhguar sjelljen e personave që janë nën vëzhgim për t’i sulmuar ata që cilët shkaktojnë dëme.
Një „cookie” tjetër nga Google i quajtur “PREF” është njëri ndër më praktikët, shkruan gazeta. Mjafton të kërkohet vetëm një informacion nga kjo lloj “biskote” dhe kërkuesi e identifikon qartë përdoruesin.
Google e hodhi poshtë lajmin e publikuar nga gazeta “Washington Post”, mbi përdorimin e „cookies” të Google-it. Koncerni i internetit ka kërkuar në fillim të javës nga gjigandët e industrisë si Facebook, Microsoft dhe Apple, një reformë të re monitorimi në internet. (dw)

Kriza e BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

Kriza financiare dhe ekonomike në BE ka dëmtuar vendet e Ballkanit Perëndimor. Varësia e fortë nga BE dhe deficitet kombëtare lënë shumë pak hapësirë për përmirësimin e situatës.Para krizës ekonomike në BE bankat greke ishin një faktor i rëndësishëm financiar në Balkan. Në më shumë se 1900 degë punësoheshin rreth 23.000 punonjës dhe angazhoheshin me 70 miliard ë euro. Me 15% të kapitalit të të gjitha bankave në Ballkan krahas institucioneve financiare austriake dhe italiene ata ishin një pikë e rëndësishme e ekonomisë vendase. Në to mund të merrje kredi. Pesë vjet pas krizës financiare dhe ekonomike në Greqi, situata ka ndryshuar, vlerëson Franz-Lothar Altmann, profesor për studimet evropiane në universitetin e Bukureshtit. Bankat greke për shkak të mungesës së mjeteve financiare në Greqi, janë të detyruara të tërheqin gjithnjë kapitalin nga vendet fqinje. „Në këtë mënyrë rritet vështirësia me kreditë në vendet e Ballkanit.”
Ndërlidhje të ngushta BE-Ballkan Perëndimor
Por kjo nuk është e keqja e vetme për rajonin. Me të vërtetë Ballkani perëndimor po e ndjen të gjithë peshën e krizës ekonomike dhe financiare të BE. Shkak për këtë është gërshetimi i ngushtë ekonomik me BE. Dy të tretat e tregtisë së vendeve të Ballkanit perëndimor kryhet me shtetet e BE. Rënia e eksporteve, e investimeve të huaja dhe remitancave të emigrantëve, aq të rëndësishme, kanë çuar në një zhvillim negativ, ose fare të pakët. Pasojat për njerëzit janë katastrofale. Rreth një e treta e popullsisë në Ballkanin Perëndimor jeton në varfëri, papunësia ka arritur standardet greke, emigrimi po shtohet.
Pikërisht këtij fati deshi t’i shpëtonte ky rajon, kur u orientua drejt BE. Tani ai duhet të përjetojë, se është BE, ai që e ka bërë krizën e tij krizë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, vlerëson Milica Delevic, zëvendëssekretare e Përgjithshme e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Bruksel. Kjo deklaratë në një konferencë ndërkombëtare të Shoqatës së Europës Juglindore dhe fondacionit Friedrich-Ebert në Berlin mbeti e padiskutueshme.
Aprovim gjeti edhe përfundimi i zonjës Deleviç, se kriza do të ketë si rrjedhim që BE të fokusohet në përballimin e krizës së tij ekonomike dhe financiare. “Për aq kohë sa je shumë i zënë me një çështje të rëndësishme”, tha zonja Delevic, “ke pak kohë për të çuar përpara diçka tjetër.„ Këtë proces nuk mund ta influencojnë vendet e Ballkanit Perëndimor. Por ata mund të përpiqen, për ta shfrytëzuar situatën si shans për reforma strukturore. Pasojat e krizës së importuar janë shumë të rënda, sepse rajoni vazhdon të vuajë nga deficitet strukturore.

BE duhet të vërë kushte më të rrepta
Rëndësi për zhvillimin ekonomik ka niveli i lartë arsimor. Pikërisht ky është i ulët në vendet e Ballkanit Perëndimor në krahasim me vendet evropianoperëndimore, thotë Gerald Knaus kryetar i Think Tank „European Stability Initiative”. Edhe numri i madh i universiteteve që nga kthesa politike nuk ka sjellë ndonjë dobi. E njëjta gjë mund të thuhet për trajnimin profesional. Shkollat profesionale në vendet e Ballkanit Perëndimor konsiderohen gati kudo si shkolla “të të dështuave”. Knaus konstaton, se arsimi dhe trajnimi profesional duhet të varen nga nevojat e ekonomisë, me qëllim që sipërmarrjet të jenë në gjendje, për të prodhuar produkte, që mund të eksportohen. Kjo presupozon, se elitat politike dhe arsimore të këtyre vendeve duhet ta kenë të qartë, se në cilat fusha do të lëvizë vendi i tyre në 10, 15 vitet e ardhshëm dhe në cilat do të mbetet në vend. Ky vizion mungon.
Në bisedat e tij të shumta në këtë rajon Gerald Knaus ka krijuar përshtypjen se jo vetem në mesin e elitës politike, por edhe në administratë ka një “qëndrim armiqësor ndaj sipërmarrjeve”. Një qëndrim i tillë nuk krijon besim për investorët për t’u angazhuar në Balkanin perëndimor. Kjo vlen të thuhet edhe për sipërmarrësit, që vijnë nga rajoni dhe që janë aktivë jashtë vendi. Ata druhen që t’i hyjnë rrezikut për të investuar në pylltari në Bosnje, në industrinë tekstile në Shqipëri, ose në industrinë ushqimore në Maqedoni. Një rol të rëndësishëm për të ndryshuar këtë koncept mund të luajë BE. Ai mendon Knaus, duhet të përcaktojë shumë më qartë se sa deri tani, se çfarë duhet të bëjë një administratë, që rregullon ekonominë në nivel evropian. Raportet e përvitshme të progresit për kandidatët për anëtarësim në BE duhet të jetë më konkretë dhe më kritikë në këtë drejtim. Kjo do t’i ndihmonte vendet e Ballkanit për të ndërtuar një ekonomi konkurruese të orientuar nga eksporti. (dw)

Sot përfundon fushata e partive politike

Pas një muaj fushatë elektorale, sot të gjitha partitë politike kanë ditën e fundit që do të mund t’i bindin qytetarët për t’i votuar, kurse nesër është heshtja parazgjedhore. Rregullsia e zgjedhjeve të 3 nëntorit vlerësohet e një rëndësie jetike, pasi vetëm si të tilla do ta ndihmojnë vazhdimin e përparimit të Kosovës drejt rrugës evropiane, megjithatë prokuroria deri tash ka filluar hetimin për 10 persona të cilët dyshohen se kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin për Zgjedhjet lokale.Këto zgjedhje për herë të parë në Kosovë mbahen edhe në pjesën veriore të Mitrovicës, ndërkohë do të monitorohen nga një numër i madh i vëzhguesve vendor e ndërkombëtar. Përgatitjet për zgjedhjet i ka bërë edhe Policia e Kosovës, pjesëtarët e të cilës do të jenë nëpër të gjitha pikat e votimit.

Në bazë të Ligjit për Zgjedhje Lokale, elektorati do të zgjedhë anëtarët e kuvendeve komunale dhe kryetarët e komunave në tërë komunat e Kosovës. Sipas Ligjit për Zgjedhjet, Kreu II, neni 7, pika 7.1, secila komunë do të jetë zonë zgjedhore e veçantë. Njëkohësisht, do të mbahet kuota gjinore prej 30% për deputetet e kuvendeve komunale.

Për këto zgjedhje, do të përdoren Listat e Hapura. Në zgjedhjet për Kuvende Komunale, votuesi voton për një (1) Subjekt Politik të certifikuar, dhe mund të votojë për një (1) kandidat nga lista e Kandidatëve të këtij subjekti politik. Nëse në fletëvotim janë shënuar më shumë se një (1) kandidat, vetëm vota për subjektin politik llogaritet.

Përveç tjerash, për zgjedhjet për kryetarë të komunave, mund të paraqitet nevoja për një raund të Dytë të zgjedhjeve, nëse një kandidat nuk fiton shumicën e votave gjatë raundit të parë, e që nënkupton, 50%+1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë, në pajtim me nenin 9.6 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës.

Votuesit që jetojnë jashtë Kosovës, kanë mundësi të votojnë përmes operacionit të votimit me Postë.

Lista Përfundimtare e Votuesve për vitin 2013, përmban 1. 779. 357 emra të votuesve të ndarë në tridhjetë e tetë (38) komuna, me një rritje prej 191 103 apo 11.72% në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Numri i Qendrave të Votimit (QV) është 798 (52 qendra të reja të votimit nga ato që kanë qenë në zgjedhjet e kaluara), ndërsa numri i vendvotimeve është 2366, me një rritje prej 86 vendvotimeve apo 3.77% nga zgjedhjet e kaluara.

Gjithashtu Lista e Votuesve jashtë Kosovës – 2013, përmban të gjithë votuesit të regjistruar suksesshëm. Numri i përgjithshëm i votuesve jashtë Kosovës është 8 383. Në krahasim me zgjedhjet e kaluara janë 6743 votues më shumë, që janë regjistruar për të votuar përmes postës. (rtk)

Unioni Ballkaniko-Perëndimor

Në muajin maj qeveria malazeze propozoi një koncept të ri bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të përfshihet Mali i Zi, Serbia, Kosova (në bazë të rezolutës 1244 të KS të OKB dhe sipas parimit të neutralitetit ndaj statusit), Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina. Të gjashtë vendet, duke iu referuar nismës së ministrit të jashtëm malazez, Igor Luksiç, do të ecnin me një hap drejt integrimit euro-atlantik. Inisiativa e Malit të Zi, që sipas shumë 35ve ballkanike të kujton një model të vjetër tashmë të shpërbërë, atë të ish-Jugosllavisë, do të diskutohet të enjten në Nju Jork, ku po zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Inisiativa parashikon krijimin e një parlamenti me 10 përfaqësues nga çdo shtet dhe policie të përbashkët të gjashtë vendeve të Ballkanit. Kjo do të quhet “BalPol” dhe detyra e saj kryesore është lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm. Dokumenti, në formën e një “letre pune”, iu është dorëzuar qeverive të vendeve që parashikohen të jenë pjesë e kësaj inisiative. Diskutimi i vetëm zyrtar rreth saj, siç mësohet, është bërë më 16 korrik në Përzhno, ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Ministrive të Jashtme të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnjes dhe Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës, në nivel drejtorësh politikë, të cilët kanë shprehur pëlqimin e tyre për nismën e Podgoricës.

Reagimet kanë qenë të shumta rreth kësaj dhe shumë analistë sugjerojnë fillimisht përmirësimin e bashkëpunimit në fusha si: ekonomia, kultura, energjitika dhe më pas zbatimin e këtyreve ideve. Mali i Zi, që është iniciator i nismës, argumenton se përmes unionit, vendet e Ballkanit Perëndimor do ta kenë më të lehtë rrugën drejt BE-së deri në anëtarësim të plotë.

Komentet kanë qenë të shumta, madje ka patur nga ata që e kanë cilësuar nostalgji për ish-Jugosllavinë e dikurshme, por për Podgoricën kjo është një tezë e gabuar sot në 2013-ën.

Bushati: Shqipëria, qasje të kujdesshme

“Nesër do të ketë një takim të posaçëm të ministrave të vendeve respektive për këtë çështje. Iniciativat rajonale shpesh duartrokiten nga partnerët ndërkombëtarë, por nga ana tjetër Shqipëria do të jetë një qasje të kujdesshme pasi të tilla iniciativa në rajon janë të shumta. Duhet të shohim efektivitetin e tyre në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, deklaroi ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, në një lidhje telefonike me Top Channel.

Më tej, Bushati shtoi: “E rëndësishme për ne është që nisma të tilla të mos izolojnë vendet që nuk janë anëtare të BE-së. Në këtë kontekst do të jetë edhe përgjigja jonë për këtë nismë.” (tch)

5 vrasësit më të mirë të sheqerit në gjak nga eksperti i të ushqyerit Sven David Mueller

Nëse ju përdorni ushqime të gabuara, Ju shkaktoni një kaos me nivelin e sheqerit në gjakun tuaj.Mielli i bardhë, sheqeri dhe yndyrat e risin nivelin për disa sekonda. Por shumë shpejt pas kësaj, niveli i sheqerit në gjakun tuaj bie përsëri poshtë – lind përsëri dëshira për të ngrënë dhe ju nuk jeni më në gjendje që të ndaloni: Ju hani shumë, shumë ëmbël, shumë yndyrë. Pak më vonë përsëritet rrethi vicioz! Sven David Mueller ekspert për tu ushqyer dhe diabetin zbulon se si Ju, të keni nën kontroll, sheqerin në gjak dhe me këtë edhe peshën tuaj.

Relaksimi : Stresi rrit nivelet e kortizolit. Për të reduktuar hormonin e stresit, trupi lëshon një nivel të madh të insulinës. Sheqeri në gjak bie me shpejtësi dhe rritet dëshira për tu ushqyer! Kush ka shumë stres, nuk është e pazakonshme që të ketë edhe mbipeshë. Prandaj në rutinën tuaj të përditshme, bëni ushtrime të rregullta për tu relaksuar. Duke përdorur teknikat e relaksimit, siç janë psh. autogeni- Training , ju mund të hiqni stresin dhe ti hiqni disa kilogram.

Kanella: Shumë studime vërtetojnë: Se kjo erëza tradicionale është pothuajse aq efektive sa edhe medikamentet për uljen e sheqerit në gjak! Pini kafen tuaj të mëngjesit me pak kanellë, hidhni pak kanellë në kosin e frutave si dhe përdorni si erëza në gjellë e në gatesa të tjera – si p.sh. Gulash – me kanellë.
Kanellë redukton insulinën, mbipeshën, sheqerin në gjak dhe nivelet e kolesterinës.
Hani çdo ditë të paktën një lugë çaji të erzës orientale.
Ju gjithashtu kanellën mund ta gjeni edhe në farmaci si kapsula.

Molla: Hani tre molla në ditë dhe me këtë figura juaj do të jetë në rregull!
Mollët përmbajnë pektinë, dhe këta fibra sigurojnë që sheqeri që përmban kjo pemë dalëngadalë të merret nga trupi juaj. Nëpërmjet të kësaj sheqeri në gjakun tuaj mbetet i qëndrueshëm. Nëse Ju nuk dëshironi të hani tre molla në ditë, Ju mund të merrni koncentrat të Pektinit në dyqanet për ushqime shëndetësor.

Zinku: Zinku është një nga vrasësit më të rëndësishëm të sheqerit në gjak. Shumë njerëz vuajnë pa e ditur se kanë mangësi të zinkut. Zinku është një përbërës i rëndësishëm i shumë enzimave. Prandaj nuk është për t’u habitur se mangësia e zinkut shkakton edhe shumë pengesa të ndryshme – duke përfshirë edhe prodhimin e insulinës. Në mënyrë që të jetoni shëndetshëm dhe për të mbajtur nivelin e insulinës konstant, ju duhet të merrni më shumë zink. Mënyra më e lehtë është me anë të kapsulave të zinkut nga farmacia.

Gjumi : Gjumi i mjaftueshëm gjithashtu ul nivelin e sheqerit në gjak dhe ka një efekt pozitiv në peshën tuaj! Studimet shkencore tregojnë se mungesa e gjumit rrit “hormonet e stresit” kortizolit dhe shkakton dëshirën për ushqim. Prandaj mjekët rekomandojnë që Ju rregullisht të flini shtatë deri në nëntë orë.